Nga Hyzri Salihu, Sociolog
Mitrovica Veriore ka tendenca të kthehet në “vrimë të zezë” të rajonit, shkak për krijimin e një vatre të re lufte në Ballkanin Perëndimor.
Populli në Kosovë është tejet i ndjeshëm dhe lehtësisht i “ manipulueshëm “ kur është fjala për të mbrojtur jetën, pronën, shtetin, pavarësinë dhe interesin kombëtar.
Ngjarjet e marsit të vitit 2004 me pikënisje pikërisht në rajonin delikatë të Mitrovicës veriore dhe lumin Ibër, janë një përvojë e hidhur për pasojat që shkaktuan në një kohë shumë të shkurtër.
Në kushte të njejta të manipulimit, provokimit dhe të presionit serb, situata mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda dhe të pa parashikueshme.
Politika ndërkombëtare për shumë kohë do të duhet të harxhojë energji dhe para, duke i zgjidhur problemet në mënyrë të njëanshme.
Zgjidhjet e ofruara për ruajtjen e pamerituar të balancave rajonale e ndërkombëtare kanë sjell probleme serioze në marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe në tërësi në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Diktati për lëshime ndaj shtetit agresor që shkaktoi tre gjenocide mbi popujt e Ballkanit, që ende nuk ka kërkuar falje ndërkombëtarisht për gjakosjen e kombeve, është shpërblimi për politikat burokratike evropiane, pasojave të të cilave ende nuk u dihet fundi!
Pranimi nga politika shqiptare i “multietnicitetit” në Kosovë (vetëm me 5.5 % pakica etnike), është një lëshim politik, i cili do ët duehej të kishte një kufi.
25 vite nga çlirimi dhe kapërcimi i pragut kohor të shtetit të pavarur, me kushtetutë dhe institucione, do të duhej të bënte që popullsia shqiptare në Kosovë të mos ndihet inferiore dhe e dhunuar në shtetin e saj, vetëm e vetëm për hir të një politike të butë afrimi ndaj Serbisë!!
Strukturat ndërkombëtare në Republikën e Kosovës me përfaqësuesit e shërbimeve të tyre institucional “multietnikë” do të mbeten në dielemë për sa kohë që ata do të mbrojnë interesat e shteteve nga vijnë.
Tendenca evopiane për ta kthyer Kosovën “në një shtet të mpirë, pa inisiativë dhe të ndërvarur nga vendimmarja ndërkombëtare”, bart pasoja të rrezikshme.
Askush në Bruksel nuk mendon se situata e pastabilizuar në Kosovë është fytyra e vetë politikës së BE-së, e cila po shkon drejt dështimit të plotë në Kosovë.