[Komenti i ditës]
Irani sulmon Izraelin me dronë dhe raketa – a do të jetë ky akt vetëm një manovër taktike?
Strategët e Teheranit do të rrezikonin shumë nëse e përshkallëzohen shkëmbimet e zjarrit.
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Për herë të parë, Republika Islamike e Iranit mbrëmë sulmoi drejtpërdrejt Izraelin. Natën e së shtunës në të gdhirë e diela, forcat e armatosura të Republikës Islamike e kanë nisur operacionin “Premtimi i vërtetë”. Sipas televizionit shtetëror iranian, ky supozohet të jetë një “ndëshkim i Izraelit për krimet e tij”.
Ka dy javë që opinioni është përmbytur me spekulime, që mund të cilësohehen si pjesë e lufëts hibride. Pritjet se si do të reagonte Irani ndaj vrasjes së oficerëve të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare në Damask më 1 prill ishin nga më të ndryshmet.
Skenarët më të besueshëm ishin:
1. Irani do të mjaftohej me një kundërsulm simbolik kundër një objektivi izraelit diku jashtë vendit.
2. Irani do ta urhdëronte aleatin e tij, Hezbollahun, që nga Libani ta sulmojë Izraelin dhe kështu të shmangë konfrontimin e drejtpërdrejtë.
3. Sulmi do të ishte i drejtpërdrejt.
Sulmi megjithatë ishte I drejtpërdrejtë, megjithëse dron dhe raketa janë lëshuar në drejtim të Izraelit edhe nga Jemeni e Iraku.
Sipas burimeve izraelite, janë përdorur më shumë se 300 dronë dhe raketa. Megjithatë 99 për qind e tyre u kapën dhe u eleminuan në hapësirën qiellore.
Me këtë rast u testuan shkëlqyeshëm kundërveprimi ushtarak i Izraelit dhe epërsia e sistemi ajëror të mbrojtjes “Kupolla e hekurt”.
Deri më tani, Izraeli dhe Irani kishin zhvilluar një luftë nën hije, të cilën izraelitët e kryen kryesisht me sulme ajrore në Siri ose përmes sulmeve të fshehta në Iran, ndërkaq Irani përmes satelitëve të tij – Hizbullahun nga Libani dhe organizatat e ndryshme nga Jemeni e Iraku e kishte sulmuar Izraelin. Tani kjo luftë po hyn në një fazë të re, të rrezikshme – është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Republikës Islamike ndaj Izraelit.
Megjthëkëtë është ende e paqartë nëse ky sulm do të pasohet me një valë sulmesh tjera.
Nëdrkohë gjatë orëve të para të së dielës janë shkëmbyer mesazhe kërcnimi nga palët ndërluftuese, por edhe nga mbështetësit e tyre. Siç bën të ditur “Times of India” Putini ka paralajmruar SHBA-të se “nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq, duke mos bërë asgjë”!
Trupat amerikane dhe britanike në rajon janë tashmë në gatishmëri të lartë. Sipas raportimeve të mediave arabe, disa nga dronët iranianë gjaët sulmit në fjalë janë rrëzuar nga avionët luftarakë amerikanë mbi Siri. Nëdrkaq radioja e ushtrisë izraelite raporton gjithashtu se dronët jashtë territorit izraelit tashmë janë përgjuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë përfaqësia iraniane në OKB ka raportuar në platformën X në orët e vona të të shtunës se “çështja ishte e mbyllur”. Me çka lihet të kuptohet se fjala ka qenë më shumë për një manovrim taktik të akorduar nga disa palë.
Teherani duket se shpreson që ekuilibri i parandalimit tani është rivendosur n vend dhe tutje mund të diskutohet në tavolinat e diplomacisë. Megjithatë, ky gjykim mund të jetë një llogari e gabuar, tepër e rrezikshme. Izraeli paraprakisht kishte paralajmëruar se në rast të një sulmi do të pasonte hakmarrja e ashpër. Izraelitët vështirë se do t’i përgjigjen ashpër këtij sulmi të paprecedan.
Izraeli këtë mundësi që ia ka krijuar ky sulm do ta shfrytëzojë gjithësesi për ofenzivë diplomatike. I do ët duhej që me partnerët e tij në Gjirin Persik, rajon dhe Perëndim ta vë në veprim strategjinë afatgjatë për ta pamundësuar rikthimin e ndikimin iranian në rajon – dhe për të konsoliduar pozicionin e tij.
Prandaj, në këtë rast, reagimi i Izraelit mund të jetë krejt taktik.
Megjithatë, një gjë është e qartë: që nga masakra e Hamasit më 7 tetor, Lindja e Mesme është shndërruar në një amfiteatër lufte speciale me interes jetik edhe për Putinin dhe aleatët e tij. Ai nu lë gur pa lëvizur që kjo luftë të marrë përmasa gjithëpërfshirëse në rajon, duke i krijuar ata kushte të mira për vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe pushtimin e plotë të saj.
Bota vazhdon të jetë në alarm.