“Autonomia strategjike evropiane e dorës së parë: Pse duhet t’i shtohet një tjetër subjekt autonom europian Aleancës Transatlantike? »
Aq sa ideja e autonomisë strategjike evropiane është afër qytetarëve francezë meqë perceptohet si një sekuencë e natyrshme ngjarjesh, aq shumë ajo ngjall dyshime apo keqkuptime tek evropianët e tjerë. Pse të shtoni një tjetër entitet europian autonom krahas Aleancës Transatlantike?
Do të ishte e vështirë të gjeje një person në një pozitë më të mirë se z. Perruche për të argumentuar nevojën për të zhvilluar një kulturë të përbashkët strategjike evropiane. Gjenerali francez, ish-drejtor i përgjithshëm i Shtabit Ushtarak të BE-së dhe konsulent i specializuar në strategjitë e sigurisë dhe mbrojtjes, është ekspert i kualifikuar i mbrojtjes në Parlamentin Evropian, anëtar i Këshillit Shkencor të Fondacionit Schuman dhe president nderi i EuroDéfense – Francë, një shoqatë e biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë civilë-ushtarakë të bashkuar nga një interes i përbashkët në mbrojtjen evropiane. Ashtu si 17 shoqata të tjera të tilla evropiane, EuroDéfense – Francë është pjesë e një rrjeti evropian, vokacioni i të cilit është të avancojë idenë e një politike të përbashkët të mbrojtjes. Kroacia nuk është ende pjesë e rrjetit, megjithëse situata ka qenë kritike pasi Indo-Paqësori është qendra e re gjeopolitike në botë – një betejë e pamëshirshme midis Kinës dhe fuqive anglofone të udhëhequra nga SHBA – për pozicionet globale tekno-hegjemoniste. Nëpërmjet “Çështjes së nëndetëseve australiane”, forcat detare të shteteve anglofone dëbuan brutalisht Francën nga loja, dhe bashkë me të edhe pjesën tjetër të Evropës kontinentale.
Këtu vije fotoja e gjeneralit frëng me shënimin poshtë:
Foto: Gjenerali francez Jean-Paul Perruche
– Sanja Vujaçiq: Gjeneral, në rrethanat e përshkruara, do të ishte interesante që fillimisht të paraqisnit këndvështrimin tuaj për situatën aktuale të mbrojtjes evropiane.
Gjenerali Jean-Paul Perruche: Mbrojtja evropiane aktualisht është e organizuar në 3 nivele: kombëtar, NATO dhe BE. Kështu, mbrojtja mbetet një detyrim dhe përgjegjësi kombëtare, megjithëse është e qartë se, në kontekstin e sigurisë globale të shekullit të 21-të, pothuajse të gjitha kombet evropiane nuk janë më në gjendje t’i përgjigjen individualisht nevojave të mbrojtjes globale.
Mbrojtja e shumicës së anëtarëve të BE-së mbështetet në NATO dhe Shtetet e Bashkuara, megjithëse interesi strategjik i SHBA-së në Evropë ka ardhur në rënie që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe është rritur paralelisht në Azi. Edhe nëse presidenti i ri i SHBA-së i kushton më shumë vëmendje se paraardhësi i tij mbajtjes së bashkëpunimit me aleatët evropianë në NATO, kjo organizatë me siguri nuk do të mbulojë të gjitha nevojat e mbrojtjes të evropianëve në të ardhmen. Ndër mësimet e nxjerra nga operacioni në Afganistan, më i dukshëm është ai që na udhëzon se kur Shtetet e Bashkuara kryejnë një operacion ndërkombëtar, i vetmi faktor vendimtar është interesi amerikan. Kjo është një arsye kryesore pse është jetike për aleatët evropianë në NATO që të kontrollojnë vazhdimisht nëse interesat e tyre të sigurisë a përkojnë me ato të Shteteve të Bashkuara dhe si. Kjo nuk do të thotë se Aleanca Transatlantike nuk është më e vlefshme ( krejt e kundërta), por se evropianët do të duhet të marrin përsipër pjesën më të madhe të barrës së sigurisë evropiane, e cila është e dëshirueshme të plotësohet me atë amerikane. Dhe mënyra më e mirë për evropianët për të rritur ndjeshëm fuqinë e tyre është ta marrin atë barrë së bashku.
Si një organizatë politike në të cilën evropianët zhvillojnë interesa të përbashkëta, BE-ja është i vetmi vend ku evropianët mund të përmirësojnë aftësitë dhe autonominë e tyre strategjike. Prandaj, një qasje e përbashkët e vendeve anëtare të BE-së ndaj mbrojtjes është jetike për forcimin e gatishmërisë së tyre mbrojtëse dhe kontributin e tyre për një NATO më efektive.
Fatkeqësisht, CSDP aktuale (Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes) është shumë e kufizuar nga mungesa e ambicies dhe e kompetencës; në fakt, ajo nuk është e gatshme të përballet në mënyrë efektive me shumicën e sfidave të sigurisë.
– Sipas jush, cilat janë nevojat për një mbrojtje më efektive evropiane dhe si t’i plotësoni ato?
Gjenerali Jean-Paul Perruche: Ajo që na nevojitet mund të përmblidhet në pesë veprime:
Veprimi i parë është sqarimi dhe përditësimi i rregullt i ndarjes së roleve ndërmjet 3 niveleve të mbrojtjes (kombëtare, NATO, BE) ndaj llojeve të mundshme të kërcënimeve dhe rreziqeve. Nga e cila, në fund të fundit, duhet të rrjedhin detyrat që do të kryejnë evropianët së bashku, me ose pa Shtetet e Bashkuara, si dhe aftësitë operacionale që do të zhvillohen në përputhje me rrethanat. Kështu, CSDP nuk do të konsiderohet më një dublikim i NATO-s. Nëse i japim më shumë përgjegjësi Bashkimit Evropian në mbrojtje, atëherë duhet t’i mundësojmë atij të kryejë misionet e tij në mënyrë efektive. Pavarësisht marrëveshjes së vitit 2016, komplementariteti efektiv i NATO-s dhe BE-së në mbrojtje ka mbetur i paqartë: në vend që të flasim për dyfishim të panevojshëm, duhet të flasim për dyfishim të nevojshëm.
Shtetet anëtare së bashku shpenzojnë 200 miliardë euro në vit për mbrojtjen (të dhënat e ARES), duke e bërë Evropën lojtarin e tretë më të fuqishëm të mbrojtjes pas Shteteve të Bashkuara (SHBA dhe Kinë). Megjithatë, shuma prej 27 buxhetesh të mbrojtjes nuk ka kuptim pasi menaxhohet nga 27 vendimmarrës. Nuk ka buxhet të BE-së për mbrojtjen.
Krahasuar me SHBA-në, Evropa ka një nivel të lartë fragmentimi në armatime, duke kulmuar me rreth 180 lloje të ndryshme pajisjesh kundrejt 30 për këto të fundit (McKinsey, 2017).
Mungesa e bashkëpunimit krijon gjithashtu struktura të tepërta në Shtetet anëtare. Kështu, duke bashkuar prokurimet, mund të kursehen deri në 30% të shpenzimeve vjetore të mbrojtjes (McKinsey, 2017). Kostot e personelit përbëjnë më shumë se 50% të shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së kundrejt më pak se 40% në SHBA.
Objektivi kryesor i veprimit të pestë është zhvillimi i një kulture të përbashkët operacionale evropiane. Ai është frymëzuar nga autonomia strategjike e Unionit, pra duke iu referuar zgjidhjeve/përgjigjeve të përbashkëta gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të shprehura në Librin e Bardhë të BE-së. Ai kërkon të trajnojë gradualisht operativët (civilë dhe ushtarakë) për të menduar bazuar në një sens evropian dhe një perceptim të përbashkët të kërcënimeve dhe përgjigjeve ndaj tyre, pasi të kenë kapërcyer dhe zgjeruar me sukses vizionet e tyre kombëtare të mbrojtjes. Në këtë kuptim, është e nevojshme të formohet një ndërgjegje mbrojtëse evropiane. E njëjta gjë kërkon informimin dhe mobilizimin e qytetarëve – pa pëlqimin dhe mbështetjen e tyre, është evidente se ky projekt është i parealizueshëm.
– Gjeneral, ju përmendët se projekti i ndërtimit të BE-së për kombet shumë të dobëta evropiane është një mënyrë për të arritur fuqi dhe ndikim më të madh në botë. E udhëhequr pikërisht nga ky mendim, Kroacia u bashkua me BE-në dhe NATO-n. Megjithatë, NATO shpejt u gjend në një “gjendje vdekjeje cerebrale”, dhe shtetet ballkanike që mbetën jashtë BE-së nuk u europianizuan, por Bashkimi Europian u ballkanizua. Studimi im i çështjes kroate tregon se ballkanizimi i BE-së është një rrezik kryesor sistematik i sigurisë në Kroaci. Ajo manifestohet si kapacitete të pamjaftueshme rregullatore (menaxhimi) të shtetit kroat në nivel kombëtar dhe rajonal dhe reflektohet në faktin se Kroacia nuk e mbrojti veten nga ballkanizimi duke u anëtarësuar në Union dhe NATO. Me fjalë të tjera, Bashkimi – përmes zgjerimit dhe diversifikimit etnik – u gjend në një gjendje nga e cila teorikisht supozohej të tërhiqte shtetet e Ballkanit. Në një situatë ku asnjë nga Shtetet anëtare të vogla, të dobëta dhe rivale të BE-së nuk mund të mbrohet efektivisht kundër kërcënimeve të jashtme, pasi secili prej tyre mbetet i bllokuar në një rrjet të dendur lidhjesh diplomatike dhe ekonomike, të cilat shpesh kundërshtohen – por gjithmonë janë të lidhura me forca të mëdha : Amerika, Kina dhe Rusia (përkufizimi i Ballkanizimit sipas Massoud Moradi, 2014). Natyrisht, përgjigja më e mirë e mundshme ndaj këtij kërcënimi do të ishte zhvillimi i një kulture të përbashkët strategjike evropiane. Nëse jo, vetëm evropianët e bashkuar zyrtarisht, në vend që të shënojnë historinë, do të dalin në heshtje prej saj. Por a kemi vërtet kohë të mjaftueshme për të kompensuar gjithçka që kemi humbur në 30 vitet e fundit? Sidomos nëse marrim parasysh se shumë vende evropiane nuk janë të gatshme të ndajnë më shumë sovranitet në nivel të BE-së për të kompensuar humbjen e pushtetit në nivel kombëtar. Kjo është pikërisht për shkak të dobësisë që Evropa ka shfaqur në ekuilibrin e saj të fuqisë deri tani, si me konkurrentët politikë dhe ekonomikë aleatë dhe armiqësorë në skenën ndërkombëtare. Polemika mes “sovranistëve” dhe “pro europianëve” vazhdon edhe në Francë, atdheun e autonomisë strategjike europiane. Sovraniteti thirret në traditën e De Golit, e perceptuar në formën e anti-amerikanizmit, skepticizmit evropian dhe aleancës me Rusinë. Ai shpreh “kërkesën për kombin” – një ndjenjë e pranishme në pjesën më të madhe të popullsisë franceze, e cila doli në pah gjatë referendumit francez mbi Traktatin e krijimit të Kushtetutës për Evropën (Traktati i Lisbonës), mbajtur më 29 maj 2005 – kur Franca refuzoi ta ratifikonte. Prandaj pyetja ime e fundit: “Çfarë në përgjithësi, në kontekstin e përshkruar, mund të jetë një qëllim i përbashkët realist i evropianëve, shumë prej të cilëve nuk besojnë se sovraniteti i tyre kombëtar është i pajtueshëm me mbikombëtarin evropian?”
Gjenerali Jean-Paul Perruche: Shkurtimisht, pyetja kryesore që pret përgjigjen është: a duan vërtet evropianët të jenë të aftë dhe të gatshëm për të nisur operacione të përbashkëta, ku apo kur Shtetet e Bashkuara nuk e duan atë. Nëse po, a do të duhet të bien dakord se si t’i drejtojnë ato: të qëndrojnë në bashkëpunimin ndërqeveritar dhe fuqinë e kufizuar në nivel të BE-së, apo të vendosin për integrim të mëtejshëm dhe të pranojnë idenë e ndarjes së sovranitetit? Nëse ata vendosin se qëllimi i tyre është “më shumë integrim”, ata duhet të pranojnë kalimin nga disa organe kombëtare në një – atë evropian, që funksionon për të mirën e të gjitha kombeve pjesëmarrëse.
Ne e dimë se “ushtria evropiane” është një utopi derisa të krijohet një qeveri evropiane, por gjithashtu edhe se ndërtimi i një force mbrojtëse evropiane, që do të funksiononte nën një komandë të përbashkët, mund të jetë një qëllim real.