Nga Shukrije GASHI
Ne kohën kur në Ukrainë, Rusia po vazhdone shfarosjen intensive të popullatës ukraknase me pasoja të rënda nga radioaktiviteti në ujë, ajër dhe natytën tashmë të djegur e të shkatërruar pakthyeshëm atje, si dhe rrënimit të jetës së qytetarëve rus, marrëdhënieve të tyre me fqinjët e tyre ukrainas, luftës me pasoja katastrofale për jetrat e njerëzve që po zhvillohet në Gaza, me sulmin terrorist të Hamasit në Izrael, ku u vranë mbi 1200 qytetarë të Izraelit, si dhe për pasojë u vranë mbi 50.000 palestinezë në përpjekje të Izraelit për ta zhdukur Hamasin toksik, në Ballkanin Perendimor [në Kosovë, Shqiperi, në Bosnjë e Hercegovinë, në Maqedoni dhe Mal të Zi], vazhdon te instalohet në heshtje Islami Politik. Ky fenomen po ndodhë sidomos në mesin e popullatës jo sllave si rezultat i një axhende politike të kurdisur nga Rusia, Serbia dhe të përhapur me ndihmën e hoxhallarëve [“imamëve”] talebanë në shtetet e lartpërmendura. Por ky proces ka ndihmën e theksuar, sado të “sofistikuar” edhe të Turqisë dhe Arabisë Saudite, kasnakave AI qe shperlajnë trurin e njerezimit me para.
Në këtë rrëmujë dhe përpjekje të Rusisë me miqtë e saj Arabo-Aziatik dhe regjimit serb në Ballkan, e aleatëve të tyre në Iran, Kinë dhe Korenë Veriore, si dhe “aleatët” e Serbisë në disa shtete te vockëla dhe inferiore me regjime jo demokratike në Europë, si rastësi gjeografike, shtetërimit antik po i ndodhë vdekja në heshtje të kurdisur dhe distancë inferiore nga axhendat perqëndruese globale. Natyrisht në këtë konfiguracion aktual të zhvillimeve politike në orbitën e interesave madhore globale, Kosova e humbë peshën specifike të ndikimit, për më keq për shkak të kontaminimit të brendshëm politik opozitë-pozitë, luftës jo-parimore për pushtet, më së shumti pëson pakthyeshëm kurrizi kombëtar i shqiptarëve, shkombëtarizimi përmes instalimit të Islamit Politik, të ndihmuar edhe me agresionit ushtarak ët hapur serb ndaj Kosovës, të ushtruar me mjete e metoda të terrorizmit klasik si ai i 24 shtatorit në Veri të Mitrovicës në Banjë.
Qellimi i instalimit të Islamit Politik në Kosovë, është axhendë politikë e Serbisë për zëvendësimin e kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare – europiane të definnuar në kushtetutë me normë laike si shtet, me një kulturë dhe mendësi antidemokratike të normës shoqërore Sheriatit, përmes ndryshimit të filozifisë shpirtërore, veshjes, dukjes së burrave dhe grave, të rinj e te reja; ndryshimit të traditave kulturore etnike shqiptare: dokeve dhe zakoneve. Ky lloj Islami i demonstruar në rrugë, ka për qëllim fundamental ndryshimin e përceptimit të botës perëndimore për kulturën dhe qytetarinë europiane të shqiptarëve, të trashëguar dhe demonstruar me shekuj si qytetari me origjine arbërore-ilire, e më vonë e legjitimuar si europiane, e rikonfirmuar me luftrat e suksesshme kundër Perandorisë Osmane, nën udheheqjen e suksesshme të Gjergj Kastriotit, Hero kombetar shqiptar me përmasa ndërkombëtare, në mbrojtje të kombit dhe kulturës europiane të shqiptarëve, unitetit kombëtar dhe jo atij fetar. Shpëtimi nga instalimi i Islamit Politik në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare, është përzenja e ithtarëve të Sheriatit nga trojet tona, si dhe shamiave e mjekrrave nga institucionet shtetërore. Ndalimi me ligj i harbutrimit në rrugë përmes çjerrjeve publike të imamëve harbut, aziatiko-arabë, kundër kulturës, historisë dhe traditave kombëtare të shqiptarëve, njollosjes së fytyrave më eminente të historisë dhe kulturës kombëtare të shqiptarëve që nga Iliria deri më sot.