Rusia po shfrytëzon pakënaqësitë më Evropë për të përhapur dezinformata, me qëllim ndikimin në zgjedhjet e Bashkimit Evropian që do të mbahen këtë vit. Kështu thotë në një intervistë për The Geopost kreu i mbledhjes së lajmeve në rrjetet sociale në EBU, Derek Bowler.
Duke folur për sfidat dhe narrativat nga Rusia, Kina që sulmojnë EBU-në, Bowler thekson po ashtu se ka shumë ndërhyrje nga partitë e ekstremit të djathtë që përpiqen ta shtyjnë narrativën në një sferë tjetër, e që siç thotë ai, është prishja e diskursit publik.
Intervista e plotë:
The Geopost: Ju punoni për EBU dhe ndihmoni fact-checkers brenda EBU. Cila është sfida më e madhe për të qenë një fact-checker brenda EBU?
Mendoj se është ndoshta numri i organizatave me të cilat punoj çdo ditë. Unë nuk punoj vetëm për një transmetues, unë punoj për 70 transmetues të shërbimit publik dhe kjo vjen me sfidat e veta, vende të ndryshme, konsiderata të ndryshme gjeopolitike, por edhe lloje të ndryshme të përmbajtjes. Shumë njerëz po punojnë për më shumë përmbajtje relevante të lajmeve, lajmet nga Gaza, ndoshta lajmet nga Ukraina, por pastaj ka njerëz tjerë pos kësaj, të cilët po shikojnë përmbajtje që mund të mos jenë domosdoshmërisht si pjesë e axhendës së lajmeve, mund të jenë përmbajtje të llojit më të lehtë. Pra, është një përzierje e mirë, por është vëllimi i transmetuesve me vëllimin e përmbajtjes së mediave sociale që ne shohim se është sfida kryesore.
The Geopost: Cilat janë sfidat dhe cilat janë narrativat nga Rusia, Kina që sulmojnë EBU-në?
Ju e dini, EBU dhe anëtarët e saj u ndanë me anëtarët rusë gati më shumë se dy vjet më parë që kur ndodhi pushtimi i Ukrainës. Ne gjithashtu patëm një problem me anëtarin tonë bjellorus dhe jemi ende shumë të përqendruar në idenë e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe për t’u siguruar që transmetuesit tanë të shërbimit publik të kenë të drejtën të jenë në gjendje të raportojnë pa frikën e pasojave dhe me aftësinë për të qenë në gjendje t’i tregojë storiet në një mënyrë faktike dhe kjo është një sfidë për të gjithë transmetuesit e shërbimit publik.
Mendoj se mund ta kenë atë pavarësi nga forcat e jashtme, të cilët ndoshta kanë një axhendë që duan që mediat e shërbimit publik ta shtyjnë, mendoj se është një sfidë jo vetëm për mediat e shërbimit publik por edhe për mediat ptivate.
Unë mendoj se për sa i përket narrativave që njerëzit po shohin, shumë nga ato të mëdhatë që po shohim për momentin, është migrimi. Është një temë e madhe, e tillë ka qenë në dekadën e fundit, veçanërisht në Evropë. Ne kemi parë një numër vendesh që kanë linja shumë të ashpra për sa i përket përmbajtjes që ata kanë prodhuar bazuar në atë që ata shohin se po ndodh. Por ne kemi parë gjithashtu shumë ndërhyrje nga partitë e ekstremit të djathtë që përpiqen ta shtyjnë narrativën në një sferë tjetër, në atë që prish diskursin publik.
Kohët e fundit mendoj se kemi parë, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme evropiane, po shohim shumë informacione rreth fermerëve, kemi parë shumë protesta në shumë pjesë të Evropës gjatë muajve të fundit në vendin tim në Irlandë dhe shumë nga këto po ushqehen me dezinformata që po qarkullojnë në internet që po i tërheq njerëzit në një bisedë dhe se ata mund të mos dinë domosdoshmërisht faktet e plota prapa.
The Geopost: Po në lidhje me dezinformimin dhe veprimin rus në Evropë? Si e shihni këtë kërcënim dhe si të mbroheni nga ky?
E kemi parë që në vitin 2013, kur pamë hyrjen e parë në Krime, ku agjencia ruse e internetit po prodhonte përmbajtje që mund të themi se çonin përpara interesat e Kremlinit. Dhe ne e kemi parë duke vazhduar edhe në konflikte të tjera dhe në hapësira të tjera si zgjedhjet presidenciale në 2016 dhe 2020. Dhe ne e kemi parë atë përsëri pas pushtimit të Ukrainës, ku përmbajtja që ne shohim po projekton një incident po bëhet plotësisht e shtrembëruar dhe po bëhet të duket si propagandë ukrainase. Unë do t’ju jap një shembull. Kishte një video e cila tashmë është mjaft e famshme. Në rrjetet sociale ruse njihej si kufoma në lëvizje. Ishte një video që tregonte, në fakt, një protestë në Austri, në Vjenë, dhe ishte një protestë mjedisore ku njerëzit ishin shtrirë nën thasë najloni dhe një person lëvizte. Por kjo në fakt u mor nga llogaritë e lidhura ruse, të bëra të dukej sikur kjo po ndodhte në të vërtetë në Ukrainë me narrativën se ukrainasit po gënjenin për numrin e njerëzve që po vdisnin në konflikt. Pra, kjo është lloji i lajmeve që ne po shohim. Është e rëndësishme kur jeni duke punuar në storie ose duke parë përmbajtje si kjo, që para së gjithash të kuptoni se nga vjen. Ne kemi rregullin e treshes në EBU, e që është ideja jonë e procesit të verifikimit dhe është shumë i rreptë. Ne shikojmë burimin, datën dhe vendndodhjen. Ne përpiqemi t’i vendosim ato në 100% me idenë për të qenë në gjendje të kuptojmë se nga vjen kjo përmbajtje, nga është xhiruar dhe në cilën datë është filmuar. Por më e rëndësishmja në fakt për ne është burimi. Përpjekja për të kuptuar jo vetëm nëse ata janë mbajtës të së drejtës së autorit të materialit, por nëse në të vërtetë kanë një axhendë ose cili është motivimi i tyre për të ndarë përmbajtjen. Pra, ata janë lloji i treguesve që ne kërkojmë, por ata janë për ndarjen e përmbajtjes. Pra, ata janë lloji i treguesve që ne kërkojmë, por nuk janë asgjë ndryshe nga puna normale gazetareske që do të bënim. [The Geopost]