Nga Shqipërim PULA, PhD
Shtetet aleate të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO, a nuk dëgjojnë se çfarë thonë krerët e shtetit Serb?
Duan të n’a sulmojnë. Disa madje mendojnë e pretendojnë se Serbia e mbështetur nga Rusia është anti-NATO!? Jo. Apo, mbase edhe mund të jenë.
Po, shikoni cilat rryma radikale po i mbështesin kundër Kosovës. Janë kundër vlerave pro-perëndimore.
Nëse nuk i dëgjojnë, a duhet edhe të vërbohen që t’mos i shohin veprimet në terren, po agresioni ushtarak në Banjë (Banjska) të Zveçanit, çfarë ishte?
Çfarë po ndodh në Ukrainë nga 24 Shkurt, 2022?
Rusia, nuk e filloi me Ukrainën. Ata e filluan me Groznin, Abkhazinë e Osetinë, Krimenë, Moldavinë dhe u rikthyen tek Ukraina!.
Po Serbia pse e mban nën tension BeH me Republika Srpska?
Po kisha Serbe ortodokse në Mal të Zi?
Po veriun e Kosovës me Srpska Lista?
Ku janë aleatët tanë?
Po europianët e ndërkombëtarët ku janë?
Rusia pa rezervë e përkrah Serbinë, madje ministri i jashtëm i federatës Ruse Sergey Lavrov dhe ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selaković, më 23 Shtator, 2022 në New York, nënshkruan “Planin e Konsultimit” për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë!.
Serbia e Rusia, e të dyja së bashku, janë në fazë ekspansioniste imperialiste.
Sa duhet ne të durojmë?
Sa duhet aleatët tanë të tolerojnë?
Rusia ‘operacionin special’ kundër Ukrainës po e portretizonë si një luftë e qytetërimit të krishterë ortodoks kundër satanizmit demonik!.
Serbia fondamentaliste ortodokse me garniture shtetërore të kohës së aparteidit Miloševićian në veri të vendit krijon gjendje emergjente, duke vendosur kontrollin (pas Qershor 1999) si fillim me veriun, mëpas çrrënjosjen e shtetit të Kosovës!
Ne, rrezikohemi nga Nova Rusia e papërfunduar.
Shtetet aleate të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e NATO, nuk duhet t’a lejojnë këtë lojë.
Gjeopolitika në Europën Juglindore do të ndryshoj, kur n’a jepni armë bërthamore.