Çmimi që pritet të paguaj Mali i Zi duket të jetë tejet i lartë. Gjasat janë që Mali i Zi ta humbas sërish pavarësinë nën kushtin që Serbia të aderojë në NATO?!
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 27 gusht — Forcat pushtuese serbe — policia speciale Cobra dhe BIA (Agjencia e Informacionit) me ftesë të qeverisë klerikale pro serbe, të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç, tashmë kanë hyrë dhe po operojnë në territorin e Malit të Zi. Preteksi është gjetur: ruatja e rendit dhe paqes në Cetinën mitike malazeze gjatë fronizimit (shugurimit) të Jovan Miçoviq-it (Joaniki) Metropolitan MCP SOC. Historia po përsëritet. Mali i Zi po përballet me gadishmërinë e Perednimit për ta sakrifikuar këtë shtet, ashtu siç kishin bërë në vitin 1918. Amerikanët duket se janë neutralë. Nga shtetet fqinje, me gjasë vetëm Kroacia ka reaguar, duke shprehur shqetësimin e ligjshëm.
Në këto rrethana drejtori aktual i ANB -së së Malit të Zi (Agjencia e Sigurisë Kombëtare), Dejan Vukshiq (Dejan Vukšić), “ka grishur” për ndihmën vëllazërore “të rojeve të sigurisë së BIA -s dhe COBRA-s.” Sipas tij, vetëm “ekspertët” nga Serbia janë në gjendje të japin vlerësimin e duhur për rrezikun që ndodhet komuniteti ortodoks serb dhe vetë ceremonia e shugurimit të Metropolitit të Kishës. Ceremonia pritet të mbahet më 5 shtator. Në prag të kësaj ngjarjeje kreu i Agjencisë së Intelegjencies së Malit të Zi, Vukshiq, ka vizituar Beogradin. Ndërkohë në Beograd ai ka dërguar bashkëpunëtorin e tij Boban Stanović, në cilësinë e koordinatorit, prej ku ai do t’i raportoj shefit të tij — Vukšić në lidhje me ngjarjet e planifikuara të zhvillohen në Cetinje.
Burimet e Pobjeda nga Beogradi theksojnë se BIA u dha shefave të ANB të dhëna, të cilat operativët e tyre i mblodhën gjatë punës në territorin malazez, për lidhjet e individëve dhe organizatave patriotike, si dhe lidhjet e tyre me aktivistët civilë në Serbi.
“Vëzhgimi në terren” sipas Pobjeda-s flasin se, të paktën shtatë agjentë të BIA -s kanë qenë në Mal të Zi për një kohë të gjatë. Një pjesë e këtij grupi është vendosur në dy qytete në bregdetin malazez — në Budva dhe Bar, ndërkaq grupi tjetër në Podgoricë. Kontaktet e tyre me disa qytetarë malazezë u vunë re, disa prej të cilëve ishin edhe anëtarë të Batalionit të Shtatë, i cilësuar dikur si famëkeq.
E përditshmja Pobjeda merr vesh se Njësia e Policisë Ushtarake për detyra të Veçanta, e quajtur COBRA, i nënshtrohet drejtpërdrejt Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe detyra e saj kryesore është mbrojtja e sigurisë së personave të caktuar, zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe objekteve me rëndësi të veçantë.
Ata janë të trajnuar për të luftuar “kundër terrorizmit dhe grupeve rebele në të gjitha kushtet (vendbanimet, mjetet e transportit, objektet), por në të ashtuquajturat kushte paqeje ata kryesisht merren, siç është shkruar, me vlerësimin, planifikimin dhe zbatimin e sigurisë “në fushën e mbrojtjes së personave të caktuar. dhe objekteve”, si dhe duke siguruar delegacionet më të larta ushtarake të huaja në vizitat zyrtare në Serbi.
Por çfarë kërkon kjo Njësi në Mal të Zi?
Ekspertët nga COBRA, një njësi e policisë ushtarake të Ushtrisë së Serbisë së bashku me agjentët e BIA -s kanë njoftuar ANS-an për gjendjen dhe ndeshtrashat (sfidat) e pritshme në fushën e sigurisë në rast se kurorëzimi i SPC -së Metropolitane në Mal të Zi, Joanikija Miçoviq, zhvillohet më 5 shtator në Cetinje — për këtë Pobjeda ka mësuar nga burimet e saj në Beograd dhe Podgoricë.
Shërbimet e brendshme, vlerësojnë burimet e shërbimeve të inteligjencës të vendeve perëndimore, mund të përballojnë disi një masë që nuk i kalon pesë mijë qytetarë. Pobjeda nënvizon se, nëse në Cetinje mblidhen rreth dhjetë mijë njerëz dhe nëse brenda kësaj turme ka grupe radikale, gjendja lehtë mund të dalë jashtë kontrollit.
Sipas Pobjeda-s, Sekretariati për Planifikimin Hapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Podgoricës pranoi një kërkesë interesante disa ditë më parë. Kompania serbe “Stage Pro” i kërkoi administratës së Kryeqytetit që t’i sigurojë baza gjeodezike ose rrafshnaltën pranë Kishës së Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë, duke marrë si shkas se do ta shfrytëzojë për “Procesin e kurorëzimit të Mitropolitit të ri të Malit të Zi dhe Bregdetit “.
Me gjasë ata nuk janë informuar fare se performimi i kësaj ceremonie liturgjike do të jetë në Cetinje, meqë tashmë qenka paralajmruar zhvendosja.
Uashingtoni është i shqetësuar për retorikën e grupimeve radikale, duke këmbëngul që siguria është në rend të parë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim për kulmimin e retorikës” në lidhje me shugurimin e Mitropolitit të KOS -it Ioaniki në Cetinje. Në një prononcim Uashingtoni u bënë thirrje të gjitha palëve në Mal të Zi që të angazhohen për qetësimin e tensioneve.
“Ne inkurajojmë autoritetet malazeze dhe SOC MCP që të punojnë ngushtë në vendin e kurorëzimit të Metropolitanit të sapozgjedhur Janikus, për sigurinë e qytetarëve mbi gjithçka tjetër,” tha një zëdhënës anonim i Departamentit të Shtetit Zërit të Amerikës. “Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, qytetarëve, udhëheqësve politikë dhe fetarë, të punojnë për të qetësuar tensionet,” tha një zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë fetare, përfshirë të drejtën e individëve për të praktikuar fenë e tyre lirshëm. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu mbështesim lirinë e shprehjes, përfshirë të drejtën për tubim paqësor “.
Sipas portalit kroat “Geopolitik News”, nëse Mali i Zi sakrifikohet në emër të hyrjes së Serbisë në NATO dhe shkëputjes së saj nga çfardo ndikimi rus, me kushitin që paraprakisht ta njoh pavarësinë e Kosovës, është i pashmangshëm spastrimi etnik gradual i boshnjakëve në Sanxhak drejt Federatës së Bosnjës e Hercegovinës.
Ky akt gjithësesi do i hapte rrugë krijimit të Serbisë së Madhe, të cilës do t’i bashkohej krejt natyrshëm edhe krijesa e gjenocidit serb në Bosnjë, Republika Srbska.
Por a do të përfundojë rishikimi i hartës politike në këtë cep të Evropës Juglindore me kaq? Cili do të jetë çmimi i fundit për Federatën e Bosnjës e Hercegovinës, të cilën e ndajnë boshnjakët e kroatët dhe ai i Maqedonisë së Veriut, të cilën e ndajnë maqedonët sllavë dhe shqiptarët, mbahet ende me shumë të panjohura.