Tensionet mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit francez Emmanuel Macron janë përshkallëzuar pas komenteve të Macron për rolin e Kombeve të Bashkuara në themelimin e Izraelit. Gjatë takimit me ministrat e tij, Macron-i theksoi se lideri izraelit nuk duhet të “injorojë vendimet e Kombeve të Bashkuara”, duke kujtuar rezolutën kryesore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1947 që vendosi ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe arab. Netanyahu u kundërpërgjigj, duke hedhur poshtë theksin e Macron-it në rezolutën e OKB-së si bazë për krijimin e Izraelit – raporton POLITICO. Ai deklaroi se shteti i Izraelit u…
Author: ISHGJ
Presidenti i Ukrainës, Zelenski [Volodymyr Zelensky], deklaroi se Ukraina aktualisht po përballet me një luftë kundër tre vendeve: Federatës Ruse, Iranit dhe Koresë së Veriut. Gjatë një fjalimi në Verkhovna Rada, Zelensky vuri në dukje sasinë në rritje të ndihmës që Rusia merr nga aleatët e saj, veçanërisht duke theksuar pjesëmarrjen e Koresë së Veriut, jo vetëm në furnizimin me armë, por edhe në dërgimin e personelit ushtarak dhe inxhinierëve në fushat e betejës në Ukrainë. Sipas inteligjencës ukrainase, Koreja e Veriut është e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetje ushtarake për Rusinë, duke përfshirë trajnimin e ushtarëve të saj…
Grupi besonte në mënyrë të rreme se dominimi i tij mbi politikën libaneze ishte i përhershëm. Nga Dr Hilal Khashan [Geopolitical Futures] Ngritja e Hezbollahut zuri fill në fillim të viteve 1980-ta. Pas suksesit të Revolucionit Iranian të vitit 1979, Ajatollah Ruhollah Khomeini u përpoq të eksportonte ideologjinë e revolucionit në të gjithë rajonin arab. Gjatë pushtimit izraelit të Libanit, ai pa një mundësi për të dëbuar Organizatën Çlirimtare të Palestinës nga bastioni i saj. Ai dërgoi një kontigjent të vogël trupash nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në Liban për të përhapur parimet e tij revolucionare. Hezbollahu ia atribuoi…
Nga Peter TASETo understand the rapidly evolving political – military maneuvers in Europe is important considering the old continent’s deeply rooted geopolitical challenges moving forward. Historically, Europe has been marked by wars, abrupt shifting alliances, and territorial disputes, Ukraine is the prime example of such a perilous trajectory, becoming Moscow meat grinder since February 2022. In the interest of regional security, the Government of Prime Minister Edi Rama has hard-headedly pursued extensive political and economic cooperation with Denmark; a country in the Nordic region with a GDP of US$ 410 Billion (2024) and a population of over 5.9 million people.The…
Nga Gzim Rushiti, PhDHYRJE Shumë komentues e shohin diplomacinë si mjet për aleatët për të bashkëpunuar dhe për kundërshtarët për të zgjidhur konfliktet pa forcë. Prje vitit 2003 kohë në të cilën në pushtet në Turqi erdhi Patia për Drejtësi dhe Zhvillim, diplomacia turke ka lëvizur nga doktrina konservatore ose realpolitika në politikën e jashtme e cila bazet në sovranitetin dhe sigurin si përparësi, doktrina e bilancit të pushtetit, përdorimi i forcës ushtarake në një politikë më liberale e cila mbështetet tek tregtia, përfshirë mallrat kulturore si de i jep përparësi negociatave me të gjithë fqinjët për të përmbushur objektivat e “politikës së zeros…
Shqipëria hapë kapitujt e parë në procesin e negociatave të anëtarsimit me çfarë nisë zyrtarisht rrugëtimi i shtetit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian(BE).Në konferencën ndërqeveritare që do mbahet në Luxemburg, do hapet grup-kapitulli i parë që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Shqipërinë në këtë konferencë do e përfaqësojë kryeministri Edi Rama.Ky grup ka 5 kapituj, që përfshijnë mes tjerash gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e institucioneve demokratike apo reformën e administratës. Ky grup-kapitull i referohet të ashtquajturës “themelores” dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit hapet i pari dhe përmbyllet i fundit. Përparimi në sundimin e ligjit është…
[Në foto: Jason Steinbaum, njëri prej autorëve të raportit të Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike/VOA] Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, njëri prej autorëve të raportit, Jason Steinbaum, i cili në të kaluarën ishte këshilltar i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me…
Ai kujtoi se në shekullin e 20-të, “mëkatare para njerëzimit dhe Zotit”, Evropa kishte filluar tashmë dy luftëra botërore, dhe tani planifikon të fillojë të tretën. Nga Zoran Meterlis [Geopolitika News, Zagreb] Gjithnjë e më shumë flitet për armët bërthamore (pak më pak për luftën bërthamore), si në Perëndim ashtu edhe në Rusi. Aleanca e NATO-s së fundi filloi stërvitjet për përdorimin e armëve bërthamore në Evropë dhe i kreu në vitin 2022, si dhe në vitin 2023, ndërsa Rusia e bëri këtë gjatë verës së këtij viti, duke nisur taktika tokësore dhe ajrore (jostrategjike) stërvitjet me armët bërthamore –…
Nga Dr Selim IBRAIMITeksa i afrohemi fundit të vitit, me një potencial të lartë për të vazhduar luftërat edhe në vitin 2025, ngritja e ideologjive të kohëve moderne dhe atyre të shekullit të 20-të mund të jetë një tjetër problem jo vetëm për BE-në, Evropën Lindore dhe Ballkanin. Ndërkohë që BE-ja ka miratuar planet e shteteve të Ballkanit-së për reforma, që është një shenjë e mirë, në demokracitë perëndimore dhe ato në zhvillim, po ndodh diçka tjetër. Shqetësimet janë reale që edhe në demokracitë e zhvilluara pas luftërave të shekullit 20 dhe 21, po rigjallërohen ideologji ekstreme me potencial për…
Nga Prof. dr. Rami Memushaj Ditën e përurimit të xhamisë së Namazgjasë, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë ushtarët osmanë të vrarë në Shqipëri gjatë pesë shekujve i quajti martirë që ranë “për të sjellë islamin në Shqipëri”. Ky klerik i lartë turk, doktor i shkencave për historinë e besimeve, nuk e ka nxjerrë nga koka këtë pohim. Ka mësuar në lëndën e historisë se ushtritë osmane iu turrën Europës për të përhapur islamin, si një mision hyjnor i ngarkuar nga Pejgamberi dhe formimi i gjymtë historik nuk e lejon të kuptojë që luftërat s’bëhen për qëllime hyjnore.…