Author: ISHGJ

Nga Dr. Selim IBRAIMIZyrtarët e lartë të NATO-s po i kushtojnë vëmendje rajonit të Ballkanit. Gjithashtu në Moldavi, subversioni rus për të destabilizuar shtetin ka vazhduar. Në tablonë e madhe pavarësisht luftës në Ukrainë, Rusia ka vazhduar të luajë një rol të rëndësishëm me aksionet e drejtpërdrejta dhe operacionet e fshehta në Evropën Lindore, BE, SHBA dhe natyrisht në Ballkan, pa përmendur rolin e Rusisë në Lindjen e Mesme. Tani le të ndalemi te lëvizjet e fundit të NATO-s. Ditë më parë në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të aleancës së NATO-s u takuan për të diskutuar situatën aktuale në Ukrainë…

Read More

Nga Bardhyl MAHMUTI, politolog“Golgota shqiptare” Në mesin e intelektualëve që ngritën zërin kundër planeve që synonin shkatërrimin e popullit shqiptar, një vend të veçantë zë publicisti hebre që jetonte në Vjenë, Leo Freundlich (Leo Frojndlih). Duke u mbështetur në burime të ndryshme informimi për krimet e tmerrshme që forcat serbe dhe malaziase kryenin kundër shqiptarëve, Leo Frojndlih ngriti zërin e revoltës për heshtjen e Europës ndaj masakrimit të dhjetëra mijëra persona pa mbrojtje, të përdhunimit të grave, të vrasjes së fëmijëve, të djegies së vendbanimeve shqiptare… Të Dielën e Pashkës, më 23 mars 1913, ai u drejtoi një letër Fuqive…

Read More

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë.Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur. Përgjegjësinë për…

Read More

[Në foto: Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, bashkë me atë të Gjermanisë, Boris Pistorius në takimin e Ministrit të Mbrojtjes të G7-ës në Napoli / Foto: © AFP] Në sfondin e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, ministrat e mbrojtjes të vendeve të G7 u takuan të shtunën në Napoli. Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, priti homologët e tij, duke përfshirë ministrin federal të mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), në Kështjellën Mbretërore në qytetin jugor italian. Midis pjesëmarrësve në takimin e parë të ministrave të mbrojtjes të G7 janë sekretari i ri i përgjithshëm…

Read More

Nga Naim  Noka Rrëzimi i paktit mes Giorgia Meloni dhe Edi Ramës nga Gjykata e Emigracionit e Romës nuk ishte thjesht një goditje ndaj një marrëveshjeje dypalëshe mbi emigrantët. Ky vendim shpalosi një kontrast të fortë midis dy sistemeve gjyqësore, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe pavarësinë e institucioneve në Shqipëri.Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, e cilësuar si institucioni më i lartë juridik, miratoi marrëveshjen në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë debat. Kjo ndodhi nën presionin e një qeverie që, sipas shumë kritikëve, ka kapur drejtësinë. Sipas juristit Ylli Manjani, Gjykata e Emigracionit në Romë, ndonëse më “e ulët” në hierarkinë…

Read More

Strategjia e ashpërsisë ushtarake e Izraelit kundër Hamasit më në fund po sjell suksesin e shpresuar. Tani strukturimi i së ardhmes së Rripit të Gazës nuk mund të shtyhet më.Nga Peter Rásonyi [NZZ] Terrori që lideri i Hamasit, Yahya Sinvar ushtroi ​​në Lindjen e Mesme, ka marrë fund.Numri i ekspertëve që deklaruan se qëllimet e ofensivës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës ishin joreale ishte i madh. Kryeministri Netanyahu nuk kishte kërkuar asgjë më pak se shkatërrimin e plotë të trupave të milicisë terroriste. Në këtë mënyrë ai justifikoi veprimet jashtëzakonisht të ashpra të ushtrisë izraelite në Rripin…

Read More

Nga Bedri HALIMI Bardhyl Mahmuti: Eskadronët e vdekjes, roman, Prishtinë, 2022 Pas jehonës së sukseshme të librit “Mashtrimi i madh”, Bardhyl Mahmuti startoi edhe në fushën letrare me romanin “Eskadronët e vdekjes” duke sjellur befasi të këndëshme për lexuesit dhe studiuesit e letërsisë. Sapo lexuesi të lexojë disa faqe të librit, shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër, të rrëmben të tërin duke të bërë për vete. Kjo për faktin se lexuesi me padurim dëshiron të di zhvillimin e ngjarjeve deri në fund. Ky libër, nuk është një roman ku lexuesi i stërvitur mund të paramendoj zhvillimin…

Read More

Si po e shfrytëzon Serbia këtë rikthim të fashizmit modern në Europë përmes maskimit nën petkun e iliberalizmit, për të promovuar agjendën e saj kombëtare dhe për të forcuar pozicionin në politikën rajonale dhe ndërkombëtare? Nga Dr Sadri RAMABAJA HyrjeNë prag të rënies së Murit të Berlinit [1989] gjithandej në Evropën Perëndimore, por më me theks në Evropën Qendrore, në atë Lindore e Juglindore kredo politike qe bërë sintagma e kalimit automatik të kontinentit të vjetër si tërësi në rendin demokratik.Por qendra evropiane tranzite dhe ajo e Europës Juglindore kanë një traditë të gjatë dhe të fortë të “iliberalizmit”. Historia…

Read More

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka lehtësuar kufizimet e eksportit ndaj kompanive komerciale të hapësirës amerikane për të dërguar produkte të caktuara që lidhen me satelitët dhe anijet kozmike te aleatët dhe partnerët, shkruan Reuters. Kompanitë amerikane të hapësirës si SpaceX e Elon Musk dhe kontraktorët kryesorë të mbrojtjes me produkte hapësinore si Lockheed Martin, L3Harris Technologies dhe Boeing mund të përfitojnë nga rregullat e reja, të cilat u publikuan në Regjistrin Federal. “Ndërsa diversiteti i aktiviteteve tregtare në hapësirë ​​rritet, këto rregulla do të zvogëlojnë barrën e industrisë amerikane për të vazhduar të inovojë dhe të udhëheqë në…

Read More

Pas një dekade përqendrimi në operacionet kundër kryengritjes jashtë Evropës, anëtarët e NATO-s tani po shqyrtojnë mundësinë e një lufte tokësore gjithëpërfshirëse në tokën e tyre, një skenar që nuk është konsideruar seriozisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Megjithatë, një fushatë e tillë mund të zhvillohet pa fuqinë e plotë të zjarrit amerikan, një aleat që ka bërë sigurinë evropiane prej vitesh, shkruan Bloomberg. Donald Trump, ish-presidenti amerikan, po shkakton shqetësim të veçantë tek aleatët evropianë. Në një intervistë më 15 tetor, Trump-i deklaroi se SHBA-të nuk mund të ofrojë ndihmë ushtarake për të gjithë aleatët, përveç atyre…

Read More