Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi sulme ajrore të planifikuara kundër Iranit në përgjigje të sulmit raketor iranian më 1 tetor, duke theksuar se kjo lëvizje izraelite do t’i tregojë botës fuqinë e vërtetë ushtarake të vendit – raporton The Guardian. Sulmi nga Irani ishte si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një operacion të forcave izraelite. Gjatë një vizite në bazën ajrore të Izraelit Hatzerim, Gallant tha se “bota do të kuptojë përgatitjet dhe fuqinë e ushtrisë izraelite” pas kryerjes së sulmeve. Megjithatë, SHBA-ja ka kërkuar të kufizojë shkallën e sulmeve izraelite, veçanërisht…
Author: ISHGJ
Presidenti francez Emmanuel Macron hapi një konferencë në Paris të enjten me qëllimin e dyfishtë për të mbledhur 300 milionë funte për të trajtuar krizën serioze humanitare në Liban të shkaktuar nga bombardimet izraelite dhe për të kërkuar zgjidhje për të mbushur vakumin e sigurisë të krijuar nga dobësia e shtetit libanez. Franca, e cila ka lidhje të thella historike me Libanin, shpreson të jetë në gjendje të mbledhë fondet e nevojshme, veçanërisht falë donacioneve nga shtetet sunite të Gjirit, të cilat e kanë lënë pas dore Libanin vitet e fundit, duke lënë hapësirë për forcimin e Hezbollahut – raporton…
Forcat Ajrore Turke nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër pozicioneve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Sirisë dhe Irakut të mërkurën mbrëma, në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës më herët gjatë ditës në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) pranë Ankarasë. Sulmet ajrore turke shkatërruan 32 objektiva të lidhur me PKK-në, sipas raporteve nga agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se operacionet do të vazhdojnë dhe theksoi se Turqia “do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit me vendosmëri të plotë deri në eliminimin e terroristit të fundit”. Vetëm pak orë…
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin përmbyllës të takimit të nivelit të lartë të grupit BRICS të vendeve me ekonomi në zhvillim, duke përshëndetur rolin e kësaj organizate si një kundërpeshë ndaj Perëndimit. Takimi treditor i nivelit të lartë në qytetin e Kazanit kishte për tematikë thellimin e bashkëpunimit financiar, përfshirë zhvillimin e alternativave ndaj sistemeve të pagesave të dominuara nga perëndimi, si dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe zgjerimin e grupit të vendeve BRICS.Aleanca që fillimisht përfshinte Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut është zgjeruar edhe me Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe…
Një mundësi ekonomike e klasit të parë për disa – për të tjerët një katastrofë ekologjike: miniera e planifikuar e litiumit në Serbinë perëndimore po ndan vendin në dysh. Një pikëvështrim nga vendi I ngjarjes.Nga Andrzej Rybak [NZZ, 23.10.2024] Çdo mbrëmje vjeshte, Zoran Filipovic hap stallën dhe i lëshon delet e tij jashtë. Hanë disa kallinj që i gjejnë në arën e korrur me misër, pastaj i shpërndanë në livadhin përbri. “Ne prodhojmë vetë pothuajse gjithçka që na nevojitet për të jetuar”, thotë 55-vjeçari serb. “Ne mbjellim misër, sojë dhe grurë, dhe selisim dele dhe derra për mish.” Specat dhe…
[Në foto: Kandidatja e demokratëve për presidente, Kamala Harris dhe ai i republikanëve, Donald Trump.] Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira. Sipas tyre, këta individë mund të konsiderojnë mundësinë e kërcënimeve fizike dhe dhunës, dhe ka mundësi që të kryejnë operacione dezinformimi,…
[Marrëdhëniet maqedono-bullgare në 2024] Nga IFIMES Qëllimi është përmirësimi i marrëdhënieve maqedono-bullgare, duke respektuar ekzistimin e dy shteteve të pavarura dhe të barabarta. Është e nevojshme të arrihet një marrëveshje historike mbi bazën e fuqisë së argumenteve, jo të argumenteve të pushtetit dhe pozitës së privilegjuar të një shteti individual. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse këto janë dy shtete fqinje, të cilat janë aleate në NATO, dhe pritet që së shpejti me anëtarësimin e Maqedonisë të jenë partnerë në BE. Fakte historike faktike Për të nxjerrë konkluzione është e nevojshme të ballafaqohemi me faktet reale historike të marrëdhënieve maqedono-bullgare, të cilat…
[21 tetor 2024]Evropa duhet të bëhet më e fortë, në kuadrin e NATO-s dhe BE-së – ushtarakisht, por edhe ekonomikisht. Kjo është mënyra e vetme që ajo mund të kundërshtojë Rusinë agresive të Vladimir Putinit, thotë ministrja e Jashtme e Finlandës.IP: Në Gjermani tashmë është bërë e qartë për shumicën e njerëzve që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë në 2022 se, sa të lajthitur ishin me Vladimir Putinin. Finlanda ishte neutrale për një kohë të gjatë dhe vetëm kohët e fundit u bë anëtare e NATO-s. A shihni ndonjë paralele?Elina Valtonen: Historia finlandeze është e mbushur me agresionin rus…
Nga Geopolitika News, Zagreb Këtë të hënë, agjencia e prokurimit të armëve të Polonisë njoftoi për ardhjen e dymbëdhjetë obusëve vetëlëvizës K9A1 nga Koreja e Jugut, duke e çuar numrin total të këtyre njësive në shërbim të Forcave të Armatosura Polake në 108. Kjo dërgesë e re shënon një hap të rëndësishëm për Poloninë në forcimin e aftësive të saj të armës së artilerisë dhe forcimin e bashkëpunimit me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace. Kjo dërgesë është pjesë e një kontrate prej 2.5 miliardë dollarësh të nënshkruar në gusht 2022 midis Polonisë dhe Hanwha Aerospace për një total prej 212 sistemesh…
Qëllimi i Beogradit ishte që përqindja më e madhe e qytetarëve të deklaroheshin si serbë. Kësaj i ka paraprirë makina e propagandës, në krye me Kishën Ortodokse Serbe dhe patriarkun Porfirije, si dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe pothuajse të gjitha mediat në Serbi dhe Mal të Zi.Kështu ka thënë për mediumin malazez Pobjeda Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. “Mali i Zi është një shtet laik që është ekspozuar ndaj klerikalizimit intensiv që nga viti 2020. Kjo u imponua nga Kisha Ortodokse Serbe (KPS) nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit. Që nga…