Author: ISHGJ

Kjo lojë mes Izraelit dhe Iranit se kush godet i fundit, pa shkaktuar fatkeqësi që politika dhe realizmi nuk munden t’i ndreqin, është si një ndeshje fëminore me dema. Megjithatë, ajo arrin të shfryjë krenarinë e pretendentëve dhe të ofrojë një dukje normaliteti në mesin kaosit: të parandalojë një luftë totale. Të paktën në këtë rast presioni i Joe Bidenit pati një efekt. Benjamin Netanyahut iu desh pothuajse një muaj për t’u përgjigjur – një kohë mjaft e pazakontë për Izraelin. Synimi fillestar ishte goditja e objektivave bërthamore dhe vendeve të nxjerrjes së naftës së papërpunuar, i vetmi burim që…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMINdërsa telashet dhe pasiguria vazhdojnë me ngritjen e BRICS dhe aktorëve të tjerë gjeopolitikë, në skenën rajonale të Ballkanit, krahas Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, në prag të përpjekjeve separatiste për shpërbërjen e Bosnjes dhe Hercegovinës, zyrtarë të lartë serb të ndihmuar nga Serbia hapur po deklarojnë se nuk janë të interesuar më të jetojnë në një federatë. Për situatën në BeH kemi shkruar në artikujt e mëparshëm, por sot do të ndalemi te udhëtimi special i presidentit serb Millorad Dodik, (lideri separatist i boshnjakëve serbë), i cili mban lidhje të ngushta me Rusinë, Serbinë…

Read More

Koreja e Veriut me sa duket ka dërguar trupa ushtarake për të mbështetur Rusinë në luftën e saj në Ukrainë. Regjimi në Phenian po merr një rrezik të parallogaritur strategjikisht.Nga Johen Shtanke [Jochen Stahnke] Frankfurter Allgemeine Zeitung”Ata po vijnë,” thotë njeriu në videon e celularit, ndoshta një ushtar rus. “Oh, ka më shumë!” përmes telave me gjemba, celulari filmon burra me pamje nga Azia Lindore, të cilët, të paktën sipas CNN-it, janë aktualisht në zonën e stërvitjes ruse Sergeyevka në trekëndëshin kufitar midis Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. Regjistrimet janë shpërndarë nga burime pranë qeverisë në Kiev. Një video…

Read More

[Në foto: Kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, duke njoftuar për sulmin e Izraelit ndaj Iranit në platformën e mediave sociale X. (X: @IDF)] Ushtria izraelite tha se ka përfunduar sulmet “precize” ndaj caqeve në Iran, si hakmarrje për sulmet iraniane ndaj Izraelit, të kryera në fillim të këtij muaji. “Tani mund të konfirmoj se kemi përfunduar përgjigjen izraelite ndaj sulmeve të Iranit kundër Izraelit. Ne kryem sulme të shënjestruara dhe precize ndaj objektivave ushtarake në Iran”, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) përmes një video-deklarate. “Avionët tanë u kthyen në…

Read More

Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje – qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump. Niç thotë se ndryshimi i politikës amerikane ka nisur prej se Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.Që atëherë, “politika e SHBA-ve në Evropë i ka dhënë përparësi mbështetjes për Ukrainën dhe gjithçka tjetër është strukturuar rreth saj”, sipas tij. Niç është bashkautor i një artikulli që publikoi javën e kaluar Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, me…

Read More

[24 tetor, 2024]Në seancën e tij konstituive të sotme, parlamenti austriak zgjodhi Walter Rosenkranz-n, një politikan nga Partia Populiste e djathtë e Lirisë së Austrisë (FPÖ), për kryetar të parlamentit, raporton Reuters. 100 nga gjithsej 162 përfaqësues në Këshillin Kombëtar (Nationalrat), siç quhet parlamenti në Austri, votuan për Walter Rosenkranz. Në zgjedhjet në fund të shtatorit, FPÖ fitoi 28.85 për qind të votave, duke dalë kështu përpara Partisë Popullore Austriake (ÖVP) që siguroi vendin e dytë, e cila u zgjodh nga 26.3 për qind e votuesve. Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ) u radhit në vendin e tretë me 21.1…

Read More

Nga Sadegh Pashm-Foroush [Eurasia Review] Bilanci politik i fuqisë në Lindjen e Mesme është zhvendosur në mënyrë dramatike kundër regjimit të Iranit. Goditjet e vazhdueshme ndaj forcave prokure të regjimit kanë krijuar një situatë të paprecedentë për regjimin, të tillë që nuk e ka përjetuar kurrë më parë. Këto ndryshime po ndodhin në një kohë kur regjimi as nuk ka kapacitet për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe as nuk mund të përballojë të rrijë duarkryq. Në të dyja rastet, rezultati parashikon humbje për regjimin. Për më shumë se tre dekada, regjimi mbijetoi përmes forcave të tij përfaqësuese, duke u përpjekur…

Read More

Nga Emin AZEMIMë 24 tetor 1912, rreth orës 15.00, Divizioni i parë i Ushtrisë Serbe – ‘Morava’ hyri trumfalisht në Kumanovë, që shënoi edhe fundin Luftës së Parë Ballkanike. Në këtë betejë, siç dihet, shqiptarët e pësuan më së keqi pas tërheqjes së trupave turke. Ata në fakt ngelën të vetmuar në frontin e përballjes me serbët, por këta të fundit kishin epërsi të konsiderueshme taktike- ushtarake dhe thyen çdo rezistencë. Në Betejën Kumanovës dominoi miti për Kosovën të cilin gjeneralët serbë e kishin mbjellur tek ushtarëte tyre . Në foton e mëposhtme shihet një pankartë ku ushtria serbe triumfin…

Read More

Nga Jeremy Shapiro dhe Zsuzsanna Végh [ECFR] Kuptimi/qenësia e Orbanit “Ka një njeri të madh, një lider të madh në Evropë – Viktor Orban. …Ai është kryeministri i Hungarisë. Ai është një udhëheqës shumë i madh, një njeri shumë i fortë.” – Donald Trump, janar 2024. Viktor Orbani i Hungarisë është padyshim lideri populist më i suksesshëm në botë sot. Që kur u bë kryeministër për herë të dytë në vitin 2010, ai e ka transformuar Hungarinë në atë që shumë e përshkruajnë si një “demokraci joliberale”. Gjatë këtyre 14 viteve, ai ka marrë kontrollin e pothuajse të gjitha institucioneve…

Read More

Gjasat që të kemi përshkallëzim të lufëts në Lindjen e Mesme gjithnjë e më tepër po shtohen. Një kundërpërgjigje e Izraelit ndaj sulmit rrufe të Iranit së fundmi tashmë është paralajmruar. Përmasat e tij do të jenë prologu i mundshëm i një trandje me karakter global.Nga Dr. Sadri RAMABAJA Ekspertë e njohës të mirë të sigurisë dhe gjeopolitikës pohojnë se hakmarrja e Izraelit mund të jetë shkatërruese për Iranin. Nëse ata zgjedhin të synojnë infrastrukturën kritike të naftës iraniane – shumica e së cilës ndodhet në afërsi të ishullit Kharg – eksportet e Iranit do të bien. Nëse kjo ndodh,…

Read More