Nga Dr. Agim KRASNIQI Abstrakt Ky punim trajton në mënyrë ndërdisiplinore çështjen e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, duke u mbështetur në argumente historike, juridike dhe gjeopolitike. Duke analizuar dokumentet esenciale të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, punimi argumenton se e drejta për vetëvendosje dhe për bashkim kombëtar është e legjitimuar në të drejtën ndërkombëtare, për aq kohë sa realizohet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Në rrafshin gjeopolitik, theksohet epërsia strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Perandorisë Sovjetike, si dhe fakti…
Author: ISHGJ
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL). Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit. Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj…
[15 maj, 2025] Britania e Madhe dhe Gjermania do të zhvillojnë së bashku një armë të re “me precizion të thellë” me një rreze veprimi që tejkalon 2,000 kilometra, tha qeveria britanike të enjten, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të Evropës rrisin bashkëpunimin e tyre në mbrojtje. Ky vendim vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Shtëpisë së Trinitetit për bashkëpunimin ushtarak midis dy shteteve tetorin e kaluar, shtoi ai. Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey po udhëton sot në Berlin për takimin e parë sipas Traktatit të Shtëpisë së Trinitetit. Projekti mbështetet në një angazhim të bërë vitin e…
Republika e Kosovës do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s. Krejt kjo do të ndodhë në kuadër të ushtrimit “Defender Evrope 2025”, që do të mbahet nga 26 maji deri më 6 qershor. Hollësitë i shpalos në një intervistë për RTK-në, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Malet e Babajt të Bokës do të ushtrohen sërish nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Krah trupave të ushtrisë së Republikës, do të jenë edhe…
Nga gjeneral Piro Ahmetaj Siç është gjerësisht e mirënjohur, nesër, dt. 16 maj, Tirana ka nderin të mikëpres takimin e 6 të Komunitetit Politik Europian. Në këtë takim (Samit në vijim) do marrin pjesë krerët më të lartë të 47 vendeve të kontinentit, pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë të Bashkimit Europian. Kujtojme se kjo platformë u krijua me iniciativën e presidentit francez Macron, vetëm 6 muaj mbas agresionit neo-nazist që Rusia-Putiniste ndërmori kundër sovranitetit të Ukrainës si dhe ndaj rendit global, vlerave të demokracisë, interesave gjeopolitikë dhe fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (NATO). Çështjet kryesore që do të diskutohen…
Pse na duhet një strategji gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe Republikës? Nga Dr. Sadri RAMABAJA Dezinformimi kërcënon demokracinë dhe kauzën tonë për bashkim. Kjo është arsyeja pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria në detyrë ka nevojë për strategji që do të shërbente si instrument për mbrojtjen e sferës publike të informimit dhe atë dixhitale. Hulumtuesit e kësaj sfere pajtohen se dezinformimi është një fenomen i përgjithshëm (shih lajmet e rreme) dhe si i tillë ai përbën njërën nga ndeshtrashat [sfidat] më të mëdha që kemi përpara, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Si në Kosovë edhe në Shqipërinë politike,…
Sadri RAMABAJA1 Abstract The period between the two world wars brought the dissolution of the empires – Austria-Hungary and the Ottoman. The creation of nation-states followed, along with economic and political transformations, along with the deepening of the ideological course, which would bring Bolshevik communism to Russia, and fascism to Europe. The collapse of Yugoslavia can be considered a warning for a new world order. Meanwhile, the collapse of the USSR and the end of the Cold War had put an end to the utopia of real socialism of the Russian model. See for this the fall of Yugoslavia was…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e BE-së për të mos marrë pjesë në Paradën e Moskës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të njëjtën gjë. Ai u takua me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse dhe me presidentin rus Vlladimir Putin. “Pas shumë vitesh, përsëri në Moskë”, tha presidenti Aleksandër Vuçiç. Nga Rusia, presidenti serb premtoi të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ai gjithashtu deklaroi se është një person që e mban fjalën e tij, ashtu siç e mbajti fjalën e dhënë presidentit Vlladimir Putin se do ta vizitonte. “Unë jam këtu për të luftuar për popullin dhe vendin…
Presidenti rus nuk i përgjigjet kërkesës së Kievit për një armëpushim më të gjatë duke filluar nga e hëna, por propozon bisedime të drejtpërdrejta. Çfarë dëshiron të arrijë me këtë?Nga Fridrih Shmit [Friedrich Schmidt / [FAZ]Vladimir Putini nuk do ta bënte kurrë të dukej sikur po reagonte ndaj presionit të jashtëm. Megjithatë, oferta e tij drejtuar udhëheqjes së Kievit të dielën mbrëma për të filluar bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll që të enjten e ardhshme, “dhe, theksoj, pa asnjë parakusht”, dukej se ishte një reagim dhe një përpjekje për të ndryshuar temën. Putini nuk dëshiron të flasë për një armëpushim të…
Në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë, aleanca mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës është sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri britanik Keir Starmer ka arritur një marrëveshje tregtare me Donald Trumpin. Britania, jo Brukseli, është e para në linjë për një marrëveshje tregtare “të plotë dhe gjithëpërfshirëse”. Kjo është historia që padyshim Keir Starmer do të përpiqet ta shesë – shkruan sot media e respektuar britanike The Telegraph, duke kujtuar se Starmer nënshkroi dy marrëveshje në 48 orë – me Indinë dhe SHBA-në në vitin e tij të parë në detyrë. “Marrëveshja tregtare” e shpallur sot është e…