Nga Sadegh Pashm-Foroush [Eurasia Review] Bilanci politik i fuqisë në Lindjen e Mesme është zhvendosur në mënyrë dramatike kundër regjimit të Iranit. Goditjet e vazhdueshme ndaj forcave prokure të regjimit kanë krijuar një situatë të paprecedentë për regjimin, të tillë që nuk e ka përjetuar kurrë më parë. Këto ndryshime po ndodhin në një kohë kur regjimi as nuk ka kapacitet për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe as nuk mund të përballojë të rrijë duarkryq. Në të dyja rastet, rezultati parashikon humbje për regjimin. Për më shumë se tre dekada, regjimi mbijetoi përmes forcave të tij përfaqësuese, duke u përpjekur…
Author: ISHGJ
Nga Emin AZEMIMë 24 tetor 1912, rreth orës 15.00, Divizioni i parë i Ushtrisë Serbe – ‘Morava’ hyri trumfalisht në Kumanovë, që shënoi edhe fundin Luftës së Parë Ballkanike. Në këtë betejë, siç dihet, shqiptarët e pësuan më së keqi pas tërheqjes së trupave turke. Ata në fakt ngelën të vetmuar në frontin e përballjes me serbët, por këta të fundit kishin epërsi të konsiderueshme taktike- ushtarake dhe thyen çdo rezistencë. Në Betejën Kumanovës dominoi miti për Kosovën të cilin gjeneralët serbë e kishin mbjellur tek ushtarëte tyre . Në foton e mëposhtme shihet një pankartë ku ushtria serbe triumfin…
Nga Jeremy Shapiro dhe Zsuzsanna Végh [ECFR] Kuptimi/qenësia e Orbanit “Ka një njeri të madh, një lider të madh në Evropë – Viktor Orban. …Ai është kryeministri i Hungarisë. Ai është një udhëheqës shumë i madh, një njeri shumë i fortë.” – Donald Trump, janar 2024. Viktor Orbani i Hungarisë është padyshim lideri populist më i suksesshëm në botë sot. Që kur u bë kryeministër për herë të dytë në vitin 2010, ai e ka transformuar Hungarinë në atë që shumë e përshkruajnë si një “demokraci joliberale”. Gjatë këtyre 14 viteve, ai ka marrë kontrollin e pothuajse të gjitha institucioneve…
Gjasat që të kemi përshkallëzim të lufëts në Lindjen e Mesme gjithnjë e më tepër po shtohen. Një kundërpërgjigje e Izraelit ndaj sulmit rrufe të Iranit së fundmi tashmë është paralajmruar. Përmasat e tij do të jenë prologu i mundshëm i një trandje me karakter global.Nga Dr. Sadri RAMABAJA Ekspertë e njohës të mirë të sigurisë dhe gjeopolitikës pohojnë se hakmarrja e Izraelit mund të jetë shkatërruese për Iranin. Nëse ata zgjedhin të synojnë infrastrukturën kritike të naftës iraniane – shumica e së cilës ndodhet në afërsi të ishullit Kharg – eksportet e Iranit do të bien. Nëse kjo ndodh,…
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi sulme ajrore të planifikuara kundër Iranit në përgjigje të sulmit raketor iranian më 1 tetor, duke theksuar se kjo lëvizje izraelite do t’i tregojë botës fuqinë e vërtetë ushtarake të vendit – raporton The Guardian. Sulmi nga Irani ishte si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një operacion të forcave izraelite. Gjatë një vizite në bazën ajrore të Izraelit Hatzerim, Gallant tha se “bota do të kuptojë përgatitjet dhe fuqinë e ushtrisë izraelite” pas kryerjes së sulmeve. Megjithatë, SHBA-ja ka kërkuar të kufizojë shkallën e sulmeve izraelite, veçanërisht…
Presidenti francez Emmanuel Macron hapi një konferencë në Paris të enjten me qëllimin e dyfishtë për të mbledhur 300 milionë funte për të trajtuar krizën serioze humanitare në Liban të shkaktuar nga bombardimet izraelite dhe për të kërkuar zgjidhje për të mbushur vakumin e sigurisë të krijuar nga dobësia e shtetit libanez. Franca, e cila ka lidhje të thella historike me Libanin, shpreson të jetë në gjendje të mbledhë fondet e nevojshme, veçanërisht falë donacioneve nga shtetet sunite të Gjirit, të cilat e kanë lënë pas dore Libanin vitet e fundit, duke lënë hapësirë për forcimin e Hezbollahut – raporton…
Forcat Ajrore Turke nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër pozicioneve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Sirisë dhe Irakut të mërkurën mbrëma, në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës më herët gjatë ditës në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) pranë Ankarasë. Sulmet ajrore turke shkatërruan 32 objektiva të lidhur me PKK-në, sipas raporteve nga agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se operacionet do të vazhdojnë dhe theksoi se Turqia “do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit me vendosmëri të plotë deri në eliminimin e terroristit të fundit”. Vetëm pak orë…
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin përmbyllës të takimit të nivelit të lartë të grupit BRICS të vendeve me ekonomi në zhvillim, duke përshëndetur rolin e kësaj organizate si një kundërpeshë ndaj Perëndimit. Takimi treditor i nivelit të lartë në qytetin e Kazanit kishte për tematikë thellimin e bashkëpunimit financiar, përfshirë zhvillimin e alternativave ndaj sistemeve të pagesave të dominuara nga perëndimi, si dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe zgjerimin e grupit të vendeve BRICS.Aleanca që fillimisht përfshinte Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut është zgjeruar edhe me Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe…
Një mundësi ekonomike e klasit të parë për disa – për të tjerët një katastrofë ekologjike: miniera e planifikuar e litiumit në Serbinë perëndimore po ndan vendin në dysh. Një pikëvështrim nga vendi I ngjarjes.Nga Andrzej Rybak [NZZ, 23.10.2024] Çdo mbrëmje vjeshte, Zoran Filipovic hap stallën dhe i lëshon delet e tij jashtë. Hanë disa kallinj që i gjejnë në arën e korrur me misër, pastaj i shpërndanë në livadhin përbri. “Ne prodhojmë vetë pothuajse gjithçka që na nevojitet për të jetuar”, thotë 55-vjeçari serb. “Ne mbjellim misër, sojë dhe grurë, dhe selisim dele dhe derra për mish.” Specat dhe…
[Në foto: Kandidatja e demokratëve për presidente, Kamala Harris dhe ai i republikanëve, Donald Trump.] Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në SHBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira. Sipas tyre, këta individë mund të konsiderojnë mundësinë e kërcënimeve fizike dhe dhunës, dhe ka mundësi që të kryejnë operacione dezinformimi,…