Author: ISHGJ
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të shtunën ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Alexander Kasanofin, i cili është emëruar si zëvendës-ndihmëssekretar i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Ky ishte takimi i parë i Osmani me Kasanofin që nga marrja e tij në këtë post në mes të korrikut. Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur mirënjohje për presidenten Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmëssekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksionit në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, aksion për të cilin ambasada tha se u mor…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dallimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë te synimet finale, por qasja për të arritur te to.Ajo i ka vlerësuar si më të rëndësishmet nga të gjitha të tjera marrëdhëniet me SHBA-në. Ka shtuar se “Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe deklarata mospajtimi mes zyrtarëve në SHBA dhe Qeverisë së Kosovës sa u përket disa qasjeve, por kurrë për synimet përfundimtare ose vlerat fundamentale që i ndajmë. Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA-ja duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, multietnike, të bazuar…
Dega e Postës së Kosovës, e hapur në Mitrovicë të Veriut.Shpërndaje Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut. Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e hershme të mëngjesit. Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege. Ministrja Rizvanolli ka thënë se Posta e Kosovës synon të ofrojë shërbime postare për të gjithë, në të gjitha anët e…
Franca qëndron e heshtur. Menjëherë pasi u parandalua një qeveri radikale e krahut të djathtë, Macron e sheh kundërshtarin e tij politik në kampin e krahut të majtë. Nga Adrienne Woltersdorf * [IPG] Një shaka po qarkullon në Francë: Emmanuel Macron, presidenti francez, përqafoi yjet e sportit në Lojërat Olimpike në Paris aq gjatë, në mënyrë që të mos i duhej të qeveriste më. Koreografia e gëzueshme, elegante olimpike dhe performancat më të mira të atletëve francezë kontrastojnë në mënyrën më të çuditshme një lidership politik që me kokëfortësi dhe në mënyrë refleksive përfshihet gjithnjë e më shumë në kontradiktat…
Anant Mishra & Dr. Christian Kaunert [IFIMES] Ndërsa talebanët festuan tre vjet të mbretërimit të tyre në pushtet, shumë studiues ende mendojnë se si grupi u ngrit për të zënë vendin në Kabul; disa ende shqetësoheshin nga kujtimet e evakuimit në agimin e 15 gushtit 2021. Grupi padyshim kishte faktorë favorizues pas marrjes së suksesshme të tyre, por rëndësia e Katarit nuk mund thjesht të injorohet ose të kufizohet në rolin e shtetit si një ndërmjetës i ndershëm. Që nga ditët e kryengritjes, shteti qëndroi i vendosur pas talebanëve, duke e shoqëruar grupin (disa studiues madje e konsiderojnë atë të ketë…
Nga Arben Iliazi Botuar në DIELLI Mjeshtri i Madh i Diplomacisë, Shaban Murati, më 2 shtator mbush 79 vjet dhe hyn në të 80-tat. Profesori i shquar, për të gjithë ata që e njohin dhe u është dhënë rasti të bisedojnë me të, është padyshim një personalitet poliedrik, diplomat me aftësi të rralla, humanist, historian, gazetar e polemist, me kulturë solide në fushën juridike dhe atë të së Drejtës Ndërkombëtare, njohës i mirë i letërsisë, eseist, madje dhe profesor në estetikë.Me një karrierë të gjatë në diplomaci, Shaban Murati i ka këshilluar shqiptarët dhe ka motivuar diplomacinë e re shqiptare…
Editorial nga Le MondeAvioni luftarak shumëfunksional Rafale, i ndërtuar nga firma Dassault Aviation, më në fund po arrin suksesin e pritur jashtë vendit. Ai ka një peshë të madhe në eksportet e armatimeve franceze, të cilat e kanë ngritur Francën në vendin e dytë në botë për vlerën e eksporteve të saj, sipas raportit të fundit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe të Stokholmit, botuar në mars. Shumë prapa Shteteve të Bashkuara, por tashmë përpara Rusisë. Libri i porosive të Dassault Aviation është aq i mbushur sa që prodhuesi mezi po arrin të përmbushë kërkesën. Kontrata e fundit u njoftua…
Nga Shaban Murati Shënime nga blloku diplomatik Në 14 gusht faqja zyrtare e MPJ të Rusisë botoi fjalimin e gjatë hyrës, që ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një takim në Moskë në 14 gusht me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin. Është e pazakontë që ministri i jashtëm i Rusisë t’i kushtonte aq vëmendje dhe fjalim të gjatë një zëvendëskryeministri të shtetit të vogël serb dhe i cili njihet si ushtar i bindur rus dhe shkon nja dhjetë herë në vit në Moskë për takime dhe porosi. Lavrovi nuk e ka bërë këtë as me ministrin e jashtëm të…
Nga Hyzri Salihu, Sociolog Mitrovica Veriore ka tendenca të kthehet në “vrimë të zezë” të rajonit, shkak për krijimin e një vatre të re lufte në Ballkanin Perëndimor. Populli në Kosovë është tejet i ndjeshëm dhe lehtësisht i “ manipulueshëm “ kur është fjala për të mbrojtur jetën, pronën, shtetin, pavarësinë dhe interesin kombëtar. Ngjarjet e marsit të vitit 2004 me pikënisje pikërisht në rajonin delikatë të Mitrovicës veriore dhe lumin Ibër, janë një përvojë e hidhur për pasojat që shkaktuan në një kohë shumë të shkurtër. Në kushte të njejta të manipulimit, provokimit dhe të presionit serb, situata mund…