Nga Bardhyl MAHMUTI, politologArsim Bajrami në një studim vluminoz të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës pretendon, se gjoja gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur vrasje joselektive[1] dhe, si pasojë, kemi 10 mijë e 749 shqiptarë të vrarë, 2 mijë e 197 serbë dhe 527 pjesëtarë të pakicave të tjera etnike”[2]. Kur folëm për kriteret e përcaktimit të qëllimi specifik, përmendëm procesin gjyqësor kundër Jean-Paul-Akayesu. Në këtë proces, Dhoma I e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën theksoi se një nga faktorët që mundëson të nxirret qëllimi për gjenocid, në rastet kur i akuzuari mohon qëllimin e vërtetë të akteve të…
Author: ISHGJ
Gjeneral ® Piro AhmetajNë “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, vijoj të ndjek (24/7), me përgjegjësi të shtuar luftën “për/me Ukrainën” si dhe përballjen e Izraelit me një valë të re të përshkallëzimit së sigurisë në lindjen e mesme mbas masakrës së organizatës terroriste të Hamasit në 7 Tetor 2023. Paraprakisht, më duhet të qartësoj edhe më fortë se, për sa trajtoj në këtë opinion, si edhe në çdo rast tjetër, nuk kanë të aspak të bëjnë me paragjykime mbi përkatësinë fetare, etnike, politike, gjinore dhe ngjyre; por as me të drejtën sovrane të vetëmbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit…
Nga Marc Semo, Le MondeVizita e presidentit francez në Serbi dhe nënshkrimi i kontratës për avionët Rafalë dëshmon se Franca po i ofron të fortit të Beogradit në emër të realizmit. Por ky realizëm dritëshkurtër rrezikon të ketë rezultate diametralisht të kundërta me ato të kërkuara, nënvizon editorialisti ynë Marc Semo. Në parkun e madh të Beogradit të Kalemegdan, një monument ende përkujton aleancën e vulosur gjatë Luftës së Parë Botërore me mbishkrimin “le ta duam Francën ashtu siç na deshi ajo”. Kjo lidhje, e cila ishte shumë reale, që nga shpërbërja e Jugosllavisë, është mbingarkuar nga liderët serbë, duke përfshirë…
[Prishtinë, 4 shtator 2024]Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi të martën në Prishtinë me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit, tha zyra e kryeministrit Kurti. Kurti gjithashtu tha se Kosova do të vazhdojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia, “e cila mbetet një prej partnerëve kryesorë të Kosovës”. “Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia”, thuhet në njoftim.Ndërkohë,…
Nga: Shqiprim PulaMëvetësia e shpallur, integriteti territorial, asetet ekonomike në territorin verior, sovraniteti politik dhe subjektiviteti ynë, domosdoshmërisht, duhet ruajtur duke evituar dëmet e të së kaluarës, duke përdorur ‘Rebus Sic Stantibus’ që nënkupton se marrëveshjet mund të pezullohen, anulohen apo tërhiqen përmes kësaj doktrine si valvule sigurie. Doktrina ‘Rebus Sic Stantibus’, si valvul sigurie është e pranuar si shmangie apo si mosrespektim, i parimit të përgjithshëm ‘Pacta Sunt Servanda’; mbase Kuvendi dhe Qeveria e Republikës duhet konsideruar si gur themel i zgjidhjes së një marrëdhënieje për pakt paqeje Kosova e pasluftës krijoji skllevërisht politikë moderne, duke trafikuar e kontrolluar individë…
Shkruan: Dr Xhevat Hasani Për tre VLEN-istët dhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni, ka ardhur koha që të vishen më trashë, sepse dimri i egër VMRO-istë po u vjen nga pas! Më vjen keq që, parashikimet e errëta lidhur me veprimtarinë antishqiptare të VMRO-së në Maqedoni, çdo ditë e më shumë po bëhen një realitet i zi. Bëmat antishqiptare të VMRO-së janë si më poshtë: 1. Të gjitha Ministritë shtet-bërëse dhe shtet-mbajtëse (Kryeministrin, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Ekonomisë, VMRO-ja ua ka besuar qytetarëve të klasit të parë: Maqedonasve; 2. Vetëm katër…
Nga Xhelal ZejneliShqiptarët – një gjuhë, një histori, një kombKohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta.Shqiptarët në Ballkan: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, duke përfshirë dhe çamët – janë një popull, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb. Pjesë…
Kandidatja demokrate Kamala Harris kryeson rivalin e saj republikan Donald Trump për sa i përket atributeve personale dhe menaxhimit të fushatës për garën e ardhshme presidenciale në nëntor. Këto janë gjetjet e një sondazhi të kryer nga ABC News në bashkëpunim me IPSOS në Shtetet e Bashkuara. 56% e amerikanëve besojnë se Harris ka bërë një punë shumë të mirë ose të shkëlqyer duke udhëhequr fushatën e saj, krahasuar me 41% që mendojnë të njëjtën gjë për Trump. Sondazhi i ABC News dhe IPSOS tregon gjithashtu Kamala Harris si fituese të debatit presidencial më 10 shtator, ku 43% e amerikanëve…