Nga Dr. Lavdim HAMITIHYRJE Ballkani Perëndimor zë një vend të rëndësishëm në gjeopolitikën evropiane për shkak të pozicionit të tij strategjik, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Ky rajon, që përfshin vende si Kosova dhe Shqipëria, ka një histori të pasur si pikë kyçe për rrugët tregtare dhe kulturore që lidhin Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme. Diversiteti etnik dhe kulturor, së bashku me historinë e tij të trazuar, e kanë bërë Ballkanin një fushë të rëndësishme për ndikime gjeopolitike nga fuqitë e mëdha. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në gjeopolitikën e rajonit është…
Author: ISHGJ
Nga Shqiprim Pula E kemi shkelur dekadën e tretë të shekullit XXI dhe vazhdojmë të jemi në luftë, e pushuar si front luftimesh, por të pa mbaruar përmes një Traktati Paqeje. Qysh në Qershor të 1999-tës, Mitrovica doli e ndarë në mënyrën se si mbeti si qytet dhe befas Serbia ngriti struktura të caktuara, herë si rojet e urës e herë si mbrojtja civile, si përpjekje të saj për të administruar qytetin e veriun si tërësi. Për dy vite mësimdhënie tek një kolegj Universitar në Mitrovicë, e kam parë e ndjerë ndarjen, këndej e andej lumit Ibër. Njëzet e sa…
[Në foto: Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO]“Ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. [Presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq pretendon se edhe ai e do këtë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë, andaj luan në të dyja anët”, thotë për Radion Evropa e Lirë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO. “Kjo është ajo që SHBA-ja dhe Franca thonë se është politikë e tyre – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Nën Vuçiqin, kemi parë…
Neootomanizmi ka lëshuar shtat edhe në hapësirën shqiptare. Ka disa forca politike, përveç tri bashkësive islame me qendër në Shkup, Prishitnë e Tiranë, që ndërkohë kontrollohen plotësisht nga Ankaraja zyrtare. Në rast të mosveprimit të politikës, sidomos asaj në boshtin Tiranë-Prishitnë, në një të ardhme jo të largët, shumë shpejt mund të përballemi me rreziqe për sigurinë dhe orjentimin strategjik tonin si Komb, madje në përmasat që sot paraqet AfD në Gjermani. Nga Dr Sadri RAMABAJA Turqia ditë më parë i ka kërkuar zyrtarisht grupit BRICs të bashkohet me këtë forum, natyrisht për të rritur ndikimin e saj global dhe…
[Në foto: Kryeministri i ri Michel Barnier në inaugurimin e tij në “Hotel Matignon”] Michel Barnier duhet të formojë një qeveri të qëndrueshme. Partia e tij nuk ka asnjë bazë pushteti për këtë dhe e majta po i përplas derën në fytyrë. Ai duhet të mbështetet në vullnetin e mirë të nacionalistëve të krahut të djathtë të [Rassemblement national] Kuvendit Kombëtar. Me Michel Barnier, kryeministrin më të ri të Republikës ës Pestë, tani Franca ka kryeministrin në detyrë me moshë më të vjetër. Pavarësisht moshës së tij të re 35-vjeçare, Gabriel Attal nuk dyshohej se ishte i papërvojë. Por reputacioni…
Rusia thuhet se ka marrë mbështetje nga Irani në luftën në Ukrainë. Perëndimi shpall “pasoja të rëndësishme”. [07.09.2024; Berliner Zeitung] Sipas zyrtarëve amerikanë dhe evropianë, Irani besohet se ka furnizuar Rusinë me raketa balistike. Kështu është raportuar nga Wall Street Journal. Perëndimi ka kohë që paralajmëron kundër furnizimit me armë të tilla Rusisë. Dërgesa pritet të përfshijë disa qindra raketa balistike, sipas zyrtarëve perëndimorë. Irani ka një shumëllojshmëri armësh të tilla, me një rreze veprimi deri në 800 kilometra. Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Tek këtë javë, Shtetet…
By Dr. Sadri Ramabaja The Prime Minister of Kosova has already been profiled as a responsible and dedicated leader in building a political environment that breathes in full accordance with the ideas of modern social democracy. The complete opposite can be said about the Serbian leader, Aleksander Vučić; he has already built his profile as an autocrat. In the new geopolitical realignment, what position will Washington and Brussels take: for the protection of democracy and the Republic of Kosova or for Serbian expansionist authoritarianism? In this complicated context, it seems that Western diplomacy has already failed. The emergency visit to the…
Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Washington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me prorusin, Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit po sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. I bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington. Po opozita e Kosovës si po sillet ndaj këtyre huqeve që po i…
[6 shtator 2024] Disa orë pasi Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi për aktakuzën ndaj ish-këshilltarit të Trump-it, Dimitri Simes, kandidati republikan bëri një premtim mahnitës gjatë një fjalimi në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut: Ai premtoi të hiqte sanksionet ndaj Rusisë. Aktakuza, ku përfshihej edhe gruaja e Simes-it, Anastasia, akuzon çiftin për bashkëpunim me rrjetin televiziv shtetëror rus Prvi Kanal, nga i cili kanë marrë më shumë se një milion dollarë, një makinë dhe një shofer. Simes-i, i përmendur në raportin e Mueller-it për lidhjet e tij me aleatët e Trumpit, si Jared Kushner, ka qenë në…
Nga Ndriçim KULLA Një përfaqësuese e denjë e mendimit të pjekur politiko-historik e veçanërisht diplomatik, të spikatur, është edhe Dora D’Istria, sidomos në trajtesën e saj mbi dallimin midis Lindjes dhe Perëndimit, ku ajo shfaqet si pararendësja më e parë e ndërdyzjes së madhe, ose njërës nga temat që do të debatohet me po të njëjtën ashpërsi në vitet ’30-të, për të arritur kulmin në vitin 1935-1936, me disa artikuj të famshëm si Lindje apo Perëndim (Zef Valentini), Oriental apo Oksidental (Krist Maloki), Zvicër apo Afganistan (Ismet Toto), e kështu me radhë. Është një rrëke kjo mjaft e rëndësishme e mendimit politik…