Author: ISHGJ

Në përvjetorin të sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një intensitet të ri. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ka shprehur mbështetje të fortë për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e promovuar rikthimin e forcave serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Ky projekt, i miratuar së fundmi nga Kuvendi i Madh Gjithë-Serb, po merr gjithnjë e më shumë trajtë në diplomacinë perëndimore nga lobi serb, duke shërbyer si një instrument për të justifikuar ambiciet territoriale të Beogradit. Rusia, si sponsorizuesi kryesor i këtij procesi, ka…

Read More

Nga Shaban Murati Disa analistë të vjetër dhe të respektuar e pritën me ironi, tallje dhe sarkazëm projektin grandioz planetar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një “shteti sovran të urdhrit bektashi” në territorin e Shqipërisë. Nuk u kuptua se kemi të bëjmë me një projekt të paparë panbotëror dhe kryeministri, jo rastësisht, zgjodhi për të njoftuar botën për projektin zëdhënësen botërore prestigjozen amerikane “Njujork Tajms” në 21 shtator 2024 dhe tribunën më të lartë diplomatike të OKB-së në 22 shtator 2024. Nuk begenisi t’ia thoshte më parë as opinionit publik shqiptar, as popullit shqiptar, as parlamentit…

Read More

Sulmet izraelite në Liban thuhet se kanë lënë qindra të vdekur dhe të plagosur. Një numër njerëzish po ikin nga jugu. Ushtria izraelite njofton për sulme të mëtejshme “në shkallë të gjerë” në lindje të vendit. Nga Frankfurter Allgemeine [23.09.2024] Sipas Ministrisë libaneze së Shëndetësisë, 274 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Liban. Gra, fëmijë dhe ndihmës mjekë ishin gjithashtu në mesin e viktimave. Ky është numri më i lartë i të vdekurve dhe të plagosurve në Libanin jugor që nga fillimi i përleshjeve të ngjashme në luftën midis Izraelit dhe…

Read More

[Në foto: Një parashutist serb me flamurin e shtetit pak para zbarkimit: Ushtria po vuan mungesën e personelit. Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak synon të rregullojë situatën.] Serbia po modernizon sistematikisht forcat e saj të armatosura. Tani do të rritet edhe fuqia punëtore. Opinionet ndryshojnë në lidhje me motivet e vërteta të masës. Nga Volker Pabst [NZZ, 23.09.2024] Nga viti i ardhshëm, meshkujve serbë do t’u kërkohet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej 75 ditësh. Presidenti Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi ndryshimin pak ditë më parë, tha se Serbia nuk dëshiron të sulmojë askënd. Por ne duhet të jemi…

Read More

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportet aktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Shea u shpreh se Albin Kurti ndoqi këshillën e BE-së për të mos e hapur Urën e Ibrit për qarkullim të makinave dhe thotë që pasi udhëheqja e re e bllokut të vihet në vend, masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë. “Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së të hiqen. Ai ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik.…

Read More

[22 shtator 2024] Gjatë kësaj jave, liderët e vendeve të mbledhura në samitin vjetor të Kombeve të Bashkuara përballen me sfida kryesore: bashkëpunimi jo vetëm për çështje urgjente, por edhe modernizimi i institucioneve ndërkombëtare të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për një “Samit të së Ardhmes” për të rivendosur angazhimin ndaj multilateralizmit dhe përshtatjen e strukturës globale ndaj kërcënimeve bashkëkohore – raporton ABC News. Guterres theksoi se sfidat ndërkombëtare po ecin më shpejt se aftësia jonë për t’i zgjidhur ato. “Ndarjet gjeopolitike janë jashtë kontrollit,” tha ai, duke treguar konfliktet,…

Read More

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si shteti më i ri anëtarë i kësaj Konvente.Sipas një komunikate për media nga MPJD-ja, dorëzimi zyrtarë i instrumentit të anëtarësimit në Konventën për Pranim të Përkohshëm, u bë nga udhëheqësi i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, ambasadori Agron Bajrami dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, përderisa nënshkrimi i saj ishte bërë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. “Me rastin e aderimit të vendit…

Read More

Nga Shukrije GASHI Ne kohën kur në Ukrainë, Rusia po vazhdone shfarosjen intensive të popullatës ukraknase me pasoja të rënda nga radioaktiviteti në ujë, ajër dhe natytën tashmë të djegur e të shkatërruar pakthyeshëm atje, si dhe rrënimit të jetës së qytetarëve rus, marrëdhënieve të tyre me fqinjët e tyre ukrainas, luftës me pasoja katastrofale për jetrat e njerëzve që po zhvillohet në Gaza, me sulmin terrorist të Hamasit në Izrael, ku u vranë mbi 1200 qytetarë të Izraelit, si dhe për pasojë u vranë mbi 50.000 palestinezë në përpjekje të Izraelit për ta zhdukur Hamasin toksik, në Ballkanin Perendimor…

Read More

[20 shtator 2024] Ushtria serbe ka mbajtur ekspozitën e kapaciteteve të quajtur “Flamuri 2024”, me rastin e Ditës së Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb – raportojnë mediat serbe. Në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavloviq” në Batajnicë, të tubuarit patën rastin të shohin armatimet dhe pajisjet më moderne ushtarake. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Nuk ka asgjë për të cilën jam më krenar se ushtria jonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se paga e ushtarëve sot është katër herë më e lartë se dhjetë vjet më parë, dhe numri i dronëve, sipas tij, është rritur…

Read More

Gzim Rushiti, Kandidat i PHD ABSTRACTNë kuptimin e saj më të gjerë, diplomacia i referohet drejtimit të çështjeve njerëzore me mjete paqësore, duke përdorur teknikat e bindjes dhe negocimit. E parë si një institucion i sistemit ndërkombëtar, mund të bëhet dallimi midis diplomacisë si një grup procesesh dhe si një grup strukturash përmes të cilave kryhen këto procese. Diplomacia zakonisht lidhet me përdorimin e zgjuar të gjuhës, negociatat e vazhdueshme dhe dialogët ndërmjet shteteve dhe/ose aktorëve të tjerë. Diplomacia” është një term që përdoret shpesh mjaft lirshëm. Një sërë librash mbi diplomacinë e vendeve të caktuara kanë të bëjnë me…

Read More