Author: admin

[3 qershor, 2024] Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vazhdon vizitën në Turqi duke iu takuar me personalitetet më të larta të këtoj vendi duke përfshirë edhe presidentin turk Erdogan. Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve “Bayraktar”, të cilët tashmë janë në posedim edhe të Ushtrisë së Kosovës. “Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në…

Read More

Debati i gjatë se a mundet Ukrainës t’i lejohet të sulmojë objektivat ushtarake në Rusi me armë perëndimore po merr fund. Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po I afrohemi heqjes së vijave të kuqe.Me këtë akt a do të ndryshojëe rrjedha e luftës? Nga Dr Sadri RAMABAJA Pas një qëndrese të pashembullt e të paparamendueshme të ukrainasve në përballje me Rusinë me supermaci të theksuar armatimi, në qastin kur rënia e qytetit të dytë më të madhë të Ukrainës – Karkivit [Charkiw], mund të ishte në prag, Perednimi ndërroi strategjinë e veprimit.Udhëheqja ukrainase mori lejen…

Read More

Procesi i shteformësisë së shqiptarëve, është kapitulli i ri i marrëdhënieve në mes të dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Pa rrumbullaksimin e këtij procesi, perspektiva e Maqedonisë së Veriut do ti ngjante një fryti gjysmë të pjekur. Prandaj është koha që këtu të lind një Lëvizje për shteformimin e shqiptarve në Maqedoninë e Veriut. Nga Emin AZEMI, Shkup Pasi të kenë kaluar këto përplasje identitare bullgaro-maqedonase, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet t’i përveshin mëngët dhe të luftojnë për statusin e tyre shtetformues. Kjo për faktin se paradoksi i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase qëndron tek mosdefinimi i pozicioneve…

Read More

Nga Dritan GOXHAJ, Tiranë Në vitin e largët 1962 gjenerali amerikan Mac Arthur mbajti një fjalim para kadetëve që po diplomoheshin nga një prej akademive më prestigjoze ushtarake të botës, në West Point. Në fjalën e tij mbresëlënëse, ai foli për moton e kësaj shkolle e cila në të vërtetë ka qënë motoja e gjith akademive ushtarake të botës anembanë, por edhe moto e shumë ushtrive të botës. Mac Arthur i bëri elogji një kodi etik për të cilin të gjithë ata që nuk kanë besuar e që nuk besojnë do thonë se janë vetëm fjalë, ose thjesht një slogan.…

Read More

[31 maj, 2024]Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen , njoftoi Zyra e Kryeministrit. Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023. “Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë. Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin…

Read More

30 maj, 2024 Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin. Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Ndërsa lexohej vendimi, ai qëndronte me një vështrim të…

Read More

Presidenti serb Vuçiq shpërfaqet plot indinjatë me rastin e miratimit të rezolutës së OKB-së e inicuar nga Berlini për gjenocidin serb [1995] në Srebrenicë. Në Serbi këtij zemrimi të shprehur me kaq vulgaritet i bëhet jehonë e lloit të vet. Nga Dr Sadri RAMABAJA Në ditët dhe javët e fundit, debati është intensifikuar në qarqet politike perëndimore dhe media, nëse qëndrimi i Perednimit në raport me sjelljet e Serbisë në Bosnjë dhe Kosovë duhet të ndryshojë. Ky diskurs i referohet kryesisht sjelljeve të lidershipit të Republikës Serbe në Bosnjë në raport me të ardhmen e shtetit të Bosnjës e Hercegovinës,…

Read More

[30 maj, 2024] Nuk ka të djathtë ekstreme të denjë dhe të vrazhdë, ata janë të gjithë të papranueshëm, përfshirë kryeministren italiane Giorgio Meloni, tek e cila po mbështet Ursula von der Leyen, tha kandidati kryesor i socialistëve evropianë për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, transmeton Hina. “Mund të dëgjoni se ka dy grupe të së djathtës ekstreme, njëra është shumë e keqe, e cila është fashiste dhe këto janë partitë e grupit politik Identiteti dhe Demokracia (ID), dhe tjetra e djathtë ekstreme e denjë, Konservatorët Evropianë dhe Reformistët (ECR), aty e keni Melonin”, tha Schmit në një intervistë…

Read More

[Donika Gërvalla-Schwarz, Ministre e Jashtme e KosovësNdajeni][24 maj, 2024] Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Europian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit. “Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojme Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”.…

Read More

[29 maj, 2024] Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe atyre fqinje.Udhëtimi i kryediplomatit amerikan vjen mes përpjekjesh të Kievit për të frenuar sulmet ruse në lindje, ndërsa presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi nga Ukraina i armëve perëndimore për të goditur brenda Rusisë, mund të shkaktonte një konflikt global.Në Kishinau, zoti Blinken do të takohet me presidenten pro-evropiane Maia Sandu, si dhe zyrtarë të tjerë…

Read More