Author: admin

Nga Dr. Selim IBRAIMI Në një botë të trazuar, procesi i vendimmarrjes politike paraqitet i ndërlikuar në disa nivele. Në nivelin lokal dhe kombëtar, lidershipi duhet të tregojë disa aftësi dhe veprime të duhura. Siç theksoi Nikolo Makiaveli pesëqind vjet më parë, një sundimtar duhet të jetë në gjendje të posedoj disa tipare për të qeverisur: atë të dhelprës, të luanit dhe më i rëndësishmi të jetë i rrethuar nga njerëz të mençur. Në kohët moderne ky koncept bëhet edhe më i vlefshëm, pasi historia e lidershipit mund të bëhet një tregim në vete nëse pushteti i një burrështetasi vendoset…

Read More

Nga Dr. Arben Qirezi Në rastin e Kosovës, deklarata e kuvendit gjithëserb tregon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është partner i besueshëm me të cilin mund të arrihet normalizimi dhe paqja. Përkundrazi, ai është promotori kryesor i politikës agresive serbomadhe dhe dialogu nuk është mënyra e vetme përmes, të cilës mund të arrihet normalizimi dhe paqja e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe në rajonin më të gjerë. Sepse, po shihet se synimi i Vuçiqit nuk është as normalizimi, as paqja. E vetmja gjë që nuk e lejon atë të fillojë një luftë të re në…

Read More

Nga Dritan GOXHAJ / Tiranë Pothuajse si vjet në këtë kohë, forcat ushtarake ukrainase edhe pse të pa përgatitura, filluan një kundër-ofensivë ushtarake ndaj forcave ruse në Ukrainë, të nxitura nga Pentagoni dhe vëndet kryesore Eurpiane. E filluan atë kundër-ofensivë me një zhurmë të madhe propaganduese që disa muaj përpara se ajo të fillonte realisht në terren. Ajo u propagandua si një ofensivë e cila do të bëntë ndryshimin e luftës bazuar vetëm mbi tanket dhe mjetet e blinduara perendimore. Por që në realitet dështoi që në fillimet e sajë në mënyrë të turpshme dhe tepër të përgjakshme për ukrainasit.…

Read More

Libri i Dr. Sadri Ramabajёs “RIVALITETI SHEKULLOR – Gjeopolitika postmoderne: Rikthimi te vetvetja”, Onufri & ISHGJ, Tiranё 2024, f.486 Nga Dr. Skёnder Demaliaj dhe Dr. Dritan Hoti / Tiranë Gjeopolitika përpiqet të shpjegojë zhvillimin politik e shoqëror të një vendi me kushtet gjeografike dhe të përligjë politikën agresive e pushtuese me mospërputhjen e popullsisë me hapësirën gjeografike. Sipas Klaus Dodds: “Gjeopolitika fokusohet tek roli i territoreve, resurseve dhe gjeografisë fizike në formimin dhe zhvillimin e shteteve”.[1] Të udhëhequr nga këto formulime teorike, shteti serb ka pushtuar dhe tjetërsuar territore shqiptare që nga viti 1862 e në vazhdim. Këtë e ka…

Read More

[13 qershor, 2024] Më 11 qershor 2024, Ministri i Jashtëm armen Ararat Mirzoyan priti Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe një delegacion qeveritar ndërinstitucional për takimin Capstone të Dialogut Strategjik SHBA-Armeni (USASD), i cili u zhvillua në Jerevan, Armeni. Eksperti politik me bazë në SHBA, Peter Tase, flet për faqen e lajmeve Caliber.Az në një koment ekskluziv. Gjatë takimit Capstone, Armenia dhe Shtetet e Bashkuara shqyrtuan progresin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përshkruan një vizion për thellimin e lidhjeve në vitin e ardhshëm, që do të zyrtarizohet në një Memorandum Mirëkuptimi, për të përmirësuar…

Read More

[Foto: Konferenca për paqe në Ukrainë, Zvicër, 16 qershor, 2024] 16 qershor, 2024 Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të nisur nga Rusia. Megjithatë disa vende që ishin pjesëmarrëse në një konferencë paqeje në Zvicër nuk iu bashkuan kësaj deklarate. Analistët thonë se konferenca dy-ditore ka të ngjarë të ketë pak ndikim konkret drejt përfundimit të luftës, sepse vendi që e nisi dhe po vijon luftën, Rusia, nuk ishte i ftuar. Tetëdhjetë vende së bashku kërkuan të dielën që “integriteti territorial”…

Read More

NGA BESIM MULAJ Në këtë vit zgjedhor kyç në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e gjithë botës është e përqendruar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2024. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e politikës së brendshme amerikane, por gjithashtu do të kenë ndikime të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Me këto sfida kaq të larta është thelbësore të kuptohet se si një fitore e Donald Trump apo e kundërshtarit të tij Biden mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dinamikat gjeopolitike globale. Shtetet e Bashkuara, si një superfuqi globale, kanë një ndikim të konsiderueshëm në çështjet ndërkombëtare.…

Read More

NGA BESIM MULAJ Në këtë vit zgjedhor kyç në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e gjithë botës është e përqendruar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2024. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e politikës së brendshme amerikane, por gjithashtu do të kenë ndikime të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Me këto sfida kaq të larta është thelbësore të kuptohet se si një fitore e Donald Trump apo e kundërshtarit të tij Biden mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dinamikat gjeopolitike globale. Shtetet e Bashkuara, si një superfuqi globale, kanë një ndikim të konsiderueshëm në çështjet ndërkombëtare.…

Read More

Nga Mimoza Abrazhda Perspektiva gjeopolitike e shtetit juridik është e rëndësishme për të kuptuar ndikimin e tij në kontekstin e raporteve ndërkombëtare, stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik. Disa aspekte kyç të kësaj perspektive janë: Stabiliteti dhe Siguria Rajonale: Shteti juridik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin rajonal dhe sigurinë. Kur një vend ka një shtet juridik funksional, me institucione të forta dhe të pavarura gjyqësore, minimizohen rreziqet e konflikteve dhe përplasjeve të brendshme dhe ndërkombëtare. Kjo krijon një ambient më të favorshëm për bashkëpunim dhe zhvillim rajonal. Besimi i Investitorëve dhe Ndryshimi Ekonomik: Në perspektivën gjeopolitike, shteti juridik ndikon…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Përmes deklaratës politike zyrtarizohet “Bota Serbe” që, de fakto, nuk është asgjë tjetër, përveç tumirje e strategjisë ekspansioniste me një gjuhë më të “civilizuar”.Nga Naçertania e Garashaninit [1844], e hartuar nga një oficer polak i shërbimit intelegjent dhe e përvetësuar nga ish kryeministri serb, e deri tek Deklarata e Kuvendit panserb [8 qershor 2024], autor të të cilës fare lehtë mund të jenë oficer rus të kabinetit të Garasimovit të shërbimit intelegjent, në qendër të të gjithë programeve serbe ishte ekspansioni herë në perendim e heër në jug. Nëse në vitin 1878 Kongresi i Berlinit dhe…

Read More