Nga Shqiprim PULA, PhD Destabilizimi i Ballkanit është një nga qëllimet kryesore të politikës cariste Ruse. Si kontraktorë u angazhua politika shkatërruese e Aleksandar Vučić, i cili, veç në dy vitet e fundit e dërgoi gjashtë herë Milorad Dodik tek Vladimir Putin-i për të marrë direktiva të njëpasnjëshme. I ashtuquajturi Parlamenti Gjithëserb është tashmë rezultati, i cili nominalisht i referohet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por në fakt e përpunoi në detaje prishjen e saj. Kjo e urdhëruar shprehimisht nga Milorad Dodik. Gjithëçka e zbuluar plotësisht në ‘deklaratë’. Qëllimi nuk është vetëm “integrimi” i Entitetit Serb në rajon, por krijimi…
Author: admin
[21 qershor, 2024] Bashkimi Evropian ka pranuar zyrtarisht të hapë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësimin në bllok, një hap i rëndësishëm simbolik në një proces që do të zgjasë me vite. Vendet anëtare të BE-së kaluan sot pengesën e fundit dhe bisedimet zyrtare të pranimit mund të fillojnë më 25 qershor në Luksemburg, sipas Belgjikës, e cila kryeson bllokun, raporton Bloomberg. Hungaria kishte bllokuar masën, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e pakicave hungareze në Ukrainë, një kërkesë e kahershme që Brukseli dhe Kievi tani këmbëngulin se është përmbushur. Në mars, Komisioni Evropian propozoi një kornizë negociuese për…
nga Geopolitic Futures – 15 qershor 2024 Zgjedhjet e Parlamentit Evropian fundjavën e kaluar panë rezultate të përziera për euroskeptikun e legjislaturës dhe partitë pro bllokut. Partitë populiste patën fitime të vogla me ID-në dhe grupimet ECR që fituan 134 karriga/vende të kombinuara në Parlament. Megjithatë, shumica dërrmuese e vendeve shkuan për partitë pro-integruese me të tre grupimet më të mëdha, duke fituar 403 nga 720 vende. Në institucionet evropiane ende mbretëron moderimi. Një nga rezultatet më të dukshme të garës erdhi në Francë. Partia Kombëtare e ekstremit të djathtë, pjesë e grupimit ID, fitoi afërsisht 31 për qind të…
[21 qershor, 2024] Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Bosnja nuk është imune ndaj kërcënimeve që mund ta rrezikojnë paqen e arritur në këtë vend. Serwer në konferencën në Sarajevë përmendi sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë mund të provohet edhe në Bosnjë. “Fatkeqësisht, BeH duhet të jetë gati për luftë. Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq kanë treguar dhe shpalosur qartë qëllimet e tyre. Ata po krijojnë një botë serbe që duhet të “heqë” Republikën Serbe nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës. Ne pamë se çfarë…
Mark Rutte [21 qershor, 2024] Kur Mark Rutte të zhvendoset në zyrën e tij në NATO, ai nuk do të ketë shumë kohë për muaji mjalti. Fushata e kryeministrit holandez në largim për të qenë Sekretar i Përgjithshëm përfundoi të enjten kur ai siguroi mbështetjen e të 32 aleatëve të NATO-s (me Rumaninë, e fundit që njoftoi mbështetjen e saj). Shefi aktual, Jens Stoltenberg, do të japë dorëheqjen deri më 1 tetor. Rutte, i cili ka drejtuar ekonominë e pestë më të madhe të BE-së për 14 vjet, vlerësohet gjerësisht si një ndërtues efektiv i konsensusit, duke treguar gjithashtu vendosmëri…
[21 qershor, 2024] Të 32 vendet anëtarë të NATO-s kanë rënë dakord për kandidaturën e kryeministrit holandez, Mark Rutte, për të qenë Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s për të pasuar Jens Stoltenberg-un e Norvegjisë, raportoi Politico, duke shtuar se Rutte do të emërohet zyrtarisht gjatë një samiti në Uashington, në korrik. “Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim do të pasojë Jens Stoltenberg. Pas konfirmimeve të Hungarisë dhe Sllovakisë të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten…
Lufta në Ukrainë ka rikthyer në rend dite rivalitetet strategjike. Në këtë trend rirreshtimi gjeopolitik merr dimensione vendimtare.Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë. Nga Dr Sadri RAMABAJA Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’. Tolerimi nga ana e Serbisë i veprimit kuaziplural përgjatë gjithë dekadës së apart’heidit…
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i tha Zërit të Amerikës se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje. Zyrtari i lartë amerikan, i cili luajti një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovës, thotë se aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit. Në një intervistë me kolegen Garentina Kraja, zoti Rubin flet edhe për shqetësimet lidhur me fushatën e dezinformacionit të përhapur nga…
Konferenca e paqes në Zvicër dha rezultate mjaft të dobëta. Arsyet për këtë ishin veçanërisht dy qëllime të papajtueshme. Nga Christos Katsioulis* [IPG] Ka një veçori simpatike në gjermanishten zvicerane. Njerëzit nga Republika Alpine shumë shpesh i mbyllin fjalitë e tyre me një “ose” dhe kështu i shtojnë një pikëpyetje deklaratës së tyre, përndryshe mjaft të qartë. Ky ndoshta do të kishte qenë titulli më i përshtatshëm për konferencën mbi Byregenshtok [Bürgenstock]: Samiti për Paqe, apo jo? Ishte konferenca më e madhe ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë nga Zvicra. “Samiti për paqen në Ukrainë”, siç u quajt përfundimisht takimi, mblodhi së…
Nga Dr Jorgji KOTEJava e kaluar politike dhe diplomatike ndërkombëtare me takime të niveleve më të larta shtetërore iu kushtua pothuajse tërësisht mbështetjes së mëtejshme ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës, në luftën e saj heroike për të sprapsur dhe mposhtur agresionin rus. Ishin forume me emra tingëllues: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Ukrainës në Berlin më 10 – 11 qershor, Takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATOS më 12 qershor, Samiti i zgjeruar të G7 në Pulia, Itali më 13 – 14 qershor me praninë dhe të Papa Franceskut, lutjet dhe fjala e tij atje dhe së fundi Konferenca e…