Author: admin

Serbia nuk e fsheh fare se përmes projektit të Ballkanit të hapur, ajo synon ‘’ekspansion gjeografik’’, i cili lidhet me gjeoekonominë dhe gjeopolitikën rajonale. Përmes këtij ekspansioni ajo kërkon t’i siguroj tregjet e rajonit, me qëllim të mbajtjes  së ritmit të rritjes ekonomike dhe fuqizimin e kompanive prodhuese dhe shërbyese serbe.  Shkruan:  Mr sc. Agim KRASNIQI, PhD I Një ‘’Open Ballkan’’ duket gjë e bukur, por duke e ditur se kjo hapje përfshinë përpjekjet dhe synimet e Serbisë për ‘’ekspansion gjeografik’’ në rajon, kjo çështje do analizë të thellë dhe të saktë. Mendoj që është një ndër momentet më të…

Read More

Çfarë po ndodh ditët e fundit mes Turqisë e Greqisë dhe një krahasim me standardet e dyfishta që ndiqen për Shqipërinë Nga Shaban Murati Në qarqet diplomatike europiane e kanë të vështirë të kuptojnë përse Athina duhet të ndërmerrte këto ditë një hap të ri të rindezjes së sherrit me Turqinë për të drejtat e minoritetit turk në Greqi, kur ajo ka njëqind probleme të hapura dhe të pazgjidhura me fqinjin e saj të madh. Ka problemet e kufijve detarë në detin Egje, ka problemin e kërkimeve energjetike në Mesdheun Lindor, të zonave ekonomike ekskluzive në pellgun e Mesdheut, problemin…

Read More

Raportet mes Moskës dhe Beogradit, Bugajski në DITA: Vuçiç mund të nxitet nga Rusia drejt një konfrontimi ushtarak ndaj fqinjëve në Ballkan Nga Janusz Bugajski, SHBA Nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo kërkon të jetë fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe po kopjon ideologjinë “Bota Ruse” të Putin për një “botë serbe,” më të vogël. Por problemi për Beogradin është i dyfishtë: axhenda e tij ekspansioniste do të hasë në rezistencën e të gjithë fqinjëve të tij dhe atë të agjencive ndërkombëtare, ndërsa përpjkja për “madhështi” do të bëjë…

Read More

Prania digjitale e Kinës në Serbi ka hapur një betejë midis SHBA dhe Kinës mbi kontrollin e rrjeteve globale dhe rajonale të fibrës optike. Në fakt, kjo mund të konsiderohet si një pushtim digjital i infrastrukturës kritike në Serbi, në Ballkan dhe në zonat tjera të rivalitetit. Shkruan: Selim Ibraimi Tetovë, 7 gusht – Maqedonia e Veriut (MV) ka ndërmarrë disa nisma për të digjitalizuar institucionet si veprim që duhet bërë para hyrjes në BE. Përderisa reformat janë të rëndësishme, digjitalizimi i infrastrukturës kritike është shumë vështirë të bëhet nga vetë MV, për arsye të mungesës së teknologjive dhe kapaciteteve…

Read More

Brezi i të rinjëve tani e ka të qartë se, nëse deri dje fati i Atdheut të tyre ishte pjesërisht në duart e Fuqive të Mëdha, sot ai është më shumë në duart e tyre.Prandaj vetorganizimi, reagimi në raste si ky në Korçë, kur cenohet dinjiteti i një Kombi, merrë legjitimitet të plotë. Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 7 gusht – Stavro Skendi njëri nga studjuesit më të spikatur të mendimit politik shqiptar, para së gjithash filleve të tij dhe zgjimit të ndërgegjes nacionale tek shqiptarët përgjithësisht, potencon se, ishte pikërisht GJUHA që i bënte shqiptarët të ndjenin që ata…

Read More

Intervistuar nga Tamara Nikčević, Përktheu nga origjinali Rruga Press Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, flet për gazetën Avangard për ngjarjet aktuale në rajon, politikën e Vuçiç, idenë e një Ballkani të Hapur, i cili për të është një “version i ri i botës serbe” ‘”, Integrimi euroatlantik, siguria në Ballkan, Përfaqësuesin e Lartë gjerman në Bosnje Hercegovinë, lëvizjet e Milorad Dodik, kur ai thotë se “për shumë vite ka qenë duke çmontuar Bosnjë dhe Hercegovinën dhe duke shpallur shpërbërjen e saj paqësore. Gjë që nuk është realisht e mundur. Sot, kur…

Read More

Prishtinë, 10 gusht – Kreu i sapoemëruar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (NSS), Eyal Khulata, i cili do të marrë detyrën pas pesë ditësh, u takua me udhëheqësin e Këshillit të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushev në Moskë, të martën (10 gusht). Në takim mori pjesë edhe kreu në largim i NSS izraelite, Meir Ben-Shabbat, raportojnë mediat ruse. “Palët ripohuan synimin e tyre për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ruso-izraelit, diskutuan në detaje çështjet e bashkëpunimit të vazhdueshëm përmes Këshillit të Sigurimit dhe shërbimeve speciale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së luftimit të terrorizmit ndërkombëtar,” tha Këshilli…

Read More

Duke komentuar MiniShengenin ose Open Ballkan-in, Andrej Nikolaidis, shkrimtar dhe publicist malazez thotë se ideja se “bashkëpunimi ekonomik” do t’i pacifikojë nacionalizmat ballkanikë është sa e rrezikshme aq edhe qesharake. “Hyrja në “Open Balkan” do të thotë “mirupafshim BE”. Mediat europiane kanë shkruar tashmë për këtë. T’i flakim tej të gjitha dhe të përfundojmë në mejhanen e vjetër balkanike tashmë të zbukuruar me një tabelë të re neoni në gjuhën angleze? – pyet Nikolaidis dhe shton: “Open Balkan” është kopja e procesit ekzistues të Berlinit, vetëm se këtë bllof-iniciativë nuk e udhëheq Berlini. “Open Balkan” është “Shengeni i vogël” i…

Read More

Raporti i qendrës Wilson: Kosova e Serbia të pajtohen me reciprocitetin! Rusia, Kina po ndërhyjnë në rajon Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të riformulohet në dialog mes palëve të barabarta, dhe të bazuar mbi parimin “njerëzit të parët, jo territori”, thuhet në raportin e titulluar “Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës: Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë”, të Qendrës Wilson me seli në Uashington. Sipas raportit të kësaj qendre, Kosova dhe Serbia kanë një mundësi unike që të zgjidhin një prej burimeve kryesore të tensioneve ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor, problemin mbi sovranitetin e Kosovës. Raporti thotë se “dykuptimësia kreative”…

Read More

Nga Lisen Bashkurti Këto ditë u bë në Shkup takimi i tetë i radhës për “Minishengenin” ballkanik. Në takim morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk morën pjesë. Pas takimit u firmosën disa marrëveshje që synojnë jetësimin e nismës. Parashihet që në vitin 2023 qytetarët e këtyre tre vëndeve të lëvizin lirshëm në tërë hapsirën e trojkës. Debate të shumta e kanë shoqëruar dhe pasuar takimin e tetë të Shkupit. Disa debate janë politike, disa patriotike dhe të tjerat janë teknike, pra ekonomike dhe tregëtare.…

Read More