Author: admin

21 gusht – Në Moskë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë ruso-gjerman. Kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në një takim me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Presidenti rus kujtoi se Gjermania, pas Kinës, është partneri i dytë tregtar dhe ekonomik i Rusisë. Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë të Federatës Ruse në Evropë dhe botë. Këtë e pohoi presidenti rus Putin të premten, më 20 gusht, para fillimit të bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në Kremlin. Para takimit, Putin tha se Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të jashtëm të Federatës Ruse, falë përpjekjeve të Angela Merkel-it, e…

Read More

Çmimi që pritet të paguaj Mali i Zi duket të jetë tejet i lartë. Gjasat janë që Mali i Zi ta humbas sërish pavarësinë nën kushtin që Serbia të aderojë në NATO?! Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 27 gusht — Forcat pushtuese serbe — policia speciale Cobra dhe BIA (Agjencia e Informacionit) me ftesë të qeverisë klerikale pro serbe, të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç, tashmë kanë hyrë dhe po operojnë në territorin e Malit të Zi. Preteksi është gjetur: ruatja e rendit dhe paqes në Cetinën mitike malazeze gjatë fronizimit (shugurimit) të Jovan Miçoviq-it (Joaniki) Metropolitan MCP SOC. Historia po përsëritet. Mali…

Read More

Një gjikant mediatik si Sputniku rus nuk bën gjë tjetër pos të “redaktojë” disponimin e publikut, duke i kthyer kundër Amerikës shumë njerëz të lëkundur në orientimet e tyre gjeopolitike. Por, vetëm shqiptarët mbetën të palëkundur në disponimin e tyre proamrikan, sepse ata e kanë të shartuar në kodin e tyre kanunor e civilizues traditën qindravjeçare të mikëpritjes dhe mirënjohjes ndaj mikut që të është gjendur në kohët më të vështira. Nga Emin AZEMI Amerikanët nuk kapitulluan në Afganistan, siç po duan ta interptetojnë disa antiamerikanë, por ata u tërhoqën pas 20 vjetësh, në bazë të një marrëveshje që ishte…

Read More

Pse ndryshoi Shqipëria qëndrimin e mbajtur në samitin e parë themelues të Novi Sadit në 10 tetor 2019?” Nga Shaban Murati E vërteta diplomatike dhe historike është se në çdo grupim, aleancë apo bashkim rajonal apo subrajonal shtetesh, me etiketë ekonomike apo politike, gjithmonë del më i fituar shteti më i fuqishëm. Formatet dhe grupimet subrajonale janë një praktikë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Ballkani ka njohur dhjetwra deri te projekti i ri subrajonal serb i “mini Shengenit ballkanik” apo “Ballkanit të hapur”. Si rregull liderët ballkanikë kanë kujtesë të shkurtër dhe mbyllin sytë përpara realitetit të dominimit të…

Read More

Selim Ibraimi Përderisa treshja rajonale Vuçiç, Rama dhe Zaev tregonin për efektet pozitive të tregut të përbashkët i quajtur tashmë si “Open Balkans”, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut (MV) ishin hapur vatra të mëdha të zjarrit. Ekipet e zjarrëfikësve me mjete që datojnë nga ish- Jugosllavia dhe sistemi i Shqipërisë socialiste u munduan të pengojnë shtrirjen e tij të mëtutjeshme në vendet urbane dhe fshatra. Kritikët thonë se “Open Balkans” është menduar si union tregtar kundër politikave burokratike të BE-së, mirëpo as njëra qeveri përkundër lavdërimeve nuk mund të përballojë zjarret në shkallë të gjerë. Shqipëria dhe MV…

Read More

Nga Antonia Colibasanu Në fundin e muajit korrik, udhëheqësit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shpallën një nismë të re bashkëpunimi për rajonin. I quajtur zyrtarisht projekti “Open Balkan”, dhe jo zyrtarisht një mini-Shengen, ai synon që të heqë kufizimet për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe tregtinë midis 3 vendeve deri në vitin 2023. Përfitimet ekonomike të kësaj nisme, do të varen nga mënyra se si do të zbatohet projekti. Por ato do të jenë më pak të rëndësishme sesa vlera e tij simbolike. Për Ballkanin Perëndimor, pra për Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe…

Read More

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja Hyrje Përfundimi i Luftës së Ftohtë shënoi edhe fillimin implodimit të socializmit, që do t’i jap fund BRSS, por edhe Federatës së sllavëve të Jugut të Europës — Jugosllavisë. Ndërkaq viti 1989 shënon njëkohësisht edhe fillimin e fundit të liberalizmit klasik.Me këtë akt, siç shprehet I.Volerstin, zë fill procesi i restaurimit të neokonservatorizmit dhe restaurimi i Europës, rspektivisht rikthimit të saj në skenën e diplomacisë botërore të rikomponuar. Ky proces do të vazhdojë për dy dekada rresht konform interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha. Ndërkaq shfaqja e globalizmit monocentrik, ku fjalën kryesore do ta kenë SHBA-të,…

Read More

Një kompani amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të studiuar mundësinë e një gazjellësi në vend. Excelerate Energy me bazë në Teksas do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për të eksploruar këtë mundësi. Presidenti dhe shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane, Steven Kobos i tha Zërit të Amerikës tha se ky është në vazhdën e studimit të fizibilitetit për terminalin lundrues dhe termocentralin e Vlorës. Ai i tha koleges Keida Kostreci se objektivi është hyrja në treg dhe integrimi i Gazit Natyror të Lëngshëm si burim energjie…

Read More

Qeveria gjermane e konsideron si „detyrë urgjente“ nënshkrimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe kërkon që marrëveshjet të nënshkruhen deri më 6 tetor. Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” jetësimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e Sofjes në 2020. Në një përgjigje me shkrim për Deutsche Wellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane kujton se “krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të “Procesit të Berlinit”, më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e…

Read More

Podgoricë, 17 gusht – Mali i Zi ka refuzuar zyrtarisht Mini-Shengenin, nismë kjo firmosur mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić ka deklaruar se janë të fokusuar për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo në marrëveshjen e tre shteteve të Ballkanit. “Mali i Zi fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është më e përshtatshme për vendin sesa nisma për Ballkanin e Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, kështu ka deklaruar Zorka Kordić për Vijesti. “Meqenëse Mali i…

Read More