Author: admin

Bled/Prishtinë, 1 shtator- Ditën e sotme po mbahet takimi në kuadër të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, ku temë kryesore është e ardhmja e Bashkimit Europian dhe e rajonit të Ballkanit. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sassoli tha se stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë. Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në…

Read More

Koordinimi më i fortë strategjik SHBA-BE për t’i dhënë fund tentativave të Beogradit për rishikim të hartës politike në dëm të Kosoëvs, Malit të Zi dhe Bosnjës, është i nevojshëm dhe urgjent. Vetëm kështu i jepet fund projektit serb për ringjalljen e Jugosllavisë dhe rikthimin e dominimit serb në rajon, respektivisht rikthimit të flakëve të luftës në Ballkan. Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA Pristinë, 1 shtator – Ballkani Perendimor përmes Procesit të Berlinit kishte për qëllim t’ia arrijë një gjakimi politik mes SHBA-ve dhe BE-së, që kishte të bënte dhe ka të bëjë me koordinimin e tyre më se të nevojshëm…

Read More

Prishtinë, 30 gusht – Javën e kaluar qe bërë publike se Hungaria ishte gati për një marrëveshje me Rusinë mbi furnizimet me gaz sipas një kontrate të re afatgjatë me Gazprom-in. Kjo u tha në atë kohë nga Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, pas një takimi me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në Budapest. Ndryshe nga Bashkimi Evropian, i përfshirë përgjithmonë në prapaskenat gjeopolitike dhe ambicie specifike, Hungaria po vepron shpejt dhe me vendosmëri, kur janë në pyetje interesat për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin e saj energjetik. Gjithashtu, nga ana tjetër, Rusia me këmbëngulje dhe në heshtje…

Read More

Shkup, 12 gusht- Sot në këtë tryezë politike me një moto që vije natyrshëm e në frymën e dy prej korifejve të mendimit politik shqiptar – “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, që po mbahet pikërisht këtu në Shkup, në kryeqendrën e njërit prej katër vilajeteve të Shqipërisë, në këtë orë të madhe të historisë që kemi para nesh, nuk është e rastësishme që prezent është, fizikisht Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, ndërkaq përmes mesazhit kuptimplotë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Albin Kurti tashmë në rrafshin e formimit teorik e politik, është i profiluar si pasuesi më…

Read More

Çfarë është “Lëvizja e të paangazhuarve” që po përgatitet të organizojë Serbia në tetor dhe pse ajo i ngjan një dasme pa nuse e pa dhëndër Nga Shaban Murati Kushdo, që do të mësojë se çfarë është diplomacia sureale, mjafton të ndjekë ministrin e jashtëm serb Nikolla Selakoviç, i cili me shportë në dorë po shpërndan ftesat zyrtare për dasmën e madhe jugosllave, samitin e vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”, që do të organizojë Serbia në tetor.Nga 19 në 21 gusht ministri i jashtëm serb fluturoi duke shpërndarë ftesat në Kenia, Zimbabve, Zambia, Angola, Namibi dhe në 22 gusht…

Read More

Sigurinë se më Kabuli nuk do të shërbejë si çerdhe e terrorizimit ndërkombëtar, amerikanët e kanë të garantuar, sepse talebanët e kanë marrë mësimin e duhur më 2001. Kjo rrethanë përbën thelbin e suksesit amerikan në Afganistan: tani e tutje i ka duart e lira për të menaxhuar fuqinë kineze që përbën rrezik strategjik më afatgjatë dhe shumë real për sigurinë dhe paqen në botë. Gjeneza e problemit Në një shkrim të vitit 2001 në “Foreign Affairs”, shefi i CIA-s për Pakistan (1986-1989), Milton Bearden, e pati cilësuar Afganistanin si “varri perandorive”. Shumëçka që ka thënë aty, sot ka relevancë,…

Read More

Nga Dr. Avdylkadër Muçaj Prishtinë, 24 gusht – Ditë më parë u publikua raporti i Wilson Center me bazë në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qendër kjo që merret me hulumtimin dhe analizimin e politikave globale, rreth konsolidimit të sovranitetit të Kosovës. Lehtësisht mund të kualifikohet si njëri nga raportet më domethënës mbi tematikat e elaboruara, për shkak të qartësisë, argumentimit, si dhe mesazheve që ky raport mbart. Që në krye të herës, raporti vë në spikamë përkushtimin e shtetit të Kosovës për një shoqëri të pavarur, demokratike, multietnike dhe e gatshme për bashkëjetesë paqësore në Ballkanin…

Read More

Ne kemi nevojë shumë për miqë dhe aleat, por ajo çka është tepër esenciale ndërlidhet me krijimin e një shkolle të mirëfillt politike vendore, mbi traditën e mendimit politik e ideologjik të Sami Frashërit, Fan Nolit, Hasan Prishtinës e Ukshin Hotit, e cila do të ndërtohej mbi strategjinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe arritjen e mirëkuptimit të brendshëm dhe bashkërendimi substancial, që do të ishin alfa dhe omega e filozofisë sonë politike kombëtare. Nga Prof.dr. Skender ASANI Shkup, 12 gusht – Mendimtarët dhe politikanët mund të shuhen fizikisht, por idetë e tyre vizionare mbesin gjallë. Historia botërore është e mbushur me…

Read More

Prishtinë, 23 gusht – Në Kiev u mbajt samiti ndërkombëtar i nominuar “Platforma e Krimesë” për kthimin e Krimesë në Ukrainë. Sipas Ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, në samit do të marrin pjesë 44 vende dhe organizata të shumta ndërkombëtare.Më parë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e quajti fillimin e forumit “fillimi i numërimit mbrapsht për kthimin e gadishullit”, raportoi RIA Novosti. Nga ana tjetër, udhëheqja shtetërore ruse, siç pritej – është e bashkuar në dënimin e saj. Kështu, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dënoi ashpër samitin si një platformë armiqësore anti-ruse, dhe kështu bëri edhe zëdhënësi i…

Read More

Prishtinë, 22 gusht – Sot, Presidenti rus ,Vladimir Putin dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilluan një bisedë të gjatë përmes telefonit. Ata folën për situatën në Afganistan dhe bashkëpunimin energjetik. Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin dypalësh mbi Afganistanin. Moska dhe Ankaraja pohojnë se stabiliteti në këtë rajon është i rëndësishëm për ta. Kremlini pretendon se përparësia është lufta kundër terrorizmit në rajon dhe trafiku i drogës, raporton Al Jazeera. Liderët në fjalë gjithashtu ranë dakord të koordinohen në aspektin e politikës ndaj qeverisë së ardhshme të Afganistanit, raporton AA. Erdogan-i pretendon se Turqia dëshiron një kalim të qetë…

Read More