Nga Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 9 shtator – Paralajmrimi i asaj që pritej të ndodhë në Malin e Zi ishte, përveç tjerash, një lloj grishje për ndërgjegjësimin e politikës për t’i dhënë fund talljes me Zotin dhe besimtarët. Në Manastrin e Cetinjës nën përcjelljen e njësive speciale të Malit të Zi dhe në shoqërim edhe nga pjestarë të Sigurimit Serb, më 5 shtator mori detyrën zyrtarisht peshkopi metropolit Joanikije II, pavarësisht pakënaqësive të mëdha dhe protestave të qytetarëve malazez. Gjatë kohës së marrjes së detyrës janë kënduar këngë nacionaliste nga priftërinjtë dhe nga vet Joanikije për kthimin e ushtrisë serbe…
Author: admin
Dr Selim Ibraimi Nga zgjedhjet federale të 26 shtatorit në Gjermani, shumë çështje të jashtme dhe të brendshme pritet të ndryshojnë. Politikat e brendshme fiskale dhe emigracioni mbetet dy tema të nxehta për politikën e brendshme gjermane. Si çështje të jashtme mund të konsiderohen forcimi i lidhjeve transatlantike, riorganizimi i ushtrisë gjermane, zgjerimi drejt Ballkanit dhe çështja ruse e cila vlerësohet nga pala gjermane si e mbyllur, por që pritet të ketë ndikim në politikën e jashtme të Gjermanisë. Çfarë ndodhë në Gjermani, sigurisht se i ka efektet e saja në Ballkanin Perëndimor, ku tashmë ‘Open Balkans’ paraqet një zhvillim…
Prishtinë, 8 shtator – Qeveria daneze paraqiti dje një projektlig, sipas të cilit, qytetarët e huaj me leje qëndrimi në Danimarkë ose me prejardhje emigrantë, do të obligoheshin të punonin të paktën 37 orë në javë në këmbim të ndihmës sociale. Një deklaratën e publikuar nga qeveria pakicë Socialdemokrate thuhet se “ka ende shumë njerëz, veçanërisht ata me prejardhje jo-perëndimore, të cilët nuk kanë një punë për t’u ngritur në mëngjes”. Ligji ka të ngjarë të kalojë, sepse, megjithëse Social Demokratët nuk kanë shumicë, ata ka të ngjarë të marrin mbështetjen e deputetëve të qendrës së djathtë, raporton Euronews. Ligji…
Prishtinë, 9 shtator – Një zjarr që shkatërroi një qendër modulare COVID (spital) në qytetin e Tetovës, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë Veriore ka shkaktuar vdejen e 14 personave, por ky numër mund të jetë shumë më i lartë. Zjarri ka ndodhur mbrëmë (në natën e së mërurës). Edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje shumë shpejt, 30 zjarrfikës dhe shtatë automjete speciale arritën ta vinin zjarrin nën kontroll vetëm pas 40 minutash lufte me zjarrin. Mediat e Maqedonisë Veriore raportuan se një spital modular Covid u shkatërrua plotësisht nga zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke shpëtuar 10 nga një…
Nga Dr Selim Ibraimi Në vitin 1948-49 bllokada sovjetike ndaj fuqive aleate dhe Berlinit çoi në fushatën e quajtur “Berlin Airlift”, kryesisht e dominuar nga amerikanët, britanikët dhe francezët. Qyteti i Berlinit ndodhej në brendësi të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët dhe i ndarë në katër zona. Mijëra tonelata ushqime dhe ndihma tjera nëpërmes fluturimeve nga ajri u dërguan në Berlinin Perëndimor. Sot, pas shtatë dekadave që kur Kriza e Berlinit përfundoi, transportues ushtarakë dhe civilë amerikanë dhe të shteteve të NATO-s nga Afganistani po evakuojnë fëmijë, gra dhe qytetarë të forcave aleate nga Kabuli e që tashmë është në…
Koordinimi më i fortë strategjik SHBA-BE për t’i dhënë fund tentativave të Beogradit për rishikim të hartës politike në dëm të Kosoëvs, Malit të Zi dhe Bosnjës, është i nevojshëm dhe urgjent. Vetëm kështu i jepet fund projektit serb për ringjalljen e Jugosllavisë dhe rikthimin e dominimit serb në rajon, respektivisht rikthimit të flakëve të luftës në Ballkan. Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA Pristinë, 1 shtator — Ballkani Perendimor përmes Procesit të Berlinit kishte për qëllim t’ia arrijë një gjakimi politik mes SHBA-ve dhe BE-së, që kishte të bënte dhe ka të bëjë me koordinimin e tyre më se të nevojshëm…
Nga Zef PREÇI UNIONI EKONOMIK EUROAZIATIK (EAEU) SI ALTERNATIVË PËRBALLË BE-SË? Është një fakt i njohur për botën përreth nesh që Bashkimi Europian ka një konkurrent politiko-ekonomik në fuqizim e sipër. Fjala është për Unionin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), një organizëm që në thelb synon jo thjesht të rivalizojë BE-në, por së pari të rikrijojë një lloj Bashkimi Sovjetik ekonomik si dhe të redimensionojë për rrjedhojë edhe rolin gjeopolitik të Rusisë. EAEU është krijuar më 2015 me nismën e Presidentit Putin mbas përpjekjeve për të riintegruar hapësirën postsovjetike, ndërsa rënien e Bashkimit Sovjetik ai e ka përshkruar si “katastrofa më e…
“Pse po shpenzon Serbia 150 milionë euro mes askundit? Jemi para një zhvillimi të rrezikshëm dhe me pasoja, sidomos për 4 shtetet e NATO-s në rajon” Nga Shaban Murati Serbia po nxiton të krijojë edhe krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të hapur”. Për herë parë Serbia po ndërton një bazë ajrore jashtë kufijve të saj, në një shtet tjetër, dhe konkretisht një aeroport të madh ndërkombëtar në qytetin e vogël të Trebinjës, që ndodhet në pjesën e të ashtuquajturës “serpska republika” në shtetin e Bosnje-Hercegovinës. Hapi i ri ambicioz i Serbisë ka ngjallur një shqetësim të madh…
Prishtinë, 1 shtator – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia do të shkatërrojë strukturën e lëvizjes Hizmet në Serbi dhe Ballkan, njoftoi të mërkurën (1 shtator) media turke Daily Sabah. Turqia do të fshijë praninë e grupit terrorist Gylenist (FETÖ) në Ballkan, tha sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në një video mesazh në ceremoninë e përurimit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Novi Pazar, në rajonin e Sanxhakut të Serbisë, të dominuar nga boshnjakë e shqiptarë, Erdogan tha se Turqia do të shkatërrojë elementët e FETO-s në Serbi dhe Ballkan. Ai falënderoi Serbinë…
Prishtinë, 1 shtator – Presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë për herë të parë që nga tërheqja përfundimtare nga Afganistani. “Unë nuk kam ndërmend ta zgjas këtë luftë të përjetshme,” tha Biden. “Dhe unë nuk kam ndërmend të zgjas tërheqjen për të zgjatur përgjithmonë”, raporton AP. Mbi 123,000 njerëz janë evakuar nga Kabuli në një operacion logjistikisht të madh por kaotik për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe aleatët me aeroplan gjatë dy javëve të fundit. Megjithatë, shumë afganë që ndihmuan vendet perëndimore në luftë mbetën në vend. Sidoqoftë, Biden e përshkroi evakuimin si një…