Serbia dhe shqiptarët e zhdukur nga forcat ushtarako-policore, pse në diplomaci çështjet humane s’janë vetëm humane. Realizmi diplomatik përcakton prioritetet dhe prioriteti urgjent është vendosja sa më parë e dialogut Kosovë – Serbi në qendërzimin e njohjes reciproke. Telenovela brukseliane e çështjeve teknike të dialogut pas 10 vjet bisedimesh teknike, i shërben vetëm Serbisë. Nga Shaban Murati Imagjinoni për një moment absurdin sikur qeveritë e koalicionit të madh antifashist pas Luftës së Dytë Botërore t’i kërkonin ndihmë dhe marrëveshje dypalëshe qeverisë hitleriane për të gjetur së bashku eshtrat e të zhdukurve nga nazizmi gjatë luftës. Ndaj duket mision i pamundur…
Author: admin
Izraeli duket se tashmë ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë kthimin tek një marrëveshje bërthamore e negociuar nga SHBA me Iranin, tha Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për Foreign Policy Nga Dr Sadri Ramabaja Irani ka kaluar me sukses bllokadën për programin e tij bërthamor, duke ju nënshtruar koncesioneve të vogla. Sipas një marrëveshjeje të negociuar nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, në Teheran, IAEA përsëri lejohet të sigurojë e shërbejë me pajisjet e domosdoshme për monitorimin e objekteve bërthamore në vend. Kjo zgjidhi problemin më urgjent, sepse pa këtë qasje, mbikëqyrja e…
Prishtinë, 16 shtator – Franca ka shprehur keqardhjen për vendimin e qeverisë Australiane për të pezulluar bashkëpunimin me palën franceze në ndërtimin e nëndetëseve dhe fillimin e punës me Shtetet e Bashkuara në një program të nëndetëseve me energji bërthamore. Dje 9të mërkuërn) udhëheqësit e Australisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe njoftuan për arritjen e një pakti të ri të trefishtë AUUKUS në rajonin Indo-Paqësor, brenda të cilit SHBA dhe Britania e Madhe do t’i sigurojnë Australisë teknologji për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore (ndryshimi midis nëndetëseve me energji bërthamore dhe armatimit të tyre me armë bërthamore. Rret keqardhjes…
Prishtinë, 15 shtator – Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë njoftuar për arritjen e ujdisë për një partneritet të ri trepalësh të sigurisë – nën akronimin AUUKUS. Sipas Huffington Post, aleanca e re do t’i lejojë Australisë të ndërtojë një flotë nëndetëse me energji bërthamore me teknologji amerikane dhe britanike. Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison, iu bashkuan Presidentit amerikan Joe Biden të mërkurën mbrëma përmes një lidhjeje-video, kur detajet e paktit u njoftuan zyrtarisht. AUUKUS duket se është një përpjekje e maskuar dobët nga aleatët perëndimorë për t’i rezistuar fuqisë dhe ndikimit në…
Prishtinë, 15 shtator – Irani sot rifilloi praktikën e fluturimeve komerciale në Afganistanin fqinj, ku talebanët morën kontrollin muajin e kaluar. “Sot, Mahan Air po transportonte pasagjerë midis Mashhad dhe aeroportit të Kabulit,” raportoi agjencia e lajmeve Fars, duke iu referuar lidhjes ajrore midis qytetit të dytë më të madh të Iranit në verilindje dhe kryeqytetit të Afganistanit. “Aktualisht, avioni i pasagjerëve po kthehet në Mashhad.” Ishte fluturimi i parë i tillë midis dy vendeve që kur talebanët u kthyen në pushtet më 15 gusht. Agjencia Iraniane e Aviacionit Civil njoftoi më 16 gusht pezullimin e fluturimeve në Kabul për…
Prishtinë, 10 shtator – Mbrëmë, presidenti amerikan Joe Biden dhe lideri kinez Xi Jinping patën një bisedë telefonike. Siç tha Shtëpia e Bardhë, të dy burrat shtetërorë diskutuan, jo vetëm fushat ku interesat e të dy vendeve përkojnë, por edhe ato që ndryshojnë. “Të dy udhëheqësit drejtuan një diskutim të gjerë strategjik gjatë të cilit ata diskutuan fushat ku interesat tona përkojnë, si dhe fushat ku interesat, vlerat dhe pikëpamjet tona ndryshojnë. Ata ranë dakord të diskutojnë të dy grupet e çështjeve hapur dhe me ndershmëri, “thuhet në deklaratë. Presidentët Biden dhe Jinping diskutuan përgjegjësinë e Shteteve të Bashkuara dhe…
Shkruan Albulenë Halili Maqedonia e Veriut është një shtet unitarist atipik. Është një shtet de jure monoetnik, madje etnocentrik, i ndërtuar në një shoqëri de facto multietnike. Problemet, apo të gjitha çështjet e hapura në Maqedoninë e Veriut janë të natyrës ontologjike, pra, kanë të bëjnë me vetë qenien e saj. – E para, gjeneza e Maqedonisë së Veriut si shtet. Maqedonia u krijua në vitin 1945, nga Tito, si shtet-tampon mes Shqipërisë dhe Bullgarisë nga njëra anë, dhe Serbisë e Greqisë nga ana tjetër, në një territor të kontestueshëm, për të siguruar një stabilitet gjeostrategjik dhe gjeopolitik rajonal. Maqedonia…
“Nuk do ketë ‘Ballkan të Hapur’ për sa kohë në Beograd ëndërrojnë për një shtet më të madh serb që përfshin brenda territorin dhe qytetarët e vendeve fqinj” Nga Dr Jasmin Mujanovic Damir Marusic dhe Benjamin Haddad nga Këshilli Atlantik, një think-tank amerikan, botuan një ese provokuese në Foreign Policy javën e kaluar në lidhje me nismën e re të përbashkët “Ballkani i Hapur” të krijuar nga qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Eseja përqendrohet në idenë se epoka e zgjerimit të BE-së është mbyllur përfundimisht dhe kështu shtetet lokale po kthehen në mënyrë të domosdoshme drejt mekanizmave ndër-rajonalë. Marusic…
Ajo që sot shihet si një disfatë e Perëndimit, pasojat më destabilizuese mund t’i shfaqë shpejt në Moskë Janusz Bugajski – SHBA Zyrtarët rusë kanë mirëpritur publikisht marrjen e Afganistanit nga talebanët si një humbje e madhe për Shtetet e Bashkuara. Por pas kuintave, Kremlini do të luftojë që të parandalojë përhapjen e talebanizmit në Azinë Qendrore dhe brenda Rusisë. Një mënyrë parësore për Moskën për të shmangur kërcënimin që po i kanoset është të devijojë regjimin e ri në Kabul kundër interesave perëndimore në Lindjen e Mesme e më gjerë. Mediet shtetërore dhe zyrtarët rusë janë kënaqur me tërheqjen…
Analiza e asaj çfarë ndodhi në Cetinjë të Malit të Zi në 5 shtator Nga Shaban Murati Në Ballkan po vjen era mesjetë dhe këtë rikthim antihistorik e ka marrë përsipër Serbia, që ka nxjerrë shpatën e fondamentalizmit ortodoks serb për të aneksuar me forcë shtetet e “Ballkanit të Hapur”. Në 5 shtator provokacioni i Serbisë për të ndërsyer kishën ortodokse serbe kundër identitetit kombëtar, pavarësisë kombëtare dhe kishës kombëtare ortodokse malazeze, mori formën më brutale me aksionin fetaro-ushtarako-policor të fronëzimit në Cetinje të peshkopit Joanikije të kishës ortodokse serbe për Malin e Zi, në ish-kryeqytetin e mbretërisë, të shtetit…