Author: admin

Nga Dr Sadri Ramabaja Nocioni i ashtuquajtur “Kompleksi i Napoleonit” i referohet njerëzve, kryesisht meshkuj, të cilët janë më të shkurtër se mesatarja dhe që për këtë arsye ndihen më pak të vlefshëm, e të ciët, shih për këtë, përpiqen ta kompensojnë këtë “cen” fizik me rritjen e agresionit, me performancën më të lartë dhe dëshirën për të tërhequr vëmendjen dhe për të dëshmuar vlerën e tyre. Kjo ishte teza e “babait” të psikanalizës – austriakut me origjinë hebreje – Sigmund Frojd.A vlen kjo tezë edhe për Serbinë që, deri dje, e shihte veten në kostumin e Jugosllavisë, por që…

Read More

Në janar të këtij viti në sheshin “Shën- Sava” në Beograd u promovua statuja e Stefan Nemanjës, vepër e skulptorit rus Aleksandër Rukavishnikov. Emocionet kombëtare dhe nacionaliste përfshinë jo vetëm Serbinë, por të gjithë të ashtuquajturën “Botë serbe”. Stefan Nemanja i lindur në Mal të Zi (1114-1199) ishte Mbreti i Principatës së Madhe serbe (Rashkë) nga viti 1166 e deri në 1196. Nga Dr  Selim Ibraimi 1.Nga burimet historike të mesjetës mund të gjejmë ngjashmëri të raporteve të principatave dhe mbretërive që kanë bashkëpunuar, kanë lidhur aleanca në kohë krize ose kanë hyrë në luftë. Kështu mund të përmendim një…

Read More

Serbia provokon tensione artificiale për të shmangur përballimin me të vërtetën e hidhur për të, se pas 10 vjet torollisjesh në Bruksel me çështjet teknike, dialogu Kosovë-Serbi duhet të hyjë në thelbin politik të dialogut, që është njohja reciproke midis dy shteteve. Nga Shaban Murati Një veprim normal i qeverisë së Kosovës në 20 shtator 2021 për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë në 14 shtator 2016 për lirinë e qarkullimit të automjeteve midis dy vendeve, po përdoret nga presidenti i Serbisë Vuçiç për ngritjen e një vale të re tensionesh kundër normalizimit të marrëdhënieve…

Read More

Nga Annegret Kramp-Karrenbauer Pas ripushtimit të Afganistanit nga talebanët, është absolutisht vendimtare që ne evropianët të pranojmë një të vërtetë të rëndësishme në lidhje me përfundimin e misionit tonë në Hindu Kush:Ne nuk ishim në gjendje që t’i kundërviheshim vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga ky vend, për shkak se nuk kishim aftësitë ushtarake, që do të na jepnin mundësinë të qëndronim atje edhe pa praninë ushtarake amerikane. Për pasojë, ndikimi ynë politik ishte i kufizuar. Është e vërtetë se Perëndimi ka pësuar një goditje të rëndësishme në Afganistan. Por nëse kjo do të përkthehet në një humbje të…

Read More

Nga Dr Dritan HOTI Vetëm pak javë më parë, në vigjilje të një vizite rutinë, të cilën drejtuesit e lartë politikë turq kryejnë prej dekadash në Qipron turke, Presidenti Erdogan shprehu dëshirën e një iniciative të mundshme amerikano-turke për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës nga shtete të tjera. Erdogani përzgjodhi simbolikisht ishullin e ndarë të shtrirë në Mesdheun lindor, problematikat e të cilit për nga konteksti historik, rëndësia gjeostrategjike dhe ndasia etnike, përngjajnë jo pak me fizionominë e krizave apo dinamikën e proceseve në zhvillim në Ballkanin perëndimor. Erdogani për më tepër bëri të ditur se ai do…

Read More

Prishtinë, 24 shtator – Edhe në këtë mandat elektoral, industria gjermane e armëve ishte shumë e sukseshme; ajo eksportoi në një shkallë të madhe. Klientët ishin kryesisht: Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia. Industria gjermane e armëve eksportoi armë lufte me vlerë rreth 4.5 miliardë euro në mandatin aktual elektoral. Rreth një e katërta e kësaj shkoi në Egjipt me 1.081 miliardë euro, i cili është kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfshirjen e saj në konfliktet në Jemen dhe Libi. Arabia Saudite dhe Turqia kanë qenë gjithashtu ndër dhjetë vendet më të rëndësishme përfituese për industrinë e…

Read More

Prishtinë, 23 shtator – Oficeri i lartë ushtarak amerikan dhe homologu i tij rus u takuan dje në Helsinki. Një takim gjashtë-orësh në kryeqytetin finlandez midis gjeneral Mark Milley, shefit të Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe gjeneralit Valery Gerasimov, shefit të Shtabit të Përgjithshëm Rus, pasoi në një kohë vendimtare pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Afganistan. Edhe pse të dyja palët janë shumë të kujdesshme që të mos flasin për përfundimet dhe temat e takimit, AP mëson se tema kryesore e bisedës ishte Afganistani, Al Kaeda dhe prania ushtarake amerikane në Azinë Qendrore. Uashingtoni do të…

Read More

Nga Kenneth Roth Gjatë dekadës së shkuar, autokratët në mbarë botën e përsosën teknikën e demokracisë së “menaxhuar” ose “të udhëhequr”. Në Bjellorusi, Egjipt, Rusi, Ugandë, Venezuelë dhe gjetkë, udhëheqësit autoritarë kanë mbajtur zgjedhje periodike për të rritur legjitimitetin e tyre, por ndërkohë i monopolizuan mediat, e kufizuan veprimtarinë e shoqërisë civile dhe i manipuluan institucionet dhe burimet shtetërore për të garantuar qëndrimin e tyre në pushtet. Gjithsesi, metoda të tilla nuk janë kurrë të pagabueshme, dhe efektiviteti i tyre është zbehur pasi qytetarët janë zgjuar dhe kanë mësuar të veprojnë edhe brenda sistemeve të manipuluara. Prandaj një numër në…

Read More

Trazirat e ditëve të fundit në Mal të Zi e kanë rritur shqetësimin te fqinji ynë. Përpjekjet për destabilizimin e tij shfaqen herë pas here me ngjyra të ndryshme. Nga Leonidha Mërtiri Për t’i mbyllur çdo shteg anëtarësimit të këtij vendi në NATO, gjetja e rrugëve për rrëzimin e qeverisë vendase, sikurse është parë, kanë qenë më të dëshiruarat. Siç theksonte këto ditë Drejtori i Qendrës për Politikat e Sigurisë në Pragë, Serbia “është terreni i sigurt për agjencitë e inteligjencës ruse, të përdorura për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Këtu e kishte burimin dhe tentativa e dështuar e…

Read More

Unioni si i tillë me një Serbi pro-ruse do të jetë një rrjet i mirë për veprimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe mbajtjen gjallë të armiqësive të vjetra, duke ndërtuar mure të reja. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet të hyjnë në aleanca dhe të bëhen pjesë e blloqeve, ku pas nismave si garantues mund të jenë shtete të treta. Prapëseprapë, Kosova në të ardhmen duhet të vendosë se ka do të shkojë në rast të refuzimit të mundshëm nga Perëndimi dhe ndryshimeve radikale në sistemin ndërkombëtar. Politika e kritikave dhe hedhjes poshtë të të gjitha projekteve ndërkombëtare do të ishte e…

Read More