“Hipokrizia dhe dështimi i Bashkimit Europian në Ballkan, ndërsa Beogradi po koordinon politikën e tij agresive në rajon, ngushtë me Kremlinin” Nga Janusz Bugajski Hipokrizia e dukshme e udhëheqësve të BE-së në kritikat e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara rëndohet edhe më fort nga dështimi i tyre për të zgjidhur konfliktet në rritje në Ballkan. Pas nënshkrimit të një pakti trepalësh të sigurisë midis SHBA, Australisë dhe Britanisë së Madhe, zërat e “autonomisë strategjike europiane” po dëgjohen sërish në BE. Nën udhëheqjen e qeverisë së inatosur franceze, marrëveshja për nëndetëset e së cilës me Australinë u anullua, europianëve u…
Author: admin
Kaosi në tregun evropian të gazit, si dhe çmimet e pabesueshme që ka kapur ky burim energjie në fillim të sezonit të ngrohjes dhe mjedise gjysmë të zbrazëta të magazinimit të gazit, po tërheqin shumë vëmendje jo vetëm në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Skenat mbesin tejet të pakëndshme dhe po ndodhin ndeshtrasha të paimagjinueshme. Bloomberg-u amerikan në një editorial të 6 tetorit komentoi këtë temë, si dhe reagimin e udhëheqjes shtetërore ruse ndaj saj. Krejt kjo për shkak të rritjes dramatike të djeshme të çmimeve të gazit në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Aty theksohet se, tani që…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të martën në Uashington kritikoi vendet që duan të forcojnë mbrojtjen evropiane dhe theksoi se krijimi i strukturave “konkurruese” për NATO-n mund të çojë në dobësimin dhe ndarjen e Aleancës Veriatlantike, shkruan France 24. Gjatë një takimi të Bashkimit Evropian në Slloveni, Stoltenberg u pyet në një konferencë në Universitetin Georgetown në Uashington për pasojat e marrëveshjes AUKUS midis SHBA, Australisë dhe Britanisë së Madhe në marrëdhëniet transatlantike. “Unë e kuptoj që Franca është e zhgënjyer” pasi Canberra përfundoi një kontratë të madhe për të blerë nëndetëse franceze pas AUKUS, tha ai. “Në…
SPD po feston fitoren e saj në këto zgjedhje, por rruga drejt fronit të kancelarit është e gjatë dhe me gjemba. Kancelari i mundshëm Olaf Scholz (SPD), tashmë ka premtuar të formojë një qeveri para Krishtlindjeve. Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA Prishtinë, 27 shtator – Pas numërimit të 100 përqind të zonave zgjedhore në zgjedhjet e djeshme në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeson Partia Socialdemokrate me një avantazh minimal prej 1.5 përqind. Në vendin e dytë është blloku konservator CDU / CSU, ndërkaq të Gjelbrit janë në vendin e tretë. Kështu, kancelari i mundshëm i ardhshëm Olaf Scholz (SPD) tashmë ka…
Dëbimi i shqiptarëve, myslimanëve e të tjerëve nga Sanxhaku i Smederevës, filloi që kur shpërtheu Kryengritja e Parë serbe (1804). Kryengritësit, të nxitur nga udhëheqësit e tyre, njëkohësisht u vërsulën egërsisht mbi ta, pa zgjedhur mjetet: bënë vrasje, dhunime, keqtrajtime, dhënia e flakëve shtëpive e objekteve etj. Nga Dr Ramiz ABDYLI Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva, duhet të jenë të mëhershme. Është thënë se ndonjë shqiptarë i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389). Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane,…
Një spurdhjak ballkanik që i dërgon ultimatume NATO-s dhe çfarë nënkupton teza e re e analitikës diplomatike në Moskë. Tensionet luftënxitëse, që po krijon njëkohësisht Serbia në tre shtete të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë copash fasadën demagogjike të projektit serb të “Ballkanit të hapur”. Nga Shaban Murati Në kryeqytetet perëndimore duhet të jenë tallur dhe në kryeqytetet ballkanike duhet të jenë çuditur me gjestin teatral të presidentit serb Vuçiç, i cili në mbrëmje e 26 shtatorit shpalli se i ka dërguar ultimatum NATO-s që brenda 24 orëve të reagojë për gjendjen e krijuar në kufirin shtetëror midis Serbisë dhe…
Një mosmarrëveshje në dukje e parëndësishme mbi targat e automjeteve ka shkaktuar tension serioz dhe lëvizje të trupave në Serbi dhe Kosovë. Shkruan: Dr. Leon Hartwell 28 shtator 2021 Në Ballkan, nuk është mirë të reagosh shumë vonë. Sa herë që shpërthen konflikti, ai pashmangshëm tërheq si amerikanët ashtu edhe evropianët. Ky është një mësim i vjetër; Lufta e Parë Botërore filloi me vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand në Bosnjë, ndërsa luftërat jugosllave të viteve 1990 përfunduan vetëm pas fushatave të mëdha ajrore të NATO -s dhe vendosjes së dhjetëra mijëra paqeruajtësve – 60,000 në Bosnjë dhe Hercegovinë vetëm pas…
Nga Dr Selim Ibraimi Sllovenia e kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE). Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor do të mbahet më 5 dhe 6 tetor në Bled të Sllovenisë. Deri atëherë, për lexuesit tanë do t’i hedhim një vështrim Presidencës, rolit dhe rëndësisë që ka brenda unionit Presidenca. Presidenca e Këshillit të BE-së është në sistem rotacioni midis shteteve anëtare të BE për çdo gjashtë muaj. Gjatë periudhës gjashtë mujore, presidenca kryeson takimet në çdo nivel, duke ndihmuar vazhdimin e veprimtarisë së institucioneve të unionit. Sipas rregullores, shtetet anëtare që mbajnë presidencën punojnë së bashku në grupe…
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Gjeneral Mark Milley mbrojti dje para Senatit pozicionimin e tij dhe thirrjet sekrete telefonike që kishte me Kinën, raporton Reuters. Republikanët kërkojnë dorëheqjen e tij. Megjithatë, ai pretendon se donte të zbuste tensionet midis dy palëve, jo “pushtetin e uzurpuar”. Para Komitetit të Shërbimeve të Armatës Amerikane pranë Senatit, Milley foli për herë të parë më hollësisht për lëvizjet e tij si një oficer ushtarak i rangut të lartë, pasi u botua një libër që përshkruante telefonatat e tij “sekrete” me autoritetet kineze, domethënë bisedat me gjeneralin Li Zuocheng, komandant të Ushtrisë Çlirimtare të…
Prishtinë, 27 shtator – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë të ditur se Teherani nuk kishte arritur të përmbushte plotësisht kushtet e një marrëveshje dy-javore që do të lejonte inspektorët e IAEA-s të regjistrojnë dhe të monitorojnë objektet bërthamore të Iranit. Ngjarja e diskutueshme ishte ndalimi i hyrjes në këtë organ mbikëqyrës të OKB -së nga fabrika e pjesëve të centrifugës Tesa në Karaj, pranë Teheranit, në kundërshtim me marrëveshjen me Iranin më 12 shtator, shkruan organi i OKB -së në një deklaratë, siç raportohet nga Al Jazeera. Drejtori i IAEA -së, Rafael Grossi, theksoi se vendimi i…