Author: admin

Nga  Richard Rousseau Më 6 tetor, 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe gjashtë anëtarët e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) u takuan në Kështjellën Bërdo në Slloveni. Këto shtete ballkanike po konkurrojnë për anëtarësimin në BE.Dera e BE -së, megjithatë, aktualisht është e mbyllur dhe nuk është gati të hapet. Sidoqoftë, BE nuk mund të lejojë të injorojë fatin e fqinjëve të saj të afërt. Çështja e anëtarësimit nuk është veçanërisht e re: Dialogu filloi në vitin 2003 me vendet e ish -Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ajo po lëviz…

Read More

Nga Yanis Varoufakis* Një “leksion brutal mbi gjeopolitikën”, është mënyra se si e raportoi e përditshmja berlineze “Der Tagesspiegel” shpalljen e AUKUS, partneritetit të ri të sigurisë midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja nuk është vetëm një goditje e rëndë financiare për Francën, kontrata e së cilës për t’i shitur 12 nëndetëse Australisë në vlerën 36 miliardë dollarë, u prish në mënyrë të heshtur pa shumë ceremoni. Ndoshta ishte edhe më i rëndësishëm fakti që presidenti amerikan Xho Bajden zgjodhi që ta shpallte aleancën e re AUKUS në një mënyrë të tillë, që mund të interpretohet…

Read More

Dr Lisen BASHKURTI Këto ditë në Beograd u mblodhën 120 shtetet anëtare të Lëvizjës së të Pangazhuarve. Mungonin vetëm Tito, Nehruja dhe Naseri, që të mund të kishim një kthim të plotë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Prania e Aleksandër Vucic, Presidentit të Serbisë nacionaliste, megjithë përpjekjen e tij të madhe për t’u rikthyer në profilin e liderit historik të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, sërish ishte e sforcuar dhe tërësisht jashtë kontekstit bashkëkohor. Megjithatë, Presidenti i Serbisë nacionaliste u përpoq të mbante qyrkun federalist të Jugosllavisë në tryezën e të paangazhuarve, së paku gjatë ditëve të konferencës. Në…

Read More

Tematika diplomatike serbo-ruse në spektaklin e 11 tetorit u fiksua në goditjen e Kosovës, të BE dhe të SHBA, pra në një strategji të lexueshme antiperëndimore dhe antiatllantike. Nga: Shaban Murati Në 11-12 tetor Serbia dhe Rusia organizuan në Beograd ceremoninë jubilare të 60 vjetorit të mbledhjes së parë të shteteve anëtare të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”, mbajtur në 1961 në ish-kryeqytetin jugosllav. Serbia si shtet i ri i pranuar në OKB në fund të vitit 2000 nuk ka asnjë lidhje me “Lëvizjen e të Paangazhuarve” dhe nuk është as shtet themeluese i asaj lëvizje politiko-diplomatike të viteve 60. Madje,…

Read More

Zyrtarët qeveritarë nga dhjetë vende të Bashkimit Evropian e konsiderojnë të rëndësishme rritjen e përdorimit të energjisë bërthamore për të mbrojtur konsumatorët evropianë nga paqëndrueshmëria e çmimeve, sipas një dokumenti të përbashkët të botuar në mediat franceze Le Figaro dhe media të tjera lokale. Nga ana franceze, teksti u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Financave dhe Rindërtimit, Bruno Le Maire dhe Ministri-Delegat për Industrinë në këtë Ministri, Agnès Pannier-Ryunache… Mbështetur nga kryeministrat, ministrat e ekonomisë dhe energjisë të Rumanisë, Republikës Çeke, Finlandës, Sllovakisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Polonisë dhe Hungarisë. Ata shprehën besimin se energjia bërthamore do të mbrojë konsumatorët evropianë…

Read More

Brukseli tashmë disa ditë është i tronditur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Polake, e cila njohu epërsinë e kushtetutës polake mbi të drejtën ndërkombëtare, përfshirë traktatet e Bashkimit Evropian. Rrjetet sociale janë plot me komente ku shprehin zemrimin zyrtarët e BE -së, eurodeputetët dhe analistët. Më poshtë po i sjellim disa prej tyre. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli:”Epërsia e ligjit të BE -së duhet të jetë e pamohueshme. Kushdo që shkel këtë parim rrezikon një nga parimet themelore të BE -së. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian të marrë masat e nevojshme. ” Jeroen Lenaers, Përfaqësues Ligjor i Partisë…

Read More

Kalimi i Serbisë së fundmi nga stadi i “luftës së ngrirë” në atë të luftës me karakter hibrid, është sinjifikativ. Kjo gjendje mund të lexohet edhe si shprehje e vullnetit politik për ta cilësuar luftën si të papërfunduar. Shkruan: Dr Sadri Ramabaja Nota përgdheljeje në raport me Serbinë u vunë re edhe në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë. Serbia vazhdon të përgdhelet e tolerohet edhe kur kërcnon fqinjët me luftë të hapur, siç ishte rasti së fundmi me defilimin e ushtrisë dhe aviacionit luftarak në kufijtë…

Read More

Analiza e një pakti të habitshëm ushtarak midis Parisit dhe Athinës, pse nuk është një lajm i mirë për Ballkanin Nga Shaban Murati Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e deritanishme të Aleancës Atlantike, që nga themelimi i saj në 1949 e deri më sot, që dy shtete anëtare të nënshkruajnë midis tyre një marrëveshje dypalëshe strategjike të ndihmës ushtarake reciproke ndaj njeri-tjetrit në rast të një konflikti të njërit prej tyre edhe me një shtet anëtar të NATO-s. Mund të klasifikohet si një novacion “sui generis” juridik, diplomatik dhe strategjik, kur zyrtarisht dy shtete anëtare të NATO-s, Franca dhe…

Read More

Kolumne e përbashkët nga Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, si dhe Minca Benedejčič, Ambasadore e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, në lidhje me Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, mbajtur më 6 tetor 2021.Kolumne e përbashkët nga Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, si dhe Minca Benedejčič, Ambasadore e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, në lidhje me Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, mbajtur më 6 tetor 2021. Prishtinë, 6 tetor – Sot në Brdo pri Kranju…

Read More

Nga Ditmir BUSHATI Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet në veriun e Kosovës të nxitura nga Beogradi, tregojnë para së gjithash ngecjen e politikës së zgjerimit të BE-së, sikundër hezitimin e saj për të artikuluar pa asnjë ekuivok “njohjen e ndërsjellë”, si qëllimi final i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më shumë sesa për targat e makinave, kjo përplasje risolli në skenë nevojën e ushtrimit të reciprocitetit si bazë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Konflikti i papërfunduar Serbi-Kosovë, ndonëse jo i vetmi në Ballkanin Perëndimor, reflekton atë që Vladimir Gligorov në vitin 2008…

Read More