Author: admin

Krizat pas krizash po prekin demokracitë në mbarë botën. Sistemi social është shumë i suksesshëm, por duhet të luajë me pikat e tij të forta. Nga Dr Jan Zielonka* Ami Ayalon, ish-kreu i shërbimit të brendshëm të inteligjencës izraelite, pranoi me çiltërsi çarmatosëse në një intervistë të fundit me New Statesman: “Ne duhet të supozojmë se do të shkojmë në luftë me Hezbollahun, jo sepse ne ose ata dëshirojnë, por sepse ne humbasim kontrollin.” Kjo ndjenjë e pafuqisë nuk kufizohet vetëm në Liban apo konfliktin Izrael-Palestinë. Ne nuk donim luftë me Rusinë, por kemi humbur çdo ndikim mbi sjelljen abuzive…

Read More

Nga Dr Enver Bytyçi Gabriel Escobar ishte për disa prej nesh i padëshirueshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Seç kishim një brengë, një dilemë, një nëndije tonën, me të cilën e ndjenim dhe disa herë e shihnim se anon në barrën e madhe të këtij dialogu. Në fund na tha se duhet Asociacioni për t’u pranuar Kosova në KiE! Ndërkaq u provua se ai anoi plotësisht nga krahu serb. Gruaja e tij hapte ekspozita në Beograd, ashtu si kryeministri i Shqipërisë promonte librin e tij po në Beograd. Të etur për t’u shfaqur në kryeqytetin e Serbisë dhe të “pazotë” për t’u…

Read More

[6 maj, 2024] Gjendja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe serioze. Përveç faktit se gjithnjë e më shumë flitet në nivele të ndryshme për dërgimin e mundshëm të ushtarëve zyrtarë të disa vendeve perëndimore në frontet e Ukrainës, gjithnjë e më shumë flitet edhe për armët bërthamore, siç dëshmohet nga lajmet e sotme nga Moska. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ruse ka filluar përgatitjet për mbajtjen e afërt të stërvitjeve me formacionet raketore të Qarkut Ushtarak Jugor me pjesëmarrjen e forcave të aviacionit dhe detar për të garantuar integritetin territorial dhe sovranitetin e…

Read More

Nga Emin AZEMI Bilanci i zgjedhjeve presidenciale (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët janë në udhë të mbarë të konsolidojnë veprimin e tyre politik brenda dy opsioneve, me kusht që opozita në të ardhmen të ketë vetëm një lider, i cili do të zgjidhej në bazë të votave të fituara në zgjedhje….Nëse opozita ka shumë liderë, dhe shumë parti, atëherë kthehet aty ku ka qenë – e shkapërderdhur, e defaktorizuar dhe joimune ndaj interferimeve elektorale maqedonase…. Te maqedonasit është në rritje doza nacionaliste e elektoratit. Kjo u shpërfaq edhe në këto zgjedhje. Diferenca kaq e thellë në mes të Gordana…

Read More

Shkruar nga *Luke Coffey Fokusi aktual i komunitetit ndërkombëtar në Ukrainë, Iran, Tajvan dhe Gaza, nuk duhet të injorojë edhe zhvillimet në Ballkan. Gjatë javëve të ardhshme, gjakrat do të fillojnë të rindizen edhe atje. Kur merret parasysh siguria dhe stabiliteti i Evropës, gjëja e parë që të vjen në mendje është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Tek e fundit, është lufta më e madhe në Evropë që nga vitet 1940. Megjithatë, një rajon rreth 1000 kilometra në jugperëndim të vijës së frontit në Ukrainë, është në prag të shpërthimit një krize tjetër të sigurisë. Rajoni i Ballkanit në Evropën…

Read More

[03 maj, 2024] Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se i takon Ukrainës të vendosë se si të përdorë armët britanike dhe theksoi se Kievi ka të drejtë të synojë objektivat në territorin rus, raporton të premten BBC. Gjatë vizitës së tij në Kiev, Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës 3 miliardë paund (rreth 3.5 miliardë euro) në vit, për aq kohë sa nevojiten. “Ashtu si Rusia po sulmon brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën për të siguruar mbrojtjen e saj,” tha Cameron. Kreu i diplomacisë britanike, i cili u…

Read More

[2 maj 2024] Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB. Njoftimi u bë nga ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija. “Pas disa rundesh të konsultimeve gjithëpërfshirëse, propozimi final për rezolutën për ‘Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995’, i hartuar nga një grup shtetesh, i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter. Ditëve…

Read More

[2 maj 2024] Shtetet e Bashkuara akuzuan të mërkurën Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave ukrainase një substancë kimike mbytëse si dhe një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, si “mjete lufte” në Ukrainë “Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është një rast i izoluar dhe ka të ngjarë të nxitet nga synimet e trupave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur fitore taktike në fushën e betejës”, tha Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate. Ambasada ruse në Uashington nuk iu…

Read More

Nga Shaban Murati Nuk ka informacion nëse është ngutur ndonjë qeveri ballkanike t’i dërgojnë urime kryeministrit të ri serb Vuçeviç, qeveria e të cilit u miratua në 2 maj 2024 nga parlamenti i ri serb. Në fakt një gjest i tillë i nxituar diplomatik do të vlerësohej dhe përshëndetej shumë në Kremlin, sepse qeveria re serbe e Vuçeviçit ka dy zëvendëskryeministra rusë, Aleksandër Vulin dhe Ivica Daçiç. Ka një konsensus diplomatik ndërkombëtar se të dy zëvendëskryeministrat e mësipërm janë mercenarë nga më të besuarit rusë të Kremlinit në Serbi. Zëvendëskryeministri Vulin është dekoruar tri herë nga Kremlini me dekoratat më…

Read More

Ekziston një hendek midis pritshmërive nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe realitetit në sferën e gjeopolitikës. Maqedonia e Veriut do të duhej mos të binte në kurthin e etnonacionalizmit. Nga Dr Sadri RAMABAJA Hyrje Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që u zhviluan dje në Maqedoninë e Veriut ishin ashtu priteshin. Në raundin e parë fitoi kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova. Kjo fitore e shtynë Maqedoninë e Veriut në terrenin e rrëshqitëshë të destabilitetit politik. Fundja ky ishte edhe qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe. Perendimi sërish, ngjashëm me Malin e Zi, regoi me vonesë! Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament,…

Read More