Author: admin

Nga Dr Sadri RAMABAJATë menduarit dhe të vepruarit në universin paralel mes Prishtinës dhe Beogradit në përputhje të plotë me mendimin politik serbo-bizantin, ka pasoja ekstreme në formimin nacional edhe tek brezi i tretë e i katërt i pasuesve biologjik e ideologjik të ish titullarëve të Jugosllavisë. Kushdo që ka studiuar shkencat politike, e me theks marrëdhënie ndërkombëtare, përveç se ka bërë “simulime”, ku studentët luajnë rolin e diplomatëve të shteteve dhe shpesh krijohen skenare imagjinative që i kalojnë kufijtë e realitetit politik e diplomatik, ata në përpjekje për të performuar sa më mirë rolin e diplomatit, duke u thirrë…

Read More

[Në foto: Sir Noel Malcolm, Historian] Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel Malcolm për ndërgjegjësimin e botës mbi të vërtetën e historisë së Kosovës. Autori i librit të botuar më 1998 “Kosova: Një histori e shkurtër” ishte i pranishëm në këtë tubim. Në një intervistë me gazetarin Burim Goxhuli, historiani i njohur britanik komentoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kushtet e reja të disa vendeve perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në…

Read More

Nga Ditmir BUSHATI / Tiranë Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi thuajse shumicën e vendeve të nevojshme në parlament për të qeverisur vendin. Po kështu, kandidatja e kësaj partie, Gordana Siljanovska-Davkova u bë presidentja e parë grua, duke fituar bindshëm ndaj rivalit social-demokrat, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e fitores, presidentja e zgjedhur, përcaktoi si përparësi për vendin “fillimisht Ballkanin, pastaj Europën”, duke lënë shijen e hidhur të rikthimit në retorikën e dikurshme nacionaliste. Në ceremoninë e betimit të saj si presidente, në përputhje me zotimin publik të…

Read More

Nga Instituti OKTOPUS Në vitin 2020 ka filluar të ndërtohet një objekt, ku sipas burimeve publike serbe quhet “Kisha e Trinitetit” me lokacion në Nakëll të Pejës, një objekt i vogël ku përreth ka disa varreza të vjetra, e cila ka dalje në rrugën kryesore të fshatit. Prona ku është i vendosur objekti nuk është i rrethuar me ndonjë mbrojtje të pakalueshme dhe mund të ketë qasje kushdo që dëshiron. Objekti nuk ka ndonjë identifikim të lehtë që është objekt fetar (nuk ka ndonjë kryq ortodoks) dhe deri vonë është përdorur si vendstrehim i narkomanëve, kalimtarëve të rastit dhe njerëzve…

Read More

[Francis Fukuyama është një nga shkencëtarët politikë më të njohur amerikanë. Ai u bë i famshëm në rrafsh botëror me veprën e tij “Fundi i historisë”. Ai jep mësim në Universitetin Stanford që nga viti 2010. Së fundmi, u botua libri i tij “Liberalizmi dhe armiqtë e tij” (2022).] Tepër e polarizuar, thellësisht e ndryshuar: Një vështrim nga brenda i Shteteve të Bashkuara zbulon pse fuqia botërore po ndryshon edhe nga jashtë. IP: Profesor Fukuyama, libri juaj “Fundi i historisë” u botua në vitin 1992. Si ka ndryshuar demokracia amerikane që atëherë? Francis Fukuyama: Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar,…

Read More

[Në foto: Milorad Dodik, patrijah Porfirije, Aleksandar Vučić (Foto: AP Photo / Darko Vojinovic / Guliver image] Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije: Herët a vonë Zoti do ta hapë derën Të hënën, pra dje, autoritetet e Republikës së Kosovës ia ndaluan kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KPS), Patriarkut Porfirije dhe shtatë peshkopëve që e shoqëronin të hynin në Kosovë, ku ishte caktuar për të martën, pra për sot, seanca e kuvendit të KSHP-së në Patriarkanën e Pejës. Patriarku ishte dashur të mbërrinte në Kosovë pasdite, por para se të mbërrinte në vendkalimin Merdarë nga Prishtina, ka mbërritur një…

Read More

Nga Mark Galeotti [THE SPECTATOR] Kishte një pritshmëri që emërimi i qeverisë së re të Vladimir Putinit do të shihte disa ndryshime në aparatin rus të sigurisë, por pak parashikuan se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu do të zëvendësohej nga një ekonomist, Andrey Belousov, me Shoigun që do të bëhej sekretar i Këshillit të Sigurimit. Me një ekonomist që merr përsipër ministrinë e mbrojtjes dhe ministri i vjetër që merr një rol politik dhe këshillues, teknokratët janë në rritje. Megjithatë, qëllimi nuk është paqja, por një luftë më efikase. Në disa qarqe është bërë shumë për faktin se Belousov…

Read More

Rendi i deritanishëm global u krijua pas vitit 1944-45 në Breten Uoods, SHBA. Por, siç shihet, nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë deri në fund të shekullit, për shkak të dobësimit të rolit amerikan, çështjeve urgjente brenda SHBA-së dhe, natyrisht, BE-së së ndarë, e cila vështirë se do të mund të qëndrojë e bashkuar deri në vitin 2100. Nga Dr Selim IBRAIMI, Uashington Në fund të dekadës së tretë, paqartësitë në BE, në Ballkanin Perëndimor dhe në Europën Lindore janë shkaktuar nga kaosi global i çrregullimit të raporteve të Fuqive të Mëdha, nga mospajtimet ndërmjet shteteve që dolën…

Read More

Rikthimi tek vetvetja në rrafshin ideologjik – në rastin e Serbisë d.t.th rikthim tek objektivi politik permanent: ekspansioni i përhershëm në dëm të fqinjëve. Vuçiqi mbështetet sërish në gurët e vjetër që forcojnë amalgamën serbo-ruse. Evropa mbyllë sytë dhe e pret me kënaqësi përqafimin e supozuar serb. Nga Dr Sadri RAMABAJA Pas përpjekjeve diplomatike disa muajshe për ta futur në sirtarë raportin final të hetimit për rastin e agresionit ndaj Kosovës, të kryer më 24 shtator 2023, Serbia i rikthehet gjeopolitikës së filleve të egzistencës së saj si shtet modern. Çfarë duan në të vërtetë Aleksandër Vuçiqi dhe bashkëkombasit e…

Read More

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e saj mund të jenë edhe parti të tjera opozitare që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e VMRO DPMNE-së, që fituan zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe ato presidenciale, me një diferencë të madhe kundrejt Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë…

Read More