Kambanat e luftës në Ballkan po bien. Koha është që Europa të përmendet nga “Verbimi strategjik”, shpejt dhe tani.
Skenari i Maidani i Ukrainës (2014) dhe bllokada aktuale e Kuvendit të Kosovës [2025] – duken të ndryshme në sipërfaqe, por kanë paralele të thella që tregojnë një model të përbashkët të destabilizimit të drejtuar nga interesa ruso-serbe.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Është e qartë se tensionimi i situatës në Serbi, përplasjet shoqërore që kanë të bëjnë me riorjentimin gjeopolitik të saj pas përfundimit të lufëts në Ukrainë, në këtë lojë gjeopolitike shahu që po vazhdon edhe në dekadën e tretë pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, po i afrohet pikës kulmore. Shto kësaj tensionimin e raporteve në Bosnjë e Hercegovinë me provokimet e një pas njëshme të Banjallukës rreth të ardhmes Bosnjës, por edhe të avancimit të luftës hibride së fundmi ndaj Kosovës.
Dezinformimi mbetet një fushë tjetër beteje: propaganda serbe po përpiqet të mbjellë përçarje në shoqërinë kosovare, por edhe në raportet ndërshqiptare në realacionin Tiranë-Prishtinë. Kjo situatë e bën edhe më të zymtë gjithë këtë histori për marrëdhëniet e ardhshme në raportet Bruksel-Beograd dhe përmbysjen e aleancave ushtarake në rajon.
BE-ja e di që Serbia është pika më e dobët e saj në Ballkan, por vazhdon të sillet sikur nuk e sheh lojën e dyfishtë të Beogradit. Ky “verbim strategjik” ka shkaqe të thella politike dhe ekonomike – dhe mund të kushtojë shumë shteteve anëtare.
BE-ja me pozicionimin jo konsekuent ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve të Serbisë në raport me sigurinë në rajon dhe veçmas ndaj provokimeve permanente kundruall Kosovës, po luan lojën e rrezikshme të “bashkëpunimit” me Serbinë, derisa kjo e fundit vazhdon të mbetet tejet e angazhuar në platformën që për objektiv ka realizimin e të ashtuquajturës “Botë serbe”. Nëse Europa nuk ndërron qasjen, atëherë Evropa Juglindore mund të përfundojë në ferr.
Qëndrimi i fundit i Brukselit pas udhëtimit të Vuçiqit për Moskë me rastin e organizimit të paradës për kujtim të 9 majit dhe fitores mbi fashizmin, pavarësisht paralajmrimeve që ju bën [psh. Vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së në Beograd, prania e Vuçiqit në samitin e Komitetit Politik të Europës në Tiranë…], hedhë dritë mbi një lloj të vazhdimsisë së qasjes së dyzuar të Brukselit ndaj Beogradit.
Si shpërfaqet ky pozicionim i dyzuar i BE-së në raport me Serinë?
Në realitet pse kemi të bëjmë me një qëndrim insistues për “integrimin” e Serbisë pa kushte në BE?
Këto dhe pyetje tjera të kësaj natyre janë krejt të ligjshme të shtrohen.
Tutje BE-ja i jep Serbisë fonde dhe si dhuratë ekstra negociata hyrëse, ndërsa Beogradi nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën (insiston në bosnzimin e Kosovës përmes imponimit të Asociaciont të Komunave Serbe konform marrëveshjes ës vitit 2015 që është refuzuar në themel nga Gjykata Kushtetuese); nuk ndjek sanksionet ndaj Rusisë (blen gaz, bashkëpunon në rrafshin ushtarak e strategjik), financon struktura paralele në veri të Kosovës (polici, shkolla, në sistemin juridik…).
Cili është rezultati i krejt këtij pozicionimi?
Ky pozicionim nuk paraqet asgjë të re në raportet Bruksel-Beograd. Ai ka një begraund historik. Serbia përdor paratë e BE-së për të fuqizuar influencën anti-EU në rajon!
Ky pozicionim aktual është thjeshtë vazhdim i “Politikës së butë” të viteve ’90-ta të shekullit 20-të.
- 1991–1999: BE-ja dështoi të parandalonte luftërat në Jugosllavi sepse nuk veproi me forcë kundër Miloseviqit.
- 2024–2025: BE-ja përsërit të njëjtin gabim – i beson Serbisë pa i vënë kushte. Çfarë ndodhi pastaj? Lufta e Kosovës (1998–1999). Çfarë mund të ndodhë tani? Një konflikt i ri në veri të Kosovës.
Serbia si Kali rus i Trojës në Ballkan
Lufta e Trojës ishte një ngjarje qendrore në mitologjinë e lashtë greke. Ajo ishte e njohur për ne kryesisht përmes eposit të Homerit. Bëhet fjalë për rrethimin dhjetëvjeçar të qytetit të Trojës nga një ushtri greke.
Raportet dhe shkrimet e historianëve të antikitetit përmes përshkrimeve të detajuara të betejave heroike, ia kanë dalë t’ia përcjellin brezave atë me tërë kompleksitetin që kishte, si luftë strategjike dhe fitoren e palës greke si produkt i një mashtrimi përmes Kalit të Trojës.
Shih për këtë Lufta e Trojës mbetet një motiv në letërsinë dhe artin perëndimor, duke evokuar tema të tilla si nderi, tradhtia dhe tragjedia e luftës.
Por nëse Lufta e Trojës simbolizon jo vetëm konfliktin midis dy qytetërimeve të fuqishme dhe ndikimin e fuqive hyjnore në fatin njerëzor, shpërthimi I luftës ës mundshme sërish në këto hapësira ët Europës Juglindore, ku gjurëmët dhe vrragët e luftës së fundit gjatë dekadës që mbylli shekullin 20-të, janë të freskëta, mund të jetë preludi I një lufte ët tretë botërore.
Kjo figurë rikthehet edhe në analizat me karakter gjeopolitik dhe praninë ruse në Ballkan përmes Serbisë. Madje në disa fusha , si në:
- Marrëdhëniet ushtarake me Rusinë: Serbia blen armë, organizon ushtrime me trupa ruse (Slavic Brotherhood).
- Propagandën anti-NATO dhe anti-EU: Media serbe promovon teoritë e konspiracionit kundër Perëndimit.
- Mbeshtetjen për destabilizimin e Kosovës, Bosnjës, Maqedonisë dhe Malit të Zi: Republika Srpska dhe grupet pro-Ruse në Podgoricë, agresioni I 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës, përfshirja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për një kohë në proektin “Ballkani I hapur”.
Nëse BE-ja vazhdon të “flasë” pa vepruar, Rusia do të përdorë Serbinë për të shkaktuar kaos.
Disa nga skenarët e mundshëm që do të mund t’i hapin portat e ferrit në Europën Juglindore, e që mund të cilësohen si një “shpërthim” i kontrolluar:
- Hapi 1: Serbia nxit trazira në veriun e Kosovës (përmes grupeve paramilitare).
- Hapi 2: Kriza shkakton ndërhyrjen e KFOR-it, Serbia bën lojën e “viktimës”.
- Hapi 3: Rusia dhe Kina përdorin këtë për të akuzuar Perednimin [BE-në dhe NATOn] si agresor ë!”
- Hapi 4: Konflikti zgjerohet dhe shtrihet edhe në kohë e hapësirë, rajoni bëhet i papërshtatshëm për investime, ndërkaq BE-ja humbet kontrollin.
Krahasimi midis Maidanit të Ukrainas dhe bllokadës në Kuvendin e Kosovës: Një model i Luftës hibride
Dy skenarët – Maidani i Ukrainës (2014) dhe bllokada aktuale e Kuvendit të Kosovës [2025] nga opozita – duken të ndryshme në sipërfaqe, por kanë paralele të thella që tregojnë një model të përbashkët të destabilizimit të drejtuar nga interesa ruso-serbe.
Elementet e përbashkëta
a) Pengimi i proceseve demokratike – bllokimi i Shtetit
• Ukrainë (2014): Pro-rusët dhe forcat e Viktor Yanukovych-it bllokuan reformat pro-BE-së, duke çuar në protesta masive (Maidani) dhe më në fund pushtimin rus të Krimesë.
• Kosova (2025): Opozita (PDK/LDK/AAK – drejtuesit real të këtyre formacioneve korporatiste, të marra peng nga oligarkët, plus Lista Serbe) pengojnë konstituimin e Kuvendit, duke e bërë të pamundur formimin e qeverisë.
Qëllimi i përbashkët: Parandalimi i vendimmarrjes demokratike dhe destabilizimi i shtetësisë. Mbajtja jashtë vendimmarrjes e kryeministrit Albin Kurti dhe ekipit të tij të ngushtë. Rikthimi në pushtet i marionetave.
b) Përdorimi i Fraksioneve Politike parlamentare si “Proxy”
• Ukrainë: Rusia përdori partitë pro-ruse dhe grupet paramilitare për të krijuar trazira.
• Kosovë: Serbia përdor Listën Serbe, ndonjë element të saj të katapultuar në parlament në emër të bashkësive minoritare dhe injorancën politike të opozitës shqiptare për të bllokuar proceset legjislative.
Rrjedhiisht ajo aplikon taktikë të njejtë: Përdorimi i aktorëve lokalë për të shkaktuar krizë, pa përfshirje të drejtpërdrejtë të Rusisë/Serbisë.
c) Lufta Hibridë me mbështetje të jashtme
• Ukrainë: Rusia financoi protesta dhe krijoi republika fantazëm (Donetsk, Luhansk).
• Kosovë: Serbia vazhdon të financojë strukturat paralele [tashmë të fshehura], ka aktivizuar spiunazhin gjithandej [me theks brenda strukturave oligarkiste të ngritura me vite] dhe po ndikon tek opozita për të penguar funksionimin e shtetit.
→Strategjia: Dështimi i shtetësisë përmes mjeteve jo-ushtarake.
Në këtë paralele, megjithatë ka disa nuanca ndryshimi mes Maidanit dhe Parlamentit kosovar.
Në Ukrainë, protestat e Maidanit ishin pro-BE-së, ndërsa sot në Kosovë, bllokada është anti-shtetërore (në favor të Serbisë).
Në Kosovë, nuk ka ende dhunë të hapur,[pati një sprovë me bllokimin e Prishtinës], por bllokada parlamentare është fazë e parë e destabilizimit.
Bllokada e Kuvendit të Kosovës nuk është thjesht krizë e brendshme – ajo është pjesë e një strategjie më të gjerë ruso-serbe për të parandaluar konsolidimin e Kosovës.
Çfarë duhet të bëjë BE-ja?
Prandaj, “verbimi strategjik” i Europës duhet të ketë fundin e tij të natyrshëm! Ky fund ka rrugën e vet – që duhet të kalojë përmes rikthimit të kontrollit politik në raport me proceset historike që po kalojmë si civilizim dhe kthimit tek menaxhueshmëria dhe parashikueshmëria strategjike.
Jetojmë në një periudhë historike dhe në një botë kaq të çmendur, ku asgjë nuk është më e pamundur. Këtë e dëshmoi dekada e fundit e shekulit 20-të, kur në sytë e Perednimit po shkërmoçej Jugosllavia. Ky proces po bëhej hapur, duke toleruar Serbinë të ushtroj dy gjenocide – njërin pas tjetrit: atë ndaj boshnjakëve në Bosnjë në fillim të dekadës dhe të dytin, ndaj shqiptarëve në Kosovëë, në fund të dekadës së fundit të shekullit 20-të.
Në këtë gjendje prej somnabuli Europa u gjetë sërish në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, që paraqet realisht prologun e tentativës ruse për shuarjen e Ukrainës si shtet i pavarur.
Elita politike në Bruksel, sigurisht që duan jo vetëm të mbijetojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por edhe të ruajnë mundësinë e sigurimit të mirëqenies së tyre në të ardhmen.
Por, nëse Europa përmendet nga “Verbimi strategjik”, shpejt dhe tani, kur Serbia po sheston ta shpjerë sërish Ballkanin para portave të ferrit, atëherë Brukseli duhet të ndryshojë qëndrim.
Disa nga hapat që duhet të ndërmarrë Europa në raport me Serbinë:
- Të ndalojë financimin e Serbisë derisa të zbatohen marrëveshjet me Kosovën.
- Të vendosë sanksione ndaj politikanëve serbë që financojnë destabilizimin.
- Të forcojë praninë e saj në Kosovë (përmes EULEX-it dhe misjoneve civile).
- Të kërkojë një strategji të vetme nga NATO dhe SHBA – jo qasje të ndara.
Alternativa e vetme është veprimi i menjëhershëm, jo biseda të pafundme. Përgjegjësi për Serbinë, jo tolerancë ndaj lojërave të saj.
Lituania ndodhet aktualisht në qendër të debateve evropiane të sigurisë në pranverën e 2025. Duke marrë në konsideratë kërcënimet e vazhdueshme që vinë nga Rusia, vendi po fokusohet në parandalimin, riarmatimin dhe partneritetet e ngushta. Në këtë plan ajo gëzon mbështetje të plotë nga partnerët e saj. Ndërkaq me inaugurimin zyrtar të brigadës së përhershme të Bundeswehr-it më 22 maj, Gjermania ka dërguar mesazhe të forta solidariteti dhe përgjegjësie udhëheqësve lituanez dhe popullit të Lituanisë.
Në këtë prizmë mund të shiheet edhe ushtrimi i përbashkët fushor ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, që u mbajtë së fundmi edhe në Kosovë, e që konsiderohet me të drejtë si një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake që zhvillohen në Evropën Juglindore nën udhëheqjen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në bashkëpunim me NATO-n dhe vendet partnere.
Sot, siguria e Evropës vetëm kështu mbrohet si në krahun lindor të Lituanisë ashtu edhe në atë jugor në Kosovë.
Krahas kësaj Brukseli do të duhej të mbështeste fort Kosovën dhe Bosnjën konkretisht. Ky hap përkthehet në përshpejtim të hapave integrues euroatlantik, që d.t.th me procedura të përshpejtuara BE-ja do të duhej ta njihte Kosovën, pra t’i detyronte pesë shtetet anëtarë që nuk e kanë njohur pavaërsinë e Kosoëvs, ta bëjnë këtë shpejt dhe krahas kësaj të fillonin negociatat formale për anëtarësim të Kosovës në BE.
Parakushtet për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe
Natyrisht, për diçka të tillë (kur bëhet fjalë para së gjithash për Kosovën dhe Serbinë) është e nevojshme të plotësohen disa parakushte. Para së gjithash, është e nevojshme që Serbia të mbyllë planet për rikthim në Kosovë; ta heq atë nga preambula e Kushtetutës dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës. Dhe më pas, pasi të vendoset një minimum besimi reciprok që është shkatërruar plotësisht dhe gradualisht përgjatë një shekulli, duke kulmuar me lufëtn e fundit [1997-99]. Por, siç shihet, përderisa Serbia vazhdon t’i mbajë të përqëndruar 48 bazat e saj ushtarake e policore rreth e prëqark kufijve të Kosovës, duke paralajmruar aneksimin, çfardo tendence për normalizim marrëdhënjesh, siç e ka dëshmuar procesi I dialogut [2011-2023], nuk është në dukje, dhe besimi i ndërsjellë do të duhet të presë ose për një ndryshim në të gjithë strukturën politike në Beograd, ose një rishikim të politikës nga elita politike e re e instaluar në Bruksel dhe në krye të qeverive të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.
Përfundim: Epoka e strategjive pasive ka përfunduar
Në rrafshin global në përplasjen mes Perendimit dhe Rusisë dimensioni I Balkanit merrë peshë specifike. Situata e sigurisë së Kosovës mbetet e përfshirë në një konfrontim gjeopolitik në përshkallëzim. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së kanë një rëndësi të madhe për Kosovën. Nga këndvështrimi i Kosovës, siguria e saj varet shumë nga partneriteti transatlantik dhe besueshmëria e Uashingtonit. Edhe gjatë periudhës së tranzicionit, Trump kërkoi me zë të lartë që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të shpenzonin të paktën 5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen – shumë më tepër se objektivi i mëparshëm prej 2 për qind. Për Kosovën, e cila tashmë po synon këtë objektiv, investimi në mbrojtje është krucial për mbijetesn e saj politike dhe marshin përpara.
Në të njëjtën kohë, Serbia nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit mbetet në kursin ekspansionues dhe përplasjeje me Kosovën dhe fqiun e saj perednimor [Bosnjën]. Nëse Vuçiqi do të përpiqet të testojë unitetin e BE-së dhe NATO-s, veprime provokuese mund të ndodhin sërish në Kosovë – mos ta harrojmë aktin e agresionit me elemente të terrorit shtetëror të shtatorit 2024 dhe atë mbi Kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor 2024 – për të testuar reagimin dhe vullnetin politik të aleancës.
BE-ja në këto rrethana nuk ka luksin e kohës. Nëse Europa vazhdon të qëndrojë e ndarë dhe e pasigurt, në raport me agjendën gjeopolitike të Serbisë dhe Rusisë ndaj Ballkanit, Serbia dhe Rusia do ta përdorin këtë dobësi për të shkaktuar një krizë të re.
Prandaj BE-ja duhet të veprojë me qartësi, duke kombinuar presionin ekonomik, praninë ushtarake dhe mbështetjen politike për shtetet e rajonit; vetëm kështu mund të parandalojë një krizë të re. Pa veprim të shpejtë, Serbia dhe aleatët e saj mund të shfrytëzojnë vakumin për të destabilizuar rajonin. Koha për “verbim strategjik” ka mbaruar; tani duhet veprim. Sepse “epoka e strategjive pasive, e prit-të-shohim ka përfunduar”.
Këto fjalë të Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Kęstutis Budrys, na kujtojnë se kohët e vështira kërkojnë vendime të guximshme – lidershipi nevojitet tani.
Ballkani nuk ka nevojë të kalojë përsëri nëpër ferr. BE-ja duhet të zgjohet!