Nga Dr Albana Jeminaj
Abstract
The Europian Union is a “sui generis”organization(a special type),which one is evolving over the time.This organization is a conglomerate of nations which have a single goal,the progres of their country,in principle,always working through the advancement of the organization in general.Ways of organizing and the functioning of the EU, with some modifications,the weathered dignity,the challenge of growth.How ever,the changes can only move forward.
Given this fact,we refer to the most important challenge of Europe and his Constitution.Ratification of the Treaty of Lisbon cut”troubled souls”in the EU since it is know that the treaty contained over 70% of the content of the Europian Constitutional Treaty.We can say that the Europian politics,this time has passed the test of challenging which was submitted to the mark the continuation of reforms in contradiction with their slowdown and stagnation.
With the beginning of the democratic development in Easter Europe,the Albanians were the first who asked for their right to self-determination.For European recognition of the new republic crucial was status of a Republic and the combination of the principles of the concept of “European” and that “classic”. When there was not stability in Balkans,when the war in former Yugoslavia started in Slovenia,Croatia,Bosnia and Herzegovina,Kosovo was not independent,when the war began in the Presheva Valley, and in Macedonia,Kosovo was not independent. In a conclusion the answer to this wrong perception would be: the independence of Kosovo has stabilized the Balkans.
Key words: European Constitution,Treaty of Lisbon, legal-constitutional status.
1. HYRJA
Bashkimi Europian si një organizatë e llojit të vecante që u krijua nga gjashtë shtete e më vonë duke u rritur gradualisht në një konglomerat shtetesh vazhdimisht është në evoluim me një qëllim të vetëm,përparimin e tyre duke punuar gjithnjë në parim përmes avancimit të organizatës në përgjithësi. Administrimi i kompleksitetit në rritje të BE-së është i rëndësishëm në vetvete, si një mjet për t’a bërë BE-në më konkurrues dhe gjithashtu përsa i përket afrimit të vendeve të tjera kandidate. Kjo e dyta ka lidhje me funksionimin e një demokracie të plotë, e cila kërkon përgjegjshmëri dhe pushtet të qytetarëve. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të BE-së ,me disa modifikime,e përballoi denjësisht, sfidën e rritjes.
Gjetjet e studimit mund të shërbejnë si një trampolinë për kërkime shkencore më gjithëpërfshirëse (Maloku, Qerimi & Maloku: 2022:173), perspektives se integrimit ne EU te Ballkanit perendimor. Ky punim kontribuon në literaturën ekzistuese shkencore (Maloku, ,Jasarevc& Maloku,2021:52) e vecanarisht ne ate te integrimeve evropiane.
2. METOLOGJIA
Metodat shkencore të përdorura në këtë punim janë kryesisht metoda të analizës, sintezës dhe krahasuese, të cilat ndihmojnë në analizimin, sintetizimin dhe krahasimin e pikëpamjeve teorike të autorëve vendas dhe të huaj (Maloku & Maloku, 2020:323), të cilët kanë hulumtuar ne lidhje me problemin. e hulumtit. Opusi metodologjik nënkupton dy metoda. Në fakt, bëhet fjalë për metodat e analizimit të literaturës meta-analitike dhe shembujt e praktikës së mirë në pjesën hyrëse, në pjesën teorike të punimit, me përdorimin e duhur dhe metodën e analizës së përmbajtjes dhe studimeve të rasteve.
3. RESULTATET E ANALIZËS
Gjatë dekadës së fundit strategjia e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është fokusuar në stabilitet në rajonin, në bazë të një koncepti të qartë të sigurisë.Kjo strategji ishte si pasojë e drejtëpërdrejtë e mos suksesit për ndalimin e ushtrimit të dhunës në vitin 1998 në Kosovë. Europa ka një strategji të qartë sa i përket integrimit të rajonit në përgjithësi,e në vecanti të Kosovës,sepse ajo nuk është dhe nuk mund të mbetet si një “NJOLLË E ZEZË” në Ballkan. Ballkani Perëndimor është hapësira më e paparashikuar, shtete me probleme etnike, varfëri dhe histori të kontestuar, me probleme shekullore. Profesoret Shabani dhe Maloku ndikimin e faktoreve te ndryshem sociologjik qe ndikon ne rritjen e kriminalitetit mes se mire e sqarojne ne librat e tyre Sociologjia (2021) dhe tema te perzgjedhura nga patologjia sociale.
Këto shtete ballkanike kaluan periudhën komuniste,duke pranuar sistemin shumë partiak dhe pluralizmin politik në vitin ’90.Lufta etnike dhe problemet e shumta u bartën edhe pas fitores së sistemit shumë partiak dhe ekonomisë së tregut ku e vetmja shpresë e Ballkanit ishte dhe mbetet integrimet në BE dhe në strukturat euro-atlantike, përndryshe ky regjion s’po mundet të ndahet nga betejat e nacionalizmit dhe ndodhive shekullore në të cilat kanë kaluar.
Historine dhe zhvilimin e kriminalitetit ne nivel nderkombetare dhe ne Ballkanin Perendimor e me konkretisht per etiologjine dhe fenomenologjine e kriminalietet me se mire e kane shpejguar autoret Jasarevic dhe Maloku (2021) ne librin e tyre Kriminologjia (etiologjia dhe fenomenologjia e kriminalitetit). Aspektin proceduaralo-penal eshte analizuar nga autoret e njejtë Jasarevic dhe Maloku (2021) ne librin E Drejta e procedure Penale I dhe II. Megjithëse është arritur një lloj stabiliteti ndër-rajonal, si dhe një perparimi ekonomik, gjendja e përgjithshme në Ballkanin Perendimor mbetet e ndërlikuar. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, janë zhvilluar edhe forma nga më të ndryshmet të kriminalitetit e në veçanti të krimit të organizuar (Maloku, Niveli i krimeve është i lartë dhe korrupsioni mbizotërues. Masat e kursimeve dhe investimet janë të ulta e rindërtimi i ngadatë i infrastrukturës. prandaj, sot kemi nje rruge ligjore shume me te mire per te luftuar dhe parandaluar kete dukuri negative. Në fund të fundit, BE duhet të jetë më e përfshirë në “trainimin” dhe ndihmën për vendet e Ballkanit Perendimor, ndërsa ata përpiqen të arrijnë një zhvillim ekonomik të vazhdueshem dhe të përmirsojnë institucionet e tyre. Për të qenë të paanshëm, duhet thënë se BE tashmë ka një prani të shumëanëshme në rajon, duke përfshirë një rol paqeruajtës.Gjeografia politike mbetet për t’u sqaruar; statusi përfundimtar i Kosovës është një çeshtje mjaft polemike.Më shumë se një dekadë nga fillimi i dialogut,pra që nga 2011,ndërmjetësuar nga BE ,si duket u shëndrua në një”rrugë pa krye”e me sa duket përfundimi i suksesshëm është bërë i paparashikueshëm dhe i pamundur.
Kjo ngecje po varet më shumë nga LIDERËT e jo nga lidershipi,ku marrim si shembull ngjarjet e fundit si “Marrëveshja e Washingtonit”dhe ngërci i zgjërimit të BE-së si dhe zhvillimet globale luajtën rol kyq në rrjedhën e dialogut.Një moment përcaktues dhe kërcënues ndaj paqes dhe demokracisë erdhi edhe agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës duke ndikuar ne dialogun Kosovë-Sërbi e që nga rezultatet e luftës në Ukrainë do të varet edhe hecja e dialogut,edhe pse bota po e dënon Rusinë e cila ka humbur mjaft shumë aleatët e saj për krimet e bëra në Ukrainë.
Bosnje-Hercegovina është ende e përfshirë në paqartësi në lidhje me ekzistencën e saj si një njësi politike dhe është mjaft e brishtë ekonomikisht për shkak të varësisë së saj ekstreme të ndihmave nga jashtë. Pjesa më e madhe e rajonit vazhdon të vuajë nga papunësia e lartë dhe e “shpërlarjes së trurit”. Ky shtet, me ndarjet e mëdha etnike dhe religjioze, me politikanë nacionalistë, agjendën evropiane e konsiderojnë çështje dytësore. Madje, kryetarët e njësive federative nuk i kanë fshehur ambiciet e tyre për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e serishme të Bosnjës, që bie ndesh me parimet e përcaktuara nga BE-ja. Të qenit funksional i këtij shteti është shumë larg, prandaj aspirata për BE konsiderohet një rrugë që nuk i duket fundi. Bosnje Hercegovina është duke siguruar testimin e aftesisë së BE-së për të vepruar fuqishëm dhe në mënyrë të efektshme në rast nevoje. Megjithate, disa mësime duhen patur parasysh në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira. Për Bosnje Hercegovinën si një vend i ndasive etnike,forcat reformatore në Ballkanin Perendimor synojnë një politikë qytetare ,edhe pse përfaqesuesit shtetëror sërb po punojnë pa u lëkundur për ndarjen e Republikës Sërpska nga bashkësia shtetërore e Bosnje Hercegovinës dhe” bashkimin” me popullin vëlla në Sërbi. Nga ana tjetër,kreu i Bashkësisë Demokratike Kroate të Bosnje Hercegovinës (HDZiBH) bën thirrje për një “riorganizim territorial” të vendit që sipas tyre ka të bëjë me një ndarje tjetër etnike që do ta bënte të pa funksionueshëm këtë vend multietnik që përbëhet nga Federata e Boshnjakëve dhe Kroatëve,si dhe nga Republika Srpska e Distrikti Brcko.
Me të gjitha këto tensione në rajon forcat reformatore kërkon ti jepet fund parimit etnik dhe ndikimit të vendeve fqinje në destabilizim duke propozuar një version të ri të “modelit baltik” ku sipas këtij modeli në gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor duhet të hyjnë në partneritet dypalëshe me Portugalinë,Holandën.Irlandën.Danimarkën,Suedinë e Finlandën duke mbizotëruar”parimi europian”.
Sërbia ballafaqohet me probleme të brendshme, korrupsion, sistemin e drejtësisë jo të pavarur, me papunësi të proklamuar, realisht varfëria ekstreme ne këtë shtet vlerësohet në përqindje të lartë. Statistikat zyrtare flasin për emigrimin nga ky shtet për në vendet e BE e gjetiu, përndryshe vendi merret më shumë me politik se sa me ekonominë e tregut, me lojërat politike, inatet ndaj fqinjëve, e betejat në mes vet politikanëve serbë s’kanë të ndalur. Atje mbretëron një klimë nacionaliste në pushtet duke marr përpara çdo gjë.
Pushteti politik kurajues dhe nxitës për të bërë probleme me fqinjët, nuk pritojnë fare në secilën situatë të dërgon forca policore dhe ushtarake në secilën situatë pak a shumë kritike apo fare sa për te demonstruar se na jena këtu.Ekonomia serbe e trazuar, e pashpresë ka nxit këtë shtet të mos e lëshojë politiken prej dore edhe pse ekonomia ende mbetet e pa shpresë për të u zhvilluar dhe rritur bruto produkti vendor. Gjyqësia e katandisur nga politika, emërimet e gjyqtarëve janë problemet kryesore për këtë shtet. Nuk e kanë mirë më asnjë shtet ne regjion as nuk janë të interesuar që seriozisht të punojnë për paqe, janë të prirë të bëjnë gracka, shantazhe shteteve regjionale, kacafyten me fjalë politike duke cuar njeri-tjetrit selame si të ishte koha e viteve të hershme historike.Politika serbe ende bënë politikë me dy karrika,në Moskë e tjetrën në Bruksel.
Politika e brendshme e Serbisë po ndikon në dialog Kosovë-Sërbi e cila si duket ma shumë ka orientim në proceset e Integrimit dhe antarsimit në BE. Qeveria e Sërbisë po ndjek një politikë duke shkaktuar bllokada në dialog dhe më shumë është e orientuar në proceset e integrimit dhe anëtarësimit në BE,ndërsa Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po tregon aspirata për një motivim të ri, por për përmbyllje të suksesshme të dialogut ,kërkon mbështetje të fortë dhe zgjidhje nga institucionet e BE-së dhe shteteve anëtare,SHBA-ve dhe nga Mbretëria e Bashkuar.Nga ana tjetër ,ndoshta trendet e pafavorshme po ndikojnë si rënia e influences së Vuçiçit ,lufta në Ukrainë dhe Zgjedhjet 2022 ku fitoi 120 ulëse derisa shumica tjeter kanë 126 ulëse,shifra këto që tregojnë se është hera vizionar do ta hiqte bllokadën duke ndërtuar një shoqeri demokratike ,paqedashëse dhe të begatëshme e parë që nga viti 2014 që nuk ka kontrollën mbi pushtet.
Në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin European Sërbia duhet ta njohë pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës,edhepse disponimi i poullsisë serbe është kundër hyrjes së Sërbisë në BE nëse kusht për te është njohja e Kosovës.Për Ballkanin Perendimor thelbësore është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit.pa kërkesa politike të reja të shqiptarëve autokton dhe pa ndonjë kërkesë tjetër apo paralajmërim ndodhi konflikti dhe askush nuk është fitues atje, vetëm humbës të gjithë janë në konfliktin e inskenuar. Në këto rrethana ,vetëm një lidership vizionar do ta hiqte bllokadën duke ndërtuar një shoqeri demokratike ,paqedashëse dhe të begatëshme. Rasti i Serbisë është jashtëzakonisht delikat. Politika e fqinjësisë së mirë, si një nga kriteret bazë për përparim në rrugën e integrimeve, është shumë degraduese për Serbinë. BE shprehë shqetësimin për deklaratat që qarkullojn ne Kosovë e Sërbi në të cilat përmenden lufta dhe konflikti,duke kërkuar nga të dyja palët që menjiherë ti japin fund armiqësive mes tyre dhe dekleratave nxitëse.Njëherit pengojnë edhe Kosovën në njohjen e pavarësisë me aktivitete dhe lobime që u shkaktua nga migrimi masiv i kosovarëve drejt zonës Shëngen.Pretendimet territoriale dhe obstruksionet ndaj shtetit të Kosovës, si një projekt i përbashkët ndërmjet kosovarëve dhe ndërkombëtarëve, ardhja në pushtet e nacionalistëve (në programet e të cilëve ende zënë vend lidhjet me Rusinë), e largojnë Serbinë nga rruga integruese. Nga ana tjetër shteti serb ruan raporte miqësore me Maqedoninë, shtet që nuk ka stabilitet, i katandisur me korrupsion të vrazhdët që ka varfëruar qytetarët e Maqedonisë, me një monopol ekonomik, përfitime të larta nga partia në pushtet , e vitet e fundit kupa është mbush në këtë shtet me kriminalitet ekonomik me kontroll të parasë publike me biznese të mëdha partiake, duke kontrolluar doganat, mediat dhe inskenuar raste konflikte etnike dhe fshehur para qytetarëve maqedonas biznesin dhe krimin e organizuar.
Krimi i Organizuar eshte veper e rende penale, e cila eshte rezultat i veprimit te planifikuar dhe te udhehequr nga nje numer i madh njerezish te bashkuar ne grupe te fshehtta, banda, dhe organizata terroriste, me shpesh te lidhura me persona ne strukturat e pushtetitPopulli maqedonas është lodhur nga një pushtet përftues i cili i mori ardhmërinë e tij duke u fshehur prapa kartave imagjinare nacionaliste të rrezikimit te shtetit.Atje tash e sa vjet mbretëron klimë biznesi por shumë me pak rreziqe etnike, çdo herë kur është rrezikuar biznesi dhe lufta në mes maqedonasve është rritur atëherë zbrazjet janë bërë mbi shqiptarët. Perëndimi e donin ndryshimin politik edhe shqiptarët e Maqedonisë, parti tjera te vijnë në skenë pro perëndimore dhe jo të nxitur apo të shqetësuar nga problemet shekullore të cilat do të zgjidhen me një klasë të re politike edhe në domenin e maqedonasve edhe të shqiptarëve atje. As Kosova nuk është në gjendje të shëndosh demokratike ,gjithashtu me probleme të mëdha të korrupsionit, pa sigurisë, ikjes së qytetarëve , fshehja dhe heshtja e intelektualëve, pa aftësia e njerëzve për të gjet një model të stabilitetit demokratik, ku qytetari do të nxjerr interesin e duhur demokratike ku ne emër të tij nuk mund të flasë secili i njeri i pasuruar pa bazë ekonomike dhe me drejtësi të politizuar, shërbim civil e publik partiak e familjar, edukim jo cilësor,Gjykatë kushtetuese partiake e politike dhe ambasada partiake e klanore ..
Një mësim ështe se spiranca e dukshme dhe e fortë e BE-së është vendimtare për stabilitetin e rajonit dhe zhvillimin ekonomik te tij.
Një tjetër është se qendrimi i BE-së ndaj Ballkanit Perendimor nuk duhet bazuar mbi idenë e një fushe loje ekonomike. Dallimi që përmendet shpesh ndërmjet tregtisë “së drejtë” dhe “të lirë” është i zbatueshëm këtu. Vendet e Ballkanit Perendimor kanë nevojë për institucione të forta, të cilat do të sigurojnë qeverisje të efektshme të sektorit privat dhe publik. Përpjekjet vendase kanë një rol të rëndësishëm në lidhje me këtë. Praktikisht,duhet bërë më shumë. Rajoni ka nevojë për asistence nga BE, e cila do të ndihmojë që të mposhten kurthet e papunësisë së lartë, përkeqësimi i lidhjes sociale dhe kriminaliteti në rritje. Që zhvillimi të rrënjoset, ndihma financiare e planifikuar mirë duhet të shoqerohet me marrëveshje tregtare të përshtatshme (marreveshje të preferences), projekte të infrastrukturës rajonale (rrugë, ura, rrjete të energjisë elektrike dhe aeroporte) dhe masa për të stimuluar investimet e huaja të drejtperdrejta drejt vendit.
Kriminalitetit paraqet grupin e te gjitha veprimeve qe e rrizikojne dhe/ose demtojne vlerat themelore te njeriut ( te mbrojtura me ligj).Po keshtu, bashkepunimi i forte – nderrajonal dhe me autoritetet i BE-se – eshte i nevojshem per te luftuar kriminalitetin. Nuk ka nevoje te permendet se zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perendimor do te forcoje gjithashtu luften kunder terrorizmit.Nga njëra anë rendi i dites i Europes eshte me shume plane dhe gjithnje e me teper perfshin dinamikat politike dhe ekonomike ne Ballkanin Perendimor.Dhe nga ana tjetër komiteti i çështjeve të jashtme të parlamentit Europian (PE) ngriti shqetësime serioze rreth situatës ekonomike e sociale në Ballkanin perëndimor dhe i bëri thirrje BE të miratojë një strategji më të qartë për integrimin. Në një projekt-rezolutë, komiteti u kërkoi gjithashtu vendeve të punonin së bashku për të përmirësuar infrastrukturën rajonale dhe në shumicën e rasteve, të bashkëpunojnë më mirë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës.Serbi-Malit të Zi ju kërkua të zgjidhë problemet e dala nga bashkimi federal dhe statusi i Kosovës. Rezoluta përmendte arritjen e stabilitetit më të madh politik, zbatimin e reformave administrative dhe rritjen e luftës kundër krimit e korrupsionit si përparësi kryesore për Shqipërinë, ndërsa i bënte thirrje Maqedonisë të zbatonte marrëveshjet kyçe të paqes dhe veçanërisht decentralizimin.Ballkani Perëndimor akoma duket si një përzierje shpërthyese shtetesh të dobëta, para-shtetesh dhe protektoratesh të tashme apo të ardhshme që luftojnë me vështirësi të madhe për të ruajtur standarde dhe për të përparuar drejt stabilitetit dhe integrimit evropian. Për më tepër, ne nuk kemi një ide të qartë se sa quasi-shtete ekzistojnë në Ballkan dhe deri në çfarë mase funksionojnë. Shpërthimi i dhunës kohët e fundit në Kosovë bëri që shumë të mendojnë se rajoni përsëri po del jashtë kontrollit. E vërteta është se beteja nuk ka përfunduar. Ekziston një nevojë e menjëhershme për ta kthyer vështrimin tek kjo situatë, por shikimi duhet bërë me sytë e popujve që jetojnë në rajon. Në vazhdën e angazhimit të tij në Evropën Juglindore, komuniteti ndërkombëtar është sjellë sikur të kishte “zgjidhjet e duhura” dhe është përballur me problemin duke imponuar këto zgjidhje. Me këtë qasje nuk mund të vazhdohet më tej. Kjo qasje krijon një krizë legjitimiteti dhe lehtëson rritjen e populizmit anti Perëndimor. Kjo është një formulë e dështuar. Rajoni nuk është në gjendje të arrijë prosperitet dhe stabilitet të qëndrueshëm pa mekanizmat e integrimit rajonal. Në të njëjtën kohë është e qartë se shtetet jofunksionale dhe protektoratet, që dominojnë rajonin, nuk janë në gjendje për integrimin e Ballkanit në rrjedhat evropiane.
Tranzicioni nga një shtet i dobët në një shtet anëtar, është detyra kritike me të cilën përballen vendet e Ballkanit sot. Organizimet e sotme kushtetuese as nuk funksionojnë, as nuk janë objekt i një vlerësimi të mirëfilltë kritik. Ato të çojnë në një gjendje fluksi, por jo në një tranzicion të suksesshëm. Këto marrëveshje u hartuan për ti dhënë fund krizave – përgjithësisht konflikteve të armatosura – duke trajtuar pikërisht të drejtën e këtij apo atij shteti për të ekzistuar.
Por këto organizime kushtetuese kanë mënjanuar dhe kanë lënë shumë çështje kritike të pazgjidhura që kanë të bëjnë me aftësinë e shteteve për administrim efikas, duke përfshirë edhe monopolin e tyre për ruajtjen e rendit dhe vjeljen e taksave. Për më tepër, ato, në një farë mase, janë imponuar nga komuniteti ndërkombëtar, dhe si pasojë, publiku i sheh ato me një farë dyshimi. Kjo është më evidente në Bosnjë dhe Kosovë, ku aktorët ndërkombëtarë zotërojnë pushtetin ekzekutiv. Në Bosnjë, influenca e mbetur e aktorëve nacionalistë është një tipar i përhershëm.Në Kosovë, aftësia e autoriteteve qendrore nuk është provuar dhe nuk mund të provohet, përsa kohë aktorët ndërkombëtarë luajnë rolin përcaktues në vendimmarrje. Eshtë tepër e rëndësishme që përpjekjet ndërkombëtare për forcimin e strukturave qeverisëse në Ballkan, të intensifikojnë si angazhimin, dhe po ashtu të rrisin transparencën. Me qëllim që kjo të ndodhë, vendet e rajonit duhet të mësojnë të ndihen direkt të angazhuar në tranformimet e shoqërisë. Ashtu siç kemi thënë më lart, kushtetutat post-Jugosllave dolën nga luftërat për të drejtën e ekzistencës së shteteve të Ballkanit. Tani është koha të përqendrohemi në proceset e reformave dhe në procesin e bindjes së qytetarit të thjeshtë për nevojën e këtyre reformave. Nga njëra anë, kjo do të thotë rindërtim i administratës publike dhe rregullime makro-ekonomike që do të bëjnë të mundur që shteti të ofrojë shërbimet e tij me efikasitet. Nga ana tjetër, ka një nevojë urgjente për të thelluar procesin e demokratizimit për të siguruar përmirësime në përfaqësimin politik. Vendet e Ballkanit Perëndimor duan që nesër të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, por komuniteti ndërkombëtar sot e kësaj dite është akoma në rajon. Si efikasiteti, ashtu edhe legjitimiteti i prezencës së tij do të varen nga sa e suksesshme do të jetë BE-ja në kthimin e kësaj perspektive anëtarësie në një motivim të efektshëm për reforma politike dhe ekonomike. Procesi i anëtarësimit presupozon ekzistencën e shteteve funksionale dhe që kanë dëshirën e aftësinë për tju përgjigjur mekanizmit të kondicionalitetit. Kjo nuk është arritur akoma në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë se BE-ja ka përpara një dileme të madhe – nuk duhet të dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor në aspiratat e tyre, por as nuk duhet të ulë kriteret e saj për anëtarësim. Kërkohet një strategji specifike për të tejkaluar këtë dilemë dhe Brukseli duhet ta diskutojë këtë si me qeveritë, ashtu edhe me komunitetet e rajonit. Në qoftë se do të gjejmë një strategji të zgjuar, më në fund ne do të mundim të gjejmë kufirin midis dështimit dhe suksesit në Evropë. Shqipëria është shembulli legjendar se si një vend, pa fajin e të tjerëve, vetë i stopon proceset integruese, por edhe për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit që ka kapluar qeverinë aktualeGjatë vitëve të fundit Shqipëria ka vendnumëruar në procesin integrues, për shkak të mospajtimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për zbatimin e legjislacionit të kërkuar nga BE-ja.
Për dallim nga vendet tjera, vitet e fundit Mali i Zi është lavdëruar nga Brukseli për shpejtësinë e zbatimit të reformave të nevojshme. Një nga problemet kryesore në këtë vend është një burokraci shtetërore e instaluara para dy dekadash dhe niveli i korrupsionit në shkallë të lartë. . Joshja e serbëve të Bosnjës me politika separatiste nga Beogradi, problemet në Luginë të Preshevës, relacionet e tensionuara me Kosovën, problemet me autoritetin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi (edhepse u nënshkrua Marrëveshja me Kryeministrin Dritan Abazoviç) dhe Maqedoni, e bëjnë këtë vend mjaft problematik për fqinjët e saj dhe për procesin integrues.
Problemeve të ngjashme me vendit e Ballkanit, siç janë mungesa e sundimit të ligjit, papunësia, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, problemet etnike etj., në rastin e Kosovës rrugën evropiane e rëndon edhe më shumë mosnjohja e saj nga të gjitha vendet anëtare dhe pamundësia për të marrë pjesë në të gjitha iniciativat evropiane dhe rajonale. MSA BE-Kosovë e cila është në fuqi që nga Prill 2016 si dhe ERA(Agjenda e Reformës Europiane)ende shërben si mjet i domosdoshëm për të drejtuar zbatimin e reformave .Edhepse në korrik 2018 Komisioni vlerësoi se standardet për liberalizim i përmbushi Kosova,ku më pas u hoq tarifa 100% për import nga Sërbia e Bosnja dhe Hercegovina duke mundësuar rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë por një vit pas u lajmërua Pandemia Covid-19 si një tronditje globale e që nuk kurseu as Ballkanin Perëndimor.BE gjithashtu e prekur,ishte mbështetje finansiare për Ballkanin me shumën prej 3,3 miliardë euro,ndihmë e cila ofroi lehtësim si dhe ishte një mesazh I kjartë për angazhimin politik të BE-së për rajonin.Pas dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj në korrik të 2019,dhe me konstituimin e Kuvendit të ri në dhjetor 2019 ku me 3 shkurt 2020 Albin Kurti mori detyrën e re u deklarua për një angazhim ti ndjekë reformat e lidhura me BE-në,me zhvillim ekonomik dhe luftën kundër krimit të organizuar.Kjo qeveri u shkarkua pas dy muajve për mocion të mosbesimit e cila qoi në një krizë politike ku në vazhdim me 3 qershor 2020 qeveria e re u udhëhoq nga kryeministri I ri Avdullah Hoti.Si rezultat i situates politike ngeci zbatimi i paketës së tre ligjeve të reformës së administrates publike miratuar më shkurt 2019,si dhe rishikimi kushtetues të Ligjit për pagat dhe Ligjit për zyrtarët publikë.
Me 30 qershor 2020 ,Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetues Ligjin për pagat dhe vendosi Ligji për zyrtarët publik të ndryshohet që ai të hyjë në fuqi.
Në gusht 2020 ,Kuvendi i Kosovës miratoi një Ligj për parandalimin e pandemisë Covid-19 që të siguroj kornizën ligjore për masat e kërkuara të shëndetit publik për të cilat Komisioni European pati rekomanduar masa emergjente duke u respektuar sundimi i Ligjit dhe standardet demokratike të të drejtave të njeriut. Pandemia COVID-19 kufizoi mbajtjen e seancave gjyqësore në Kosovë,megjithate në luftën kundër korrupsionit ka bërë progress të kufizuar ,përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale në konfiskimin e pasurisë si dhe krimin e organizuar në gjykata.Kosova është në fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar ,edhepse në korrik të 2020 Europol dhe Policia e Kosovës lidhën një marrëveshje pune.,e deri atehere Kosova ishte i vetmi partner pa bashkëpunim. Punimi jep një përmbledhje të shkurtër të aspektit juridik penal, përkatësisht të aspektit juridik material te problemeve dhe sfidave qe Kosova ballafaqofet per integrim ne UE.Burimet e pamjaftueshme finansiare minojnë zbatimin e e të drejtave themelore të njeriut dhe në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe sigurimin e barazisë gjinore si dhe të drejtat e pakicave.Kriteri ekonomik ka një progres të kufizuar,e sa i përket marrëdhënieve të fqinjësisë së mire dhe bashkëpunimit rajonal duhet cekur se në prill 2020 qeveria ei hoqi tarifat e vendosura qe nga nentori 2018 për importet nga Sërbia e Bosnje Hercegovina
.Sa i përket Dialogut Kosovë-Sërbi Kosova duhet bërë marrëveshje urgjente për të përparuar në rrugët e tyre europiane dhe përafrimit me standardet europiane.
Mungesa e unitetit në BE për njohjen e Kosovës, e vështirëson edhe më shumë këtë rrugë. Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian, i cili ishte shumë afirmativ për rrugën evropiane të Kosovës dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së , të cilat ishin një kthim prapa për këtë proces, dëshmojnë se sa është e përçarë BE-ja në rastin e Kosovës.
Të qenit i vetmi vend në Ballkan me regjim vizash, kosovarët e ndiejnë vetën të harruar nga BE-ja. Por, edhe klasa politike në Kosovë, në pozitë dhe opozitë, procesin e integrimit evropian e kanë më tepër retorikë politike, për të ikur nga problemet reale me të cilën ballafaqohet popullata, siç është mungesa e sundimit të ligjit, papunësia, niveli i ulët në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, korrupsion në nivel të lartë etj.
Nëse ia shtojmë të gjitha këtyre edhe skandalet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila është bartësja kryesore e plotësimit të kritereve evropiane, atëherë kjo rrugë është edhe me e largët.Agjenda evropiane në Kosovë duhet të bartet nga retorika politike, në politikë sektoriale, ta zëmë: rendin dhe ligjin duhet ta përmirësojmë, për të mirën tonë – pikë së pari, dhe njëkohësisht, për të ecur përpara në procesin integrues.
4. Konkluzion
Perspektiva e integrimit në EU të kësaj pjese të kontinentit ishte një çështje tabu deri më 1999. Dhe vetëm në Samitin e Selanikut në qershor 2003 shteteve të Ballkanit Perëndimor iu ofrua një mundësi reale për tu bërë anëtare. Eshtë tepër e rëndësishme që popujt e rajonit ta kuptojnë këtë fakt – që pavarësisht nga sa duket,- ata janë në tranzicion, jo në fluks. Është e nënkuptueshme se procesi i zgjerimit varet nga aspirata që ofron Brukseli zyrtar për vendet e Ballkanit, por edhe nga gatishmëria e vendeve të Ballkanit për t’i plotësuar kriteret e kërkuara në procesin integrues. Asnjëra palë, as Brukseli dhe as vendet e Ballkanit, nuk e marrin me përkushtim procesin e zgjerimit. BE-ja nëpërmes kritereve të cilat i bën më të ashpra çdo vit, dëshiron që procesi i zgjerimit në Ballkan, pas pranimit të Kroacisë, të vazhdojë kur të rregullohen “disa punë brenda shtëpisë”, kryesisht të karakterit ekonomik dhe të sigurisë, por edhe për shkak të problemeve të brendshme politike, migracionin në rritje etj. Krerë shtetesh dhe qeverive të vendeve anëtare të BE e kanë përmendur vitin 2022 si mundësi për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkan, por deri atëherë nëpërmes instrumenteve të paranëtarësimit Brukseli synon që të mbajë gjallë aspiratën integruese.Nga ana tjetër, krerët e shteteve në Ballkan me politikat e tyre, sidomos në vitet e fundit, kanë dëshmuar se procesi i aderimit në familjen evropiane, është në plan të dytë. Nëse nuk joshen me projekte investuese në vitet e ardhshme, euroskepticizmi në klasat politike të këtyre vendeve, por edhe tek qytetarët e rëndomtë, do të rritet.
Edhe pse BE pati mjaft suksese në zgjerimin e zonës se stabilitetit e të paqës në Europë,kur bëhet fjalë për Ballkanin arritjet janë mjaftë modeste në këto dy dekadat e fundit.
Gjetjet kryesore të këtij punimi duhet të kontribuojnë dhe të inicojnë jo vetëm punonjësit shkencorë, por edhe ekspertët e praktikës, për të nisur një sërë projektesh kërkimore në të ardhmen me synimin për të marrë njohuri relevante (shkencore) dhe rreth perspektivave të integrimit në BE.
- Anton, Bebler. (2008). Hyrje në integrimet Evropiane. Kolegji Universitar Victory. Prishtinë.
- Bashkim, Rama. (2013). Ballkani pas rënies së murit të Berlinit. M&B. Tiranë.
- Jasarević, O., Maloku, A. (2021). Kriminologija (etiologija i fenomenologija kriminaliteta). Universitet u Travniku. Travnik. Bosna i Hercegovina.
- Jasarević, O., Maloku, A. (2021). Krivično procesno pravo I dhe II (opšti i posebni dio). Universitet u Travniku. Travnik. Bosna i Hercegovina.
- Lisen, Bashkurti. (2006). Evropa Ballkani dhe sfidat e Kosovës, GEER. Tiranë.
- Lisen, Bashkurti. (2008). Krizat Nderkombëtare. Tiranë
- Maloku, A. & Maloku, E. (2020). SOCIOLOGICAL PERSPECTIVE OF SUICIDES / Sociological Perspective of Suicides . Uluslararası Ekonomi İşletme ve Politika Dergisi , 4 (2) , 319-334 . https://doi.org/10.29216/ueip.784154
- Maloku, A. (2015). Bashkëpunimi ndërkombëtar policor në luftimin e krimit të organizuar. Regional Journal of Social Sciences Reforma. No.2. 2015 pp. 119-127.
- Karović, S., Maloku, A., & Shala, S. (2020). Juvenile Criminal Law in Bosnia and Herzegovina With Reference to the Criminal Legal Position and Responsibility of Juveniles. Kriminalističke Teme, (1-2), 107-122. Retrieved from https://krimteme.fkn.unsa.ba/index.php/kt/article/view/205
- Maloku, A. (2015). Fear of Violence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 6 (2 S5), 29–36. Doi:10.5901/mjss.2015.v6n2s5p29
- Maloku, A. (2015). Rregullimi ndërkombëtar ligjor për të parandaluar abuzimin e drogave dhe substancave psikotrope. Balkan Journal of Interdisciplinary Research. Vol.1. No. 1. 2015. pp. 461-472.
- Maloku, A. (2019). Fjalor i terminologjik i viktimologjisë. Kolegji Iliria, Prishtinë.
- Maloku, A. ., Qerimi, I. ., & Maloku, E. . (2022). The Scope of Crime by Social Origin in the Region of Gjilan. Academic Journal of Interdisciplinary Studies, 11(4), 172. https://doi.org/10.36941/ajis-2022-0107
- Maloku, A., Kastrati, S., Gabela, O., & Maloku, E. (2022). Prognostic scientific research in planning and successful management of organizations in the security sector. Corporate & Business Strategy Review, 3(2), 138–150. https://doi.org/10.22495/cbsrv3i2art12
- Maloku, A., Maloku, E. (2020). Protection of Human Trafficking Victims and Functionalization of Institutional Mechanisms in Kosovo. Acta Universitatis Danubius. Juridica, 16 (1), 21–44.
- Maloku, A., Maloku, E. (2021). Fajlor i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë. Kolegji Iliria, Prishtinë,
- Maloku, E., Jasarevic, O., & Maloku, A. (2021). Assistance of the psychologist expert in the justice bodies to protect minors in Kosovo. EUREKA: Social and Humanities, (2), 52-60. https://doi.org/10.21303/2504-5571.2021.001649
- Shabani, Alisabri, Maloku, Ahmet. (2019). Sociologjia..Kolegji Iliria, Prishtinë
- Shabani, Alisabri, Maloku, Ahmet. (2019). Tema te zgjedhura nga Patologjia Sociale. Kolegji Iliria, Prishtinë.
Internet resources:
- http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2015/04/23/zgjerimi-i-be-s%C3%AB-n%C3%AB-ballkanin-per%C3%ABndimor-%C3%ABsht%C3%AB-%C3%A7%C3%ABshtje-madhore-211692
- http://botasot.info/opinione/405922/ballkani-i-trazuar/
- http://koha.net/?id=27&l=5414
- www.al.com.mk
- www.balkanweb.com
- www.euinkosovo.org
- www.gazetaexpres.com