Nga Dr Sadri RAMABAJA
Politika evropiane [e BE-së] në raport me Europën Juglindore nuk kishte gjasa të ndiqte doktrinën gjeopolitike amerikane të krijimit të një “Lindje të Mesme të Re Demokratike”. Nëse do ta perifrazonim Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Puntë e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Brukseli nuk e bën dot mbarshtërimin e Europës Juglindore duke u kufizuar vetëm në mbarështrimin e punëve të kopshtarisë dhe pastrimit të xhunglës, me të vetmin paramendim që “llava” e luftës së provokuar nga kanari i Francës – Serbia, të mos përhapet mbi gardhin e BE-së dhe të përmbysë sigurinë e kontinentit.
Marrëveshja Bazë e Brukselit vs Gjeopolitikës kritike
Qëndrimi i boshtit Berlin-Paris ndaj Serbisë sot dhe me këtë edhe vet Marrëveshja Bazë e Brukselit [shkurt 2023] ishte një përpjekje për ta tejkaluar gjeopolitikën klasike si traditë e realizmit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qasje konform gjeopolitikës kritike. Kjo e fundit, siç dihet, është një ndërlidhje mes platformës së lirë të gjeografisë politike dhe marrdhënive ndërkombetare.
Në themel të vet marrëveshjes franko-gjermane duket se ishte parimi bazë i gjeopoitikës kritike, që ngërthen në vete interesat e boshtit në fjalë. Barrëveshja Bazë e Brukselit, respektivisht autorët e saj, duke e shndërruar në këtë rast Kosovën në laboratorë eksperimental, përmes përkufizimit tek njohja faktike të Republikës së Kosovës, sikur duan ta çmitizojnë gjeopolitikën klasike serbe, duke e vendosur atë në përputhje edhe me interesat e BE-së plotësisht në kontekstin historik dhe perspektivën e rajonit si tërësi në BE.
Gjeopolitika klasike përqëndrohej kryesisht në katër elemente qenësore: hapësirë, identitet, vizion dhe shtetëbërje. Gjeopolitika kritike përqëndrohet në ndertimin social te hapësirës – menyrën në të cilën hapësira është më kuptimplote dhe e qasshme nga shumë aktorë gjeopolitikë dhe idetë e tyre. Hapesira eshte thelebesore per gjeopolitiken kritike. Megjithate ndryshe nga gjeopolitika kalsike dhe materializmi i saj shpesh i nënkuptuar, kjo shkarkon cdo marrdhenie midis hapësirës gjeografike dhe politikës globale. Në vend të kesaj ajo heton ndertimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira bëhet kuptimplote nga një grup i gjerë aktorësh gjeopolitikë dhe idetë e tyre.[1]
Gjeopolitika kritike gjithashtu vë në dukje se gjeopolitika historikisht ka shërbyer si një bazament qenësor i dijes që mbetet e lidhur me lindjen e shtetit modern, pra simjet i shtetbërjes. Shih për këtë, procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë [1991-1999] duhet shikuar në dritën e transformimit të konceptimit të gjeopolitikës kritike në dobi të krijimit të shteteve të reja, rrjedhimisht edhe Republikës së Kosovës, në procesin e transformimit të plotë të Europës Juglindore. Në këtë proces të ri të që tashmë pretendohet të inkorporohet si tërësi Europa Juglindore, mund të ndohmojë fort gjeopolitika kritike, duke shmangur vëmendjen nga temat klasike gjeopolitike dhe rikonceptuar tërësinë e saj dhe procesin integrues në BE dhe NATO.
Si e tillë gjeopolitika kritike, në rastin konkret, duke bërë përpjekje ta tejkalojë gjeopolitikën klasike, vë ne pyetje kufijte e ngurtë midis identiteteve territoriale, duke sjellë në pikëpyetje edhe vetëveten.
Letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero
Pas samitit BE-Ballkani Perendimor, që u mbajt në Bruksel në mes të dhejtorit 2023, qe miratuar një deklaratë e përbashkët. Deklarata, mes tjerash, u bënte thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Në deklaratn në fjalë përveç tjerash nënvizohej:
“Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane”, thuhet në deklaratën e Brukselit.
Kosovë dhe Serbisë iu bë thirrje t’i zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme “pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”.[2]
Por pas publikimit ët saj, i menjëhershëm ishte ragimi i Beogradit. Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryeministria Brnabiq i drejton një letër Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de fakto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.
“Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritet territorial të Kosovës”, thuhet më tej në letrën në fjalë, ku shtohet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare sipas së drejtës ndërkombëtare.
Tutje, Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”.[3]
Por, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nga Brukseli nuk ka asnjë qëndrim konret ndaj kësaj letre! Në pjesën e dtë të janarit, kur priten takimet e para të strukturave të larta të BE-së [Komisionit, Këshillit …] kjo letër do të duhej të mirrte përgjegjen e duhur. Përpjekja e zyrës së Borrelit për ta kaluar atë si të paqenë, lë shije të hidhur për frymën që dominon n Komisionin Europian.
Sidoqoftë, faktit se letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero, nuk mund t’i shmanget askush që ka parasysh rrjedhat e ngjarjeve nga 24 shtatori, kur kishim agresionin ushtarak serb në veri të Koosëvës, e tutje deri në ditët e para të janarit të këtij viti, kur top temë në qendrat e vendosjes po kthehet siguria e rajonit.
Kalimi gradual nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake
Gjithandej në BE, në mungesë të unitetit veprues për Europën Juglindore, rolin misionar për përgaditjen e publikut për ndryshimin e pritshëm, duket se do ta marrin ndërkohë forcat e majta liberale në koordinim me të djathtën konservatore. Projekti franko-gjerman që u përvetësua pastaj nga blloku i BE-së dhe u mbështet edhe nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, i kopsitur në planin bazë të 27 shkurtit 2023, ishte produkt i ktëij kompromisi. Sidoqoftë, ai nuk u nënshkrua nga presidenti serb. Ndërkaq akti agresiv i Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator dhe letra e kryeministrës së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, përmbysë çdo gjë që ndërlidhet me marrëveshjen në fjalë. Serbia ndërkohë përveç se hedhë poshtë katër pikat e para të marrëveshjes në fjalë, ajo vazhdimisht insiston se nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk e njeh integritetin territorial të Kosoëvs. Në përputhje me ktëë qëndrim ishte akti agresiv i 24 shtatorit, por edhe qëndrimi ndaj njësisë që ekzekutoi atë akt dhe ndërkohë edhe pregaditjet intenzive që po bën për ripërsëritjen e aktit në fjalë, meqë nuk heq dotrë nga veriu I Kosovës. Të gjitha veprimet tjera në rpaort me Kosoëvën, përfshi edhe njohjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosoëvs që po e aplikon nga një janari I 2024-ës janë thjeshtë pjeës e taktikave dhe manovrimit ëq bën lidershipi serb për t’i ikur sanksioneve të BE-së dhe masave që do të duhej të pasonin pas përfundimit të hetimeve rreth sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Europa Juglindore po përvijohet në rendin e ri duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.
Tri ngjarjet që shenjojnë këtë proces janë:
1. Agresioni ushtarak serb më 24 shtator 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviq];
2. Fluturimi i avionëve amerikan F-16 më 6 janar 2024 mbi qiellin e Bosnjës në emrë të sigurimit të sovranitetin e saj;
3. Vizita në Kosovë e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, më 4 janar, me ç’rast ai e rikonfirmoi mbështetjen britanike ndaj Kosovës, respektivisht pozicionin e saj të qartë në rolin e protektores së Kosovës.
Në këtë proces kalimtar, ngjashëm me kapërcyellin e shekullit 20-të, fitues janë ata që dinë të përzgjedhin aleancat dhe përcaktohen të rezistojnë.
Në procesin e transformimit harmonik të Europës dhe integrimit të Euuropës Juglindore si tërësi në institucionet euroatlantike, me theks në NATO, rol të ndjehsëm gjithësesi pritet të ketë Britania e Madhe. Në këtë kuadër, duhet shikuar edhe vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, në fillim të ktëij viti në Prishtinë.
“Komuna fashiste serbe” alias Bashkësia Serbe në Kosovë
Në shtator të vitit 1919, 2500 trupa këmishëzinjë nën udhëheqjen e poetit ekscentrik dhe heroit të luftës, Gabriele D’Annunzio, pushtuan një qytet të vogël bregdetar kroat dhe themeluan Republikën e Fiume-s [Rijekës] në rrënojat e Perandorisë Habsburge. Ktëu ata vendosën një spektakël të çuditshëm elementesh antagoniste: parada ushtarake, procesione me pishtarë dhe I kënduan hymne luftës, të kombinuara me një orgji të pafundme të dashurisë së lirë, drogës dhe nudizmit. Republika e Fiumes shënon fillimin e një shekulli dhune. Ai bëhet laboratori estetik i fashizmit dhe një vend i hershëm i “antikulturës” që do të promovohet në vitin 1968. Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftrat e përgjakshme që shkaktoi fashizmi modern serb, ktëë “kulturë” veprimi aplikoi në Banjallukë, duke e shndërruar atë në epiqendërn kryesore të fashizmit serb.
Ideologtë e “Botës serbe” duke pretenduar ta kopjojnë suksesin e aplikuar në Banjallukë, ia kishin dalë të fitonin mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyr efrëng, që në përmbyllje të luftës në Koosëv [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës dhe veriun e Republikës.
Veriu i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do të mbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të drogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës, zbulimi dhe demolimi i plotë i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet, që kishte inauguruarfashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serbAleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.
Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti I vitit 2021 dhe revolucioni demokratik I heshtur në Kosovë që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.
Axhenda e krijimit të një “Ballkani të Ri” në themel të të cilës do të mund të ishte vet krijimi I “Botës serbe”, natyrisht mbi rrënojat e vendeve ku do të shtrihet ajo [Bosnjë e Mal të ZI], në emrë të krijimit të koridoreve të lira e të sigurta drejt burimeve të energjisë, rrugëve të transportit dhe hyrjen e lirë të kapitalit perëndimor në tregun e Lindjes së Mesme dhe axhenda e forcimit të urës strategjike transatlantike të SHBA drejt Evropës, me synimin e dominimit amerikan në çështjet evropiane, përmbahen në projektin gjeostrategjik “New American Century” (Project for the New American Century – PNAC), botuar në vitin 1997, i cili në realitet u bë një dokument doktrinar i politikave të jashtme amerikane.[4]
Serbia – peng i Rusisë
Serbia sado e vogë që është, për shkak të pozicionit gjeostrategjik dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë [në Lindje] dhe Francën [në Perendim], duke qenë për kohë të gjatë bërthama dhe vet zëri i Jugosllavisë, kishte “kaluar ylberin” dhe mangësitë e imponueshme për secilin shtet të vogël, duke u shndërruar një lloj xhandari për ish Jugosllavinë dhe Ballkanin; Shih për këëtë, jo rrallë gjatë proceseve historike ia ka arritur të vendos axhenda politike për rajonin dhe kështu të ketë kapacitet të shtuar për të ndikuar ose modifikuar sjelljen e të tjerëve ndaj saj.[5]
Kjo përzgjedhje e Serbisë për rreshtim dëshmon se ajo parapëlqen tutje të maksimizojë ndikimin e saj, prandaj ka paralajmruar një strategji të jashtme dhe sigurie të bazuar në pozicionimin e qartë të saj pro Rusisë.
Ja disa faktorë që kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë përfshijnë:
- Lidhjet Kulturore dhe Historike: Serbia dhe Rusia kanë një histori të përbashkët ortodokse, dhe kanë pasuar një traditë të përbashkët kulturale. Kjo ka krijuar një ndjenjë të fortë të solidaritetit midis tyre.
- Ndihma e Rusisë në Institucionet Ndërkombëtare: Rusia ka pasuar pothuajse përherë rolin e mentorit kujdestar, të mbështetjes ndaj Serbisë në disa institucione e organizata me karakter ndërkombëtar dhe shtete specifike, sidomos në periudhën pas çlirimit të Kosovës [1999], duke u angazhuar tok pro ruajtjes së status quosë dhe mundësisht ndarjes së saj.
- Politikat e Jashtme të Përbashkëta: Në disa raste, Serbia ka ndarë pozicionet me Rusinë në politikat ndërkombëtare, përfshirë pozitat e tyre në Kombet e Bashkuara dhe në forumet ndërkombëtare të tjera.
Ndërkohë Serbia po hedhë hapin e parë drejt objektivit të shndërrimit të saj në shtet militar duke mos hezituar që të zbatojë detyrimin që ka marrë kundruall Rusisë – të rishikojë mundësitë e hapjes së frontit të dytë në Ballkanin Perednimor. Kjo duhet të jetë arsyeja themelore përse Serbisë i duhet rekrutimi masiv i të rinjëve serb. Kësaj ideje i shërben aplikimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak që u paralajmrua nga Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Ai njoftoi se dokumenti gjegjës për ktëë ka mbërritur në kabinetin e Presidentit, ndërkaq pastaj ai i dërgohet kabinetit ushtarak dhe Kuvendit. Nëse rikthehet shërbimi ushtarak, propozimi është të zgjasë deri në katër muaj, raporton Pink.[6]
“Pas 13 brezash dhe duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballet vendi ynë, Shtabi i Përgjithshëm i Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes iu drejtuan zyrtarisht dje Presidentit të Republikës dhe nisën nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.[7]
Në traditën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, bashkëpunimi në rrafshin ushtarak ka histori të veçantë.
Në fillim të vitit 1945, trupat sovjetike filluan marshimin drejt Ballkanit, duke përfshirë Jugosllavinë. Në prill të vitit 1945, forcat sovjetike bën një “bashkim” të sukseshëm me Ushtrinë e Jugosllavisë, alias Serbisë. Ky “bashkëpunim” i lehtësoi marshimin e tyre drejt Beogradit dhe forcoi kapjen e qytetit.
Më 20 tetor 1944, pas një rezistence të fuqishme nga forcat gjermane, dy ushtritë – ajo ruse dhe jugosllave, do të çlironin Beogradin. Kjo ngjarje do të shënonte kulmin; ishte pjesë e një sekuence ngjarjesh që çuan në varësinë e Jugosllavisë në raport me BRSS-në deri në përplasjen e vitit 1948, kur Jugosllvia do të “shkëputej nga i ashtuquajturi bllok socialist. Sidoqoftë kultivimi i raporteve mes Serbisë dhe Rusisë do të vazhdonite tutje, sidomoos në rrafshin ushtarak. Ndërkaq pas shpërbërjes së Jugosllavisë [1990], e sidomos në dekadën e fundit [2012-2023], Serbia është shndërruar në peng I lloit të vetë i Rusisë, duke u trajtuar intenzivisht në tabelën e shahut gjeopolitik global e rajonal, siç do të thoshte gjeostrategu amerikan Zbigniew Brzezinski.
***
Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa pësoi një transformim të thellë, duke shënuar një periudhë të re në historinë e saj. Ky transformim u karakterizua nga ndryshimet politike dhe territoriale, që u pasua me formimin e bllokut të ri të fuqive në skenën ndërkombtëare. Ky transformim, veçmas në rrafshin e sigurisë, do të kurorëzohej me krijimin e aleancës më të madhe politiko-ushtarake NATO-s, pjesë e së cilës do të ishin pjesa më e madhe e shteteve të Europës Perendimore, ndërkaq në rrafshin socioekonomik, do të thellohet sidomos me krijimin e bërthamës së Bashkimit Europian. Serbia, si strumbullari i Jugosllavisë, ishte përfshirë në këtë proces të ndryshimit, duke gëzuar mbështetje të fuqishme ekonomike e politike.
Megjithatë, pas vdekjes së Titos në vitin 1980, dhe sidomos me fillimin e ndryshimeve në skenën ndërkombtëare, që do të shenjoi shembja e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, Jugosllavia hyri në procesin e shpërbërjes së përgjakshme. Skenarët e tmerrshëm të katër luftrave dhe dy gjenocideve që do të shkaktojë Serbia në këtë proces, janë produkt i ideologëve serb, që po shestonin krijimin e Serbisë së madhe, alias Botës serbe.
Serbia dhe Kroacia përbënë dy aktortë kryesorë të këtij shpërthimi konfliktual që çoi në ndarjen e Jugosllavisë, ndërkaq koston më të lartë për këtë proces zhbërjeje do ta shlyejnë dy popujt ndaj të cilëve Serbia ushtroi edhe gjenocid – pra boshnjakëtë{BeH] dhe shqiptarët [Kosovë].
Lufta që Serbia imponoi në Kosovë deri në përmasat e gjenocidit [1998/99], shkaktoi ndërhyrjen ndërkombtare në vitin 1999, me çÇrast për ndaljen e gjenocidit në Kosoëv NATO do të bombardonte caqet e ushtrisë serbe për plot 78 ditë, kur Beogradi do ët pranonte kapitullimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999] dhe pason çlirimi i Koosëvs nga trajtimi i saj kolonial për plot 87 vite [1912-1999].
Pas ktëyre ngjarjeve, Serbia për një kohë të shkurtër pësoi një izolim ndërkombtëar, por pa u ndëshkuar si do të duhej, respektivisht si ndodhi me Gjermaninë naziste pas përmbylljes së Luftës së Dytë Botërore. Madje pasoi një periudhë kur Serbia po trajtohej si faktorë stabiliteti dhe paqeje në rajon!
Në këtë kuadër ripozicionimi gjeopolitik i perendimit ndaj Serbisë, sidomos në dekadën e fundit, ishte I ndërlidhur dhe I kalkuluar me ripozicionimin me Federatën Ruse.
Dekada e fundit është periudha kur Serbia ka tentuar të ristrukturohet dhe të forcohet si një shtet i pavarur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përthithur financa nga të gjitha palët. Kjo përfshin edhe kuazipërpjekjet e saj për tu integruar në strukturat evroatlantike dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me fqinjtë e saj. Projekti për “Ballkanin e hapur”, shih për ktëë, kishte objektiv ristrukturimin e Jugosllavisë së re [pa Slloveninë e Kroacinë, plus Shqipëria], duke pretenduar ta mbajë Kosovën në statusin e ngrirë, por gjithësesi kjo strukturë e re do të ishte nën drejtimin e Serbisë. Rifillimi i luftës në Ukrainë, në shkurtin e vitit 2022, do të ishte edhe fundi i ktëij projekti ambicioz për Serbinë.
Përfundim
Bota gjatë vitit 2024 nuk do të gjejë paqe mes krizave dhe luftërave. Europa Juglindore në këtë mes, meqë Serbia është shndërruar në vasale-peng e Rusisë, ndodhet po ashtu mes krizave dhe luftës. Çfarë roli do të ketë BE-ja në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perednimor, e cila përballet po këtë vit me zgjedhjet, në koncertin e lojtarëve të mëdhenj, e nëse po, cili do të jetë ai rol? Janari për shumëçka mund të jetë vendimtar edhe në këtë plan.
Rënien e Jugosllavisë nuk mund ta venerojmë si duhet jashtë zhvilllimeve gjeopolitike. Kjo shkërmoçje u pasua me krijimin e kaosit dhe shpërthimin e luftrave të programuara.
Fenomenin e krijimit të kaosit të programuar e ka studjuar mirë gjeopolitikani William Engdahl në librin e tij të famshëm “Një shekull luftë”.
Thellimi i krizës në Ballkan dhe krijimi i kaosit të programuar, vështirë se do të kufizohej vetëm në Kosovë dhe Bosnjë.
Rirreshtimi i Serbisë sërish në krah të Rusisë ose pozicionimi i saj në krah të Perendimit mbetet i ndërlidhur me projektin e ideologëve serb që mbanë tiketën “Bota serbe”. Në cilindo krah që do të pozicionohet Serbia ndërkohë, ajo do të shndërrihet në instrument të luftës së programuar që gjithësesi do të përfundojë me krijimin e një harte të re politike në Europën Juglindore.
________________________
1. Shih: Dodds, K. & Sidaway, J. D. (1994) ‘Locating critical geopolitics’ Environment and Planning D: Society and Space 12: 515-524
2. https://www.evropaelire.org/a/perafrimi-i-politikes-se-jashtme-ne-qender-te-samitit-be-ballkani-perendimor/32728573.html
3. https://ishgj.net/aktualiteti/perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor-te-gjitha-vendet-e-pranojne-deklaraten/
4. https://academic-accelerator.com/encyclopedia/project-for-the-new-american-century
5. Fendius Elman, Miriam (1995). “The Foreign Policies of Small States: Challenging Neorealism in Its Own Backyard”, British Journal of Political Science, 25, Issue 2, pp. 171-217.
6. https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucevic-srbija-pobedjuje-u-miru-ne-idemo-u-ratove-ali-morate-da-pratite-sta-se
7. Po aty.