Nga Gjeneral Piro Ahmetaj*
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar dinamikën e 1260 ditë/netë luftime të përgjakshme për/me Ukrainën: dhjetra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës; panele të kolëgeve të sigurisë në USA, Bruksel, Qëndrën Marshall, Kolegjin e NATO-s; 3 Samitet e fundit, Madrid-2022, Vilnus-2023, Washington 2024; do ta ndjek edhe atë që do mbahet në Hagë, në fund të këtij muaji.
Së Pari, sjell në vëmendjen publike se në dhjetra vlerësime strategjike (të publikuara brenda dhe jashtë vendit), përgjatë 42 muaj luftime kam të optimizuar besimin se: herët ose vonë, Rusia-Putiniste do ta humbas me turp luftën për pushtimin e Ukrainës martire si dhe përmballjen me vlerat perëndimore, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE)!
Fatmirësisht ja ku jemi. Mbas 3 vjet e gjysëm përballje stoike, në fillim të qershorit 2025 ushtria Ukrainase ka suprizuar, kryeqytetet, kancelaritë perëndimore dhe mbarë-globin duke ndërmarrë një sulm ushtarak të paparashikuar në skenarët edhe më optimistë (përfshi autorin): bresher dronësh të gjeneratës së fundit kanë sulmuan në befasi dhe thellësi strategjike (deri 5500 Km) 5 Baza Ajrore në thellësi të territorit Rus. Kështu Ukraina finalizoi një nga operacionet më të guximshme, më të sofistikuara dhe më të sukseshme të luftës moderne: “Rrjeta e Merimangës (Spiderweb operation), duke gjunjëzuar krenarinë e Kombit rus, moralin e ushtrisë, fuqinë ushtarake dhe inisjativen strategjike të Rusisë-Putiniste.
Operacioni u zhvillua nën mbikëqyrjen e Presidentit Zelenskyy dhe u ekzekutua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), drejtuar nga Gjeneral Vasyl Malyuk. Mbas rreth 1 viti përgatitje me konsipracion të lartë, një rrjet agjentësh të Forcave Speciale arritën të fusin në thellësi të territorit Rus dronë të ngarkuara me eksploziva luftarake. Kontejnerët me “gabina druri” u vendosën deri 20 km pranë bazave ajrore Ruse, nga ku mbi 117 dronë në goditën me sukses objektiva me peshë strategjikë.
Operacioni rezultoi në shkatërrimin e 40 bombarduesve bërthamore, përfshirë model Tu-95, Tu-160, Tu-22M3 të vendosur në 5 baza Ajrore me peshe gjeo-strategjike: “Belaya, në Siberi (5500 km nga Ukraina), në Olenya (Murmansk), në Arktik, në Ivanovo Severny (afër Moskës), në Dyagilevo (Ryazan), si dhe Ukrainka (Amur) në Lindjen e Largët të Rusisë.
Avionët e asgjësuar pêrbëjnë 1/3 e flotës bombarduse të Rusisë, ndërsa dëmi vlerësohet në rreth 7 miliardë dollarë. Përtej kostos dhe peshës operacionale, ky sulm u quajt Pearl Harbor i luftës moderne tregoi dobësitë e mbrojtjes ajrore të Rusisë përkundër aftësive të Ukrainës për të ri-marrë inisjativën strategjike.
Së Dyti, disa reagime të pritshme të Rusisë, janë: “zhvendosjen e avionëve strategjikë në rajone më të sigurta, forcimin e mbrojtjes ajrore rreth bazave me raketa si S-400 dhe Pantsir-S1, si dhe instalimin e sistemeve elektronike kundër- dronëve (EW)”.
Ndërsa si kundërpërgjigje ndaj sulmit ushtarak të Ukrainës (gjithësësi brënda kodeve dhe konventave të luftës), Kremlini, ka përshkallëzuar qasjen terroriste duke sulmuar me mbi 1000 dronë dhe 100 raketa jo vetëm ndaj kapaciteteve ushtarake, por edhe ndaj popullsisë civile në qytetet e medha, si Kiev dhe Lviv, pa kursyer shkollat, spitalet, si dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës (energjia, ujesjellsat, etj).
Për shkurajuar mbështetjen e perëndimit për/me Ukrainën,ka: “rritje të retorikës bërthamore nga Moska mbi dislolikmi armëve bërthamore në Bjellorusi, Kaliningrad, si dhe provokime ajrore dhe detare në Baltik apo Detin e Zi, për të testuar reagimet e ShBA/NATO-s”.
Ndërkohë, veçanërisht Berlini dhe Londra Zyrtare si dhe vendet e tjera të NATO-s, mbas 2 javësh në Hagë pritet të konfirmojnë vijimin e mbështetjes së pakushtëzuar, me armatime dhe sisteme moderne deri në fitoren e Ukrainës dhe ndaj të keqës së përbashkët, Rusisë – Putiniste !
Së Treti, ky operacion përbën një ngjarje madhore për fatin e luftës Ukrainë – Rusi, si dhe për fuqinë përcaktuese të teknologjisë, inteligjencës dhe taktikat e zgjuara në luftërat moderne, të cilat tashmë, privalojnë mungesën e fuqisë tradicionale ushtarake. E thënë më shkurt, mbas këtij sulmi Rusia – Putiniste u ekspozua se nuk është më e pathyeshme.
Edhe me mbas këtij Sulmi, Kievi ka konfirmuar se: “nuk ka kurrësesi qëllim pushtimin e as një meter² të territorit të Rusisë, por mbetet në të drejtën e doktrinës së mbrojtjes sovrane që të shkatërrojë (me çdo mjet) nyjet nervagjike të infrastrukturës për mbështjen ushtarake dhe logjistike të armikut (Rusisë) kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës”.
Me këtë rast, përveç peshes të këtij Sulmi sjell në vëmendje strategjike: “edhe 3 poshtërimet e tjera që Rusia ka pësuar nga Shkurti 2022 deri Qershor 2025”:
Poshtërimi i parë (Shkurt-Shtator 2022): Tërheqja e forcave Ruse nga rrethinat e kryeqytetit; fundosja e “nëndetëses Moskva”, ose krenarisë së Flotës Ruse në Detit të Zi (nga një vend (Ukraina) me marinë, ose forca detare të limituara); kundëronfensiva e Ukrainës duke çliruar 20 % të territore të pushtuar nga Rusia, si Kharkiv dhe Kherson (2 herë territorin e RSh), të vetëshpallura nga Putini “si pjesë jetike e sovranitetit të memës Rusi”!
Poshtërimi i dytë (Gusht 2023) i Rusisë – Putiniste ishte rebelimi i Prigozhit (Qershor 2023) dhe të mercenarëve rreth tij (Grupi Wagner), çka ekspozoi çarje të thella në elitën politike dhe kohezionit të kombit rus rreth luftës, kalbëzimin e moralit të ushtrisë si dhe brënda zinxhirit të komandimit të FA Ruse.
Poshtërimi i tretë (Gusht 2024): Pushtimi i Kurskut ose përparimi i forcave ukrainase (rreth 25 km) në territorin Rus, shënojë fillimin e rrokullimës që e pret Putinin në Ukrainë, si dhe të gjunjëzimit në përballjen me fuqinë ushtarake dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE)!
Në përmbledhje përtej dezinformimit, mesi i vitit 2025, makinerinë e luftës Ruse e gjen “duke u zvarritur e përgjakur dhe rraskapitur, duke mbajtur të pushtuar më pak se 19 % të territorit Ukrainas”. Po ashtu, Kremlini gjendet sot, edhe më izoluar nga vlerat dhe rendi global. Prandaj, si një organizate terroriste ose “bishe e plagosur”, kërcënon perëndimin me përdorimin e armëve berthamore!
Në shtesë, do ishte e padrejtë të mos përshëndesnim përpjekjet dhe rolin aktiv të Shqipërisë në mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve të USA/NATO-s, si dhe kontributeve me shumë se modeste që i ka dhënë gjatë 42 muajve Ukrainës në këtë përballje “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët.
Gjithësesi, nga kapaciteti ekpertit për peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të luftës, do ti këshilloja faktorët relevant të Tiranës që: “humbja e luftës, diskreditimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinë (për pasojë edhe e peshën e Serbisë në Ballkan) përbën një rrethanë (jo dhuratë) të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në rajon, Mesdhe, etj“!
Sigurisht, mbetet domosdoshmëri kritike që edhe Republika e Shqipërisë të përditësojë konceptin si dhe modernizojë, strukturat, kapacitetet dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura. Kështu edhe angazhimi në Samitin e NATO-s (në Hagë në fund të këtij muaji) për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% në mbi 3 % deri 2030, ka për qellim të përmirësojë efiçencën e Agjencive të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në përmbushje të misionit kushtetues: “për të mbrojtur integritetin territorial (neni 5); zhvilluar interesat gjeopolitike të Republikës së Shqipërisë në Rajon si dhe për të “merituar me dinjitet karrigen” në tavolinën e NATO/BE-së.
Shënim: Autori është Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin si dhe çështjet e USA/NATO.