Kalimi i Serbisë së fundmi nga stadi i “luftës së ngrirë” në atë të luftës me karakter hibrid, është sinjifikativ. Kjo gjendje mund të lexohet edhe si shprehje e vullnetit politik për ta cilësuar luftën si të papërfunduar.
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja
Nota përgdheljeje në raport me Serbinë u vunë re edhe në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë. Serbia vazhdon të përgdhelet e tolerohet edhe kur kërcnon fqinjët me luftë të hapur, siç ishte rasti së fundmi me defilimin e ushtrisë dhe aviacionit luftarak në kufijtë e Kosovës, në veri.
Kjo është arsyeja themelore përse vazhdojmë të kemi gjendjen as luftë e as paqe mes Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE -së dhe
NATO -s.
Carl Bildt, ish Përfaqësuesi i Parë i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë, i Dërguari Special i BE-së për ish-Jugosllavinë, i Dërguari Special i BE-së për Ballkanin dhe bashkëkryesues i Konferencës së Paqes të Dejtonit, në artikullin e tij të shkruar enkas për Project Syndicate, më 18 gusht 2021, me titull “Ngërçi i rrezikshëm i Ballkanit ” krahason jo pa qëllim Ballkanin me Afganistanin, duke shprehur shqetësimin e ligjshëm për fatin e Ballkanit, i cili, sipas tij, si Afganistani, mund të zhytet sërish në luftë.
Në pjesën hyrëse të artikullit të Bildt, thuhet: “Duke qenë se dy dekada të luftës në Afganistan kanë hyrë në fundin më të errët të mundshëm, duhet të mbahet mend se tani kanë kaluar tre dekada nga fillimi i luftës në Ballkan.”
Në prag të “Luftës blic”
“Në të dy rastet, është e qartë se menaxhimi i dobët i luftës mund të ketë efekte shkatërruese që zgjasin për dekada të tëra. Edhe pas një çerek shekulli paqe relative, Ballkani ende nuk ka arritur stabilitetin e qëndrueshëm për të cilin të gjithë kishin shpresuar kur përfunduan luftërat në rajon. Por tani që procesi i integrimit në BE ka ngecur, një rikthim në konflikt të dhunshëm nuk mund të përjashtohet “.
Në shikim të parë ky krahasim çalon shumë, por nëse vëmë re sjelljet e Serbisë me pothuajse të gjithë shtetet fqinje, me theks Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, atëherë është e qartë se kemi të bëjmë me një luftë speciale hibride, që tashmë po zhvillohet në sy të Perendimit, duke mos përjashtuar as mundësisnë e rrëshqitjes së planifikuar drejt një “Blic Kriege” në veriun e Kosovës.
Në samitin e Bërdos sërish nuk u dhanë shenja të qarta për integrimin e shpejtë të gjashqes së Ballkanit Perendimor në BE. Që ironia të jetë më e madhe, në deklaratën e përbashkët të publikuar pas samitit, mungoi togfjalëshi “gjashqja e BP” fare!
Efekti i mungesës së shpresës për integrim më të përshpejtuar në BE, ka gjasa të krijoi kundërefekt të theksuar tek forcat regresive, ndërkaq efekti përfundimtar mund të jetë katastrofik – kalimi i Ballkanit nga një konflikt i ngrirë, në një luftë që tejkalon shpejt përmasat e një lufte hibride që tashmë po ushtron Serbia në raport me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën, mbetet si opcion i Beogradit.
BE vazhdon me iprovizime
Kjo gjendje kërkon guxim intelektual e politik për vendimmarrje, që ndërkohë po i mungon elitës politike të BE-së. Shih për këtë, Karl Bild në esenë e tij i bën thirrje Brukselit për riafirmimin e agjendës së pranimit të përshpejtuar të shteteve të Ballkanit Perendimor, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.
Kalimi i Serbisë së fundmi nga stadi i “luftës së ngrirë” në atë të luftës me karakter hibrid, është sinjifikativ. Kjo gjendje mund të lexohet edhe si shprehje e vullnetit politik për ta cilësuar luftën si të papërfunduar.
Në këtë rast, siç dëshmoi takimi i Bërdos, Brukseli po tërhiqet nga roli i tij primar – integrimi i rajonit dhe ndërtimi i paqes së qëndrueshme në Ballkan, duke i lënë hapësirë tutje improvizimeve. Pavarësisht kësaj sjellje të Brukselit, kjo nuk do të thotë që Perëndimi, para së gjithash SHBA-të, heqin dorë nga ndërhyrjet ushtarake në rajon në rast nevoje. Por, kjo hipotezë, automatikisht mbështet tezën se, në rast të vazhdimit të improvizimeve nga ana e Brukselit, mund të kemi përpjekjeve lehtësisht të realizueshme nga palët e interesuara për rajonin për ta riformatuar peizazhin gjeopolitik të Ballkanit nën maskën e ruajtjes së interesave strategjike e historike të akcilës fuqi rajonale, para së gjithash të Rusisë dhe Turqisë.
“Alternativa për Ballkanin Perëndimor është rikthimi tek dhuna. Kjo nuk duhet të ndodhë përsëri në Evropë”, paralajmëron Bildt.
“Nëse ne si Bashkim Evropian nuk ofrojmë perspektiva serioze për këtë rajon, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm se superfuqitë tjera si Kina, Rusia apo Turqia po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm atje”, tha kancelari austriak Sebastian Kurz të mërkurën në Samitin e Ballkanit në Slloveni.
Në këtë linjë mendimi ishte edhe kryeministri letonez Krisjanis Karins, kur paralajmëroi gjithashtu se, nëse BE-ja nuk i afrohet Ballkanit Perëndimor dhe nuk tërheq në drejtimin e tyre, dikush tjetër do ta bëjë këtë.
Të dyja këto shtete qartë janë kundër kursit të vendeve si Franca, të cilat aktualisht e shohin BE -në jo në gjendjen e duhur që të pranojë anëtarë të rinj.
Por, për dallim nga Avganistani, mundësia që Serbia të vazhdojë luftën, sipas saj, të papërfunduar, në suazat e “luftës hibride” e në dobi të krijimit të të ashtuquajturës “Botë serbe” si gjakim politik, mbetet më reale. Paralajmrimi i krijimit të armatës serbe nga ana e Kuvendit të Repubikës Srbska në Bosnjë, po sidomos manipulimi i strukturave të intelegjencies serbe me qytetarët serb të veriut të Kosovës, e ka bërë fare transparent faktin se, tani Serbia po zhvillon luftën me mjete hibride përmes aktiviteteve ushtarake dhe të inteligjencës me intensitet të ulët, por që fare lehtë, në rrethana më të përshtatshme, do të pasohej me rifillimin e “luftës së papërfunduar”.
Ndërmjetësimi tutje i BE në dialogun e sëtrzgjatur mes Kosovës dhe Serbisë, por sidomos mungesa e guximit politik për t’hedhur hapin e duhur drejt integrimit të gjashqes së Ballkanit Perendimor në BE, ka shpërfqur paaftësinë e BE -së për të zgjidhur problemin. Në fakt, kjo sjellje e Brukselit, për shumëçka hedh dritë mbi vetë kolapsin e politikës evropiane në Ballkan. Bashkimi Europian tashmë duket se nuk ka ndikim në vendet e Ballkanit Perendimor, por as vullnetin për ta integruar atë brenda një afati optimal brenda strukturës së tij.
Këto janë arsye të mjaftueshme, që shqiptarët të përshpejtojnë hapat për integrimin e tyre kombëtar, sidomos në fushën e sigurisë.
Vetëm lufta e përfunduar krijon kushte paqeje
Ngjarjet në Mal të Zi dëshmuan se edhe pranimi i tij në NATO nuk kiste qenë i mjaftueshëm që të ndalonte rritjen e tensioneve me karakter etnik. Përkundrazi, përplasjet mes intependistëve malazez me mohuesit e pavarësisë së Malit të Zi, e sidomos ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës dhe rreth tij, tregon qartë se Ballkani Perëndimor mbetet pika më e rrezikshme e krizës në Evropë.
Serbia me sjelljet e saj të kujton Gjermanin e Rajhut e cila vazhdoi ta cilësoj Luftën e Parë Botërore si të papërfunduar, meqë trupat gjermane u kthyen nga fushbetejat e saj pa e kuptuar qartë se pse Gjermania duhej konsideruar e mundur. Sa më shpejt që Serbia e kupton se ajo e ka humbur Kosovëvn në qershor 1999 një herë e përgjithmonë dhe se trajtimi i saj si neokoloni gjithashtu ka fundin evet, aq më mirë do të jetë për prosperimin zhvillimor dhe ndërtimin e paqes në rajon. Kalimi nga lufta hibride tek ndërgjegjësimi mbi këtë fakt, prandaj është imant. Ka ardhur koha që edhe Brukseli ta ndihmojë elitën politike serbe, elitën ushtarake e atë të klerit, ta kuptojnë se vetëm lufta e përfunduar me shqiptarët krijon kushte paqeje.