Nga Dr. Skënder Demaliaj
Hyrje
Gjeopolitika përpiqet të shpjegojë zhvillimin politik e shoqëror të një vendi me kushtet gjeografike dhe të përligjë politikën agresive e pushtuese me mospërputhjen e popullsisë me hapësirën gjeografike. Sipas Klaus Dodds: “Gjeopolitika fokusohet tek roli i territoreve, resurseve dhe gjeografisë fizike në formimin dhe zhvillimin e shteteve”.[1]
Të udhëhequr nga këto formulime teorike, shteti serb ka pushtuar dhe tjetërsuar territore shqiptare që nga viti 1862 e në vazhdim. Këtë e ka realizuar me metoda brutale, nisur nga parimi famëkeq i Çubrilloviçit: “Kur fuqia e një shteti dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet në luftën për tokën, kjo mund të ketë sukses vetëm kur veprohet brutalisht”.[2]
Kosova është e pasur me minerale të çmuara dhe të shumëllojshme, ka tokë pjellore, fusha dhe rezerva të mëdha hidroenergjitike. Burimet natyrore dhe ushqimore janë elemente kyçe në përcaktimin e gjeopolitikës dhe në sigurimin e interesave ekonomike dhe strategjike të vendit.
Për shtetin serb spastrimet etnike ishin mjeti kryesor për të realizuar programin për një “SerbitëMadhe” dhe “tëpastër etnikisht”. Vetëm të bashkuar, me dhunë, me gjak, me metodat më antihumane, të ngjashme me ato të regjimit hitlerian për shfarosjen e hebrenjve do të realizonin pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Simboli i tyre ishte: një kryq dhe 4 shkronja S: “SamoslogaSrbinasprasova” (Vetëm bashkimi i shpëton serbët).
Foljen “Oçestiti”, me pastrue, emrin – të pastruarit e ka përdorur Vuk Karaxhiç për të treguar shfarosjen dhe dëbimin e popullatës joserbe.[3] Konventapërparandalimindhedëniminekrimittëgjenocidit, adoptuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB- së më 9 dhjetor 1948, përcakton veprimet, të cilat përbëjnë krimin e gjenocidit. Sipas saj, (neni 2) gjenocid konsiderohet cilido nga veprimet e mëposhtme, i kryer me qëllim që të zhduket plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. Këtu bën pjesë:
- vrasja e anëtarëve të grupit,
- lëndimi i rëndë fizik ose mental i anëtarëve të grupit,
- vënia e grupit qëllimisht në aso kushte të jetës që duhet të sjellin zhdukjen e plotë fizike ose të pjesshme të tij,
- ndërmarrja e masave drejtuar në pengimin e lindjeve brenda grupit,
- transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin.
Pra gjenocidi është shkatërrimi i grupeve të njerëzve për shkak të racës, fesë, kombësisë dhe prejardhjes etnike.
Në Fjalorin sociologjik gjenocidi përkuzohet si “shkatërrimstrukturor” dhe “sistematikinjerëzvetëpafajshëmnganjëaparatburokratikshtetëror”.[4]
Konventa mbi Pengimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit e vitit 1948, gjenocidin e përkufizon në mënyrë të hollësishme dhe teknike si krimi kundër të drejtës ndërkombëtare duke pranuar se “nëtëgjithaperiudhathistorikegjenocidikashkaktuarhumbjetëmëdhatë njerëzve.[5]
Gjenocidi përmbledh të tria të këqijat: racizmin, dhunën për shkak të ndryshimit mes palëve dhe dhunën si pasojë e mendjengushtësisë… Çfarëkrimimundtëjetëmëitmerrshëm sesa gjenocidi? Nëse nuk e dallojmë zhdukjen e planifikuar të një populli si tmerrin e tmerreve, atëherëcili është qëllimi i shekullit të njëzetë?.[6]
Gjatë luftrave që serbët kanë zhvilluar ka përlindur koncepti dhe programi koherent dhe ambicioz i shtrirjes tokësore. Spastrimi është një nga mjetet e përdorura për të zbatuar programin dhe për të realizuar një Serbi “homogjene” dhe “të pastër e të kulluar”. Sipas Ilia Garashanin: “Historia na e thotë dhe na e tregon se për t’i salduar më mirë territoret e aneksuara, për të realizuar një bashkim sa më homogjen që të jetë e mundur, ky operacion na paraqitet në dy etapa: fillimisht ekspansioni, pastaj homogjenizimi”.[7] Edhe Memorandumi i ASHS i vitit 1986 sugjeronte që serbët duhet të jetonin në një vend unik dhe të vetëm.
Në të gjitha platformat serbe prevalon ideja se vetëm “pastërtia etnike” mund të sigurojë paqen dhe progresin e Serbisë. Për Dobrica Qosiçin jo vetëm paqen, por edhe demokracinë. Në librin e tij “Çështja serbe” botuar në vitin 1991 në Francë: “Me fjalën “demokraci” kupton të drejtën e “popullit serb”… në realizimin e qëllimit të tij final dhe historik “unifikimin e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm”.[8]
Objektivi nuk është vetëm të mbrohet serbizimi, por edhe të spastrohet territori nga elementi joserb, sepse kështu realizohet aspirata për një shtet serb të fortë dhe të zgjeruar.
Sipas ish-kryeministrit kuisling, Milutin Nediç: “Kur vihemi të studiojmë popullin serb nga pikëpamja e shtrirjes tokësore që ai banon, si edhe marrëdhëniet e tij me pozicionin dhe me popujt fqinjë, menjëherë të bie në sy thërmijëzimi i tij nga pikëpamja etnografike, hallakatja e tij, si edhe përzjerja e tij me popujt e tjerë. Kjo shpërndarje e madhe gjeografike është një gjë shumë shqetësuese, sepse kjo është baza e shkapërdredhjes së madhe kombëtare të serbizimit”.[9] Nisur nga kjo, ai jep edhe si duhet vepruar në të ardhmen:
“1. Duhen përcaktuar hapësirat dhe territoret që i përkasin popullit serb, duke marrë në konsideratë, si forcën e tij numerike, ashtu edhe shpërndarjen gjeografike, duke mbajtur gjithashtu parasysh popujt, me të cilët ai jeton i përzier apo pranë e pranë.
2. Duhet të përpiqemi që të sjellim në këto vende serbët që do të mbeteshin jashtë kufijve të shënuara dhe elementët e huaj që jetojnë aktualisht e që duhet t’i përkasin popullit serb”. [10]
- Përgatitjapsikologjikeestrukturaveparaushtarake dhe ushtarake serbe për të realizuar mesuksesgjenocidinndajshqiptarëvetë Kosovës
Gjenocidi nuk mund të kryhet pa krijimin paraprak të një gjendje të caktuar të mendjes njerëzore. Që të arrihet një shpërngulje në masë, si kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme, e cila mund të krijohet në shumë mënyra.[11]Në vazhdim të punimit do të japim shembuj të shumtë se si është realizuar.
Pushtetarët serbë, propaganduesit e krijimit të “Serbisë së Madhe”, Kisha, Akademia e Shkencave kanë shtruar pyetjen: “Përse populli serb duhet të ushqejë urrejtje për fqinjët e tij ballkanikë (ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët), në qoftë se nuk ia ushqejnë këtë ndjenjat e tij?”
Akuzat dhe fyerjet që u janë bërë shqiptarëve që nga shekulli XVIII e në vazhdim, janë të ngjashme me propagandën e Gebelsit, sipas së cilës “duhet ta diskreditoshoponentin deri në absurd”.[12] Shqiptarët në Kosovë janë paraqitur nga propaganda serbe si: “popull qëdhunonmurgesha,qërrënonvarre,dhunonmartinoviça,dhunonsytëevizatuartëSinomidësnëpërmanastire”. Historiani Hakif Bajrami tregon se “Në vitin 1983 erdhi nëkabinetintimnjëgazetargjerman.UprezantuasiHeikoFillotau. Pyetja e parë e tij ishte: “Ku jetojnë shqiptarët qëkafshojnënjerëz?”[13]
Mbretëria e Serbisë, më 1899 kishte përgatitur një akuzë ndaj shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës dhe atë e drejtoi në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, për “terrorizëm”. Aty paditeshin shqiptarët për 132 “vrasje terroriste” me qëllim qё të përgatitet opinioni europian që Vilajeti i Kosovës mund të “civilizohet” vetëm nëse e okupon Serbia. Stambolli ngriti një komision, në përbërje të të cilit ishin: ministri i Punëve të Brendshme, Valiu i Kosovës, dy nëpunës të nahisë, një prift serb dhe një serb vendas për të vërtetuar akuzat, por nuk gjetën asnjë provë se janë vrarë serbë nga shqiptarët. Gjykata Ndërkombëtare shkurt theksoi: “132 akuza – 132rrena”. Ky dokument u botua, më 1889 dhe u ribotua, më 1989 me urdhër të Millosheviçit. U përsërit e njëjta akuzë, drejtuar Parisit, Moskës, Londrës etj.
Shqiptarët në Kosovë janë akuzuar nga pushteti serb se “kanëbashkëpunuarmefashizmin” gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse mbi 53 mijë kosovarë ishin në llogoret e luftës kundër fashizmit. Kurrë nuk është lejuar që të bëhen publike faktet se Serbia i ka likujduar 11000 hebrej deri më 1943.[14]
Në konceptin e filozofisë perëndimore, natyra e njeriut është dualiste. Pranë Abelit, të mirës, tek ne jeton Kaini, dhuna dhe e keqja. Pa dyshim lufta bën pjesë në anën e errët të gjinisë njerëzore.[15]
Luftërat e serbëve në Slloveni, Kroaci, Bosnje- Hercegovinë, në Kosovë e dëshmojnë më së miri këtë.
Sociologë, politologë, politikanë kanë shpjeguar: “Tëpaktënkurveprojnëkolektivishtatyre(autorëvetëgjenocidit) u nevojitet ideologjia për të legjitimuar sjelljen evet,sepsepakëtëatavetvetendhenjëri-tjetrindotëdetyroheshin ta shihnin, ashtu, siç në të vërtetë janë: hajna të zakonshëmdhe vrasës”.[16]
Sipas Norman Cigar: “Përrealiziminegjenocidit,zhvillimi i ideologjisë është veçanërisht i rëndësishëm nëatë masë sa janë të nevojshëm udhëheqësi dhe arsyetimi”.[17]
Ideologët serbë prej shekujsh kanë punuar intensivisht me platforma e objektiva të qartë e konkretë për të përgatitur psikologjikisht popullin e tyre e të gjithë strukturat shtetërore për gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Publicisti serb, Mirosllav Filipoviçi shkruan: “Është evështirëtëgjendetinstitucionkombëtarqëtëjetëmunduar ta ruajë popullin serb nga kryerja e krimeve.Në veçanti është e vështirë të gjenden institucione që nuke kanë nxitur popullin serb të kryejë krime. Ku ka qenëAkademia e Shkencave, ku ka qenë Kisha, ku ka qenëUniversiteti,kukanëqenëpartitëpolitike?”.[18] Për këtë qëndrim objektiv dhe kurajoz u dënua me 7 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Nishit.
Sipas Memorandumit të Akademisë së Shkencave të Serbisë theksohet: “Përfshirjanëgjirintonëeterritoreve etnikisht të pastra, duke vënë në përdorim mjetet e luftës”.[19]
Akademiku Dobrica Qosiç (President i Jugosllavisë) thoshte se “Krimetqëjanëbërëkundërneshnepoupërgjigjemimekrime.Objektivinukështëvetëmqëtëmbajmë serbizimin, por edhe të spastrojmë territorin që tëmund të kemi një shtet etnikisht të pastër”.[20]
Duke folur rreth mitit të Kosovës ai deklaron se “Kosova është vend i shenjtë serb që do të mbrohet nëseështënevoja, edhemearmë”.[21]
Patriku Pavël, duke iu referuar Ungjillit iu drejtohet besimtarëve ortodoksë serbë me fjalët: “Kaluftëratëdrejta dhetëpadrejta.MbrojtjaeKosovësështëluftëedrejtë, prandajmeçdomjetdhenëçdokohëduhettëdëbohet pushtuesishqiptar”.[22]
Murgu serb, Filloret, i cili para kamerave televizive dilte me një mitroloz të lehtë dhe mbante gjithmonë me vete simbolet e vdekjes. Të nesërmen që ra Vukovari, ku serbët maskruan kroatët, shfaqi keqardhje të madhe që “Nukgjenden më shumë Sheshela dhe Arkanër për të mbrojturinteresatepopullitserb”.[23]
Peshkopi serb Nikollaj Velimiroviç deklaronte me entuziazëm: “Meritonrespektprijësiitanishëmgjerman(Hitleri),icilikaparësenacionalizmipafeështënjëanomali,njëmekanizëmiftohtë,joisigurtë”.[24]
Mirko Dordeviç deklaron: “Vetë kisha jonë e ka krijuarnacionalizmin. Ishte kisha dhe klerikët e saj mit-krijues qëmbajtën gjallë flakën e nacionalizmit serb gjatë shekujve tëpushtimit osman, kur shteti i Serbisë pushoi së ekzistuari.Ishtekishaqëibëriluftëtarëtshenjtorë.Kjoekaluaremitizuar dhe e lavdishme i ka inkurajuar serbët të shpresojnëpër një Serbi të Madhe. Ishte ëndrra e kishës që të gjithëserbët të jetonin në një shtet të vetëm. Prandaj arrdhja nëpushtet e Millosheviçit në fund të viteve 1980 u prit me aqentuziazëm”.[25]
Që kur u dyndën drejt Gadishullit Ilirik, serbët patën si objektiv kryesor të shfarosin sistematikisht vendasit ilirë, arbër dhe shqiptarë, duke i vrarë dhe duke i dëbuar me forcë nga trojet e tyre. Patrioti Haxhi Kadriu thoshte: “Programii Serbisë është me farue racënshqiptare”. [26]
Garashanin (Ministër i Brendshëm i Serbisë), projektuesi i Serbisë së Madhe, më 1844 i përshkruan shqiptarët si fise të egra, si asimilues e vrasës të serbëve. Ai i rekomandonte shtetit të vet që të mos bënte asnjë aleancë mbi baza tё barabarta me shqiptarët. Teza e tij kryesore ishte: “Serbia duhej të bindej se është ende e vogël”.[27]
Nënteksti: të rritej, të zmadhohej duke ua marrë tokat shqiptarëve.
Për princin Milan Obrenoviç: “Sa më tepër shqiptarë tëlargohen nga Sanxhaku i Nishit, aq më tepër do të mbetenmeritattuajaparaatdheut”.[28] Më tej e plotësonte mendimin e tij: “Serbimirëdhepatriotështëai qëndjek mëshumëshqiptarë”.[29]
Autoritetet e larta shtetërore serbe në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, e presin serbin me pyetjen: “Ku je more trim, a preve mjaft koka të turkut e tëshqiptarëve?”.
Ideja e Beogradit që në këtë kohë ka qenë: të kolonizojnё Kosovën me serbë, të zaptojnë qendrat më të mira të Shqipërisë së Veriut, të sjellin fëmijët e tyre, të blejnë mall dhe më në fund të bëhen vendas.
Sipas gjeografit serb Cvijiç (rektor i Universitetit të Beogradit) “Shqiptarët janë kombi më i rrezikshëm përderisaata janë raca më e përhapur në Ballkan”.[30]
Absurditeti i këtij pseudohistoriani arrin deri aty: “Serbia ka të drejtë të pretendojë territore që kurrë nuk i ka patur”.[31]
Dhe bën thirrje të hapur për gjenocid ndaj shqiptarëve: “Sa më shumë shqiptarë të vrisni, aq më shumë do të shtoheni juserbët”.[32]
Për serbët, shqiptari më i mirë do të ishte shqiptari i vdekur.
Nikolla Pashiçi (Kryeministër) porosiste: “Shtetiserbnukduhettëshpenzojëparapërtëlehtësuarjetëneshqiptarëve, por për t’i bërë të nisen sa më shpejt”.[33]
Serbët me Pashiçin në krye parashtruan para Fuqive të Mëdha tezën se çështja shqiptare, kur ajo të ndahet në disa pjesë, nuk do të shqetësonte më Europën.
Pashiçi dëshironte dhe ëndërronte një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe me grindje të përhershme brenda për brenda.[34]
Ideja e tij antihumane, antishqiptare ka qenë se ne do t’i serbizojmë shqiptarët dhe nëse nuk do të serbizohen, ne do t’i dëbojmë dhe nëse do të rezistojnë e nuk do të mundim t’i dëbojmë, ne do t’i vrasim ata.
Mbreti i Serbisë, Petar I Karagjorgjeviç, pas betejës së Kumanovës, më 1912 iu drejtohet eprorëve të tij ushtarakë me fjalët: “Çfarëdobieparaqesinkëtanjerëzpërmua?Duhett’imbysni,jomepushkatim,sepsekjodotëjetë humbje e municionit, por me shpatë”.[35] Në një kishë në Pejë janë të gdhendura me shkronja serbe fjalët: “OZot!Nandihmotëshfarosim shqiptarët!”.[36]
Në muret e xhamisë në fshatin Mushtisht është shkruar në gjuhën serbe: “OZot!Nandihmotëshfarosim shqiptarët!”
Një oficer i lartë nga Dera e Petroviçëve mburrej kur thotë: “Brendadyvjetëveasnjënjerinëtokatepushtuara nuk do të guxonte të fliste atë gjuhë të ndyrë – shqipen”.[37]
Komandanti i zonës së Tretë, gjeneral Cemerkiç kërkonte që në rajon, ku popullsia shqiptare përbënte 80- 90% të banorëve si në Rahovec, Prizren, Dragush, Suharekë, Podujevë, Vuçiternë, Gjilan, Kaçanik të krijoheshin garnizone të reja ushtarake që të mund të zbatohej më mirë procesi i kolonalizimit sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve.[38]
Kur Krajl Aleksandri shkoi për vizitë në Istog të Pejës ai pyeti kryetarin e bashkisë: “Sashqiptarëkakëtu?” Ai u përgjigj: “95%”. Krajl Aleksandri e pështyu 95 herë, duke i thënë: “Ç’ke bërë ti që këtu të mos ketë 95% shqiptarë, por95% serbë dhe 5% shqiptarë?”.[39] Akademiku kroat Josif Ham tregon: “Drejtori i gjimnazitnëPrishtinë mëtha:“ProfesorHam,nëklasëntuaj, ku ju do të jeni kujdestar, janë edhe 2-3 nxënës arnautë(nënkuptohet shqiptarë). Ata, kurrsesi nuk duhet të kryejnëklasën pa marrë parasysh dijet e tyre. Këtë duhet ta kuptonidheta zbatoni”.[40]
Zbatimi pikë për pikë i Doktrinës së Pashiçit: “Torturoji,rrahi,mosilërtëmësojnëshqiptarët”.[41]
Gazeta franceze “La Crois”, më 22 qershor 1935 shkruante se terrori po vazhdon të bëjë kërdinë. Kjo gazetë pra ka parasysh edhe terrorin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në letrën e Drazha Mihailloviçit dërguar Budo Dobriçit, më 15.03.1944 thuhet: “Çështja e Kosovës dhe e Metohisëdhe e Kalashinit, si edhe e Serbisë Jugore mund dhe duhet të zgjidhen vetëm me pastrimin e turqve dhe të shqiptarëve”.[42] Svetozar Vukmanović-Tempo, udhëheqës politik dhe ushtarak i lartë tërhiqte vërejtjen për autoritetet ushtarake pse akoma mbahen njerëz në kampe (jo për t’ilënë të shkojnë në shtëpitë e tyre), por për t’i qëruar sa më shpejt, për t’i vrarë të gjithë.[43]
Në Kosovë në vitet 1919-1941 u shpronësuan 192 mijë ha tokё. 250 mijw shqiptarw u shpërngulën në periudhën midis dy luftërave. Gjenocidi ndaj shqiptarëve merrej për krenari dhe sukses nga ushtria, policia dhe organet e shtetit serb.
Kjo i shumëfishonte krimet e tyre: torturat, burgosjet, vrasjet dhe shpërnguljet me dhunë nga vendi i të parëve të tyre denbabaden. Gjatë periudhës 1946-1999 janë masakruar mbi 20 mijё shqiptarё janë shpërngulur në mënyrë të dhunshme nga Kosova mbi 800 mijë shqiptarё.
Vojislav Sheshel që më 1996 deklaronte: “Do t’i përzё shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”.[44]
Qëllimi ka qenë: shuarja e jetës shqiptareme çdokusht e me çdo mjet.
Çfarë emri mund t’i vësh tjetërkëtij, veç gjenocid?… Projekt i regjimit të Millosheviçit:Tëgjithëserbët në njështet tëvetëm.
Njohëse e mirë e psikologjisë së popullit serb, Edith Durham arrin në përfundimin: “Nukkadyshimsenëzemrën e çdo njeriu është fshehur një bishë. Dhe ajo mund të flejëgjatë kohës së shumë brezave, por në barkun e sllavëve tëJugut të secilit prej tyre as që i ka shkuar mendja të kotetndonjëherë”.[45]
- Millosheviçi me “Ungjillin” e Çubrilloviçit e tëideologëve të tjerë shovinistë serbë, ndër të cilët DobricaQosiç, (babai shpitëror i Millosheviçit) i hyri spastrimitetnik tëKosovës.
Ardhja e Millosheviçit në krye të Partisë Komuniste Serbe dhe më vonë të shtetit serb ndezi epshet serbe për të filluar spastrimin etnik nga elementi joserb. Simboli rreth të cilit u bashkuan, jo vetëm serbët në Kosovë, por edhe nga vise të tjera u bënë mitingjet në Fushë-Kosovë. Më 24 prill 1987, Millosheviçi iu drejtua serbëve: “Ovojnarodvisenikod ne sme da bije”. E përkthyer në shqip do të thotë: “Opopulliim,askushnukdot’jugodasëmë!”.[46] Për të përgatitur psikologjikisht serbët për aksionin e spastrimit etnik, ata po paraqiteshin si viktima në Jugosllavinë Federative. Millosheviçi, më 19 qershor 1988 para 300 mijë vetave në Beograd deklaronte: “Çdo komb kanjëdashuriqëngrohpërjetësishtzemrënetij.PërSerbinëkjodashuriquhetKosovë”.[47] Më 28 qershor 1989, në 600-vjetorin e Betejës së Fushë- Kosovës, turma serbe me thirrje histerike ju drejtohej gjithë serbëve, kudo që ndodheshin: “Sot, 600 vjet më vonë ne poluftojmë përsëri. Beteja të reja na presin”. E turma serbe në Fushë-Kosovë bëhej edhe më e papërmbajtur kur dëgjonte Millosheviçin: “Serbia ndodhet përpara betejave të reja, jome armë, edhe pse këto të fundit mund të mos përjashtohen”.[48]
Kujtesa si një nga simptomat populiste, përdorur me mjeshtëri nga propaganda e Millosheviçit shërbeu si mjet për përgatitjen psikologjike të serbëve për luftë kundër popujve joserbë në Jugosllavi për të realizuar Serbinë e Madhe.
Po përgatitej populli serb edhe për agresion ushtarak ndaj popujve joserbë. Vite më vonë në shënjestrën e tij do të ishin shqiptarët e Kosovës: “Nëdaçimt’igjunjëzojmëshqiptarët duhet t’iu hymë në fshatra e t’ua derdhim miellinngamagjet”.[49]
Toka, Mielli (Buka), Besa janë të shenjta për shqiptarët. Përbetimi i tyre është: “Për këtë dhe!”, “Për këtëBukë!”, “Për këtë Besë!”… Lidhet ekzistenca e tij, mbijetesa e tij në shekuj.
Në gojën e serbëve buçiste kënga: “Ovëllezërdheheronj! NëFushë-Kosovë prapë do të dalë Serbi!”. Poeti serb Branko Rodiçeviç do thurte vargjet: “Dhe po ju them /do të kalojnë 100 vjet / dhe ne do të lëvizim pa pushim / nga Kosova polje në Kosovo polje / dhe nuk do të kenë fundnisjet dhe rikthimet / kurrë nuk do të kenë fund / sepse ështëKosova / vendi ku mbaron dhe nuk mbaron kurrë Serbia”.[50]
Ideja për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri daton që në vitin 1988 dhe është miratuar nga Millosheviçi. Nga qyteti serb Apatan, Millosheviçit i është dërguar një letër. Përmbajtja e saj është e mbushur me propozime për një luftë kundër shqiptarëve, për vrasjen e tyre dhe dëbimin për në Shqipëri. Letra është lexuar nga Millosheviçi dhe në anën e prapme është shkruar mbështetja e tij.[51]
Siç e theksuam edhe më lart, tashmë është mëse e qartë, se objektivi i Millosheviçit ka qenë spastrimi etnik, shndërrimi i Kosovës në një provincë 100% serbe dhe ortodokse, ku të mos mbesë këmbë myslimani e shqiptari.[52
Për të argumentuar këtë po parashtrojmë objeksionet e mëposhtme:
- Më 25 tetor 1998, Gjenerali Klark, bashkë me Naumanin u takuan në Beograd me Millosheviçin, i cili me gjakftohtësi, me vendosmëri dhe cinizëm iu tha: “Ju e diniGjeneral Klark se ne dimë se si duhet t’i qerojmë hesapet meshqiptarët, me këta vrasës, me këta dhunues, me këta vrasëstë fëmijëve të tyre! Përpara ne jemi kujdesur për ta!… NëDrenicë, më 1946 ne i kemi vrarë ata. I kemi vrarë që tëgjithë!”[53]
Edhe Hitleri para gjeneralëve të tij në Obsersalsberg, më 22 gusht 1939 deklaronte: “… i kam dërguar njësitet e mia tëvdekjes në Lindje me urdhër që të vrasin pa mëshirë burra,gra,fëmijë të racësdhe të gjuhëspolake”.[54]
Edhe Hans Frank, në dhjetor 1941 porosiste: “Neduhett’iasgjesojmëhebrenjtëkudoqët’igjejmëdhekudoqëtë jetëemundur,nëmënyrëqëatjetabëjmëstrukturëneRajhutsi tërësi”.[55]
Plani B i Millosheviçit parashikonte që në momentin kur numri i refugjatëve do të arrinte shifrën 1 milion, bombardimet do të ndërpriteshin. Ai do të lejonte kthimin e menjëhershëm të refugjatëve, të cilët ishin strehuar në Maqedoni, ndërsa për ata që ishin larguar drejt Shqipërisë do të vendosej një “sistem verifikimi”, që do të thotë: nuk do të bëhej kthimi i tyre asnjëherë. Pra banorët e Drenicës, Dukagjinit dhe Mitrovicës përgjithmonë do të mbeteshin jashtë Kosovës. Këto metoda kishin përdorur serbët edhe më parë. Kam parasysh Urdhëresën e qeverisë serbe që popullata e Lugut të Drinit, e shpërngulur gjatë djegies së vitit 1919, duhej të kthehej në afatet e përcaktuara nga kjo Urdhëresë, në të kundërt humbisnin të drejtën e pronave. Realisht u penguan me gjithëfarë lloj mënyrash e justifikimesh të pabazuara nonsens.
Autoritetet e larta shtetërore serbe kishin planifikuar që në momentin e ndërprerjes së bombardimeve dhe të fillimit të Rambuje 3, në Kosovë do të hynin 200 deri në 300 mijë refugjatë serbë nga Krahina e Kroacisë dhe do të vendoseshin në pjesët, prej të cilave përfundimisht ishin përzënë shqiptarët. Millosheviçi ka qenë i gatshëm në këto kushte të pranojë madje edhe ka dëshiruar një prezencë ushtarake nën flamurin e OKB-së, që sipas planit të tij do të kishin mbajtur paqen dhe do ta kishin betonuar gjendjen e krijuar si në Bosnje, me pastrim etnik de facto dhe të legjitimuar nga bashkësia ndërkombëtare.[56]
Synimi i Millosheviçit ishte:
- Të realizonte politikën e faktit të kryer, duke dëbuar tё gjithë shtetasit me kombësi shqiptare.
- Të shkaktonte një krizë në Maqedoni e Shqipëri, ku ishin pjesa më e madhe e refugjatëve.
- Të shkaktonte një krizë politike në Greqi, Itali e vende të tjera të NATO-s, pranë Zonës në luftë e që ishin më pak të vendosura për të mbështetur sulmet e NATO-s.
Millosheviçi vendosi të kalonte në veprime të dhunshme, duke shtuar forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të pranishme në Kosovë, duke u besuar këtyre të fundit detyrën që të vrisnin, të digjnin dhe të tmerronin popullsinë kosovare.[57]
“Bomba etnike” që Millosheviçi hodhi nuk kishte goditur në shenjë. 1 milionë qenie njerëzore që u dëbuan me forcë gjetën strehë dhe ushqim, duke shmangur katastrofën dhe kaosin në Shqipëri e Maqedoni.
Plani i Millosheviçit u cilësua si: “bumerangvigan”.
Klinton në mars të vitit 1999 pati deklaruar për një TV amerikan: “Shikoni hartën e Kosovës. Kosova është një vend i vogël, por është një urë lidhëse mes Europës, Azisë, Lindjes së Mesme dhe vendtakim i Islamit dhe i degëve Katolike e Ortodokse të Krishtërimit. Atje janë aleatët tanë, Turqia dhe Greqia, pastaj aleatë të tjerë përreth Kosovës. Ka vende të vogla demokratike që kanë sfidat e veta politike, ekonomike. Të gjitha parakushtet për një luftë të gjerë janë atje: konflikte të vjetra, demokraci të brishta dhe në qendër diktatori në Serbi që nuk ka bërë gjë tjetër, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përveç fillimit të luftërave të reja dhe derdhjes së benzinës në ndarjet etnike e religjioze”.[58]Pasojat e këtyre luftërave dihen tashmë…
Gazeta “Courier International”, më 31 maj 1999 shkruante: “… është tmerr në Kosovë. Është kulmi i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe kërkon të përligjë masakrën … Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve.
Sipas ultranacionalistit serb Sheshel: “Maqedonia do tëzhdukej nga harta dhe shtetet e tjera fqinje do të jenë në luftё meSerbinë.NëKosovëdotëvdesinshumëserbë,pornuk dotëmbeten mëshqiptarë.[59]
- Arkan, udhëheqësi ushtarak i paramilitarëve serbë në një intervistë të tij thotë: “Millosheviçi i zgjoi serbët. Ai mëzgjoingagjumiedhemua”.[60]
Organizatat sekrete dhe paramilitare kanë vepruar në Serbi që në fillim të shekullit XX me mision vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Parulla e tyre ka qenë: “Do istrashe nashe ili vashe!” (Deri në shfarosje, o ne, o ju!) Pra çetnikët dhe grupet paramilitare duhet të ishin krahu i armatosur që të goditnin këdo që do të pengonte realizimin e një “Serbie të Madhe dhe homogjene”.
Kur një diplomat kroat, i cili zhvilloi negociata të fshehta me Millosheviçin e pyeti këtë të fundit rreth Arkanit, më 1993, ai vuri buzën në gaz dhe u përgjigj: “Edheunëduhet të kem dikë që të kryejë disa punë për mua”.[61]
Pra Arkani është dora e zgjatur dhe e sigurtë e krimit, e Millosheviçit.
Personalitete të shquara politike, të letërsisë e artit botëror, shkencëtarë, demaskuan krimet e Millosheviçit në Kosovë dhe bënë portretin e tij, ashtu siç ishte: kriminel, diktator, demagog dhe mediokër.
Warren Zemmerman, ambasador i SHBA në Beograd (1989-1992) shkruan: “Ështënjeriumëiakulltqëkamtakuar ndonjëherë. Për mendimin tim ka qenë pikërisht ajoftohtësi ogurzezë që ia ka lehtësuar punën kur ka urdhëruarvrasjet masive që i dhanë një vend në histori”.[62]
Sipas Vaclav Havel, president i Çekosllovakisë: “Millosheviçi i ka duart tepër të ndotura me gjak”.[63]
Vetëm një mediokër që bën krime të paimagjinueshme për gati një dekadë, nuk e kupton dështimin dhe fundin e tij të turpshëm. Politikës shfarosëse të hebrenjve nga Hitleri iu kundërvunë shumica e intelektualëve gjermanë, ndërsa shumica e intelektualëve serbë u vunë në shërbim të Millosheviçit.
- Në Memorandumin e Akademisë serbe nënvizohet me forcë ideja se “Serbia nuk duhet të ishte pasiv edhe të priste çfarë do të thoshin të tjerët, siç është vepruar shumë herë në të kaluarën”.[64] Në një vijë me Millosheviçin që serbët duhet të marrin në dorë fatin e tyre. Bile në Memorandumin e Akademisë Serbe shkruhet tekstualisht: “Përfshirja në gjirin tonë e territoreve etnikisht të pastra, duke vënë në përdorim mjete te luftës”…“Fati i Kosovës mbetet një çështje jetësore për të gjithë serbët e Kosovës”.[65]
Memorandumi përbën pikënisjen e një koalicioni: parti – akademi – ushtri – shkrimtarë dhe kisha.
Serbia në këtë Memorandum vajton se dikush po përpiqet t’ia mbjellë ndjenjën e fajit e të përgjegjësisë historike! Natyrisht kjo ankesë vetëmbrojtëse është vetëm në dukje, për nga forma. Faktikisht ajo është shumë agresive sepse synon, që me lirim nga “komplekset e fajit e të përgjegjësisë historike” t’i hapet rruga hegjemonisë së re serbe! [66]
Një intelektuale serbe kur u pyet nga ambasadori amerikan se çfarë mendonte për shqiptarët, ajo u përgjigj: “Fareethjeshtë,tëmbështetentëgjithëpërmurietëpushkatohen” .[67]
Dr. Bogdanoviç flet për mbijetesën e kombit serb: “Tani është çështja e mbijetesës së krejt kombit serb. Nuk është çështja e fatit të kombit shqiptar që riskohet, por e atij serb… Kujtesa historike e një populli të tërë po fshihet, themelit të vërtetë të ndërgjegjes së tij kombëtare po i gërryhen themelet”.[68] Qëllimi i tij dhe i historianëve të tjerë serbë është të mobilizojnë serbët për të pastruar Kosovën nga shqiptarët, të cilët sipas tyre rrezikojnë mbijetesën e kombit serb. Për mbijetesë luftohet me të gjitha mjetet, mobilizohen të gjithë resurset e mundshme dhe sakrifikohet edhe jeta. Propaganda serbe gjithnjë ka paraqitur dhe po paraqet edhe sot raste të dhunimit, të persekutimit të serbëve nga shqiptarët, bile sipas saj edhe varret serbe përdhunohen nga shqiptarët.
Qeveritё serbe morёn masa, nxorёn ligje, dekrete dhe vendime qё t’ua bёnin sa mё tё vёshtirё jetёn shqiptarёve tё Kosovёs, ku mund tё pёrmendim:
- Aksioni pёr mbledhjen e armёve nё Kosovё (nёntor 1955 – mars 1956) e pёrshpejtoi procesin e shpёrnguljes sё shqiptarёve. Po kёshtu masat e tjera shtrёnguese, dhuna fizike dhe psikologjike e vazhdueshme i detyruan ata tё largoheshin nga Kosova.
- Nё Fakultetin Teknik nё vitin 1965-1966, nga 153 studentё tё regjistruar vetёm 42 ishin me kombёsi shqiptare, nё vitin 1970-1971, nga 587 studentё nё vitin e parё tё regjistruar ishin 373 me kombёsi shqiptare edhe pse popullsia shqiptare ishte mbi 80%.[69]
- Mё 1966 nё 100 banorё ishin tё punёsuar 7.2% shqiptarё, 14.3% serbё dhe malazezё, mё 1986 – 12.5% shqiptarё, 23.1% serbё, 24.9% malazezё. Deri nё shpёrbёrjen e Jugosllavisё ishin tё punёsuar nё Kosovё ҫdo i 12-ti shqiptar, ҫdo i 4-ti serb dhe ҫdo i 3-ti malazez.[70]
- Nga marsi 1981-tetor 1989 u keqtrajtuan 584.373 shqiptarё. Deri nё fund tё vitit 1992 numri i shqiptarёve qё kaluan nё policinё serbe arriti shifrёn prej 900 mijё vetash. Janё vrarё nga policia serbe, mё 1981 – 12 shqiptarё, mё 1989 – 25 shqiptarё, mё 1990 – 28 shqiptarё. Nё vitin 1989 u dёnuan 237 intelektualё shqiptarё. Janё 115 deri 125 shqiptarё tё vrarё nё kazermat serbe. 200 mijё fёmijё shqiptarё janё helmuar nё vitet 1988-1990 nga shёrbimet sekrete serbe. Gjatё shpjegimit tё shkronjёs “Sh”, njё nxёnёs tha fjalёn “Shqipёri”. Nxёnёsi qё ishte pranё tij i tha: “Mos e pёrmend atё fjalё se tё merr policia”.
- Pas ngjarjeve tё pranverёs sё vitit 1981 deri nё vitin 1990 u pёrzunё nga puna 70 mijё punёtorё, pjesёmarrёs nё greva e protesta kundёr amednamenteve kushtetuese, u ul numri i shqiptarёve nё Universitetin e Prishtinёs nё masёn 60%, u dёbuan nga puna dhe shkollat dhjetra mёsues e nxёnёs, sepse nuk pranuan tё punonin me planprograme serbe, tё hartuara nga organet e dhunshme.[71]
- Gjatё viteve 1998-1999 janё vrarё 13500 shqiptarё, mbi 1300 fёmijё, janё dёbuar nga tokat e tyre 1 milionё shqiptarё, janё djegur e shkatёrruar qytete e fshatra tё tёra.
- Gjorgje Martinoviҫ, 56 vjeҫ, fermer nga fshati Shillovë i Gjilanit, i punёsuar civil nё ushtrinё Jugosllave u dёrgua urgjentisht nё spital nё Prishtinё, ku mjekёt hoqёn nga anusi i tij njё shishe birre tё thyer. Sipas tij shishen ia kishin vendosur dy shqiptarё me maska me qёllim qё ta detyronin tё largohej nga Kosova. Pёr kёtё u botua njё libёr me 485 faqe nё 50 mijё kopje i pёrkthyer edhe nё anglisht. U organizuan dy mbledhje tё Kuvendit Federativ tё Jugosllavisё. Nga konsultat mjekёsore u vertetua pёrfundimisht se ai e kishte provokuar vete kёtё akt tё turpshёm.
- Gazeta “Borba” shpalli si fotografi tё vitit Mile Jelesijeviҫ, nёnё serbe heroinё me pushkё nё dorё, me njё fёmijё nё grykё dhe mё njё tjetёr tё kapur pёr dore, duke ikur nga Kosova gjoja nga torturat shqiptare.
- Gjithashtu po pёrmend edhe rastin Panda nё vitin 1999 në Pejë, i cili është tejet rrënqethës. Vriten 6 të rinj serb në një kafe në qytet. Shteti inskenon çdo gjë. Burgos e dënon të rinj shqiptarë si kryes të aktit terrorist. Pas luftës, vet presidenti serb A. Vuçiҫ e pranon se rasti ka qenё inskenim nga ana e vet shtetit![72]
- Po kёshtu pёr tё sensibilizuar serbёt qё tё qёndrojnё nё Kosovё e nё Kroaci janё pёrdorur fushatat me kufomat si nё kohёn e Mbretёrisё Jugosllave, ashtu edhe nё kohёn e Milosheviҫit. Kryeministri i Mbretёrisё, Svetozar Pribiҫeviq i kishte propozuar mbretit Aleksandёr qё eshtrat e Shёn Savёs tё silleshin rreth e qark Kroacisё pёr tё mobilizuar elementin serb, atje kundёr njё fitoreje eventuale kroate nё zgjedhjet qё do tё pasonin. Mirёpo zgjedhjet nuk u mbajtёn se u vra kryetari i Partisё Fshatare Kroate, mё 8 gusht 1928, Stjepan Radiҫi. Po kёshtu nё fund tё vitit 1989 nёn mbikqyrjen e Kishёs Ortodokse Serbe dhe me aprovimin e autoriteteve mё tё larta nё Beograd u bё rivarrimi i eshtrave tё Carit Llazar tё Serbisё. Eshtrat e tij u bartёn rreth e qark Serbisё pёr tё thirrur “eshtrat e vёrtetё tё serbizimit” para se tё rivarroseshin sёrish.
Simbioza politike aktuale Qosiç-Millosheviç është pasoja logjike e bashkësisë së interesave të të dyve dhe plotësimit të ndërsjelltë të aftësivë të tyre: Ideologu e kishte gjetur më në fund njeriun e veprimit të kallëpit të tij. Në një roman të tij, ngjarjet e të cilit zhvillohen gjatë Luftës së Dytë Botërore, në gojën e personazhit kryesor të tij, me të cilin përgjell mesazhet e tij ai shkruan: “Nuk duhet harruar se ne serbët, me anë dyndjesh të mëdha kemi marrë drejtimin e Veriut dhe të Perëndimit. Jam i bindur se vetëm në këtë drejtim dhe përgjithmonë e ka sensin rruga jonë, si edhe objektivat tona kombëtare”. Duke gënjyer pa pikë turpi (e thotë vetë se ne gënjejmë në një mënyrë krijuese, imagjinuese dhe shpikëse), ai thotë se shteti ynë është transformuar në një vend fatkeqësish dhe turpi, se fqinjët tanë u bënë përsëri persekutorët dhe vrasësit tanë. Arrin në përfundimin se jemi të dënuar t’i nënshtrohemi një kalvari të gjatë, një poshtërimi, një eksodi dhe asimilimi. U bën thirrje serbëve të rrokin armët, sepse krimeve që janë bërë kundër nesh, ne po u përgjigjemi me krime. Duke i paraqitur serbët viktima “të vrasësve shqiptarë” të poshtëruar deri në atë shkallë sa të mos e njohim dot veten, duke kritikuar strukturat shtetërore serbe për qendrim të butë, tolerancë ndaj shqiptarëve, për ngathtësi në veprimet e tyre kundër “terroristëve shqiptarë”, ai kërkon mobilizim total të të gjithë serbëve për t’u “vetëmbrojtur”. Kërkon t’i prekë në sedër, por në të njëjtën kohë t’i justifikojë ata në gjenocidin ndaj shqiptarëve. E thotë hapur, por edhe me finesë: “Gjendja depresive në të cilën ndodhet sot populli serb, si edhe shfaqet gjithnmjë e më të forta të shovinizmit dhe serbofobisë në disa mjedise, e favorizojnё shprehjen përditë e më radikale të sensibilitetit të popullit serb, si edhe reagimet që mund të jenë pasionante, domethënë të rrezikshme”.[73]
Sheshel, ultranacionalist serb e vizaton hartën e Serbisë së Madhe: “Do t’i përkasin Serbisë, veç provincave të Vojvodinës dhe Kosovës, republikat e Bosnje – Hercegovinës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, plus krahinat e Kroacisë, të banuara këto nga serbët, sipas kufijve të linjës Karlobag – Karlovac – Vitrovitica”.[74]
Vuk Drashkoviçi u bën thirrje serbëve që të luftojnë për të gjitha ato toka të Jugosllavisë, ku të ketë një varr serb.[75] Edhe paqja, edhe demokracia, edhe progresi tek serbët janë të lidhura me “spastrimin etnik” të trojeve josllave. Qëllimi nuk duhet të jetë vetëm mbrojtja e serbizimit, por spastrimi i territoreve që të ketë një shtet serb etnikisht të pastër.
Çubrilloviçi, Millosheviçi dhe pranvera e vitit 1999 në Kosovë
Çubrilloviçi (historian, politikan, akademik serb, i dekoruar me dekoratën e Federatës Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shenjtë serbe) i udhëzoi dhe i mësoi strukturat shtetërore serbe se çfarë duhet të bënin që të kishin sukses në spastrimin etnik të Kosovës: “Kolonizimi nuk mundi të pengojë shtimin më të madh natyror të arnautëve ndaj serbëve sepse qeveria nuk pati kurs të vendosur lidhur me arnautët dhe nuk u mori atyre tokën më të pjellshme…
Të rikapitullojnë arnautët është e pa mundshme,t’i asgjesojmë vetëm në përmjet kolonizimit. Kur nisemi ngapikëpamja se eleminimi gradual i arnautëve me kolonizimin tonë të shkallëzuar është joefikas, mbetet vetëm shpërngulja e arnautëve në masë”.[76] Për Çubrilloviçin, rruga e vetme efikase për pastrimin e Kosovës nga elementi shqiptar është shpërngulja masive.
A nuk u veprua kështu në pranverën e vitit 1999?…
Çubrilloviçi ka imagjinuar një skenar prej ferri që ka mbetur nga shtrydhja e të gjitha praktikave të ekspansionit dhe të homogjenizmit të Beogradit deri më sot. Sipas tij: “Në rast se duam me të vërtetë që Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia të jenë të lidhura ndërmjet tyre, Kosova dhe Metohia duhet të ndryshojnë fund e krye nga pikëpamja e përbërjes etnike…
Kolonizimi i fshatrave dhe i qyteteve të braktisura nga këto popullata ka një rëndësi të dorës së parë”.[77] Millosheviçi në zbatim të kësaj direktive kishte vendosur që serbët e shpërngulur nga luftërat në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë menjëherë të vendosen në Kosovë pas dëbimit të shqiptarëve atje.
Çubrilloviçi nuk flet për shpërnguljen e disa shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre, por për dëbime masive, të cilat gjejnë miratim dhe pëlqim. E për t’ia dalë mbanë kësaj, kushti paraprak është krijimi i një psikoze të përshtatshme, për të bërë të pamundur ekzistencën e shqiptarëve. Porosia e tij është: “t’iu vihet zjarri në fshehtësi fshatrave dhe rrethinave të qyteteve shqiptare. Kjo është praktika e përdorur me sukses pas vitit 1978”.[78] Ushtria serbe, më 1999 dogji fshatrat dhe qytetet e Kosovës në sytë e botës pa iu dridhur dora dhe pa iu trembur syri.
Në projektin e vitit 1937 “Shpërngulja e shqiptarëve” Vaso Çubrilloviçi theksonte: “Veçanërishtjanëtërrezikshme këto blloqe të pakicave etnike atëherë kur atokufizohen me vendet amë të popujve fqinjë”.[79]
Regjimi i Beogradit shpërnguli me dhunë kryesisht popullsinë në kufi me Shqipërinë: Gjakovën, Pejën, Deçanin, Prizrenin. U shpërngulën në mënyrë kolektive, duke iu grabitur të gjitha pasuritë. U shpërngulën fillimisht fshatrat, pastaj qytetet sepse fshatrat sipas doktrinës së Çubrilloviçit, janë më kompakte dhe paraqesin rrezik.[80]
Duke e mbrojtur projektin e 7 marsit 1937, duke analizuar ngjarjet politike dhe zhvillimet historike në Europë e në Jugosllavi, Çubrilloviçi, projektin e dytë, më 3 nëntor 1944 e pasuroi me ide dhe rekomandime të reja. Sipas këtij dokumenti: “Çështjaepakicavemeanëtëshpërnguljeszgjidhetmëlehtënëkohëneluftërave,siçështëtani…Çështjapërzgjidhjenesecilësnëkohëtëpaqesmundtë duhen dhjetëra vjet ose shekuj, në kohë të luftës mund tëzgjidhet për ndonjë muaj a vit”.[81] Edhe në planet e regjimit Tito-Rankoviç ishte spastrimi etnik i Kosovës nga shqiptarët në periudhën nëntor 1944-maj 1945, por dështoi se ishin mbi 53 mijë luftëtarë kosovarë në frontin e luftës kundër fashizmit. Mosrealizimi i këtij projekti u kompensua me gjenocidin ndaj shqiptarëve, duke vrarë e burgosur me mijëra, jo se “ishin reaksionarë e bashkëpunëtorë me fashizmin”, siç propagandonte regjimi i Beogradit, por vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Si në kohën e regjimit Tito-Rankoviç, ashtu edhe nga Millosheviçi u përdorën çetnikët (më 20 nëntor 1944 Tito i amnistoi ata), paramilitarët, bandat e Sheshelit e të Arkanit. Në hapësirat serbe dëgjoheshin thirrjet e Arkanit: “Luftojmëpërfenëtonë, për kishën tonë ortodokse, për shtetin e madh dhe unikserb!BesojmënëZotinserb”.[82] Si në kohën e regjimit Tito- Rankoviç, i cili e gjeti momentin e masakrave në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe Millosheviçi gjeti momentin kur NATO nisi sulmin kundër ushtrisë serbe.
Masakra e Tivarit, nga më të përgjakshmet, u realizua 1 muaj para se të kapitullonte Gjermania hitleriane. Dhimbja për njerëzit që u vranë në Tivar e ka frymëzuar poetin kosovar të shkruajë: “Deti ndërroi fytyrën / Pulëbardha tëkuqe / Plisa të kuq / Deti ndërroi ngjyrën. / Në kryq të trikontinenteve / Homeri u fsheh pas shtatë bjeshkësh / Ngafrika/ Mos poi rikthehensytë”.[83]
Ushtria si në kohën e regjimit Tito-Rankoviç dhe të regjimit të Millosheviçit ishte në krye të detyrës për spastrimin etnik. Komandanti i Divizionit XVIII serb, më 1944 pohon me gojën e tij: “Kam urdhër të vrasim 50% tëshqiptarëve”.[84]
Urdhri i Millosheviçit ishte t’i vrasim pa mëshirё shqiptarët, të cilat sipas tij “janëvrasës dhe dhunues”.
Të gjitha këto në zbatim të porosive të Çubrilloviçit: “…ushtria, qysh në kohën e operacioneve luftarake, duhet t’ispastrojëmeplandhenëmënyrëtëpamëshirshmengapakicatkombëtare atovise, që dëshirojmë t’ikolonizojmëme elemetnin tonë kombëtar. Ushtria është ajo që duhet tëpërdorë fuqinë e armës me rastin e dëbimit të pakicave ngashtetiynë”.[85]
Këshilla e Çubrilloviçit ishte: “Që tokat e braktisura ngapakicat të punohen sa më parë, ato duhet të kolonizohen menjerëzittanë”.[86] Vendosja e kolonëve serbë nga krahinat e banuara me serbë jashtë Serbisë në Kosovë – dëshmon besnikërinë e Millosheviçit ndaj mësuesit të tij shpirtëror, Çubrilloviçit për të zbatuar të gjitha detyrat e lëna prej tij.
Fjalimet dhe mitingjet e Millosheviçit me serbët kishin si synim: vendosjen e urave të komunikimit midis dy palëve për të shpalosur edhe vizionin e tij për të ardhmen: populli ka folur, populli është qytetari më i mirë, populli nuk mund të vuajë më, populli e di të vërtetën, populli e ka kuptuar”.[87]
Prandaj duhet ta dëgjojmë, të realizojmë aspiratat e tij kombëtare, t’i prijmë në luftëra të reja, në beteja të reja! Për një Serbi të Madhe e Homogjene!
Si gjithnjë në zbatim të ideve të mësuesit të tij, Çubrilloviçit: “Aipezmatimshumëimadh,qëështëmbledhur në shpirtin e popujve tanë gjatë kësaj lufte kundërpakicavekombëtare,përshkaktëkrimeveqëkanëbërëkundër nesh, manifestohet në të gjitha krahinat tona kundërkëtyre pakicave. Kjo urrejtje e dëshirë e pashuar e masavetona, që t’i spastrojmë hesapet me pakicat, duhet shfrytëzuarnëmënyrëkonstruktive”.[88]
Përfundime
- Nisur nga përmbajtja e këtyre përkufizimeve dhe realiteti politik e historik në Kosovë në shekujt XIX dhe XX, arrijmë në përfundimin se pushteti serb ka ushtruar gjenocid ndajsh qiptarëve sistematikisht, me platforma politike me qëllim shkatërrimin e popullsisë shqiptarë në Kosovë.
- Politikanë, historianë serbë si pikë referimi për “Serbinë e Madhe” kanë Perandorinë Serbe të shekujve XII, XIV, si dhe historinë e saj të pasur e të lavdishme.
- Roli sublim i mitit lidhet drejtpërdrejt me idenë e kombit dhe krijimin e nacionalitetit serb. Beteja e Kosovës identifikohet si ngajrja më e rëndësishme dhe më fatale e gjithë historisë serbe. Miti rreth kësaj beteje u bë instrumenti kryesor për nxitjen e vetëdijes kombëtare dhe u ngrit në lartësinë e kodit më të lartë moral të kombit. Ky mit është bërthama e historisë dhe e idesë së Serbisë së Vjetër, ku bën pjesë Kosova. Për serbët, Kosova është vendi ynë. Nëse Kosova dhe Metohia nuk janë serbe, atëherë nuk kemi ndonjë truall që të jetë prona jonë.[89]Sipas Milovan Gjilasit: “Fshije Kosovën nga kujtesa dhe shpirti serb dhe ne nuk jemi më. Nëse s’do kishte pasur betejë në Kosovë, serbët do ta kishin shpikur atë për vuajtjet dhe heroizmin e saj”.[90]
- Teza se “territoret e Kosovës ishin djepi i tyre” është e pabazuar, sepse “nuk ka vazhdimësi mes shtetit serb mesjetar dhe Serbisë së sotme, ashtu si nuk ka midis Perandorisë Bizantine dhe Greqisë”.[91] Gjithashtu edhe kërkimet historike tregojnë se Kosova ka një identitet gjeografik të qëndrueshëm.
- Nacionalizmi kërkon të bësh fort në diçka që duket sheshit se nuk është. Kështu ka ndodhur me nacionalizmin serb lidhur me Betejën e Fushë Kosovës e vitit 1389, me tezën antihistorike se Kosova është Serbia e Vjetër. Për disa grupe ndoshta do të ishte mençuri politike që të kërkohej një armik, në mënyrë që uniteti i grupit të jetë i efektshëm dhe që grupi të jetë i ndërgjegjshëm që ky unitet ka rëndësi jetike
për të.[92] Për serbët armiku kryesor janë shqiptarët, që u kanë zaptuar tokat sipas tyre dhe që pengojnë arritjen e objektivave të tyre gjeopolitike. Për t’i sensibilizuar serbët në këtë drjtim, për t’i mbajtur të bashkuar në luftën për dëbimin e shqiptarëve janë shpikur lloj e lloj epitetesh fyese e poshtëruese për shqiptarët. - Për Vllado Gjorgjeviçin: “shqiptarët janë njerëz me bisht”, për Dobrica Qosiçin “shqiptarët janë fundërina sociale, politike dhe morale të Ballkanit barbar”. Sipas një anketimi të bërë vite më parë nga psikologu serb Dragan Popadiç, serbët tek shqiptarët “nuk shohin asnjë veti pozitive, prandaj duhen përzënë sa më parë.” Një peshkop serb shprehej: “Më në fund ne kemi një udhëheqës, i cili përmbush nevojat e kombit serb”.[93] Është fjala për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin, i cili i pyetur për spastrimet etnike përgjigjet: “Spastrimin etnik nuk e kanë shpikur serbët, bile as kroatët e muslimanët. Këtë praktikë në këto hapësira e kanë shpikur shqiptarët, të cilët kanë dëbuar nga Kosova disa dhjetra e mijëra serbë. Ata kanë rrënuar varrezat serbe dhe i kanë marrë shtëpitë dhe pronat serbe. Kosova është dhe patjetër duhet e do të mbetet serbe”.[94]
- Ishte doktrina filozofike, politike dhe sociale, e cila i konsideronte shqiptarët “bagëti që njohin vetëm forcën, prandaj me ta duhet të flitet me forcë” – frymëzuesja e terrorit mbi shqiptarët në vitet 1913-1941 pas Luftës së Dytë Botërore nga regjimi i Titos dhe Rankoviçit, pastaj nga Millosheviçi.
- Elitat politike sunduese serbe kanë qenë të bashkuara dhe në një unison përsa i përket qendrimit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Asnjëherë prej tyre nuk ka patur reflektim, ndjesë. As sot, çka të bën të supozosh se ato përsëri përgatisin platforma për të marrë përsëri Kosovën e për t’i dëbuar nga trojet e tyre të gjithë shqiptarët.
- Studiuesit e gjeopolitikës kanë arritur në përfundimin se ai që do të kontrollonte Kosovën do të kontrollonte qasjen strategjike në Bosnje e në Shqipërinë e Veriut. Mungesa e kontrollit është një kërcënim real për të prerë lidhjen midis Serbisë, Maqedonisë e Rajonit të Egjeut. Është kjo arsyeja që serbët duan një Kosovë të pastër etnikisht, pa shqiptarë, vetëm me serbë. Territori si një faktor konstant ndikon në rrjedhjen e ngjarjeve njerëzore dhe historike. Fuqia dhe hapësira janë të rëndësishme për vetëekzistencën e një shteti.
- Ngjarjet e pranverës së vitit 1999 në Kosovë ngjajnë me një film tragjik, me skenar të shkruar nga Çubrilloviçi dhe Dobrica Qosiq me regjisor Millosheviçin, me aktorë gjeneralë e ushtarakë serbë e pjesëmarrës policie, ushtarë serbë e forcat më esktreme shoviniste serbe. Me qëllimin dhe objektivin e përbashkët: pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, krijimin e Serbisë së Madhe, e të Serbisë Homogjene, vetëm e vetëm me serbë.
- Duke folur për raportin shqiptaro-serb, duke analizuar këto marrëdhënie, Akademik Gazmend Zajmi parashtron idenë e rëndësishme: “Në këtë figuracion të Ballkanit, çështja e Kosovës dhe raporti shqiptaro-serb i përgjithshëm në Ballkan, me tërë logjikën dhe realitetin e çështjes paraqiten si një nga nyjet, sfidat dhe gurët e sprovës kryesore të drejtësisë dhe principialitetit interetnik si në mikroplan, ashtu dhe në makroplan të Ballkanit”.[95]
___________________________
Referencat
1. Dodds, Klaus. (2019). Gjeopolitics. Oxford: Univrsity Prress, f. 23-27.
2. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f.157.
3. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f.25-37.
4. Marshall, Gordon. (2009). Fjalori sociologjik i Oxfordit. Tiranë: IDK, f. 120.
5. Schabas A, William. (2003). Gjenocidi në të drejtën ndërkombëtare. Prishtinë: FINISH UNHCHR Human Rights Support Programime- Kosovo, f.31.
6. Carter I, Stephen. (2008). Integriteti. Tiranë: Vernon Publishing, f. 272-274.
7. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 55.
8. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 246.
9. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 172.
10. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 174.
11. Çubrilloviçi, Vaso. (2015). Shpërngulja e shqiptarëve. Tiranë: Klubi i Poezisë, f. 49-50.
12. Revista Kosova. (2003). Nr. 22/23. Prishtinë: Instituti i Historisë, f. 38.
13. Radio Kosova e Lirë. 8 gusht 2016.
14. Radio Kosova e Lirë. 8 gusht 2016.
15. Pasini, Scognomiglio. Parlo. (1999). Lufta e Kosovës. Tiranë: Geer, f. 238.
16. Kuper, Leo. (1981). Genocidi: “Its political rise in the twentieth contry”. Pelican Books, f. 84.
17. Cigar, Norman. (2003). Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj myslimanëve në Ballkan. Tiranë: Logos – A, f. 54.
18. Revista Republika. (2000). Nr. 263. Nish, f. 27-28.
19. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 274.
20. Po aty, f. 247.
21. Islami, Hivzi. (2005). Studime demografike, 100 vjet të zhvillimit të demografisë së Kosovës. Prishtinë: ASHAK, f. 307.
22. Delvina, Sherif. (2000). Kosova një mit serb apo një realitet shqiptar. Tiranë: Eurorilindja, f. 130.
23. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 236-237.
24. Krasniqi, Mark. (2002). Rrënjët etnike. Prishtinë: Redaksia e Botimeve e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, f. 58.
25. Gazeta New York Times, 4 korrik 1999.
26. Baleta, Abdi. (1999). Kosova nga Dejtoni në Rambuje. Tiranë: Koha, f. 145.
27. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f.57.
28. Raça, Shkëlzen. (2009). Gjurmime në historinë shqiptare. Prishtinë: Instituti Albanologjik, f. 378.
29. Grup autorësh. (1999). Gjenocidi serb në Kosovë. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, f. 37.
30. Rullman Peter, Hans. (1997). Ikje massive. Tiranë: Lilo, f. 7.
31. Cvijić, Jovan. (1908). “Aneksija Bosne i Hercegovine i srpsko pitanje”. Reprinted in Govori i Clanci I, Beograd: 1921, f. 202.
32. Çina, Pandeli. (2001). Ballkani i trazuar dhe shqiptarët. Tiranë: Horizonti, f. 19.
33. Uruçi, Dashamir. (2001). Kosova dhe e drejta e vetëvendosjes. Shkodër: Shtjefni, f. 29.
34. Grup autorësh. (1999). Gjenocidi serb në Kosovë. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, f. 29.
35. Rushiti, Liman. (2004). Ndarja territoriale dhe rregullimi adsministrativ i Kosovës. Prishtinë: Instituti i Historisë, f. 65-67.
36. Loli, Pirro & Shllaku, Prim. (2002). Saga e Ballkanit. Shkodër: Camaj-Pipa, f. 29.
37. Durham, Edit’h. (1998). Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tiranë: Naum Veqilharxhi, f. 177.
38. Tepshi, Qazim. (1999). Kosova – Diplomacia imponuese. Tiranë: Toena, f. 179.
39. E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve. (1960). Tiranë: Naim Frashëri, f. 28-29.
40. Krasniqi, Mark. (2002). Rrënjët etnike. Prishtinë: Redaksia e Botimeve e Partissë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, f. 63.
41. Revista Kosova. (2003). Nr. 22/23. Prishtinë: Instituti i Historisë, f. 235.
42. Hoti, Izber. (1997). Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prishtinë: QIK, f. 18.
43. E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve. (1960). Tiranë: Naim Frashëri, f. 25.
44. Sinani, Shaban. (1998). Kosova në gjeopolitikë. Tiranë: Dritëroi, f. 109.
45. Qosja, Rexhep. (2014). Dëshmitarë në kohë historike (1979-1981), Ditar III. Tiranë: Toena, f. 354.
46. Boriçi, Gjon. (2008). Lufta për paqen në ish-Jugosllavi. Tiranë: Geer, f. 41.
47. Tanjug, 19 qershor 1988. Beograd.
48. Tanjug, 28 qershor 1989. Beograd.
49. Zaço, Malko. (2004). Kosova nga lufta tek pavarësia. Tiranë: Skanderbeg Books, f. 69.
50. Polovina, Ylli. (2000). Ditari i Romës, Libri i parë. Tiranë: Mësonjëtorja e Parë, f. 177-178.
51. Jashari, Ruzhdi. (2013). Dosje e dokumentave dhe dëshmi sekrete serbe. Prishtinë: Shkrola, f. 108.
52. Grup autorësh. (2001). Luftakundër luftës. Tiranë: Ora, f. 19.
53. Clark, Weslley. (2003). Të bësh luftë moderne. Prishtinë: Zëri, f.187.
54. Daves, Norman. (1997). A History. Londër: Pimlicio, f. 909.
55. Po aty
56. Gazeta Ekspres, 3 janar 2014. Prishtinë.
57. Pasin, Scognomiglio. (1999). Lufta e Kosovës. Tiranë: Geer, f. 122.
58. Dodds, Klaus. (2019). Gjeopolitics. Oxford: Univrsity Prress, f. 20.
59. Danaj, Pëllumb. (2005). Kosova dhe NATO. Tiranë: Toena, f.122.
60. The Independent, 17 janar 2000. Londër.
61. Hrvoje, Sarinic. (1998). Svi moji tajni pregovori sa Slobodanom Miloševićem: između rata i diplomacije, 1993-1995 (1998).
62. News week, 19 prill 1999. New York.
63. Grup autorësh. (2001). Luftakundër luftës. Tiranë: Ora, f. 40.
64. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 227.
65. Po aty, f. 215.
66. Agani, Fehmi.(1994). Demokracia, kombi, vetëtvendosja. Pejë: Dukagjini, f. 145.
67. Danaj, Pëllumb. (2005). Kosova dhe NATO. Tiranë: Toena, f. 206-207.
68. Богдановић, Димитрије.(1985). Књига о Косову. Beograd: Српска Академија Наука И Уметности Посебна Издања, f.283.
69. Gazeta “Bota e re”, (1970), Nr. 17/18, f. 7. Prishtinë.
70. Enti Krahinor i Kosovёs i statistikёs. Personeli i punёsuar nё sektorin shoqёror. Buletinet 1966-1988
71. Reka, Blerim. (1991). Vitet e shpresës. Prishtinë: Rilindja, f. 25.
72. https://telegrafi.com/bradhyl-mahmuti-vet-shefi-sherbimit-sekret-te-serbise-e-tha-se-vrasjet-ne-panda-te-pejes-bene-beretat-e-kuqe-te-ulemek-legias/
73. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 226.
74. Gazeta Der Spiegel, 6 gusht 1991. Gjermani.
75. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 263.
76. IU, Beograd, Arkivi i ish-ushtrisë jugosllave, dokumenti M.6-F, arka 69.
77. Grmek, Mirko, Gjidara, Marc & Šimac, Neven. Spastrimi etnik. Tiranë: 55, f. 191-192.
78. Çubrilloviçi, Vaso. (2015). Shpërngulja e shqiptarëve. Tiranë: Klubi i Poezisë, f. 52.
79. Çubrilloviçi, Vaso. (1981). Shpërngulja e shqiptarëve. Prishtinë: Liria, f. 24.
80. Po aty, f. 26.
81. Çubrilloviçi, Vaso. (2015). Shpërngulja e shqiptarëve. Tiranë: Klubi i Poezisë, f. 91.
82. Marashi, Ardian & Kulla, ndriçim. (2009). Mendimishqiptardheshkollashqipe, doracak, Konferencë Shkencore Mbarëkombëtare. Tiranë : Plejad, f. 46.
83. Rukiqi, adem. (1995). Frymëmarrje e lashtë. Tiranë : Lilo, f. 22.
84. Gazeta e studentëve “Bota e re”, 15 shtator 1990, f. 12. Prishtinë.
85. Çubrilloviçi, Vaso. (2015). Shpërngulja e shqiptarëve. Tiranë: Klubi i Poezisë, f. 99, 106.
86. Po aty, f. 102.
87. Gazeta Tema, 21 qershor 2012, f. 9. Tiranë.
88. Çubrilloviçi, Vaso. (2015). Shpërngulja e shqiptarëve. Tiranë: Klubi i Poezisë, f. 109-110.
89. Peticion i serbëve nga Kosova. (1995). “Silber & Little. The Death of Jugoslavia”. Londër. F. 33.
90. Vickers, Miranda. (2004). Midis serbëve dhe shqiptarëve. Tiranë: Toena, f. 261.
91. Malcolm, Noel. (1998). Kosovo: A Short History. New York: New York University Press, f. 37.
92. Hobsbawm, J. Eric. (1996). Kombet dhe nacionalizmi që nga viti 1780 – a. Tiranë: Toena, f. 12.
93. Gazeta “The Independent”, 9 janar 1989, f. 5. Londër.
94. Revista amerikane, Verity fear, maj 1994, f. 159-160.
95. Zajmi, Gazmend. (1997). Vepra 1. Prishtinë: ASHAK, f. 182.