Gjeneral Piro Ahmetaj / Washington, USA
Me statusin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s (pra pa asnjë funksion
zyrtar), por më shumë se kurrë më parë i privilegjuar, që isha “i ftuar nderi” nga Instituti i
Senatorëve Republikanë McCain & Mark Kirk, Instituti Amerikan për Leadershipin, si dhe
Qëndra për Çështjet Globale dhe USA-ICC në Chikago (në datat 15-20 Dhjetor 2024)!
Përveç takimeve me Senatorë dhe Ekspertë të Armed Services Committee, përfshi Kryetarin e
sapo-nominuar (që merr detyrën në 03/01/2025), Senatorin Republikan Roger Wicker, pata
nderin (surprizën e vizitës) të merja pjesë edhe në Sallën e Mbledhjeve të Senatit (Senate
Chamber) gjatë diskutimeve për buxhetin e mbrojtjes 2025 (që ështe edhe eksperienca &
ekspertiza ime bazë). Gjithashtu zhvillova takime me Z.Paul McCarthy, drejtor i Institutit
Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (sigurisht
përfshi Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës) si dhe takime me expert, gjeneral/koleg dhe miq për/me të cilët kam patur privilegjin të punoj ndër vite!
Në takimet e sipër përmendura, pata privilegjin të ndaja përmbledhje mbi: Historinë e
përrgjakshme; arritjet, sfidat dhe shpresat nga Trump -2 për paqen, stabilitetin demokratik dhe
ardhmërinë euro-atlantike të 6 Ballkanit Perëndimor. [English = The bloodshed history;
straggling achievements, the threats and challenging future of Western Balkan, by taking into
consideration at least my hopes from the elected President Trump during his second term”] !
I.
Në vijim gjeni përmbledhje të shkurtër mbi: “5 kërcënimet kryesore dhe 5 mesazhet bazë për
paqen e qëndurueshme dhe stabilitetin demokratik të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshi
Kombin tim me dy shtetet sovrane”, që ndava dhe përcolla në këto takime:
Kërcënimi nr. 1: Përtej paranojave bolshevike të përjetësisë së pushtetit, apo që fajin gjithmonë
e kanë 100 % armiqtë e jashtëm Moska, Pekini, etj, në koordinim me armiqtë e brendshëm
(opozita e radhës), të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë (fatkeqësisht) edhe Kombin tim,
në të 2 shtetet (Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës), i gjej të pushtuara, nga “shtetet e
dështuara si dhe demokracia burokratike; privatizimi i partive politike dhe listës së të
emëruarve në Kuvend; korrupsioni i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë; interesat e oligarkisë së
nënëdheshme dhe krimit të organizuar; axhenda e ekstremistëve dhe e sovranistëve folklorik si
dhe mungesa e besimi të qytetarëve te zgjedhjet e lira, demokracia funksionale dhe ardhmëria
Euroatlantike.”
Kërcënimi nr. 2: Riciklimi burimeve të urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore në Ballkanin
Perëndimor (Republika e Shqipërisë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi, Serbia dhe Bosnje – Hercegovina), produkt jo vetëm i “hartës së padrejtësive ndaj kombit tonë” dhe aleancave historike pas dy luftërave botërore (1918/1945), por edhe shpërdorimit folklorik të arritjeve si dhe
oportuniteteve gjeopolitike pas luftës ballkanike si dhe çlirimit të Kosovës (1999);
Kërcënimi Nr. 3: Rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve (ballkani fuçi bariuti…) si dhe
“heshtja e kancelarive si dhe burokracisë diplomatike” për armatosjen (deri në dhëmbë) të
Serbisë së Vuçiçit me armatime të gjeneratës së fundit (Mig-29; Rafale, raketa dhe drone vrasës
… !!), mbetet kërcënim Nr.1 jo vetëm ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës (njëherësh
trupave të KFOR/NATO!) por dhe për bashkëjetesën paqësore, stabilitetin demokratik si dhe
ardhmërinë euro-atlantike të qytetarëve të Ballanit Perëndimor, pra për Serbët, Boshnjakët,
Malazesët, Maqedonasit dhe Shqiptarët!
Kërcënimi nr. 4: Interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan dhe Adriatik si dhe përpjekjet
dëshpëruese për të hapur një front lufte në rajon mbas sulmit neo-Nazist ndaj sovranitetit të
Ukrainës (shkurt 2022); makthet e z. Vućiq (ministrit të Millosheviçit) për t’ju rikthyer
opsionit të luftës gjakatare, pra ndryshuar me fuqinë e armëve/ushtarakisht të kufijve
ndërshtetërore të rajonit; krimi organizuar si dhe Dodik-ëve të korruptuar jo vetëm në
Banjallukë, mbeten këmbanë ulëritese jo vetëm për Ballkanin Perëndimor!
Kërcënimi nr. 5: Përpjekjet pragmatike për supermaci gjeo-ekonomike të Kinës Popullore,
por edhe mungesa e kohezionit mes vendeve të BE për paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme në
Ballkan; zgjimi e aleancave historike (rasti Francës që i shet Serbisë 12 avionë Rafale me vlerë
3 miliard Euro etj) si dhe pafuqia e proçedurave burokratike e BE.
II.
Në vijim gjeni edhe 5 mesazhe ose këshilla respektive që ndava në këto takime:
Mesazhi ose misioni Nr 1: Domosdosmëri kritike për t’u përballur dhe mundur këtë “bandë
politikanësh me kollare perëndimore” që jo vetëm kanë pushtuar, privatizuar dhe poshtëruar
Institucionet politike, shtetërore dhe Kombëtare, por bashkë më këto, kanë vjedhur pronat, votat,
integritetin, besimin dhe shpresat te ardhmëria euro-atlantike të rajonit, përfshi dhe në të 2 vendet
të kombit tim të bekuar.
Mesaazhi Nr 2: STOP rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, por nënshkrimi i një platforme
rajonale të shoqëruar me një paketë me zhvillimim e projekteve dhe masave të bashkëjetesës
paqësore dhe masave të mirëbësimit reciprok ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor !
Mesazhi Nr. 3: Mbetet domosdoshmëri një vlerësim strategjik i rreziqeve rajonale (RSDR) nga
USA/NATO si dhe “imponimin” e Beogradit zyrtar se: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë dhe
aktiviteve ushtarake sulmuese [ndërsa nuk kërcënohet nga askush], pra me Tanke, Mig -29,
Rafale (francez), raketa vrasëse dhe dronë të gjeneratës së fundit (Ruso-Kineze), etj, deri në
masën që të mos kërcënojë fqinjët (posaçërisht sovranitetin e Republikës së Kosovës); ndoshta
edhe (2) rikthimin e Marrëveshjes së Kumanovës (06/1999), që: “nuk do të lejohen instalime dhe
as aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë“.
Mesazhi Nr. 4: Përkundër dezinformimeve cinike kundër Presidentit Donald Trump si dhe
oshilacioneve Staliniste në Kremlin, Beograd, etj, mbetem shpresëplotë që “marrëveshja e
Paqes e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nën përkujdesjen e Trump-1” por edhe më e
përmirësuar* (pa pandorën e kufijve mes 2 vendeve sovrane, Kosovë-Serbi), do të imponohet nga
Presidenca Trump-2, e shoqëruar me një: “investime gjeostrategjike si dhe njohje të reja si
rasti i Izraelit në Shtator 2020”, ndërkohë që kujtoj se asnjë njohje e re për Kosovën gjatë
Presidencës Biden !?
Mesazhi nr 5: Keqardhje në mos neveri për sovranizmat folkloriko – bollshevike, pasi pa
mirënjohjen dhe prezencën e çlirimtarëve (USA/NATO) nuk mund të ketë paqe, stabilitet
demokratik dhe ardhmëri Euro-atlantike për vendet e Rajonit, përfshi RSh dhe Kosovën!
Mesazhi përmbyllës: duke kujtuar mesazhin ulëritës të Holokausit “falni por mos harroni”,
besoj edhe më fort se përtej hijenave të urrejtjes shekullore, zgjimit të oshilacioneve të Kremlinit,
rikthimit te gara e armatimeve vrasëse, demokracisë burokratike, krimit të organizuar, axhendës
së politikanëve të korruptuar, etj zhvillimi i masave të bashkëjetesës paqësore mes popujve,
demokracia funksionale dhe ardhmëria Euro-Atlantike mbetet opsioni dhe misioni i vetëm
edhe për 6 vendet e Ballkanit perëndimor !
3.
Në shtesë, duke falënderuar me mirënjohje organizatorët për privilegjin, si dhe dhjetra mijëra
kolegë/ushtarakë, intelektualë, patriotë mendjehapur si dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë
hapësirën kombëtare për konsideratat inkurajuese përgjatë angazhimit 15 viteve të fundit, më
duhet të garantoj, se gjithçka kam bërë përfshi edhe këtë oponencë të detyruar në DC, nuk janë
kurrsësi arsye për t’u gjunjëzuar para kësaj elite politike të (vetë) diskredituar por motiv edhe më
i fortë për t’u përulur ndaj përgjegjësive dhe për t’u përballur me këtë realitet të pluralizmit
fasadë, demokracisë burokratike, si dhe shtetit së kapur nga babëzia për të vjedhur; mungesa
balancave demokratike si dhe fuqia e mbipushtetit.
Me këtë rast, konfirmoj publikisht angazhimin tim politik në zgjedhjet e 2025, ndërsa po
ashtu mbetem ushtar i së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, liria, vota, siguria, prona,
tregu, dinjiteti, interesat kombëtare, balancat e pushteteve dhe orientimi euroatlantik”, mbeten
vlera, shpresa dhe misioni ynë i përbashkët që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat
të leader-ve dështakë, politikanëve zullumqarë, shtetarëve kusarë si dhe sekserëve të
gjithëpushteteve që kanë pushtuar, vjedhur dhe sundojnë Shqipërinë edhe në 34 vitet e fundit.
___________________
- Gjeneral ® Piro AHMETAJ: Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, Zv/President i Këshillit të Atlantikut; Anetar i Bordit të Izrael House, si dhe ish: Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA, Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.