Gjendja e luftës po i imponohet shoqërisë shqiptare. Rrjedhimisht ne po hyjmë në epokën e konkurrencës së vazhdueshme dhe, në rast se nuk kemi ndërhyrje serioze nga qendrat vendimmarrëse të Perendimit, pashmangshëm po ecim drejt përballjes së re me Serbinë.
Shruan: Dr Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 29 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se në muajin nëntor, sipas të dhënave që paskan shërbimet informative serbe, do të ketë aksione të reja në veri të Kosovës nga Njësia Sepciale e Republikës së Kosovës.
“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe.
Pastaj në stilin e një oficeri të një ushtrie gjoja të pamposhtur, duke harruar se lutftën e ka humbur në Kosovë (qershor 1999), vazhdon të kërcnojë:
“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Aleksandër Vuçiq.
Si duket ai me këtë rast, emitonte sivëllain e tij, presidentin rus, Vladimir Putin-in, respektivisht fjalimin e tij të ri, që komentuesve në perendim ua kujtoi atë të vitit 2007 në Konferencëna e Sigurisë së Mynihut.
Në Konferencën Ndërkombëtare të Klubit të Debatit Valdai në Soçi, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 45 vende, ylli kryesor – siç pritej – ishte lideri rus, Vladimir Putin. Në këtë fjalim, me këtë rast, Putini promovoi dy ide me ngjyresa kuazirevolucionare, që përmbysin gjithçka:
1. Krijimin e një ideologjie të re ruse;
2. Ndryshimin e modelit ekonomik, pra fundin e kapitalizmit.
Në Konferencën e Mynihut (2007) ai pat bërë publike tezën se Rusia është një vend konservator, i cili refuzon të ashtuquajturat vlera dhe ideologji të Perëndimit, ndërkaq tashti, më 21 tetor 2021 në Forumin Ndërkombëtar Valdai në Soçi, ai e ripërsëriti më me forcë atë tezë, duke paralajmruar përmbysje totale.
Vladimir Putin-i duke shpjeguar pozicionin e tij, potencoi se: “Konservatorizmi nuk është ai që ju pengon të shkoni lart dhe përpara, por ai që ju pengon të shkoni prapa e poshtë, drejt kaosit.” Natyrisht Putini nuk kishte si të thoshte tutje se “çdo gjë pozitive nga e kaluara duhet marrë dhe lëvizur ngadalë. dhe me kujdes, drejt së ardhmes, pa përmbysje të papritura dhe revolucionare, si dhe pa eksperimente të ndryshme biologjike, sociale dhe filozofike”, siç kishte ndodhur pas Revolucionit të Tetorit (1917). Putin e ka kuptuar tashmë se gjatë luftës gjeopolitike globale, është rikthyer pesha e ideologjive për homogjenizimin e kombit.
Sivëllai i tij Aleksander Vuçiq nuk mirret me tema të nyatyrës globale, por ai, si duket i motivuar nga ky elan “revolucionar” rus, i kthehet sërish kryetemës që mund t’i shërbejë homogjenizimit të kombit serb – Kosovës, duke kopjuar tezën e parë të Putinit me përshtatje të domosdoshme, duke paralajmruar fundin e status-quosë.
Ky reagim i Aleksander Vuçiqit, tok me defilimet e tij në kazermat e ushtrisë në qytetet buzë kufirit me Kosovën (Çupri, Kurshumli, Vrajë…) dhe paradat ushtarake gjithandej në Serbi, e rrëzojnë përtokë idenë e “Ballkanit të hapur”. Aty, në mesin e ushtarëve dhe “popullit të thjeshtë serb” ai shpërfaqet i tillë si është – një demagog e kriminel lufte i pandëshkuar.
Ndërkaq kur ai, promovon fqinjësinë e mirë, duke marrë në dorë stafetën e politikanit të përgjegjshëm, kur është krah të Josef Borelit, apo dyshes Rama- Zajev, ai hedh mbi supe pelerinën e hipokritit, duke i mveshur vetes dhe Serbisë virtyte që i mungojnë një burrështeti.
Serbia e ka të qartë se, Evropa Juglindore, pra edhe shoqëria serbe e ajo shqiptare, si shoqëri europiane, kemi arritur në kthesën historike, me ç’rast e kemi kuptuar se duhet kërkuar modele të reja komunikimi e zhvillimi, duke mos përjashtuar as modelet e reja ideologjike. Këtë fakt e dinë mirë elitat serbe, pa çka se klerofashistët kanë rol ende dominant. Por, ky rezonim racional bie për tokë, saherë Vuçiqi përballet me temat që kanë të bëjnë me Kosovën; kjo vërehet saherë ai përballë ka Kosovën, edhe nëse përballja e javës kishte të bënte me sportin, siç ishte rasti me bllokimin e bokserve kosovar në kufi. Vetëm atëherë, kur ai komunikon me kosovarët, heq maskën dhe shpërfaqet ashtu si është, si qenie Hobbsiane , si ujk i stepave i zbritur rishtaz në luginat e Moravës- “Homo homini lupus” (“njeriu është një ujk për njeriun”), prandaj vetëm atëherë ai është në lëkurën e vet.
Paralajmrimi tashmë dramatik i Vuçiqit, mund të thuhet se definitivisht e pozicionon Serbinë në llogore lufte. Ky pozicionim automatikisht i imponohet shoqërisë shqiptare. Rrjedhimisht ne duhet të fillojmë ta kuptojë se, tashmë kemi hyrë në epokën e konkurrencës së vazhdueshme, që, në rast se nuk kemi ndërhyrje serioze nga qendrat vendimmarrëse të Perendimit, pashmangshëm po ecim drejt përballjes së re me Serbinë.
Shovinizmi serb i bazuar tashmë në teoritë naziste për hapësira të reja (Lebensraum), nuk mori goditjen e duhur as në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kur ai po aplikonte projektin çnjerëzor kundër shqiptarëve të koduar me emrin “Patkoi”. Ndërkohë Serbia, falë gjeopolitikës së munguar perendimore rreth Ballkanit Perendimor, është rehabilituar në masë të ndjeshme, sikur të mos kishte qenë ajo autrja e luftërave ekspansioniste në ish truallin e Jusllavisë (Kroaci, Bosnjë e Kosovë). Serbia edhe në rrafshin tekniko-teknologjik dhe atë ushtarak është etabluar dhe, duket se po gaditet për t’sjellë komunitetin botëror para akteve të reja të kryera. Objektiv të saj strategjiko-taktik e veprues tashmë ka veriun e Kosovës dhe Bosnjën.
Prandaj ajo është po aq e rrezikshme, meqë kjo gadishmëri e Beogradit për shndërrimin e shpejtë të luftës hibride në luftë të nxehtë, luftë reale për territore të reja, shoqërohet me degradimin e plotë të së vërtetës si një koncept kozmik rreth të cilit nuk mund të ketë kompromis. Shih për këtë, ajo a kohë ndodhet në ofenzivë ët plotë. Duket se në Kosovë tashmë ia ka dalë të fusë në dorë një lagje të mirë mediash që me kohë kanë humbur çdo besueshmëri dhe rolin origjinal të informimit të vërtetë të njerëzve dhe janë zhvendosur në sferën e raportimeve jokritike dhe propagandistike në raport me Qeverinë Kurti 2 dhe ndaj intelektualëve që e mbëhtesin atë. Kjo luftë e ashpër për “të vërtetën” dhe për shtresat e gjera të qytetarëve që i zgjedhin, u dëshmua sidomos gjatë fushatës për zgjedhjet për pushtetin lokal në Kosovë. Ndërkaq pozicionimi i Listës Serbe pro kandidaturave të LDK-së dhe heshtja e mediave për këtë pozicionim, e demantuan keq “frymën e re” të lidershipit të kësaj force politike me histori jo të pastër.
Kjo përballje nuk kishte dhe nuk ka se si mos të na shpierë dy shoqëritë tona drejt një krize permanente, në mos drejt një lufte të paralajmruar.
Prandaj ndërtimi i gjakuar i një të ardhmeje nga idealistët që nuk do të duhej t’i mungonin dy popujve tanë – selitja e një bote më të mirë, më të sigurtë dhe më të lumtur, na rezulton rrjedhimisht si “punë e Sizifit”. Shih për këtë, kur dëgjon paralajmrimin dramatik të Aleksander Vuçiqit me gjakftoftësi, nuk ke se si mos të thuash: Thomas Hobbes, thënë brutalisht, kishte të drejtë. Sepse dëshira për dominim të rajonit, e këtij pasuesi të denjë të Slobaodan Milosheviqit, makutria për pushtet absolut janë shtytësit kryesorë të shumicës së politikanëve serb e fatkeqësisht edhe të shoqërisë serbe – jo vetëm brenda elitave në pushtet, por edhe në njerëzit e thjeshtë që zbatojnë të njëjtat parime në nivelet e tyre hierarkike shoqërore, do të thoshte një koleg imi kroat që e njeh mirë shoqërinë serbe.
Prandaj paqa në rajon mbetet e largët, në mos sa parajsa!