Nga Gzim Rushiti, PhD
HRJE
Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga Depresioni i Madh i 1929 –ës, pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion, duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Një nga institucionet e propozuara ishte Organizata e Tregtisë Ndërkombëtare. Ideja për formimin e kësaj organizate doli nga aktorët kryesor të forcave fitues të Luftës së Dytë Botërore SHBA –ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Qëllimet e GATT janë : rrijta e standardit jetësor, bërja realitet e politikës së punësimit, rritja e volumit të të ardhurave, administrimi i mirë i burimeve ndihmëse, rrijta e produktit, dhe këmbimet ndërkombëtare në mënyrë të ndërsjellë.
HISTORIKU I KRIJIMIT TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË
Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga Depresioni i Madh i 1929 –ës, pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion, duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Një nga institucionet e propozuara ishte Organizata e Tregtisë Ndërkombëtare ( ITO ), e konceptuar fillimisht si një agjenci e specializuar brenda strukturave të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa negociatat për për krijimin e ITO po zvariteshin shumë njerëz kishin nevojë për një ndihmë urgjente. Të mbledhur në Gjenevë në 1947, njëzet e tre shtete ranë dakord për një numër të madh marrëveshjesh bilaterale ndërmjet shetetesh. Këto marrëveshje reflektoheshin të shkruara në një akt final të quajtura Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregun ( GATT ), e cila në fillim ishte menduar si një rregullim i përkohshëm deri sa ITO të bëhej funksionale.[1]
Pas Luftës së Dytë Botërore shtetet kishin nevojë për një rend të ri botëror, për një sistem të sofistikuar të organizatave ndërkombëtare, ku mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes shteteve të zgjidheshin në rrugën paqësore. Edhe sa i takon tregtisë, autarkia dhe proteksionizmi nuk shiheshin si strategjitë e duhura tregtare të cilat duhet të aplikoheshin nga ana e shteteve për të rritur fuqinë e tyre. Andaj duke i marrë parasysh të gjithë rrethanat, lindi nevoja për një bashkëpunim mes shteteve në fushën e tregtisë, ku u shfaq nevoja për themelimin e një organizate ndërkombëtare e cila do të merrej me rregullat dhe parimet e tregtisë në nivel ndërkombëtar. Pas dështimit të themelimit të ITO-s (International Trade Organization), SHBA-të dhe disa shtete të tjera vendosën që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Përgjithshme për Tregti dhe Dogana (GAAT). Pas një seri raundesh, në vitin 1995 me përfundimin e raundit të Uruguajit, me Marrëveshjen e Marrakeshit, u vendos që të themelohej OBT-ja. [2]
Ideja për formimin e kësaj organizate doli nga aktorët kryesor të forcave fitues të Luftës së Dytë Botërore ( SHBA –ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë ). SHBA –të dhe Mbretëria e Bashkuar kishin mendime të ndryshme, për sa i përket formës së organizatës. Mbretëria e Bashkuar kishte koloni në shumë shtete dhe ajo kishte borxhe të larta, edhe shkaku se i kishte nën sovranitet ato. Në këtë mënyrë asaj i duhej , disi, t’i shlyente, ose t’i vjetërsonte këto borxhe që të mos i rendonin në ekonomin e saj. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u bënë përpjekjet për themelimin e OKB –së, një grup i qeveritarëve amerikan dhe ekspertëve të ekonomisë, kishin diskutuar për themelimin e një organizate të arrdhshme ( ITO – në ). Ata dëshironin ta formonin një treg liberal botëror, por Organizata Botërore Tregtare kurr muk u themelua por në form të ngashme vec pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në vjeshtë të vitit 1946, Këshilli Ekonomik Social i OKB –së e thirri një konferencë në Londër dhe një në Gjenevë për të diskutuar nja draft të mundshëm për rregullimin e një rendi të ri tregtar botëror.[3]
MARRËVESHJA E PËRGJITHSHME MBI TARIFAT DHE TREGTINË – GATT
Krahas Konferencës së Havanës, në Gjenevë bëhëshin bisedimet për uljen e doganave dhe u miratua Marrëveshja e Përgjithshme për dogana dhe tregti ( GATT ), që ishte menduar si zgjidhja e përkohshme dhe ata u bënë gur-themel i Organizatës Botërore Tregtare. GATT ka hyrë në fuqi në vitin 1948 dhe paraqet përmbledhje të rregullave sipas të cilave shtetet nënshkruese duhet ta udhëheqin politkën ndërkombëtare. Ai paraqet forum për harmonizimin e mospajtimeve rreth politikave të jashtme të shteteve anëtare në vecanti. [4]
Pjesa e tretë e rendit ekonomik liberal është Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë.
Ky traktat mbrojti parime të rëndësishme liberale :
- Mbështetje për liberalizmin e tregtisë pasi ajo përbën shtytëse të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.
- Mos-diskriminimi në tregti ( d.m.th., trajtimi i kombit më të favorizuar ), sipas së cilës shtetete bien dakord që t’u japin të njëjtin trajtim të gjithë anëtarëve të tjerë të GATT sic u japin partnerëve të tyre më të mirë ( më të favorizuar ) tregtarë.
- Përdorim ekzluziv i tarifave si mjete për mbrojtjen e tregjeve të brendshme.
- Mundësi preferenciale në tregjet e zhvilluara për prodhimet nga Jugu në mënyrë që të stimulohet zhvillimi ekonomik në Jug.[5]
QËLLIMET E GATT-it
Qëllimet e GATT janë :
- Rrijta e standardit jetësor,
- Bërja realitet e politikës së punësimit,
- Rritja e volumit të të ardhurave,
- Administrimi i mirë i burimeve ndihmëse,
- Rrijta e produktit, dhe
- Këmbimet ndërkombëtare në mënyrë të ndërsjellë.
ORGANET E GATT-it
- Kuvendi i Palëve Kontraktuese është organ kryesor i GATT –it. Ai ka për kompetencë të vendos mbi ankesat e anëtarëve në rast të cenimit të marrëveshjes. Për arsye të shqyrtimit të ankesave Kuvendi e ka formuar Komisionin e Ankimit.
- Komisioni Ankimor është organ i Kuvendit të Palëve Kontraktuese që ka të drejtë të vendos edhe sanksione me rastin e cenimit të konventës. Vendimet e tij në këtë rast janë të vlefshme kur sillen edhe shumicë të thjeshtë të votive. Nëse këto sanksione vendosen kundër me shumë anëtarëve, atëherë vendimi i tillë kërkon t’i ketë dy të tretat e votave.[6]
ORGANIZATA BOTËRORE E TREGTISË
Për të siguruar një qasje globale në rregullimin e tregtisë ndërkombëtare në baza shumëpalëshe, u pranua propozimi i Kanadasë dhe BE-së për zhvillimin e GATT në një institucion të ri mbikombëtar, me statusin e një personi juridik dhe me kompetenca për të gjitha çështjet në fushën e tregtisë ndërkombëtare. Pas negociatave të gjata, më 15.4.1994 në Marrakesh, Marok, u nënshkrua dokumenti përfundimtar për përfundimin e Raundit të Uruguait dhe për krijimin e OBT-së me statusin e një organizate ndërkombëtare, e cila fillon të funksionojë nga 1.1.1995.[7]
Organizata përfshinë fusha të përgjithshme të juridiksionit të GATT, si dhe juridiksion të zgjeruat mbi shërbimet dhe pronësinë intelektuale. Takimet e rregullta ministerial i japin Organizatë Botërore të Tregtisë përparësinë politike që i mungnte GATT –it. Duke përfaqësuar shtetet që realizojnë mbi 90 % të tregtisë globale. Organizata është e ngarkuar me detyrën e zbatimit të marrëveshjes së arritur gjatë Raundit të Uruguait, duke shërbyer si forum për negociatat tregtare dhe duke ofruar një ambient për vlerësim të tregtisë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zbatimin e tyre. Nga të gjitha cështjet me të cilat është ballafaquar Organizaa Botërore e Tregtisë , asnjë nuk ka qenë më e komplikuar se sa hyrja e Kinës në vitin 2001. Gjatë negociatave fillestare Kina ndryshoi ligjet e saj për të lejuar ndërmarrje të huaja në zona të kufizuaramë parë, duke cuar në hyrje të mëdha investimesh të huaja. Anëtarësimi i Kinës kërkon heqjen e vazhdueshme nga ana e saj të pengesave tregtare. Këto ndryshime kërkojnë që Kina t’i transformojë rregullat e Organizatës në legjislacion të brendshëm. Vetëm atëherë Organizata do të lehtësojë tranzicionin e Kinës në ekonomi të tregut të hapur. [8]
STRUKTURA INSTITUCIONALE E ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË
Strukturën institucionale të kësaj organizate e përbëjnë :
- Konferenca ministrore,
- Këshilli i përgjithshëm,
- Këshilli për të mira,
- Këshilli për shërbime,
- Këshilli për pronësi intelektuale. [9]
KONFERENCA MINISTRORE
Autoriteti më i lartë i saj është Konferenca Ministrore, e mbajtur të paktën një herë në dy vjet, ku merren vendimet më të rëndësishme që rrjedhin nga negociatat shumëpalëshe ndërmjet dy konferencave. Nën administrimin e Konferencës Ministrore janë:
- Këshilli i tregtisë së mallrave;
- Këshilli për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Secili prej këtyre këshillave është përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes shumëpalëshe nga fusha e tij.
Aktivitetet operative ndërmjet dy konferencave kryhen nga komitetet:
- për tregti dhe zhvillim;
- për kufizimet e bilancit të pagesave;
- për buxhetin, financat dhe administratën.[10]
KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
Këshilli i Përgjithshëm ëhtë niveli më i lartë vendimmarrës në Gjenevë, i cili takohet rregullisht për të kryer funksionet e WTO –së. Ajo ka përfaqësues ( zakonisht ambasador ose ekuivalent ) nga të gjitha qeveritë anëtare dhe ka autoritetin për të vepruar në emër të konferencës ministrore, e cila vetëm e plotëson rreth cdo dy vjet. [11] Këshilli i Përgjithshëm e menaxhon punën e ËTO –s. Këshilli është i hapur për të gjitha shtetet dhe komitetet që janë më poshtë nga hiearkia sic janë :
- Këshilli për Tregtinë e Mallrave,
- Këshilli për Mallrat,
- Këshilli nga e Drejta e Pronësisë,
- Tre Komitetet pluraterale dhe Subkomitetet, dhe administrative. [12]
SEKRETARIATI I OBT-SË
Sekretariati i OBT-së, i vendosur në Gjenevë, ka rreth 600 punonjës dhe drejtohet nga një drejtor. Detyrat kryesore të Sekretariatit janë të ofrojë asistencë teknike për këshilla, komitete dhe konferenca ministrore të ndryshme që veprojnë në kuadër të OBT-së, të ofrojë asistencë teknike për zbatimin e një programi zhvillimi, të monitorojë dhe analizojë tendencat në tregtinë botërore. Sekretariati gjithashtu ofron forma të caktuara të ndihmës ligjore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe këshillimin e qeverive që dëshirojnë të bëhen anëtare të OBT-së. [13]
ORGANIZATA BOTËRORE E TREGTISË DHE REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Republika e Maqedonisë , më 4 prill 2003, u bë anëtari i 146 i Organizatë Botërore të Tregtisë. Ajo i ka filluar negociatat e saj të pranimit në vitin 1994, Këshilli i Përgjithshëm i WTO –së miratoi paketën e anëtarësimit më 15 tetor 2002. Më 5 mars 2003, Qeveria e Maqedonisë ka njohtuar WTO –në, se procesi i ratifikimit dhe pranii i Protokollit të anëtarësimit ka përfunduar në Parlament. Sipas praktikës së vendosur, hyrja në fuqi e këtij protokolli ka ndodhur 30 ditë më vonë, më 4 prill 2003. [14]
Si çdo shtet tjetër po ashtu edhe Maqedonia është ballafaquar me sfida dhe kosto gjatë periudhës së procesit të anëtarësimit në OBT dhe më pas. Edhe anëtarësimi në OBT ka pasur kosto duke nisur nga përgatitja e Memorandumit të Regjimit të Tregtisë së Jashtme, ulja e të ardhurave nga doganat, atakimi i bizneseve vendase nga konkurrenca e jashtme, ndryshimet legjislative nga fusha e tregtisë dhe ekonomisë, kostot e institucionalizimit, trajnimit të kuadrit përkatës me rregullat të reja, e kështu me radhë. [15]
Sipas Raportit të OBT-së, Maqedonia veçse është një treg i lirë, me tarifa doganore pothuajse minimale dhe me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Shteti ka përfituar nga anëtarësimi në OBT në aspekt të rritjes së vlerave të importit dhe eksportit, si dhe nga depërtimi i IHD-së. Gjithashtu nga ky anëtarësim kanë përfituar edhe firmat tregtare të cilat importojnë mallra nga jashtë, kompanitë të cilat kanë kapacitet eksportues për tregjet e jashtme dhe konsumatorët të cilët blejnë produkte me çmime më të lira dhe më kualitative. [16]
PËRFUNDIMI
Organizata botërore e tregtisë është një organizatë ndërkombëtare që rregullon dhe lehtëson tregtinë ndërkombëtare. Organizata Botërore e Tregtisë merret me rregullat globale të tregtisë ndërmjet kombeve . Funksioni i tij kryesor është të sigurojë që tregtia të rrjedhë sa më pa problem. Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtare e OBT –së më 4 prill 2003. Sipas Raportit të OBT-së, Maqedonia veçse është një treg i lirë, me tarifa doganore pothuajse minimale dhe me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Shteti ka përfituar nga anëtarësimi në OBT në aspekt të rritjes së vlerave të importit dhe eksportit, si dhe nga depërtimi i IHD-së. Gjithashtu nga ky anëtarësim kanë përfituar edhe firmat tregtare të cilat importojnë mallra nga jashtë, kompanitë të cilat kanë kapacitet eksportues për tregjet e jashtme dhe konsumatorët të cilët blejnë produkte me çmime më të lira dhe më kualitative.
LITERATURA
- Charles W, Kegley, Jr,Politikat botërore – tendenca dhe transformimi, Ufo University press, publikimi i XII, Tiranë, f, 166
- Fisnik Muça, Përfitimet dhe kostot nga liberalizimi i tregtisë – rasti i Shqipërisë, Revista Shkencore Ndërkombëtare, CENTRUM, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, Nr 4, Viti 2015, Shkup, f, 130
- Arif Riza, E drejta e organizatave ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, Botimi I, Prishtinë, 2012, f, 254
- Drita M. Fazlia, Organizatat ndërkombëtare, Arbëria-Design, Tetovë , 2014, f, 257
- Karen A. Mingst, Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Kentucky, Përktheu Tonin Beci, Albanian Institute for International Studies ( AIIS ) Tirana, 2008, f, 330
- Arif Riza, E drejta e organizatave ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, Botimi I, Prishtinë, 2012, f, 255
- Mitko Koçovski. Organizatat ndërkombë tare dhe integrimet, Universiteti Shtetë ror, “ Goce Delçev “ Shtip, Fakulteti Ekonomik, Shtip, 2013, f, 117
- Karen A. Mingst, Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Kentucky, Përktheu Tonin Beci, Albanian Institute for International Studies ( AIIS ) Tirana, 2008, f, 331
- Drita M. Fazlia, Organizatat ndërkombëtare, Arbëria-Design, Tetovë , 2014, f, 259
- Mitko Koçovski. Organizatat ndërkombë tare dhe integrimet, Universiteti Shtetë ror, “ Goce Delçev “ Shtip, Fakulteti Ekonomik, Shtip, 2013, f, 118
- Drita M. Fazlia, Organizatat ndërkombëtare, Arbëria-Design, Tetovë , 2014, f, 260
- Arif Riza, E drejta e organizatave ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, Botimi I, Prishtinë, 2012, f, 256
- Gjorgji Tonovski, Organizatat ndërkombëtare, Universiteti Evropian – R.M, Shkup, Fakulteti i Shkencave Juridiko – Politike, Shkup, 2006, f, 199
- Drita M. Fazlia, Organizatat ndërkombëtare, Arbëria-Design, Tetovë , 2014, f, 261
- Fisnik Muça, Revista Shkencore Ndërkombëtare, CENTRUM, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, Nr 3, Viti 2015, Shkup, f, 7
- Po aty, f, 13