Një komb një qëndrim, jo një komb e dy luftëra
Nga Dr Artan Boriçi*
Në kontekstin e një lufte çlirimtare në Kosovë, që do të çonte ka pavaeësia e Kosovës pas një faze tranzitore, edhe Shqipëria ndodhet përball një trysnie të lartë serbe, Çdo njeri bashkohet me tezën se pavarësia e Kosovës do të sjellë një rigjallje të vëtyryë të kombit shqiptardhe çeljen e rrugës drejt prosperitetit dhe baeazpeshë me fqinjët. Në këtë mënyrë prishet një barazpeshë shekullore në dëm të shqiptarve gjë që nuk mund të pranohet nga fqinjët tanë.
Një gjë është e qartë për Serbinë, pore dhe për Greqinë deri diku: pavarësia e Kosovës është një vepër e pandalshme e shikuarnë perspective. Në rrethanat kur Serbia mbetet shteti i fundit diktatorial në Evropë, ka njëinteres të shtuar atlatik përzgjidhje të shpejtë të problemit kosovar, interest ë cilin as Serbia e as Greqia nuk mud ta ndalin.
Duket se viti 1999 do të jetë një vit i rëndësishëm në Kosovë dhe për këtë shtetet fqinja janë në një trysni të madhe. Për përballimin e një disfate të tyre në favor të së drejtes shqiptare. Është e palogjikshme të mendosh se këta dy shtet, në mos edhe të tjerë nuk kanë vëë në dispozicion të gjithë arsenalin e tyre për të penguar faktorin shqiptar në Ballkan drejt posperitetit. Nëse pavarësinë e Kosovës s’do të mundin ta pengonin, ata, veçanërisht Serbia, do të synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Ratet e rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë janë konfirmuar në shtypin shqiptartë jenë vepër e Serbisër . Nga ana tjetër Millosheviqi deklaron se për vitin 1999 ai prêt një Kosovë multi etnike, qëdo të thotë spastrim etnik të shkallës së gjërë. Përveë larjes së hesapeve me shqiptarët e Kosovës, ai dëshiron që konfliktin ta mbajë në hqipëri, duke shpërngulur kosovarët drejt Shqipëisë në dhunë e sipër. Qëllimi final duket se është një kao si a ii 1977-ës dhe pas një ndërsim i shqiptarëve ndërmjet njëri tjetrit. Në atë rast komuniteti ndërkombëtar do të dërgonte njա ALBA 2 me qëndrim shumë të gjatë dhe askush nuk mund të pengonte asimilimin e ngadaltë të një prej pjese të shqiptarëve në kultura të tjera, një process që për disa politikanë shqiptarë, gjen shprehje në optikat e tyre të integrimit.
Sot pas më shumë se gjysmë shekulli shqiptarët kanë të drejtën e tyre për t’u integruar me vëndet e përparuara të kontinentit. Kjo ësht një kërkesë natyrore e çdo shqiptari, por mënyra drejt integrimit ështëshumë e rëndësishme. Kjo theksohet veçanërisht, sepse në kushtet e varfërimit total të shqiptarëve asimilimi i ngadtë i një pjese të shqiptarëve në një hapësirë kohore disabrezësh, nuk mund të shitet si process integrimi të shqiptarëve në Ballkan. Së pari, shqiptarët humbasin identitetin gjuhësor dhe me të më vonë edhe kulturor. E ky lloj integrimi nuk është ai për të cilin shteti shqiptar ka kuptim të ekzistojë.. Së dyti, integrimi
fillon lokalisht dhe nuk mund të kuptohet pa partnerë pak a shumë të barabartë, e shqiptarët sot nuk janë të përgatitur për këtë, prandaj duhet të krijojnë mekanizma të mbrojtjes së identitetit edhe në këto kushte.
Një mechanize është uniteti i brëndshëm shqiptar që sot duhet më shumë se kurrë. Ne, shqiptarët nuk mund të eliminojmë ndikimin e shpërthimit në Kosovë, por, së paku, duhet të jemi në gjëndje që një bartje e luftës nga Kosova në Shqipëri mos t’i ndryshojë asaj thelbin, të jetë luftë e një kombi për të fituar të drejtën e tij në të dy anët e kufirit. Bartja e luftës duke ndryshuar palët në konflikt me të kaluar kufirin është e papranushme: historia nuk do të na falë një luftë vëllavrasëse.
____________________
* Në kujtim e nderim për Akademik Artan Boriçin, këtë mendje të ndritur të shkencës shqiptare, që pandemia na e mori para kohe, po e risjellim këtë analizë të publikuar fillimisht tek GAZETA SHQIPTARE, Tiranë, 15 janar 1999