Nga Charles A. Ray [FPRI] *
Marrëdhënia speciale SHBA-MB, një nga marrëdhëniet dypalëshe më të gjata dhe më të afërta të shekullit të njëzetë, vihet shpesh në pikëpyetje nga ata që nuk arrijnë të shohin përfitimet që ajo ofron për të dyja palët. Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga të qenit në gjendje të punojnë përmes homologëve britanikë në shumë pjesë të botës, ku Mbretëria e Bashkuar gëzon lidhje më të gjata historike dhe ka akses në rrjetet e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar në vende ku nuk ka prani të SHBA-së si Irani dhe Koreja e Veriut. Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie më të ngushta dhe akses më të lehtë në industrinë e mbrojtjes së SHBA-ve se kushdo, përveç ndoshta gjermanëve, akses në inteligjencën teknike të SHBA-së përmes marrëveshjeve dypalëshe të shkëmbimit të inteligjencës dhe mund të varet nga garancia e sigurisë së SHBA-së. Diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara kanë nivel më të lartë dhe qasje më të lehtë ndaj politikëbërësve dhe ligjvënësve të lartë se çdo vend tjetër.
Nuk ka dyshim se marrëdhënia ka nevojë për një rivendosje për të marrë parasysh ndryshimin në dy sistemet qeverisëse dhe për të siguruar marrëdhënie më të barabarta, me të dyja vendet që punojnë për pikat e tyre të forta dhe duke e njohur këtë, si vëllezërit e motrat që janë rritur veçmas nga secili, ata ndonjëherë nuk pajtohen, por duhet të mësojnë ta bëjnë këtë pa qenë të papëlqyeshëm.
Marrëdhënia Speciale: Një histori e gjatë
Në vitin 1946, ish-kryeministri britanik Winston Churchill shpiku termin “marrëdhënie speciale” për të përshkruar lidhjet e ngushta politike, kulturore dhe historike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur lidhje jashtëzakonisht të ngushta në disa fusha, por e ashtuquajtura marrëdhënie speciale nuk ka qenë gjithmonë aq e ngushtë.
Shpesh, afërsia e marrëdhënieve ka qenë e ndërvarur më shumë nga kimia personale e liderëve të dy vendeve, sesa nga historia dhe kultura e përbashkët.
Churchill dhe Harry S. Truman, për shembull, pasi sapo mundën Gjermaninë naziste dhe kishin një mosbesim të ndërsjellë ndaj aleatit të tyre, Bashkimit Sovjetik, kishin marrëdhënie shumë të ngushtë. Në vitet 1980, Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan kishin marrëdhënie veçanërisht të ngushtë, aq sa Thatcher e quajti Reganin “burrin e dytë më të rëndësishëm në jetën time”, pas burrit të saj. Në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, veçanërisht pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Tony Blair dhe George W. Bush kishin një lidhje të ngushtë. Nga ana tjetër, gjatë administratës së Barack Obamës, Obama dhe David Cameron u pajtuan personalisht, por kundërshtuan njëri-tjetrin për disa çështje ndërkombëtare. Pavarësisht shfaqjeve publike të dashamirësisë, Theresa May dhe Donald Trump kishin marrëdhënie problematike – shakas ishte shkrimi i saj në një artikull ku ajo pohonte se “me Donald Trump, kurrë nuk e di se çfarë të pres”. Trump kishte marrëdhënie të mira me Boris Johnson-in, gjoja sepse Johnson-i ishte shumë i ngjashëm me të. Megjithatë, Johnson-i u distancua shpejt nga ish-presidenti, kur presidenti Joe Biden e mundi atë në vitin 2020. Është shumë herët për të thënë se si janë apo do të jenë marrëdhëniet mes dy liderëve aktualë.
Por, natyra e veçantë e marrëdhënieve SHBA-MB në fakt i paraprin Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës për pavarësinë amerikane dhe Luftës së 1812, e cila përfshiu dy vendet (ose në vitet 1770, Britania dhe trembëdhjetë ish-kolonitë e saj së shpejti), frika e Britanisë se tregtia e saj me Amerikën Veriore dhe Jugore do të rrezikohej nëse fuqitë e tjera evropiane nuk ishin të bllokuara nga kolonizimi i mëtejshëm i të ashtuquajturës Botë e Re, dhe shqetësimi i Amerikës për Spanjën dhe ambiciet territoriale të Rusisë në hemisferë, i shtyu të dy vendet drejt veprimeve kunëdrthënëse. Ministri i Jashtëm britanik George Canning sugjeroi një deklaratë të përbashkët britaniko-amerikane që ndalon kolonizimin e ardhshëm të Amerikës Latine. Presidenti James Monroe ishte i favorshëm, por Sekretari i Shtetit John Quincy Adams argumenton se duhet të ishte një politikë ekskluzive amerikane, e cila rezultoi në Doktrinën Monroe të vitit 1823. Ky akt, të cilin marina amerikane e sapolindur nuk mund ta mbështeste dhe as ta zbatonte, dhe kishte nevojë për flotën britanike për të penguar agresorët e mundshëm, është shembulli i parë i aspekteve pozitive dhe negative të marrëdhënieve SHBA-MB. Ndërkohë që edhe në ditët e para të republikës ekzistonte një tendencë amerikane për të “dalur vetëm”, kishte gjithashtu rrjedhojë rënien e nivelit të marrëdhënies simbiotike mes të dyve, si nga pikëpamja reciproke ashtu edhe parazitare. Të dy vendet vlerësojnë përfitimet e ndërsjella të marrëdhënieve, por në të njëjtën kohë, në fund të ditës, vënë në plan të parë interesat e tyre individuale. Ne e kemi parë këtë në epokën aktuale, me qëndrimin e administratës amerikane kundër Brexit dhe reagimin negativ britanik ndaj vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani pa konsultime me udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Çfarë përfiton çdo vend nga marrëdhënia speciale?
Kjo, pra, shpërfaq një pyetje të spikatur. A e ka tejkaluar aplikimi i “marrëdhënieve speciale” dobinë që kishte? A do të duhej që këto marrëdhënie speciale të lihen mënjanë dhe të pasojnë me një akt ndarjeje mes vete dhe të ndahen nga miqtë?
Përgjigja për këto pyetje nuk mund të jetë një “po” ose “jo” e thjeshtë. Duke parë historinë e marrëdhënieve, duket qartë se ato duhet të rivlerësohen dhe të përshtaten në përfitimin reciprok të të dyja palëve. Por rivendosja nuk duhet të nënkuptojë një refuzim të marrëdhënieve. Në fakt, në epokën aktuale të turbullt, kjo është gjëja e fundit për të cilën secili vend duhet të mendojë.
Të dyja vendet përfitojnë shumë nga marrëdhëniet e veçanta, pavarësisht lemzave të herëpashershme. Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga prania e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbledhja e inteligjencës njerëzore në zonat ku nuk ka prani amerikane, dhe nga pika e drejtimit të MB në vendet që janë pjesë e Komonuelthit Britanik, ose ish-kolonitë ku Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie më pak të vendosura. Diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar në Uashington gëzojnë më shumë akses te politikëbërësit dhe ligjvënësit e lartë se vendet e tjera për shkak të marrëdhënieve të veçanta, kanë më shumë akses në industrinë e mbrojtjes së SHBA-së dhe, falë marrëveshjeve të shkëmbimit të inteligjencës SHBA-MB, kanë akses në inteligjencën teknike të SHBA-së.
Winston Churchill i përshkroi dikur Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar si dy kombe, që megjithatë ndajnë një gjuhë e përbashkët, dhe pavarësisht se ky fakt ironike në vetvete, ajo mbrendëson gjithashtu më shumë se thelbin e së vërtetës. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara u formësuan kryesisht nga kolonistët anglezë që erdhën në Botën e “Re”, gjatë shekujve që ndërhynë, përvojat përkatëse të Amerikës dhe Britanisë si kombe kanë krijuar dy entitete unike. Kjo nuk do të thotë se vendet nuk ndajnë më një trashëgimi të përbashkët, thjesht se, si vëllezërit e motrat e ndarë në lindje dhe të rritur në mjedise të ndryshme, ne nuk jemi klonë të njëri-tjetrit. Kjo nuk do të thotë se ata vëllezër e motra nuk mund të krijojnë një marrëdhënie të ngushtë, madje një “marrëdhënie të veçantë”. Thjesht do të thotë se vendet nuk duhet të humbasin kurrë veçorinë e tyre.
Për sa i përket marrëdhënies speciale SHBA-MB, ekziston nevoja që të dyja palët t’i shohin ato realisht. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin që Mbretëria e Bashkuar të ndjekë verbërisht ose të pajtohet me çdo qëndrim të SHBA-së, dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë se do të ketë raste kur duhet të thotë jo dhe të ndjekë rrugën e saj, edhe kur ai kurs kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara. Edhe miqtë më të mirë nuk pajtohen me raste, por miqtë e vërtetë nuk pajtohen pa qenë të papëlqyeshëm. Marrëdhënia duhet të vendoset në një bazë më të barabartë, duke pranuar se secila palë do të ndjekë së pari interesat e veta, por secila do të kërkojë gjithashtu mënyra për të mbështetur tjetrën.
Marrëdhëniet e veçanta në terren
Ata e kanë bërë atë në të kaluarën dhe mund ta bëjnë përsëri. Në vitin 1993 deri në 1996, për shembull, gjatë luftës së kryengritësve në Sierra Leone – pasi qeveria u mor nga ushtria e vendit me një grusht shteti – aktivistët e demokracisë nxitën zgjedhjet. Shumë në Perëndim, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë amerikanë, nuk besonin se zgjedhjet ishin të mundshme. I ngarkuari me punë i SHBA-ve, duke punuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Freetown, ishte në gjendje të bashkonte një koalicion ndërkombëtar diplomatësh të huaj me pikëpamje të njëjtë dhe përfaqësues të OKB-së për të bindur juntën ushtarake që të mos kundërshtonte zgjedhjet dhe të bindte kryeqytetet tona përkatëse të mbështesin procesin. Nuk është ekzagjerim të thuhet se zgjedhja e një presidenti civil të vitit 1996 në Sierra Leone nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të kishin paraqitur një front të bashkuar në mbështetje të procesit.
Një situatë tjetër ku marrëdhëniet speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar zgjidhën një krizë, pavarësisht disa dallimeve të opinioneve midis liderëve në Uashington dhe Londër, që ndodhi në Zimbabve në vitin 2011. Të dy vendet mbështetën Morgan Tsvangirai, opozita kryesore ndaj partisë në pushtet të të ndjerit Robert Mugabe. Por, siç ndodh shpesh, mbështetja e SHBA-së ishte shumë e orientuar drejt personalitetit deri në atë pikë sa që edhe kur opozita bëri të njëjtat gjëra që Shtetet e Bashkuara kritikuan partinë në pushtet për të bërë, ajo u injorua. Kur anëtarët e opozitës, për shembull, u përfshinë në dhunë, qëndrimi i Uashingtonit ishte në thelb ta injoronte atë, ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Harare kishte një këndvështrim më realist dhe diplomatikisht të shëndoshë duke insistuar se opozita që mbështetën Shtetet e Bashkuara duhej të përmbushte standardet e larta dhe ajo sjellje e keqe duhej korrektuar pavarësisht se kush ishte pas saj. Marrëdhënia midis ambasadorëve të SHBA-së dhe MB-së ishte e tillë që ambasadori amerikan, pavarësisht se nuk kishte marrë udhëzime nga Uashingtoni për ta bërë këtë, iu bashkua homologut të tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dha një mesazh të hapur Tsvangirai-t se nëse ai nuk do të merrte masa për t’shmangur dhunën brenda partisë së tij, ndihma do të pezullohej. Kishte njëfarë rezistence ndaj këtij qëndrimi në Uashington, por kur u ndërmorën veprimet e duhura dhe u hoq pezullimi i ndihmës, Uashingtoni pa dëshirë pranoi se kishte qenë rruga e duhur e veprimit.
Ka ndjenja të forta në disa qarqe se marrëdhënia është e njëanshme dhe se Mbretëria e Bashkuar sakrifikon forcën e saj diplomatike me qëllim ose për të ndjekur skllavërisht diktatet e SHBA. Ndërsa kjo mund të ketë ndodhur në disa raste, nuk është e gjithë historia. Qëndrimi i SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Mugabe-s në Zimbabve, pas disa sekuestrimeve të tokës, për shembull, nuk ishte një nismë amerikane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara u bënë një përkrahëse e zjarrtë e këtyre sanksioneve, shtysa fillestare për to erdhi nga Mbretëria e Bashkuar.
A është marrëdhënia perfekte? Jo. A është ndonjëherë e njëanshme? Po. Por, kjo mund të thuhet për pothuajse çdo marrëdhënie. Të dyja palët duhet të rregullojnë pritshmëritë dhe të vendosin kufij në marrëdhënie dhe ta bëjnë të qartë se megjithëse ndonjëherë nuk pajtohen, në fund marrëdhëniet do të zgjasin sepse të dyja palët përfitojnë prej tyre ëmarrëdhënieve] në planin afatgjatë. Përveç kësaj, kur Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar paraqesin një front të bashkuar para botës, të tjerët përfitojnë nga kjo marrëdhënie.
E ardhmja e marrëdhënieve MB-SHBA
Ka një sërë gjërash që të dyja palët mund të bëjnë për të rivendosur marrëdhëniet.
Shtetet e Bashkuara duhet të kenë parasysh se fuqia ushtarake nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë për problemet dhe të kuptojnë se kompromisi dhe pranimi i këshillave të të tjerëve është një shenjë mençurie, jo dobësie. Gjithashtu duhet të ketë një këndvështrim më afatgjatë kur iu qaset krizave dhe çështjeve ndërkombëtare, duke pranuar se vendet e tjera kanë pikëpamje të ndryshme kulturore. Së fundmi, Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë se kombet e tjera sovrane kanë interesa po aq të rëndësishme për ta sa edhe tonat për ne dhe të mësojnë se mosmarrëveshja nuk është një gjykim, por një opinion.
Mbretëria e Bashkuar duhet të kuptojë se struktura e qeverisë amerikane, me një legjislaturë të pavarur, shpeshherë edhe armiqësore, duket jo efikase kur krahasohet me sistemin parlamentar, prandaj SHBA-të janë më të gatshme të veprojë në terrenin politikë, edhe kur ai veprim duket i pa përshtatshëm për situatën. Mësoni që vendimet të jenë produkt edhe i mendimeve të kundërta, pa qenë të pakëndshëm.
_____________________________
* Rreth autorit: Charles A. Ray është anëtar i Bordit të Administratorëve dhe Kryetar i Programit të Afrikës në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme; ai shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Mbretërinë e Kamboxhias dhe Republikën e Zimbabvesë.
Burimi: Ky artikull është publikuar nga FPRI