Lufta, Ukraina, Rusia dhe Klauzeviçi

Nga Dritan GOXHAJ
Ndërkohë që Ukraina po hedh në front të gjithë ushtrinë e saj që ka arritur të mobilizojë dhe stërvis gjatë verës, Rusia nga ana e saj duket se është e zhytur në letra dhe proçedura.
Ndërkohë që forcat Ukrainase po përparojnë në disa drejtime në frontin e luftës tashmë gjithë ata që janë pro Ukrainës po festojnë dhe gëzojnë për kolapsin e ushtrisë ruse në këto vija fronti, ndërsa ata që i përkasin kampit rus, po ankohen se lidershipi i tyre politik dhe ushtarak është totalisht kriminalisht i paaftë.
Me gjithë çka po ndodhë në teatrin ushtarak, Rusia e ka marrë më shumë qetsi proçesin e aneksimit të territoreve të reja përmes mekanizmave të saj ligjorë.
E gjithë kjo duket si një spektatël i çuditshëm.
Qetësia që shfaqet, të paktën publikisht nga Kremlini duket totalisht në kahje të kundërt me ngjarjet në frontin e luftës.
Po, çfar po ndodh në të vërtetë?
A është vërtet Kremlini kaq i shkëputur nga ngjarjet në terrenin e luftimeve, saqë nuk është në dijeni se ushtria ruse po mposhtet?!
Apo kjo mund të jetë ajo që Klauzeviçi e konsideron, vazhdim i politikës me mjete të tjera?
Gjenerali prusian Karl Filip Gotfrid von Klauzeviç, një pjesëmarrës në luftërat napoleonike, në librin e tij të famshëm të titulluar ”Vom Krieg” [Mbi Luftën], i cili është një meditim mbi strategjinë ushtarake dhe fenomenin socio-politik të luftës, ka një thënie shumë të famshme ”Lufta është thjesht një vazhdim i politikës me mjete të tjera”.
Në këtë libër në kapitullin e parë të vëllimit të parë, në seksion 24 ai shkruan:
”Lufta nuk është thjesht një akt politik, por edhe një instrument i vërtetë politik, një vazhdimësi e tregëtisë politike, një realizim i saj me mjete të tjera. Gjithçka përtej kësaj që është rreptësisht e veçantë për Luftën lidhet thjesht me natyrën e veçantë të mjeteve që ajo përdor. Por sado fuqimisht që këto mjete të reagojnë ndaj pikëpamjeve politike në raste të veçanta, prapëseprapë duhet të konsiderohet gjithmonë si vetëm një modifikim i tyre; sepse pikëpamja politike është objekti, lufta është mjeti dhe mjeti duhet të përfshijë gjithmonë objektin në konceptin tonë”.
Pretendimi këtu duket relativisht i thjeshtë.
Dmth lufta ekziston gjithmonë në lidhje me një qëllim më të madh politik.
Kjo do të thotë që lufta fillon gjithmonë si një përgjigje e një nevoje politike, ajo mbahet dhe vazhdohet si një akt i vullnetit politik me shpresën që në fund të arrijë qëllimin politik fillestar.
Si e tillë lufta nuk mund të ndahet nga politika – në të vërtetë, është aspekti politik që e konsideron dhe e bën atë luftë.
Dhe në të vërtetë, Lufta në mungesë të spektrit dhe strukturës politike ajo nuk është më luftë, por thjesht një dhunë e papërpunuar.
Është dimensioni politik ai i cili e bën Luftën të dallueshme nga kjo formë e dhunës.
Ta shohim pak luftën në Ukrainë me këtë sy politiko-ushtarak.
Ofensiva e fundit e forcave Ukrainase arriti më në fund që të paktën ta rrëzojë atë pretendimin fantazmagorik se Rusia pretendonte të pushtonte Ukrainën me vetëm 200,000 forca.
Në letër vërtet Rusia i ka angazhua rreth 200 mijë forca në këtë luftë, por ama vetëm një pjesë e saj ka qenë në front, kjo pasi pjesa tjetër ka shërbyer si forcë llogjistike.
Nga pikëpamja gjeografike Rusia është një vend tepër i madh dhe me angazhime potencialisht kolosale, një vend i cili trashëgoi nga regjimi Sovjetik idenë sovjetike të masës.
Asnjë vend tjetër nuk ka mundur të demonstrojë deri më sot ndonjëherë, një kapacitet për mobilizim në kohë lufte, në një shkallë që të përputhet me mobilizimin luftarak të kohës së Bashkimit Sovjetik.
Sovjetikët ishin në gjendje për të mobilizuar dhjetëra miliona të rinj dhe për t’i hedhur ata në sulm për të asgjesuar përfundimisht forcat tokësore gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e arritur këtë nëpërjet përdorimit të dy instrumenteve të saj të fuqishme politike.
Rusisë së sotme i mungojnë të dyja këto instrumente politik. Ajo sot nuk ka as organin politik me një shtrirje të fuqishme dhe të gjithanëshme siç ishte atëhere Partia Komuniste, e cila kishte një fuqi materiale të mahnitshme, por njëkohësisht Kremlinit sot i mungon edhe instrumenti i dytë, ideologjia bindëse.
Realisht sot po ta shohësh asnjë vend në botë, me përjashtim të Kinës dhe Koresë së Veriut nuk posedon më një aparat politik të tillë të shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë.
Si rezultat i mungesës së drejtpërdrejtë të një leve për të krijuar një mobilizim politik dhe ushtarak, të tillë si Sovjetikët , Rusisë së sotme i duhej dhe duhet të gjejë një rrugë alternative për të krijuar një konsensus politik për të zhvilluar, ose çuar luftën e shpallur në një nivel tjetër më të lartë.
Dhe kjo alternativë për Rusinë ishte dhe është shkalla e madhe dhe e pa precedent e rusofobisë që po tregon gjith perëndimi dhe Ukraina si udhëheqëse e kësaj rusofobie.
Kremlini u mundua që prej fillimit ta paraqiste luftën në Ukrainë si një çështje ekzistencilae për Rusinë. Por shumica e rusëve nuk e kuptuan këtë atëherë, kjo bazuar edhe mbi sondazhet në fillim të luftës ku vetëm 45% e rusëve e mbështesnin operacionin ushtarak rus në Ukrainë.
Ndërsa pjesa tjetër e tyre e shikonin këtë luftë në të njëjtën mënyrë që amerikanët shikonin luftën në Irak dhe Afganistan – thjesht si një sipërmarrje ushtarake e justifikuar deri diku, por që ishte thjeshtë një detyrë teknokratike për ushtrinë profesioniste, dhe aspak si një çështje jete ose vdekjeje për kombin.
Por sanksionet e njëpasnjëshme dhe demonizimi i Rusisë, si dhe lënia hapësirë në të gjitha parlamentet e botës perendimore të Presidentit Ukrainas i cili bënte thirrje histerike për ndalimin e të gjithë rusëve, duke i konsideruar dhe demonizuar të gjithë popullatën ruse, arriti të kthejë edhe ata rusë skeptik ndaj luftës.
Pas aneksimit të territoreve rusofolëse të Ukrainës si dhe përparimit të forcave Ukrainase në frontin e luftës në lindje dhe në jug, tashmë sondazhet tregojnë se ka ndryshuar totalisht kërkesa politike brënda Rusisë.
Para këtyre referendumeve dhe ofensivës ukrainase në të gjitha mediat ruse debati ishte se sa do zgjas ky operacion ushtarak dhe cili është plani i Kremlinit.
Ndrërsa tashti pas gjithë propagandës anti ruse të perëndimit, sanksioneve, referendumeve dhe veçanërisht ofensivës ukrainase, debati tashmë ka ndërruar për 180 gradë.
Tashmë e vetmja kritikë e zëshme ndaj Putinit dhe Kremlinit brenda Rusisë është në anën e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Tashmë opinioni rus, nga ana e perspektivës ruse e sheh se Kremlini dhe vet Putini nuk kanë shkuar aq larg sa duhej.
Opinioni dhe politika e masave duket se ka ecur përpara qeverisë, duke e bërë mobilizimin dhe përshkallëzimin e luftës të rëndësishme dhe ekzistenciale.
Kjo tregon se opinioni publik në Rusi tashmë është në dakordësi të plotë me këtë luftë dhe qëllimet e saj politike.
Sondazhet e fundit të bëra në Rusi tregojnë se opinion publik atje për 76% mendon se lufta që Rusia po zhvillon në Ukrainë është ekzistencilate për kombin rus, ndërsa 11% janë kundër kësaj lufte dhe 13% janë të pavendosur.
Loja e Kremlinit duke kryer një tërheqje taktike ushtarake në disa fronte të luftës në Ukrainë, duke kopjuar kështu pak a shumë të njëjtën strategji që ndoqi Stalini në luftën e dytë, ku në 1941, pjesa më e madhe e rusëve ishin kudër një lufte me Gjermaninë, por kur forcat gjermane filluan të merrnin territore të mëdha dhe forcat ruse tërhiqeshin, kjo rriti në masë përkrahjen e masave ndaj luftës dhe ndaj politikës.
Duket qartësisht që tashmë në Rusi është arritur një konsenus politik për mobilizimin dhe intensifikimin e luftës.
Tani mbetet vetëm zbatimi i këtij konsensusi në terren në formën e çizmes, predhës, plumbit dhe gjakut.
Mbi të gjitha maksima e Klauzevicit tregon që vazhdon të jetë e vërtetë.
Kur situata ushtarake është thjesht një nënprodukt i situatës politike, dhe se mobilizimi ushtarak është edhe mobilizim politik, që do të thotë një pjesëmarrje e gjërë e shoqërisë në politikën shtetërore.
Tashti le ta shohim pak vetëm nga pikëpamja ushtarake.
Sulmi ukrainas po vazhdon në disa drejtime në front. Forcat ukrainase po shtyjnë në veri të Luhanskut në pjesën lindore të frontit, dhe pas disa javësh përplasje me forcat ruse në jug, në rrethinat e Khersonit, duket se kanë arritur të marrin disa territore edhe aty.
Nga e gjitha kjo duket se ka vetëm dy mënyra për të interpretuar këtë që po ndodhë.
Njëra është interpretimi perendimor: Ushtria ruse është e mundur, dhe po dobësohet nga fushata e gjatë ushtarake dhe komandantët e saj janë të paaftë.
Mënyra e dytë është interpretimi rus: Se forcat Ruse po grumbullohen për një përshkallëzim dhe ofensivë dimërore dhe se po bëjnë një tërheqje të llogaritur, ku po këmbejnë hapësirën me kohën, duke shtuar humbjet në rradhët e Ukrainës edhe gjatë kësaj tërheqje. Ndërkaq rusët po tërhiqen, aty ku pozicionet e tyre ose janë të kompromentuara operacionalisht, ose janë në numër shumë herë më të vogël se forcat ukrainase.
Realisht ajo çfarë vërehet nga terreni duket se rusët do vazhdojnë edhe për disa javë të tërhiqen, duke tërhequr nga fronti ato njësi të tyre që janë të pa prekura nga luftimi, nën ombrellën e artilerisë dhe aviacionit, si dhe njëkohësisht duke shkatërruar përqëndrimet e mëdha të forcave ukrainase, duke goditur stoqet e paisjeve të rënda ushtarake që perëndimi e NATO po i japin Ukrainës, duke e dëmtuar maksimalisht kështu fuqinë ushtarake ukrainase.
Kjo tërheqje duket se do vazhdojë deri në fund të tetorit, ku duket se do të ketë një stabilizim të frontit në atë që mund të konsiderohet si një pushim operacional, derisa të fillojë ftohti në Ukrainë .
Pikë kjo ku Rusët do të kenë arritur të pozicionojnë trupat e mobilizuara dhe pastaj të hidhen në një ofensivë dimërore.
Ashtu siç edhe duket tashmë nga filmimet e ndryshme si nga ana e rusëve edhe e ukrainasve, shihet se ukrainasit po lëvizin nëpër fusha të hapura dhe ky territor nuk të jep asnjë lloj mundësie për tu mbrojtur as tashti, as kur forcat ruse vedosin të sulmojnë me artilerti dhe aviacion, por as nesër nëse rusët do të vendosin të ndërrmarrin një kundërofensivë.
Kjo për shkak se Ukraina nuk e ka as fuqinë ajrore dhe as atë të artilerisë tokësore për të përballuar një sulm të përqëndruar të ushtrisë ruse.
Duket sikur Rusia është duke e tërhequr Ukrainën dhe gjeneralët amerikanë që qëndrojnë pas kësaj offensive ukrainase, që të marrin territorin dhe më pas të përballen me përpjekjen për të marrë një qytet të madh që është nën kontrollin e rusëve, siç është Khersoni, dhe aty Ukraina do të jetë e detyruar të luftojë lagje për lagje, rrugicë për rrugicë, e shtëpi për shtëpi, ashtu si rusët luftuan për të marrë Mariupolin.
Kjo do ti detyronte forcat ukrainase të bënin grumbullim dhe përqëndrim të madh të forcave të tyre, por duke qenë se këto forca do jenë pa mundësinë e mbulimit me aviacion dhe artileri, atëherë do të gjendeshin totalisht nën mëshirën e artilerisë dhe aviacionit rus.
Rusia aktualisht nga ana e saj tashmë ka filluar proçesin e inkorporimit të forcave ushtarake të Doneskut dhe Luhanskut dhe milicisë së tyre nën strukturën komanduese ruse. Kjo gjë do t’ju jap mundësi forcave ruse për të kryer manovra të koordinuara në gjithë gjërësinë e frontit.
Bazuar mbi sa u tha më lart, duket se qëllimi është të dobësohet rezistenca ushtarake dhe kapaciteti ushtarak ukrainas përpara përpjekjes për ta mposhtur totalisht atë dhe efekti është gjithnjë më i mirë kur e tërheq atë nga pozicionet e tij të mbrojtjes.
Ofensiva e tanishme ukrainase i përngjet ofensivës së forcave gjermane nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në disa drejtime. Ajo ofensivë pati arritur që të shkaktonte edhe humbje tek disa forca të aleatëve, por që i detyroi gjermanët të abandononin pozicionet e tyre mbrojtëse të fortifikuara, dhe ju dha më pas mundësinë forcave aleate në një kundërofensivë të shkatërronin këto forca gjermane të cilat nuk kishin më as kapacitetin e mjaftueshëm njërëzor dhe as atë material për të realizuar një linjë mbrojtëse në pazicionet e reja të pa fortifikuara dhe në terren të hapur.
Dhe kështu vimë sërish të Klauzevici dhe aforizma e tij e famshme – “ Ҫdo gjë është e thjeshtë në luftë, por gjëja e thjesht është e vështirë”.