Si Netynjahu ashtu edhe Trumpi nuk janë të interesuar për një luftë afatgjatë me Iranin. Insistimi për rrëzimin e regjimit – një shteg-dalje e mundshme.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Edhe pse Netynjahu dhe Trumpi nuk dëshirojnë një luftë të gjatë me Iranin, ata kanë një strategji të përbashkët: përmbysjen e regjimit të Tehranit pa hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë. Kjo qasje nuk është e rastësishme – ajo bazohet në realitetin politik, ekonomik dhe luftarak.
Megjithatë, ajo që as Benjamin Netynjahu dhe as Trump nuk prisnin ishte përgjigja vendimtare ushtarake iraniane që pasoi me shpejtësi, edhe pse humbjet e intervenimit rrufe të koduar me emrin “Zgjimi I luanit” ishin tronditëse dhe me pasoja të mëdha. Kundërgoditjet e Iranit erdhën dhe vazhdojnë të ndjehen në Telaviv pavarësisht kërcënimeve të jashtëzakonishme dhe të ashpra ndaj Teheranit qoftë nga Tel Avivi qoftë nga Uashingtoni, se në atë rast Irani do të zhdukej ose do të shndërrohej në një gërmdhë.
Pse Netanjahu dhe Trumpi nuk dëshirojnë luftë të drejtpërdrejtë?
a) Kostoja ushtarake dhe politike
E para, lufta e drejtpërdrejtë me Iranin do të kishte pasoja katastrofike.
Irani ka mijëra raketa që mund të godasin Izraelin dhe bazat amerikane. Fill pasi mori veten, pas sulmit të parë tronditës, me ç’rast pësoi keq me humbjen e gardës drejtuese të gjeneralëve dhe të një pjese të mirë të shkenctarëve që mirreshin drejtpërdrejt me drejtimin e industrisë për pasurimin e uraniumit dhe ndërtimin e bombës atomike, Irani filloi kundërgoditjet e përqëndruara kryesisht në Telaviv.
E dyta, Irani vazhdon të mirëmbajë organizatat e veta proksi si Houthitë në Jemen, Hezbollahun në Liban, dhe milicitë pro-irakiane që do të përgjigjen me sulme kundër interesave amerikane dhe izraelite gjithande në rajon.
E treta, lufta në plan afatgjatë prodhon pashmangshëm krizën globale të energjisë që ndërlidhet me ngushticën e Hormuzit.
E katërta, Trumpi dhe Netynjahu janë liderë pragmatikë.
Trumpi dëshiron të shmangë një luftë të re në Mesdhe para zgjedhjeve të mesit të 2026-ës. Ndërkaq Netynjahu e di që një konflikt i hapur dhe afatgjatë do të gjunjëzonte ekonominë izraelite.
b) Mungesa e mbështetjes ndërkombëtare
- Evropa, Kina dhe Rusia nuk do ta mbështesin një luftë kundër Iranit, asesi ndërhyrjen e SHBA-ve. Takimi i G7 në Kanada dhe reagimet që pasuan, me theks nga Franca dhe Rusia, e verifikojuan këtë pandehmë.
- Opinioni publik në SHBA dhe Izrael është kundër një konflikti të ri.
Të enjtën [më 19 qershor, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, konfirmoi se për të premten pret të takohet në Gjenevë me homologët e tij britanik, francez dhe gjerman, si dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme. Ky lajm u publikua nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Pas dështimit të takimit të G7 në Kanada, çfarë do të thotë ky takim?
Takimi I Gjenevës është kërkuar nga tri vendet evropiane, një sinjal se Brukseli dhe kryeqytetet e mëdha perëndimore po përpiqen të frenojnë përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit, që tashmë e ka kaluar kufirin e luftës së ftohtë. Ka gjasa që bisedimet të fokusohen në rivendosjen e një marrëveshjeje të ngjashme me JCPOA-n (Marrëveshja bërthamore e vitit 2015), për të shmangur një përballje të drejtpërdrejtë me përmasa globale, e që do të rriste gjasat për shuarjen e flkëve të luftës, qoftë edhe përkohësisht.
Por, ky takim, për aq sa mund të jetë pikë kthese, m shumë ka gjasa të shenojë fillimin e diplomacisë së dështuar. Gjithçka do të varet nga vullneti real i Teheranit për kompromise të thella, që d.t.th heqje dorë nga programi I saj bërthamor dhe .
Trump-i dhe Netanjahu para dilemave të mëdha
Trumpi dhe Netanjahu nuk duan një luftë afatgjatë me Iranin, meqë e kanë të qartë se ai nuk nuk është i dobët, siç theksohet shpesh në Izrael dhe në mediat kryesore perëndimore dhe qendrat analitike.
Gjithashtu, për shkak të sulmeve ajrore të hershme izraelite kundër Iranit vitin e kaluar (sulmet ndaj Teheranit dhe Hezbollahut në Liban), regjimi i Teheranit, siç e dëshmoi java e parë e luftimeve, Irani luftës po i përgjigjet me luftë. Përndryshe do të duhej të përfillte ultimatumin e Trumpit për dorëzim pa kushte dhe të nënshkruante vdekjen jo vetëm politike të elitës teokratike të Teheranit.
Populli iranian, me të drejtë konkludojnë analistët e kthjelltë, nuk do t’ua falte këtë poshtërim të ri pas kaq shumë dëmeve dhe humbjes së zyrtarëve të lartë ushtarakë e shkencor, dhe ata e dinë shumë mirë këtë.
Përveç kësaj, nëse Irani nuk do të reagonte me sulme hakmarrëse, ai do të humbiste gjithë besueshmërinë e selitur me vite në botën islame, respektivisht tek një pjesë e mirë e saj, e cila e shihte dhe vazhdon ta shikojë Teheranin si mburojën e saj.
Nga ana tjetër, Izraeli, pa ndihmën ushtarake dhe financiare amerikane, nuk mund të bëjë një luftë të gjatë me Iranin e madh, pavarësisht nga epërsia e tij teknologjike ushtarake. Në këtë rrjedhë zhvilimesh në skenën e luftës, megjithëse bëhet fjalë për ekzistencën e shtetit hebre, përdorimi i armëve atomike izraelite do të duhej të mirrej në konsideratë vetëm në rastin ekstrem, kur vërtet shihet qartë se rrezikohet egzistenca reale e Izraelit.
Donald Trump ndërkohë ka bërë më të qartë pesë gjëra:
1. SHBA fillimisht nuk kishin asnjë lidhje me sulmin e Izraelit ndaj Iranit;
2. SHBA-të duan të pengojnë Izraelin të vrasë liderin revolucionar iranian Khamenei;
3. SHBA-të po refuzojnë të furnizojnë Izraelin tutje me të vetmen armë të aftë për të shkatërruar centrifugat nëntokësore të uraniumit të Iranit. Në dy ditët në vijim mbetet të shihet se ky pozicionim a do të ndryshoj në dobi të Izraelit;
4. Shtetet e Bashkuara mund ta imagjinojnë Vladimir Putinin si një ndërmjetës midis Iranit dhe Izraelit!
5. SHBA-të do të ndalojnë ndihmën me armë për Ukrainën!
Plot 70 për qind e popullsisë së përgjithshme izraelite mbështet sulmin e fundit ndaj Iranit. Ky është rezultati i një sondazhi të menjëhershëm të kryer nga Instituti i Demokracisë së Izraelit midis 15 dhe 17 qershorit 2025. Ky disponim sikur I jep forcë edhe ministrit të Mbrojtjes të shtetit hebre.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Katz e quan udhëheqësin iranian një “Hitler të sotëm”. Ai e akuzooi atë për shënjestrimin e spitaleve, duke thënë se vrasja e Khameneit është një nga qëllimet e luftës së Izraelit.
Strategjia alternative: Rrëzimi i regjimit pa luftë
Në vend të një lufte të hapur dhe gjithëpërfshirëse, Netynjahu dhe Trumpi po përdorin një model të kombinuar presioni ekonomik, sabotazhi dhe mbështetje për rebelimin e brendshëm.
a) Sanksionet Ekstreme (Trumpi) dhe Sabotazhi (Netynjahu)
Trump ndërkohë ka ndaluar eksportet e naftës iraniane (duke e deprimuar ekonominë).
Netynjahu ka koordinuar sulme kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake edhe gjatë ditës së sotme, e enjte, 19 qershor, por nuk janë ndërprerë as sulmet kibernetike, vrasja e Qasem Soleimani).
b) Mbështetja për protestat e brendshme dhe vrasjet e personaliteteve ushtarake
Protestat e 2022-2023 treguan se regjimi është i dobët.
Izraeli dhe SHBA-ja po financojnë grupe opozitare (p.sh., MEK, monarkistët).
Kjo strategji mund të funksionojë nëse protestat brenda Iranit përfshijnë ushtrinë (si në Revolucionin e 1979); nëse Kina dhe Rusia nuk i japin mbështetje të plotë regjimit dhe nëse sanksionet e mbeten të ashpra (pa lehtësime nga BE-ja).
Ndërkaq kjo strategji mund të dështojë fare nëse regjimi përdor dhunë të papërmbajtur (siç kishte bërë në 2019) duke shtypur protestat;
nëse Rusia/Kina ofrojnë ndihmë ushtarake (si në Sirinë e Asadit).
Nëse lufta zgjatet – përfiton veçmas Rusia
Nëse lufta izraelo-Iranine zgjatet, Rusia është një nga fituesit më të mëdhenj. Rusia përfiton kur Perëndimi shtrëngohet të shpërndajë burimet (armët, financat, vëmendje mediatike) midis Ukrainës dhe Lindjes së Mesme. Sanksionet ndaj Iranit ose ndërhyrjet në Lindjen e Mesme do të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.
Rusia është një eksportues kryesor i energjisë. Nëse lufta shkakton ndërprerje në prodhimin e naftës në Lindjen e Mesme, çmimet do të rriten, duke i dhënë Putin-it: të ardhura të mëdha për të financuar luftën në Ukrainë.
Irani dhe Rusia janë aleatë në luftë kundër SHBA-së. Një konflikt i zgjeruar do t’i shtyjë ata drejt thellimit të aleancës, duke thelluar shkëmbimin e armëveh dhe teknologjisë (Irani furnizon Rusinë me dronë, Rusia ndihmon Iranin me programin bërthamor).
Ata do ët thellojnë bashkëpunimin në fushën e informacionit (propagandë e përbashkët kundër Perëndimit).
Në këtë kuadër dobësimi i NATO-s dhe BE-së është rrjdhojë logjike. Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Ukraina për t’u përqëndruar në Lindjen e Mesme, Evropa do të detyrohet të mbajë frontin kundër Rusisë vetëm – një detyrë e vështirë. Divizionet brenda NATO-s (Hungaria, Turqia) mund të përdorin krizën për të kërkuar marrëveshje me Rusinë.
Nëse Perëndimi është i zënë me Iranin, Rusia mund të forcojë tutje influencën në Serbi (për të destabilizuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën).
Nëse nuk vendoset diplomacia urgjente brenda katërkëndëshit Uashington-Moskë-Tehran-Tel Aviv, lufta do të zgjatet në mënyrë të pashmangshme.
Nëse lufta në Lindjen e Mesme zgjatet:
Rusia fiton kohë për të konsoliduar pushtimin në Ukrainë.
Putini përforcon aleancat me Iranin, Kinën dhe vendet anti-SHBA.
Perëndimi humbet fokusin, ndërsa Rusia zgjeron ndikimin global.
Prandaj, Netanjahu dhe Trumpi duhet të shmangin një luftë të gjatë – përndryshe, Putini do të qeshë i fundit.
E drejta për vetëmbrojtje
Irani njoftoi të enjten se do ta bënte Izraelin “të pendohej dhe të paguante” për të gjitha sulmet e tij, në ditën e shtatë të një lufte të paprecedentë dhe intensive midis dy vendeve. “Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje me krenari dhe guxim, dhe ne do ta bëjmë agresorin të pendohet dhe të paguajmë për gabimin e tij të rëndë,” shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X, duke akuzuar Izraelin, armikun e tij kryesor, se kërkon të “përhapë konfliktin në rajon dhe më gjerë”.
Lufta e Izraelit dhe “E drejta për ekzistencë”
Izraeli e justifikon luftën e tij kundër Hamasit, Hezbollahu dhe Iranit si “mbrojtje të të drejtës për ekzistencë”. Ky argument ka rrënjë të thella historike dhe ligjore, por gjithashtu shkakton debat të mprehtë ndërkombëtar.
Baza ligjore e këtij argumenti ëshët pikërisht Deklarata e Pavarësisë së Izraelit (1948), ku theksohet se shteti hebre u krijua si përgjigje ndaj Holokaustit dhe persekutimit 2000-vjeçar të çifutëve.
Karta e OKB-së (Neni 51) i jep çdo shteti të drejtën e mbrojtjes vetjake kundër sulmeve të jashtme. Pra, në teori, Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Përfundimi
“E drejta për ekzistencë” është e vërtetë, por jo e pakufizuar. Izraeli ka të drejtë të ekzistojë, por jo të shkelë të drejtat e palestinezve si qytetarë e qenie njerëzore.
Një luftë izraelito-iraniane e gjatë nuk do të mbetet asesi e lokalizuar – ajo do të rishkruajë hartën politike të Lindjes së Mesme (me Izraelin si fuqia kryesore), por me gjasa të mëdha edhe krijimin e shtetit kurd.
Kjo luftë nxitë një krizë globale energjetike dhe ekonomike. Por edhe rritë mundësinë e një konflikti bërthamor.