Izraeli, Hamasi dhe objektivi i pamundur
Duket qartë se IDF nuk ka as kapacitetin dhe as fuqinë qëndruese që të marrë nën kontroll gjithë Rripin e Gazës. Ku edhe pse ka përzënë mbi 800 mijë palestinezë në jug të Rripit, sërish në veri kanë mbetur rreth 300 mijë të tjerë…
Nga Dritan GOXHAJ, ushtarak
Sa herë që duhet të bëjmë fjalë për luftë, ose të analizojmë një luftë jam gjithnji i predispozuar t’i drejtohem strategëve të mëdhej të luftës. Në këtë rast Klauzeviçit. Në librin e tij “ Mbi luftën”, në kapitullin e parë të tij me titull “ Cfar është lufta”, ai jep përkufizimin e luftës :
“Lufta është një akt dhune që synon të detyrojë kundërshtarin të përmbushë vullnetin tënd”.
Ilustrimi më i mirë i kësaj është aktualisht përplasja e armatosur që po ndodh në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Mjafton të shohësh veprimet e këtyre dy forcave, të Hamasit në fillim dhe më pas edhe të Izraelit për të kuptuar dhunën e pa diskriminuar që ofron lufta. Dhe të gjithë neve na pëlqen që t’i referohemi me fjalën luftë dhe jo dhunë, pasi kështu ndihemi më mirë me veten!
Brënda këtij përkufizimi flitet edhe për synimin.
Dhe gjith synimi i kësaj dhune në Gaza është eleminimi total i Hamasit.
Një objektiv ky tepër i gjërë dhe tepër i vështirë për Izraelin. I vështirë edhe në planin ushtarak por edhe në atë politik. Pasi Hamasi është një organizatë ushtarako-politike.
Hamasi nuk ka qënë kurrë një organizatë islamike pamvarësisht emrit të saj. Lufta e saj ndaj Izraelit ka qenë gjithnji mbi baza sekulare dhe asnjiherë fetare.
Po ashtu edhe përgjigja e Izraelit deri para kësaj përplasje ka qenë e tillë.
Ndërsa tashti Izraeli po tenton ta kthejë këtë përplasje me Hamasin në një luftë të pastër fetare. Kjo pasi vet kryeministri Izraelit në daljet e tij publike për të lajmëruar fillimin e operacionit tokësor në Gaza ju referua Biblës duke specifikuar një ajet në të.
Por gjithsesi objektivi primar ushtarak i Izraelit mbetet eleminimi i Hamasit. Edhe më përpara Izraeli i ka vënë vetes objektiva të tilla. E ka bërë këtë në vitin 2006, në vitin 2008, në vitin 2012, në vitin 2014 dhe në vitin 2021. Të gjitha këto herë përplasja e armatosur midis tyre ka variuar nga disa ditë deri në disa muaj. Dhe rezultati është një Hamas dhe një Izrael që kanë vendosur të bëjnë një luftë totale me njëri tjetrin.
Prej 2006 Hamasi ka sulmuar gjithnji, ndërsa Izraeli i është kundërpërgjigjur duke përdorur një sërë masash të ndryshme të cilat fillonin, që nga vrasja e liderve të Hamasit, tek vrasja e anëtarëve që prodhonin bomba, e deri tek shkatërrimi i shtëpive të anëtarve të Hamasit, por jo vetëm.
Në vitet e fundit kishte filluar të shkatërronte edhe shtëpitë e atyre palestinezëve që gjuanin me gurë forcat Izraelite edhe pse 80% e tyre ishin fëmijë të moshës 12-18 vjec.
Për më shumë se një dekadë pamvarësisht provokimit nga ana e Hamasit Izraeli është munduar të evitojë futjen me trupa në Rripin e Gazës. Për arsye se sapo trupat izraeliti hynin në territorin e kontrolluar nga Hamasi ato ktheheshin në trupa të pa mbrojtura, pasi ishte e pamundur për to të identifikonin forcat e Hamasit, të cilat kamufloheshin lehtësisht ndërmjet popullsisë civile. Nga kjo përvojë trupat izraeliti kanë kuptuar se duhej hyrë shpejt dhe me një objektiv të qartë, dhe qëndrimi në territor të jetë sa më i shkurtër, pasi dalja nga territori mund të bëhej i pamundur.
Bazuar mbi këtë eksperiencë 10 vjeçare, tashmë forcat ushtarake izraelite vendosën që të ndërrojnë totalisht taktikë. Në mënyrë që të kenë deri diku të sigurt jo qëndrimin në territor, por daljen prej teritorit dhe të mund të evidentojnë lehtësisht forcat e Hamasit, IDF (Forcat Mbrojtëse Izraelite) vendosën që të shpërngulin popullsinë palestineze nga shtëpitë e tyre në Gazën Veriore. Duke detyruar me anë të forcës/dhunës së bomabrdimit, zhvendosjen e 850 mijë palestinezëve drejt pjesës jugore të Gazës.
Duke bërë kështu një pastrim të ri etnik të ngjashëm me atë të 1948 ku detyruan 750 mijë palestinezë të abandononin me dhunë pronat e tyre mbi të cilat u ngrit atëherë shtetit i Izraelit.
Prej datës 8 Tetor IDF është angazhuar në bombardime masive duke lëshuar mbi Rripin e Gazës 25,000 tonë bomba, të barabarta me fuqinë e dy bombave atomike.
Prej datës 8, IDF sipas zëdhënësit të saj ka shënjestruar godinat që ajo mendon se përdoren nga Hamasi si godina komandimi dhe strehimi, ka goditur shtëpitë e liderve të Hamasit dhe të atyre pjesëtarëve të saj të rëndësishëm.
Ka goditur ato territore ku IDF mendon se ka tunele të Hamasit edhe pse po sipas IDF, Hamasi posedon rreth 400 km tunele në Gaza. Por në fund të fundit këto janë ndërtesa, dhe ndërtesa të reja mund të ndërtohen sërish, gjithashtu edhe liderë të rinj mund të zëvëndësojnë ata të vjetrit të vrarë nga IDF.
Për më tepër, një organizatë si Hamasi, e cila është gjatë gjithë kohës në gjendje lufte me IDF, e ka të paracaktuar pasuesin e çdo njësie, qoftë ajo politike apo ushtarake të sajën.
Pamvarësisht eksperiencës që IDF ka pasur në këto 10 vitet e fundit me Hamasin, sulmi i fundit i Hamasit tregoi se ai nuk është Hamasi që IDF është ndeshur më parë. Qoftë nga ana organizative, ajo e përgatitjes, si dhe ajo e armatimit.
Duket qartë që Hamasi është përgatitur për një sulm të tillë të IDF. Ndaj kjo do të jetë një përleshje e fortë dhe e përgjakshme për të dyja palët. Një përleshje që sado e shkurtër për Izraelin, do të jetë shumë e kushtueshme për të.
Duket qartë se IDF nuk ka as kapacitetin dhe as fuqinë qëndruese që të marrë nën kontroll gjith Rripin e Gazës. Ku edhe pse ka përzënë mbi 800 mijë palestinezë në jug të Rripit, sërish në veri
kanë mbetur rreth 300 mijë të tjerë të cilët nuk kanë pranuar të shpërngulen, pamvarësisht dehumanizimit të tyre nga ana e IDF. Dhe ata janë tashmë banorë të egërsuar të cilët të gjithë kanë humbur pjesëtarë të familjeve të tyre nën bombat izraelite.
Po ashtu duket qartë se ky konflikt ka tendencë që të zgjerohet, ku së paku të fillojë një konflikt i ri në veri të Izraelit midis IDF dhe Hezbullah, ku kjo e fundit është një organizatë politiko-ushtarake-religjioze e cila është 2-3 herë më e fuqishme dhe më e përgatitur sesa Hamasi.
Ku vetë IDF deklaron se në arsenalin e kësaj organizate ndodhen më së paku rreth 150 mijë rraketa të ndryshme, dhe 100 mijë forca të armatosura, ku rreth 75 mijë prej tyre kanë eksperievcë lufte të fituar në Siri kundër ISIS, përkrah qeverisë Siriane.
Dhe gjithë këtë ndërhyrje ushtarake masive dhe pastrim etnik të shoqëruar tashmë edhe me krime lufte ndaj civilëve të bombarduar në mënyrë të padiskriminuar, Izraeli e përshkruan si një starategji për parandalim.
Pamvarësisht se ishte po ky parandalim që dështoi në 7 Tetor dhe që izraelitët po mundohen ta rivendosin tashti me të gjitha mënyrat dhe format. Por një armik si Hamasi që tashmë është kthyer një armik për jetë, gjithmonë do të kërkojë dhe gjejë mënyra për të sulmuar, pamvarësisht nga ashpërsia e çdo reagimi të mundshëm të Izraelit. Dhe kjo duket se del përtej çdo koncepti të parandalimit.
Ndaj edhe Izraeli tashti në vend qe të kërkojë ta pengojë ose dobësojë Hamasin, i ka vënë vetes detyrë që ta eleminojë atë totalisht si forcë politike dhe ushtarake. Por ama me sasinë e shkatërrimit që po kryen, saisinë e të vdekurve në mesin e civilëve që po kryen dhe krimet sëbashku me aparteidin që sa vinë e i ngjajnë një holokausti në Palestinë, çfardo lloj rezultati që Izraeli të arrijë kundrejt Hamasit, do të jetë vetëm i përkohëshëm.
Tashmë duket qartë se Izraeli ka zgjedhur formën e pëmrbajtjes që konsiderohet si përmbajtje me ndëshkim.
Kjo lloj përmbajte i vendos gjithnji nevojat e sigurisë mbi konsideratat humanitare.
Tashmë me futjen e trupave tokësore në Gaza ku vetëm për dy ditë luftime IDF ka deklaruar se i janë vrarë 20 ushtarë, ku 16 i përkasin vetëm Brigadës së forcave speciale elitë të IDF “Givati”, dhe plagosur disa dhjetëra të tjerë, si dhe kanë mbetur të shkatërruar deri më tashti 12 tanke dhe autoblinda , tregon se izraelitët po e kuptojnë se kanë të bëjnë me një forcë që jo vetëm nuk kanë mundur ta pengojnë asnjiherë, por edhe që nuk mund të mundet aq lehtë si e kanë menduar.
Ndaj edhe IDF ka vendosur që të përzëjë banorët e Gazës jasht territorit të tyre, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kjo do të thoshte që në fund të kishim një pastrim etnik.
Kjo tregon se strategjia e mëparshme por edhe kjo e tanishmja e Izraelit ka të meta të mëdha.
Pasi e vetmja strategji afat-gjatë dhe afat-shkurtër e prezantuar deri më tashti nga Izraeli është vetëm një, Gaza pa Hamasin.
Mënyra se si Izraeli i ka përcaktuar objektivat e tij dhe po mundohet ti arrijë, do të mjaftonte që Hamasi të mbijetonte në një pozicion në Rripin e Gazës, ose të mbajë jasht saj një pozicion komandues.
Edhe nëse do të detyrohet të evakuojë forcat e saj nga Gaza, kjo do i jepte mundësinë Hamasit që të mos zhdukej.
Tashmë Hamasi duke e detyruar shtetin e Izraelit që t’i shpalli luftë totale, dhe të shpalli gjëndjen e luftës për një organizatë si ajo, e ka ngritur veten në një nivel tjetër në botën arabe. Në nivelin ku organizata të tilla në vite përfaqësojnë një traditë të fortë politike në botën arabe.
Dhe çfardo që të ndodhi në javët ose në muajt në vazhdim, Hamasi do të ketë tashmë, me ndihmën e kësaj fushate ushtarake të Izraelit, gjithë fuqinë dhe arsyen për t’u rikthyer sërish midis palestinezëve në Gaza, edhe më fuqishëm se më parë.