Gjermania është një partner i rëndësishëm i SHBA-ve, por gjithashtu ka interesat e saj kombëtare që ndonjëherë bien ndesh me ato amerikane. Rikthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë mund të ndikojë në rritjen e autonomisë poltike si të Gjermanisë dhe BE-së.
Çfardo rirreshtimi gjeopolitik që bie ndesh me interesat aglosaksone, natyrshëm prek edhe interesat shqiptare.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Roli i Gjermanisë në BE
Gjermania konsiderohet si shtylla qenësore e BE-së. Që nga themelimi i Unionit, Gjermania ka qenë e përkushtuar për paqen, prosperitetin, komunitetin, demokracinë dhe diversitetin. BE-ja është një komunitet vlerash – Gjermania jep një kontribut të rëndësishëm për këtë.
BE-ja është një komunitet me 27 vende të ndryshme dhe rreth 450 milionë banorë. Gjermania zë një pozicion shumë të veçantë në Bashkimin Evropian. Si gjeografikisht, historikisht, ekonomikisht dhe politikisht.
Tok me Francën ato përbëjnë dyshen që i siguron bazamentin e egzistencës tutje të BE-së, jo thjeshtë vetëm si koncept ekonomik, por edhe si bashkim politik i lloit të vet. Vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe zhvillimet e reja në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, paralajmrojnë mundësinë reale të përballjes së Gjermanisë me ndeshtrasha [sfida] të reja në marrëdhëniet me Rusinë, SHBA-në dhe Kinën.
Dhjetë fakte interesante për rolin e Gjermanisë në BE:
1. Gjermania është një nga gjashtë anëtarët themelues të BE-së – së bashku me Belgjikën, Italinë, Francën, Luksemburgun dhe Holandën.
2. Me rreth 84 milionë banorë, Gjermania është vendi më i populluar në BE.
3. Gjermania dërgon 96 deputetë në Parlamentin Europian, pra më së shumti nga të gjithë anëtarët aktual.
4. Gjermania është ekonomia më e madhe në Bashkimin Evropian dhe përfiton veçanërisht nga tregu i brendshëm evropian.
5. 53 për qind e eksporteve të Gjermanisë shkojnë në vendet anëtare të BE-së – veçanërisht në Francë dhe Holandë. 64 për qind e importeve gjermane vijnë nga vendet e BE-së, veçanërisht nga Holanda, Franca, Polonia dhe Belgjika.
6. Sipas sondazhit të Eurobarometrit të Komisionit Evropian, 78 për qind e gjermanëve ndjehen si qytetarë të BE-së. Në të gjithë Evropën proporcioni është 72 për qind.
7. 68 përqind e gjermanëve dhe madje 70 përqind e qytetarëve të BE-së besojnë se BE-ja është një vend stabiliteti në një botë të trazuar.
8. Ursula von der Leyen, një gjermane, është Presidente e Komisionit Evropian që nga viti 2019.
9. Bashkimi Evropian angazhohet për paqen, prosperitetin, komunitetin, demokracinë dhe diversitetin – vlerat thelbësore që ndan me Republikën Federale të Gjermanisë.
10. Gjermania është një nga njëmbëdhjetë vendet e BE-së që ishin të parat që futën euron si monedhë të re. Sot rreth 350 milionë njerëz paguajnë me euro.[1]
Prologu i një tranzicioni politik
Prishja e koalicionit qeverisës, në përbërje të të cilit ishte FDP-ja liberale e profiluar kaherë si forcë proamerikane, nuk ishte e rastësishme. Më 6 nëntor, pak pasi rezultatet e zgjedhjeve të 2024 në SHBA u bënë të qarta, Gjermania u zhyt në pasiguri politike, me ç’rast kancelari Olaf Scholz shpalli votëbesimin si rrugëdalje nga kriza politike që pritet të mbahet gjaët muajit janar të 2025.
Rezultati i votbesimit pothuajse është i qartë, rrjedhimisht pritet që në Gjermani të kemi zgjedhjet e parakohshme në shkurt, shumë përpara datës së organizimit ët rregullt të pritur për shtatorin e
2025-ës.
Prishja e një koalicioni qeverisës në Gjermani mund të sinjalizojë një periudhë tranzicioni politik, e cila shpesh reflekton edhe në ndryshime në politikat e brendshme dhe të jashtme. Në këtë rast, nëse kjo ndarje ndodh, zgjedhjet e vitit 2025 mund të jenë një pikë kthese, duke sjellë një rikonfigurim të peizazhit politik. Për rrejdhojë trendi i filluar në dy llandet gjermane, ku AfD-ja korri rezultate befasuese – në Tyringi me 32,8% të votave, ndërkaq në Saksoni u rendit e dyta. Prishja e koalicionit tashmë I ka hapur portat marshit të së djathtës gjithandej në Gjermani.
Zhvillimet deri në 2025 mund të përcaktojnë nëse Gjermania do të orientohet drejt integrimit më të plotë në BE, duke marrë rolin historik të reformimit të saj, apo do të ketë një qasjeje më të izoluar, respektivisht riorjentimi gjeopolitik të ri, duke ju bashkuar të ashtuquajturës “Zonë tampon” mes Federatës Ruse dhe Perendimit.
Katalizatori i zhvillimeve dramatike në skenën politike gjermane ishte paralajmrimi I predisponimit të FDP-së I pasqyruar në një dokument orjentues politik I bërë publik nga Ministri i Financave, Christian Lindner i Demokratëve të Lirë (FDP) pro-biznesit, i cili propozoi politika në kontrast të plotë me partnerët e koalicionit të FDP-së, Social Demokratët (SPD) dhe të Gjelbrit.[2]
Dokumenti i titulluar „Wirtschaftlicher Wandel für Deutschland: Ökonomische Konzepte für Wachstum und Generationengerechtigkeit“ [Tranzicioni Ekonomik për Gjermaninë: Konceptet Ekonomike për Rritjen dhe Drejtësi ndër breza], pëprveç se ishte në kundërshtim të plotë me politikat bazë të koalicionit, ku përfshihet teza bazë për të ashtuquajturën “Rrugë unike”
[ Deutschllands Sonderweg], ai hidhte poshtë edhe konceptet e socialdemoratëve mbi politikat e sigurimit social, ato ambientale etj.
Ndërkohë, kur shkuarja drejt zgjedhjeve ët parakohshme është fakt real, shtrohet pyetja: nga do të rreshtohet Gjermania në rrafshin e rigrupimeve gjeopolitike brenda korpusit të Hemisferës Perendimore dhe si do të ndikohet transformimi ekonomik i saj [Gjeranisë], nëse idetë e FDP-së, pritet të jenë në qendër të konsideratës politike të qeverisë në ardhje?
Le të mirremi këtu me dy hipotezat që do të parashtrojë.
Rreshtimi gjeopolitik i Gjermanisë
Çështja është komplekse dhe prek disa aspekte kritike që lidhen me politikën e brendshme dhe të jashtme të Gjermanisë, si dhe me pozicionimin e saj në skenën globale. Hipotezat mbi të cilat do të ngritet analiza e më poshtme, prekin disa nga dimensionet kryesore që kanë të bëjnë me rirreshtimin e mundshëm gjeopolitik të Gjermanisë dhe ndikimin e këtij rirreshtimi në transformimin ekonomik të Gjermanisë.
Gjermania, si ekonomia më e madhe në Evropë, ka një rol kyç brenda Bashkimit Evropian NATO-s dhe më gjerë. Në rrafshin e hemisferës perëndimore, ajo mbetet një partnere thelbësore e Shteteve të Bashkuara, por në vitet e fundit është treguar e kujdesshme për të balancuar marrëdhëniet me fuqitë e tjera si Kina dhe Rusia.
Nëse zgjedhjet e parakohshme sjellin një qeveri të re ku FDP (Partia Liberale Demokratike) do të ketë një ndikim të fuqishëm, disa ndryshime mund të prekin para së gjithash pikërisht prioritetet transatlantike dhe marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë.
FDP-ja shpesh ka promovuar një politikë të fortë pro tregtisë së lirë dhe teknologjisë, që mund të forcojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe partnerët në hemisferën perëndimore. Këtë pozicionim të asaj, është krejt e pritshme se do ta tumirë kancelari i ardhshëm gjerman që tashmë është e qartë se do të jetë lideri i CDU-së, Friedrich Merz.
FDP ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj varësisë ekonomike nga Kina dhe energjisë nga Rusia. Kjo mund të çojë në diversifikim të furnizimeve dhe investimeve.
Ndikimi në transformimin ekonomik
Gjermania ka një histori të pasur të politikave sociale që i kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e saj ekonomik dhe politik që nga epoka e Otto von Bismarckut, i cili njihet si krijuesi i sistemeve të para të mirëqenies sociale në botë. Politikat e tij për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ishin një mjet për stabilizimin shoqëror dhe për të siguruar një lidhje më të ngushtë midis shtetit dhe qytetarëve.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjes së Gjermanisë, Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) e ndërtoi modelin e saj ekonomik dhe politik mbi një ekonomi sociale të tregut (Soziale Marktwirtschaft), e cila kombinonte forcat e tregut me një rrjet të fuqishëm mbrojtjeje sociale. Ky model u bë një element qendror në zhvillimin e Gjermanisë si një fuqi ekonomike dhe politike, duke e pozicionuar atë si një nga vendet kryesore në Europë pas ribashkimit të saj më 1990.
Pas Luftës së Ftohtë, rirreshtimi gjeopolitik i Gjermanisë u shoqërua me një përfshirje më të madhe në procesin e integrimit evropian. Roli i saj si fuqia ekonomike dhe kontribuesi kryesor në buxhetin e Bashkimit Evropian e ka bërë Gjermaninë një shtyllë qendrore për stabilitetin dhe zhvillimin e BE-së.
Por duke pasur parasysh kushtet aktuale, në veçanti nëse do të ketë tarifa nga ana e SHBA-ve për industrinë e automobilave, mund të supozohet se Gjermania do të kalojë në shtegun e nacionalizmit ekonomik për të ruajtur perspektivat e Sonderweg-ut dhe ekonomisë së saj politike.
Ndërkaq, për sa i përket identitetit politik të BE-së, Gjermania ka qenë promotore e një Evrope më të bashkuar dhe ka shtyrë përpara politikat që reflektojnë balancimin midis integrimit të mëtejshëm dhe ruajtjes së sovranitetit kombëtar. Megjithatë, sfidat si krizat financiare, tensionet me shtetet anëtare lindore dhe jugore, si dhe polarizimi i brendshëm politik, kanë krijuar një realitet të ndërlikuar. Përkushtimi i Gjermanisë ndaj politikave sociale brenda vendit dhe në nivel BE-je mund të ndihmojë në ndërtimin e një identiteti më të fortë të BE-së, por kjo varet nga aftësia e saj për të balancuar interesat kombëtare dhe ato evropiane.
Rirreshtimi gjeopolitik i Gjermanisë, i kombinuar me theksin e saj në politikat sociale, mund të ndihmojë në forcimin e kohezionit brenda BE-së.
Rirreshtimi gjeopolitik i mundshëm ka një ndikim të drejtpërdrejtë në strategjinë ekonomike të Gjermanisë. Pasojat e varësisë nga gazi rus kanë nxitur Gjermaninë të investojë në energji të rinovueshme dhe infrastrukturë të re, si LNG (gazi i lëngshëm natyror). Ky ndryshim përfaqëson një transformim drejt pavarësisë energjetike dhe kalimit në ekonomi të gjelbër.
Ndërkaq varësia nga importet kineze për produkte kyçe, si bateritë dhe teknologjitë, barnat esenciale të industrisë farmaceotike…ka shtyrë Gjermaninë të rishikojë zinxhirët globalë të furnizimit dhe të nxisë prodhimin vendas ose brenda BE-së.
Në përballjen me Kinën si konkurrent teknologjik, Gjermania synon të fuqizojë sektorët strategjikë si: industria automobilistike elektrike, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë klimatike. Kjo kërkon reforma në arsim, kërkime dhe mbështetje për startup-et.
Pozicioni ndaj Federatës Ruse
Lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht qasjen e Gjermanisë ndaj Rusisë.
Strategjia pararendëse që i kishte kontribuar ribashkimit gjeman – “Ostpolitika” është zëvendësuar me një qëndrim të ashpër kundër Moskës. Sanksionet ekonomike dhe ndalimi i gazsjellësit “Nord Stream 2” janë shembuj të këtij ndryshimi.
Gjermania ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake, duke përmbushur angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe duke u bërë një aktor më aktiv në sigurinë evropiane.
Pozicioni ndaj Kinës
Në raport me Kinën, Gjermania po përpiqet të balancojë interesat ekonomike dhe ato strategjike. Sidoqoftë Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë. Megjithatë, rritja e tensioneve globale dhe shqetësimet për varësinë ekonomike kanë nxitur Gjermaninë të kufizojë investimet kineze në sektorë strategjikë.
Në raport me Kinën, tutje kemi qasje të dyfisht të Gjermanisë. Ajo ndjek një qasje që kombinon bashkëpunimin në çështje globale si klima dhe tregtia, ndërsa mbron interesat kombëtare përmes politikave mbrojtëse ndaj teknologjive kritike dhe zinxhirëve strategjikë.
Gjermania dhe partneriteti transatlantik
Duke qenë pjesë e kolaicionit të ardhshëm qeverisës FDP-ja fiton më shumë ndikim, me gjasë edhe më të theksuar ngasa kishte në epokën kur atë e drejtonte politikani karizmatik Hans Dieitrich Genscher, që ishte nga më meritorët në hartimin dhe aplikimin e Ostpolitikës , e cila do t’i paraprinte ribashkimit të dy Gjermnaive.
Partia Demokratike e Lirë (FDP) në Gjermani ka qenë historikisht një mbështetëse e fortë e partneritetit transatlantik dhe e politikave që favorizojnë tregun e lirë, inovacionin dhe teknologjinë. Në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike, pozicionimi i FDP-së mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme drejtimet strategjike të Gjermanisë, veçanërisht në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Federatës Ruse. Tani kur bota po hyn në një fazë të re të transformimit, ku roli i SHBA-ve do të jetë vendimtar – para së gjithash në ripërcaktimin e marrëdhënieve transatlantike, këto raporte me Gjermanin kan peshë specifike.
Lufta në Ukrinë ka thelluar më tej ndarjet midis Perëndimit, të udhëhequr nga SHBA, dhe Lindjes, ku Kina dhe Rusia mbajnë pozita udhëheqëse. Kjo dinamikë detyron shumë shtete të futen në proces rirreshtimi gjeopolitik. Në shikim të parë duket se janë rrjdhat e luftës në Ukrainë ato që po imponojnë një formë të re bipolarizmi, e karakterizuar nga rivaliteti midis qendrave kryesore të pushtetit. Vende si India, Brazili dhe Turqia po përpiqen të ruajnë neutralitetin ose ekuilibrin midis dy kampeve, duke e komplikuar më tej skenën globale.[3]
Faktorët kyç në këtë kontekst janë:
Politikat Transatlantike: FDP-ja ka qenë gjithmonë një mbështetëse e NATO-s dhe e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të. Në një kohë kur tensionet me Rusinë janë të larta, FDP-ja mund të inkurajojë një qëndrim më të vendosur të Gjermanisë kundër agresionit rus, përfshirë mbështetjen për sanksione ekonomike dhe ndihmë për Ukrainën.
Kalimi drejt energjive të gjelbra dhe teknologjisë: Koalicioni I ardhshëm në përbërje të të cilit pritet të jetë FDP-ja mbështet një qasje pragmatike ndaj tranzicionit energjetik, duke kërkuar përdorimin e teknologjive moderne për të reduktuar varësinë nga burimet tradicionale të energjisë, përfshirë gazin rus. Kjo mund të shërbejë si një nxitës për pavarësinë energjetike të Gjermanisë dhe ripozicionimin ndaj Rusisë.
Ekonomia e bazuar në inovacion: FDP-ja ka theksuar gjithnjë rëndësinë e një ekonomie që mbështetet te teknologjia dhe zhvillimi digjital. Kjo qasje përputhet me interesat e SHBA-ve, duke forcuar më tej partneritetin ekonomiko-teknologjik mes këtyre dy vendeve.
Ripozicionimi gjeopolitik: Një pozicionim i qartë i FDP-së pro orientimit euro-atlantik mund të forcojë rolin e Gjermanisë si një ndërmjetëse kyçe në Europë. Kjo do të ndikonte në balancimin e interesave mes shteteve anëtare të BE-së dhe presioneve nga jashtë, si ato të SHBA-ve dhe Rusisë.
Nëse FDP-ja vazhdon të ketë një ndikim të fortë brenda qeverisë gjermane, është e pritshme që Gjermania të mbajë një qëndrim më të qartë dhe proaktiv në skenën gjeopolitike, duke thelluar bashkëpunimin me SHBA-të dhe duke reduktuar varësinë ndaj Rusisë në fusha strategjike si energjia dhe mbrojtja.
Pasojat për BE-në dhe hemisferën perëndimore
Rirreshtimi gjeopolitik e pozicionon Gjermaninë si lider brenda BE-së përballë sfidave të sigurisë dhe ekonomisë. Gjermania në këtë stad është përqëndruar në forcimin e bashkëpunimit evropian. Rrjedhimisht ajo mbështet një Evropë më të pavarur nga SHBA për sigurinë dhe energjinë, duke promovuar një politikë të përbashkët industriale dhe të mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, Gjermania mbetet partnere besnike e kultivimit të bashkëpunimit transatlantik. Pavarësisht ndeshtrashave që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe pasigurinë me kthimin e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, Gjermania mëton të ruajë lidhjet e ngushta me SHBA-të si një garantues i sigurisë kundër kërcënimeve ruse dhe një partner teknologjik.
Në dritën e thellimit të kursit të luftës ruse në Ukrainë dhe lëkundjeve të pritshme nga pozicionimi i SHBA-ve, pasi në Shtëpinë e Bardhë do të hyjë Donald Trump për herë të dytë, BE-ja, rrjedhimisht edhe Gjermania pritet të përballet me një ndryshim epokal.
BE-ja papritmas duhet të mbrohet. I ashtuquajturi “Subjekt i paqes” do të përdoret për blerjen e municioneve dhe armëve për të vrarë në Ukrainë… Nuk është e rastit pse filozofi bashkëkohor gjerman Peter Sloterdijk e quan BE-në “një entitet post-perandorak”.[4] BE-ja për tri vjet rresht po përballet me faktin se pjesa tjetër e botës, para së gjithash Rusia, nuk i ka varrosur ende aspiratat perandorake. Prandaj, për europianët koha po mbaron.
Ngritja e FDP-së në faktor politik brenda koalicinit të ardhshëm e bën Gjermaninë të promovojë më leht një kurs integrues më të thellë ekonomik brenda BE-së, duke kërkuar një treg të brendshëm më fleksibël. Një fokus më i madh te ekonomia e tregut të lirë mund ta forcojë Gjermaninë si një aktor kyç në rrjetet transatlantike.
Rirreshtimi i Gjermanisë dhe BE-së në planin gjeopolitik
Rrjedhimisht Gjermania ka të ngjarë të mbetet një shtyllë e hemisferës perëndimore, por drejtimet specifike do të varen nga balancat e reja të fuqisë politike dhe prioritetet që do të ndjekë qeveria pas zgjedhjeve. FDP mund të sjellë dinamika të reja, duke kombinuar pragmatizmin ekonomik me theksimin e rolit të teknologjisë dhe inovacionit në transformimin e ekonomisë.
Sidoqoftë, egziston bindja se “pa SHBA, BE-ja nuk është asgjë”, shprehet Berthold Rittberger nga Instituti për Shkenca Politike Brüder-Scholl. Nëse shtrohet pyetja “Sa gjeopolitike mund të jetë BE?”, atëherë mendimet janë të ndara. Aftësitë e BE-së janë të kufizuara sepse “gjeopolitikisht, BE-ja ka pak opsione”, shpjegon Rittberger.[5]
Skenari i parë e sheh BE-në si faktor që do të dështojë për shkak të rritjes së forcave të të djathtës ekstreme me përmasa të neofashizmit. E dyta përshkruan BE-në në kohë polikrizash duke përdorur të ashtuquajturën qasje ngatërruese, me të cilën shtetet e BE-së kalojnë nga një krizë në tjetrën pa u përfshirë në reflektim strategjik. Së treti, do të ekzistonte mundësia e një rishikimi të BE-së, në kuptimin e një riorganizimi të plotë që merr parasysh që në fillim çështjet gjeopolitike. BE-ja është aktualisht në skenarin e dytë, megjithatë është tepër e rëndësishme të mos bie peng i këtij
skenari.[6]
Ky rirreshtim ka ndikime të ndjeshme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, respektivisht hapësirën shqiptare.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania ka vendosur të investojë ndjeshëm në mbrojtje, duke krijuar një fond prej 100 miliardë eurosh për modernizimin e Bundeswehr-it. Kjo shënon një largim nga tradita e pas Luftës së Dytë Botërore, ku Gjermania kishte një qëndrim më të rezervuar ushtarakisht.
Gjermania ka qenë lider në përpjekjet për tranzicionin drejt energjisë së pastër, çka ndikon edhe në strategjitë gjeopolitike për varësinë nga burimet energjetike. Konflikti në Ukrainë theksoi nevojën për të reduktuar varësinë nga burimet energjetike ruse.
Gjermania vazhdon të jetë shtylla kryesore e BE-së, duke mbështetur zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, për të forcuar stabilitetin dhe integrimin rajonal.
Ndikimi në Kosovë
Gjermania ka një ndikim të madh në zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Gjermania ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës dhe ka inkurajuar njohjen e saj ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo ka luajtur rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, duke mbështetur normalizimin e marrëdhënieve.
Si një nga donatorët dhe investorët kryesorë në Kosovë, Gjermania ka investuar në infrastrukturë, reforma institucionale dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore. Programet e GIZ-it (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) janë jetike për zhvillimin e sektorëve kyç në Kosovë.
Përmes projekteve të ndryshme, Gjermania ka mbështetur reforma në drejtësi dhe qeverisje të mirë. Ky është një aspekt kritik për përgatitjen e Kosovës drejt integrimit evropian.
Gjermania është një kontribuese e rëndësishme në kuadër të KFOR-it, duke ofruar stabilitet në terren. Ky angazhim tregon vazhdimësinë e interesit gjerman për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Gjermania ka qenë promotore e qartë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë edhe Kosovën.
Çfardo rirreshtimi gjeopolitik që bie ndesh me interesat aglosaksone, natyrshëm prek edhe interesat shqiptare dhe e kundërta, selitja apo thellimi i tyre, do të ndikonte pozitivisht edhe në selitjen dhe thellimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.
Përfundim
Uniteti i Evropës është i projektuar dhe selitur gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë mbetet një arritje e jashtëzakonshme e civilizimit perendimor. BE-ja mbetet si mundësi reale, shansi ynë i përbashkët për një të ardhme më të mirë në shekullin 21. Në këtë kuadër e shohin veten edhe shqiptarët me dy republikat e tyre [Shqipërinë poltike dhe Republikën e Kosovës] dhe si Komb.
Rirreshtimi gjeopolitik i Gjermanisë ndërkohë reflekton një kalim nga një qasje pragmatike dhe ekonomike drejt një roli më strategjik, duke u përballur me sfidat e një bote shumëpolare. Qasja e saj ndaj Rusisë dhe Kinës tregon një përpjekje për të balancuar interesat e sigurisë me ato ekonomike, ndërsa udhëheq transformimin ekonomik drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të pavarur.
Gjermania është një partner i rëndësishëm i SHBA-ve, por gjithashtu ka interesat e saj kombëtare që ndonjëherë bien ndesh me ato amerikane. Ndikimi i SHBA-së në Gjermani është i dukshëm, por nuk mund të cilësohet me termat pezhorativ “varësi” a “vasalitet”. Në dekadat e fundit, Gjermania ka kërkuar të rrisë autonominë e saj, veçanërisht në fushat si mbrojtja evropiane dhe politika energjetike. Trump-i padyshim do të ndjek një politikë merkantiliste dhe transaksionale, në përputhje me parimin Amerika e Para. Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, rrjedhimisht pritet të ndikojë në rritjen e autonomisë poltike si të Gjermanisë edhe të BE-së.
________________________
1. https://www.bundesregierung.de/breg-de/aktuelles/deutschlands-rolle-in-der-eu-2269926
4. https://internationalepolitik.de/de/deutschland-frankreich-und-das-wesen-europas
5. https://www.apb-tutzing.de/news/2024-11-05/changing-times-foreign-policy-geopolitik-eu-usa-
6. Po aty