Nga Dritan GOXHAJ, Tiranë/ ushtarak
Kur të shesin konfidencën për kompetencë
Me datë 1 dhjetor presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një intervistë për Associated Press i dha fund kundërofensivës së nisur në qershor të këtij viti nga ushtria ukrainase duke deklaruar “Kundërofensiva nuk i arriti rezultatet e dëshiruara”. Kjo është mënyra më e ndershme e tij për të pranuar dështimin e një kundërofensive, për të cilën që në fillim edhe vetë ukrainiasit ishin të bindur që do të dështonin dhe këtë jua vunë në dukje edhe vetë NATO-s dhe amerikanëve të cilët këmbëngulnin që ukrainasit të ndërrmerrnin këtë kundërofensivë.
Ky dështim i kësaj kundërofensive u pa që në dy javët e para kur gazeta Neë York Yimes raportonte se “vetëm në këto dy javë kundërofensivë, forcat ukrainase kanë humbur 20% të armatimit dhe mjeteve të dërguara në fushëbetejë”.
Ukrainasit jua vënë në dukje dhe në dijeni gjeneralëve të NATO-s dhe atyre amerikanë se rusët kishin përgatitur gjithë dimrin një mbrojtje në tre nivele që nuk ishte parë deri më tashti. Ju vunë në dijeni edhe rreshtimin e forcave ruse në të gjithë vijën e konfliktit, dhe do të mjaftonte vetëm kjo dhe gjithçka këta gjeneralë kanë mësuar nga historia e luftërave konvecionale të kuptonin se do të ishte e pamundur për forcat ukrainase të arrinin të thyenin këtë rrështim dhe mbrojtje të forcave ruse.
Por gjeneralët e NATO-s dhe ata amerikanë ishin të bindur se ukrainasit do të mund të realizonin një sulm klasik të tipit “luftë rrufe” ose siç njihet ndryshe në terminologjinë ushtarake një Blitzkrieg. Të gjith gjeneralët e perëndimit ishin konfidentë në vetvete se kjo kundërofensivë jo vetëm që mund të realizohej por edhe mund të fitohej
Për të kuptuar më mirë këtë le të shohim se çdo të thotë të jesh konfident.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe konfidencë do të thotë siguri dhe vetbesim në vetvete.
David Petreus njëri prej ish gjeneralëve amerikanë deklaronte gjatë gjith kohës para fillimit të kësaj kundërofensive se “ kjo kundërofensivë do të jetë shumë mbresëlënëse”. Dhe vërtet kjo kundërofensivë ishte mbresëlënëse për gjith periudhën që ajo zgjati, rreth 5 muaj që nga data 4 qershor deri në fund të nëndorit.
Në fillim të nëndorit Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm të Ukrainës Valeri Zaluzhni në një intervistë për Financial Times deklaronte se “që nga fillimi i vitit dhe deri në këto momente nga ana e Europës dhe NATO-s na është dhënë vetëm 30% e 1 milion predhave të premtuara prej tyre”, kjo do të thotë se kanë marrë vetëm 300 mijë predha artilerie, të cilave po tu shtojmë edhe 40 mijë predha për muaj të dhëna direkt nga ushtria amerikane, kjo shifër shkon në total 700-800 mijë predha. Të cilat po të pjesëtohen për gjith vitin i bje që ukrainasit të kenë konsumuar rreth 65 mijë predha artilerie në muaj, që i bje rreth 3000 predha artilerie në ditë dhe kjo për gjithë frontin. Ndërkohë që po Zaluzhni në këtë intervistë deklaron se “ rusët konsumojnë një sasi fikse predhash artilerie prej 10 mijë në ditë”.
Gjeneralët e perëndimit të cilët ngulnin këmbë që kjo kundërofensivë të kryhej i dinin këto të dhëna pasi i kanë marrë nga ukrainasit, gjithashtu ata ishin në dijeni se ukraina nuk kishte as mbështetje ajrore për të ndërmarrë një kundërofensivë, gjithashtu atyre ju është vënë në dukje nga ana e ukrainasve se nuk kanë as trupa të stërvitura për një kundërofensivë të tillë.
Por sërish këta gjeneralët e perëndimit këmbëngulën për këtë kundërofensivë të luftës rrufe të realizuar me armë të kombinuara edhe pse vetë kurrë nuk kishin dhe nuk kanë parë më parë një divizion të rreshtuar ndonjëherë, e lëre më të kënë drejtuar në historinë e tyre ushtarake një divizion të tërë në sulm. Asnjëherë që nga themelimi i saj NATO nuk ka organizuar asnjëherë të vetme stërvitje ushtarake luftarake me pjesëmarrjen e disa divizioneve të armëve të ndryshme.
Atyre ju mungonte totalisht kompetenca për këtë.
Por çdo të thotë kompetencë?
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe kompetencë do të thotë njohuri të thella e të plota në një fushë të caktuar ose drejtim të caktuar.
Për herë të parë që pas luftës së dytë botërore u organizua një stërvitje në nivel divizioni, dhe ajo u organizua nga amerikanët në Europë në atë që njihet si Defender Europe 2021, ku për herë të parë morrën pjesë 28,000 forca të dislokuara në 30 zona trajnimi të ndryshme në një gjatësi veprimi prej 1000 km. Dhe ajo ishte vetëm një divizion i cili pothuajse u përqëndrua vetëm në çështje llogjistike dhe shumë pak luftimi.
Ndërsa rusët që prej viti 1999 deri në vitin 2021 kanë organizuar katër stërvitje të mëdha ushtarake strategjike të quajtura “Zapad” në të cilën marrin pjesë rreth 260 mijë forca nga të gjitha armët, që do të thotë të paktën 7 divizione, duke zhvilluar një stërvitje luftarake të armëve të kombinuara.
Pamvarësisht gjith kësaj mungese kompetence nga ana e këtyre gjeneralëve të NATO-s, ata menduan se me një përgatitje 30 ditore të 9 brigadave në perëndim dhe me rreth 21 brigada të tjera që gjendeshin në Ukrainë, të mbushura me trupa të pa stërvitura në vijën e frontit do të mund të realizonin ëndrrën e tyre ushtarake të një Blitkrieg, vetëm se këto trupa kishin armatim perendimor, duke menduar se rusërt sapo të shihnin tanket gjermane dhe ato angleze do ja mbathnin vrapit e do të lëshonin pozicionet. Dhe kështu ata në mendjen e tyre kishin bërë plan që për 30 ditë të mbërrinin në Krime!
Por për 6 muaj kundërofensivë në të cilën ukrainasit angazhuan këto 30 brigada, humbjet e tyre janë të pa imagjinueshme. Sipas Financial Times dhe New York Times në intervistë me pjesëtarë të forcave ushtarake ukrainase që kanë marrë pjesë në këtë kundërofensivë, të cilët deklarojnë se “brigadat kanë humbur gjatë këtyre luftimeve më e pakta 30% të gatishmërisë së tyre luftarake”. Kjo do të thotë se kanë humnbur 30% të personelit të tyre, që kuptohet se nuk janë më në gjendje për luftë. Duke u bazuar mbi informacionet që dolën nga Pentagoni pak përpra fillimit të kësaj kundërofensive, numri total i trupave ishte “ 9 brigadat e përgatitura në Europë kishin nga 5000 forca selica, që i bie në total 45,000 forca. Ndërsa brigadat e tjera të ndodhura në vijën e frontit kishin nga 3000-3500 forca secila, që i bje 73,500 forca”. Pra në total ukrainasit kanë angazhuar në këtë kundërofensivë 118,000 forca ushtarake.
Bazuar mbi deklaratën e mësipërme për 30% humbje në çdo brigadë, në total në fund të kësaj kundërofensive urkainasit kanë humbur 35,000 forca, të vrarë e të plagosur që nuk mund të rikthehen më në luftim.
Dhe këtë dështim të madh edhe vetëdijshmëri që po i çonin ukrainasit drejt kësaj kasaphane e vërtetojn dy nga ushtarakët e mëdhej amerikanë. Njëri është koloneli në pension John Nagel, por pedagog në Kolegjin e Luftës të SHBA i cili deklaroi në shtator “Amerika kurrë nuk do të tentonte të sulmonte një mbrojtje të parapërgatitur pa mbështetje ajrore”.
Ndërsa gjenrali Ben Hodges deklaronte në fund të shtatorit “ Ukrainasit i kemi dërguar të bëjnë diçka që ne nuk do ta bënim kurrë, që të ndërrmarrin një kundërofensivë pa snjë mbështetje ajrore”.
Ndërsa gazeta Wall Street Journal shkruante në tetor “ Zyrtarët ushtarak perëndimorë e dinin që ukrainasit nuk kishin stërvitjen e duhur për një ofensivë të tillë, por ata shpresonin se kurajoja e ukrainasve do të mund të sillte sukses”.
Kjo tregon se në mënyrë të pallogjikshme të gjithë ata zyrtarë ushtarakë dhe civil perëndimorë kishin vetëm jë lloj vetbesimi të tyre të pa mbështetur as në eksperiencë dhe as në histori për susksesin e kësaj kundërofensive të tillë.
Ndërsa kopetenca për këtë gjë ju mungonte total.
Kjo do të thotë se gjatë gjithë kohës i kanë shitur Ukrainës konfidencën për kompetencë.
Blitzkreig – Lufta rrufe
Sipas fjalorit Enciklopedik Ushtarak Shqiptar Lufta Rrufe do të thotë:
“Luftë e shpejtë që synon arrijtjen e fitores mbi kundërshtarin në një kohë sa më të shkurtër, që llogaritet me javë ose muaj e mundësisht arrijten e objektivave kryesorë brenda asaj që quhet periudha fillestare e luftës. Parimimet kryesore të Luftës Rrufe janë: përqëndrimi dhe përhapja e shpejtë e forcave, sigurimi i befasisë strategjike, dhënia e goditjeve fillestare të fuqishme për arritjen e sukseseve vendimtare qysh në betejat e para, krijimi i epërsisë në mjete e forca në drejtimin kryesor të mësymjes”
Në vitin 1941, ushtria Gjermane ishte shndërruar në një nga makinat ushtarake më të fuqishme dhe më efektivet në historinë ushtarake botërore.
82 Vjet më parë në qershor të vitit 1941, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik, në një luftë që ajo e kishte planifikuar të shkurtër por për qëllime të mëdha, një lloj lufte të njohur si Blitzkrieg – Lufta rrufe.
Në verën dhe vjeshtën e vitit 1941, Gjermania naziste i shkaktoi Ushtrisë së Kuqe humbje shumë të rënda. U deshën përpjekje të jashtzakonshme nga ana e forcave sovjetike, duke angazhuar gjithë vendin për të ndaluar gjermanët dhe më pas për të shkaktuar një sërë disfatash të njëpasnjëshme të cilat luajtën një rol vendimtar në vendimin e Gjermanisë naziste për tu dorëzuar në 1945-ën.
Kapitullimi i Gjermanisë naziste në 45-ën i dha fund fenomenit strategjik ushtarak të asaj kohe të historisë të njohur si Blitzkrieg – Lufta rrufe.
Por 82 vjet më vonë ai fenomen strategjik i asaj kohe u risoll sërish në skenën botërore në luftën e Ukrainës. Dhe pikërisht në të njëjtin muaj që Gjermania naziste sulmoi atëkohë Ukrainën si pjesë e Bashkimit Sovjetik. Por këtë rradhë kjo strategji lufte u riprodhua nga ish aleatët e atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Anglia dhe Amerika, por tashti për tu përdorur sërish ndaj pjesës së mbetur të Bashkimit Sovjetik, ndaj Rusisë dhe forcave të saja ushtarake në Ukrainë.
82 Vjet më parë gjermanët u siguruan që sulmi i tyre do të kapte sovjetikët në befasi në një nivel taktik, operacional dhe madje edhe strategjik dhe kjo goditje rrufe përbënte edhe komponentin më të rëndësishëm të asaj që quhet Blitzkrieg – Luftë rrufe. Fuqia e ushtrisë Gjermane në 1941-shin qëndronte në cilësinë e lartë të personelit të saj, në vendimet e optimizuara organizative – në lidhje me operacionet në grupe tankesh, flota ajrore dhe formacione të tjera – në artin dhe taktikat e saj operacionale të nivelit të lartë dhe në faktin se shumë prej sistemeve të armëve dhe teknologjive ushtarake ishin përshtatur për dhe me objektivat e Blitzkrieg – Luftës Rrufe.
Këtë lloj strategjie gjermanët e kishin eksperimentuar që nga viti 1939 kur sulmuan Poloninë dhe më pas edhe Francën në 1940-ën. Ushtarakët gjermanë të të gjitha nevileve taktike dhe operacionale ishin të mirë trajnuar dhe me eksperincë në këtë lloj lufte.
Të gjitha sa më lart i shkruajta për të bërë një krahasim me Blitzkrieg të realizuar nga NATO dhe ushtria Ukrainase në këtë qershor të 2023 ndaj forcave Ruse në jug të Ukrainës.
Forcat ukrainase që u angazhuan në këtë strategji të planifikuar nga gjeneralët e perëndimit nuk i afroheshin as edhe 10% përgatitjes ushtarake të forcave gjermane të 1941. Forcat ukrinase u trajnuan vetëm dy muaj pëpara se të hidheshin në këtë lloj luftimi, dhe edhe ai trajnim përbëhej vetën në përdorimin e mjeteve të blinduara perëndimore dhe jo edhe në përdorimin në kushte operacionale dhe taktike të tyre. Plus ai trajnim i tyre u organizua në 36 shtete të ndrydhme, ku secili shtet kishte mënyrën e vet të trajnimit dhe organizimit. E gjitha kjo solli në humbjen totale të kohezionit të rendimeve ushtarake në nivel batalioni dhe brigade. Kjo do të thothë se në nivelin operacional Blitzkieg e NATO + Ukraina nuk i i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste.
Këto forca ushtarake ukrainase u hodhën në kundërofensivë në disa drejtime por hasën në një linjë fortifikimi shumë të madhe dhe shumë të mirë organizuar. Plus, para se të mbërrihej në këtë linjë fortifikimi e cila ishte ndërtuar në tre nivele, para tyre ndodheshin fusha të tëra të minuara me mina këmbësorie dhe kundratanke të një densiteti të pa parë që nga Lufta e Parë Botërore. Dhe edhe aty ku forcat ukrainase arrinin që të çminonin një territor me anë të mjeteve të rënda çminuese, ai teritor riminohej sërish nga ana e rusëve nëpërmjet teknologjisë së tyre të minimit me sistem rraketor ISDM Zemledeliye. Ku një raketë mban 20 mina të ndryshme dhe ajo shpërshen në pozicionin gjeografik të dhënë dhe kalkuluar duke bërë minimin e territorit sërish 5 -15 km. Duke bërë kështu të pamundur përparimin e mjeteve të blindura dhe tankeve të cilat për t’i shpëtuar goditjes së artilerisë detyroheshin të prishnin formacionin e sulmit dhe kështu binin në këto fusha të minuara, duke i kthyer ato në varreza të mjeteve të blinduara perendimore. E gjitha kjo do të thotë se nga ana taktike Blitzkrieg e NATO+Ukraina nuk i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste.
Forcat ushtarake ukrainase që u hodhën në këtë kundërofensivë nuk kishin aspak mbështetje ajrore, pasi Ukraina nuk posedon më forca ajrore por vetëm disa avionë dhe disa helikopterë të cilët mundohet ti përdori vetëm për nevoja strategjike dhe jo taktike. Gjithashtu këto forca nuk kishin as mbulimin e nevojshëm me artileri tokësore. Por u gjendën nën mëshirën e fatit nën sulmin e forcave ajrore ruse si dhe nën shiun e pandaluar të artilerisë tokësore ruse e cila në këtë kundërofensive ishte në raportin 1 me 5 në favor të rusëve. E gjitha kjo do të thotë se nga ana e mbështetjes me flotë ajrore dhe grupe të tjera kjo Blitzkrieg e NATO+Ukraina nuk i afrohej aspak asaj të Gjermanisë Naziste.
Dhe më e rëndësishmja, karakteristika përcaktuese e strategjisë Blitzkrieg ishte mobilizimi i fshehtë i trupave dhe përqëndrimi dhe vendosja e tyre në rend luftarak menjëherë pak para se të fillonte operacioni luftarak. Komanda Gjermane i caktoi një rol shumë të rëndësishëm befasisë.
Ndërsa e kundërta ndodhi me Blitzkrieg të NATO+Ukraina. Jo vetëm që nuk u ruajt aspak fshehtësia e mobilizimit të trupave, por përkundrazi që 6 muaj para se kjo kundërofensivë të fillonte mediat perendimore buçisnin nga propaganda për një kundërofensivë që do të fillonte në verë dhe me shumë entuziazën tregonin grumbullimin e forcave ukrainase, si dhe trajnimin e tyre në disa shtete. Edhe në momentin e pozicionimit të tyre sërish këto media me zell të madh dhe pa ruajtur asnjë lloj sekreti ushtarak ashtu si duhet në kësi rastesh, deklaronin futjen e trupave ukrainase në front dhe edhe pozicionimin e tyre. E gjitha kjo do të thotë se përsa i përket ruejtjes së fshehtësisë operacionale dhe strtegjike kjo Blitzkrieg e NATO+Ukraina nuk i afrohej aspak asaj të Gjermanisë Naziste.
Por kjo Blitzkrieg kishte një të përbashkët me atë të 82 viteve më parë. Edhe gjermanët atëherë por edhe NATO+Ukraina këtë herë kishin dijeni të plotë për përgatitjet ruse për të përballuar këtë kundërofensivë, kishin dijeni të plotë për linjat e mbrojtjes që ata kishin ndërtuar dhe për mobilizimin e forcave ruse. Por ashtu si Gjermania e 1941-shit edhe këtë radhë lufta kundër Rusisë u projektua më shumë në formën e ideologjisë dhe objektivave politike dhe ushtarake, por jo në mobilizimin total të burimeve apo fuqisë luftarake. Ashtu si gjermanët 82 vite më parë edhe tashti NATO+Ukrainën supozuan se natyra e shpejtë e kësaj lufte kundër ushtrisë ruse do të mund të bëhej e mundur pa qënë nevoja të angazhohej grumbullim shumë herë më i madh rezervave të mjeteve, trupave dhe municionit ushtarak sesa sasia e atyre që do të hynin në luftim. Ashtu siç ndodhi edhe me operacionin Blitzkrieg Barbarosa në 1941, edhe ky i këtij viti ishte thjesht një plan lufte pa inventare të mëdha ushtarake dhe pa rezerva, thjesht një fushatë me një akt.
Kur gjermanët planifikuan operacionin e tyre të atëhershëm, në shtatot të 1940 ata ngarkuan nënkolonelin Bernhard von Lossberg që të bënte një studim mbi mundësitë e reagimit të sovjetikëve ndaj këtij lloj operacini që ata po përgatisnin të zhvillonin në 1941. Nën/Koloneli Lossberg arriti në tre konkluzione sipas të cilave ushtria e Kuqe do të mund të reagonte :
- Forcat sovjetike do të jepnin një goditje parandaluese ndaj forcave gjermane përpara se këto të arrinin të përfundonin vendosjen strategjike.
- Forcat sovjetike do të luftojnë beteja mbrojtëse në zonat e tyre kufitare për të mbajtur territorin.
- Të tërhiqeshin në brendësi të territorit duke shfrytëzuar kundërsulmet.
Gjermanët në 1940 në këtë studim menduan se sovjetikët do të aplikonin opcionin numër dy.
Ndërsa NATO+Ukraina në 2023 menduan se Rusët do të aplikonin opsionin numër 3, dhe as që i morën në konsideratë dy opsionet e para të asaj kohe.
NATO + Ukraina menduan se rusët do tërhiqeshin në panik sapo të shihnin një goditje të përqëndruar me mjete të blinuara dhe kështu ukrainasit pa asnjë lloj mbështetje ajrore dhe artilerie, pa asnjë lloj rezerve ushtarake në trupa dhe mjete menduan se do të arrinin në Krime për 30 ditë.
Ashtu si gjermanët e 1941 edhe NATO + Ukraina në 2023 nënvlerësuan totalisht forcat ruse, nënvlerësuan aftësistë e tyre operacionale dhe taktike, nënvlerësuan përgatijten e tyre për të përballuar një operacion të tillë si dhe mbi të gjitha nënvlerësuan mobilizimin e forcave dhe të shtetit në këtë luftë.
Dhe ukrinasit u gjendën në një disavantzh total në këtë kundërofensivë.
Dhe më së miri kjo pëmblidhet në përgjigjen që Herman Gering, numri dy i Gjermanisë Naziste i jep në gjyqin e Nurembergut Kryetarit të Gjykatës, amerikanit Xhekson që e pyeti :
“Për mendimin tuaj, cila është arsyeja e katastrofës së shtetit fashist?”
Përgjigje – “U gabuam në vlerësimin e kundërshtarit. As i kemi njohur e as i kemi kuptuar ndonjëherë rusët. Kanë qënë dhe mbeten enigmë për perëndimin”. ( Libri “Kronikë e proceseve të Nurembergut”)
_______________________
[Shënim: Pikëpamjet e autorit nuk janë domosdoshmërisht pikëpamjet e ISHGJ-së]