Të martën dhe të mërkurën që lamë pas [24/25 qershor 2025] zhvilloi punimet një samit dy-ditor i Aleancës së NATO-s në qytetin holandez të Hagës.
Gjuha e drejtpërdrejtë e Trumpit sërish trand “kalorësit e lirë” të Europës
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Presidenti i SHBA-së ia arriti që t’i detyrojë shtetet e NATO-s të zotohen për shpenzime më të mëdha për mbrojtje. Këtë akt nuk e realizoi në rrugë e me mjete irracionale. Përkundrazi, për këtë u votua pothuajse unanimisht. Megjithëkëtë, Donald Trump nuk ngurroi ta vë përsëri në pikëpyetje retorike vetë arsyen e egzistencës së NATO-s, duke e lënë qëllimisht të hapur interpretimin e Nenit 5 (“varet nga përkufizimi juaj”) dhe duke insituar që evropianët të shpenzojnë pesë përqind të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje.
Mund të tingëllojnë të pakëndshme kërkesat e Trumpit, por ato në thelb janë rrjedhojë logjike e dështimeve të politikave të sigurisë evropiane. A po negociohet me këtë “ultimatum” në këtë gjendje alarmante gjeopolitike vet çmimi i sigurisë për europianët?
Trumpi i mbetet besnik pikëpamjeve të tij ekscentrike edhe për këtë çështje. Ai po e shndërron mbrojtjen në një ekuacion ekonomik; ai po e detyron Evropën të rishqyrtojë modelin e saj të prosperitetit të politikës së sigurisë – një model që për një kohë shumë të gjatë mbështetej në premisën se, në një emergjencë, Shtetet e Bashkuara do ta paguanin faturën si me para ashtu edhe me gjak.1
Në fakt, Donald Trump imponoi qëndrimet e tij të forta dhe në përmbyllje të samitit u bë e ditur edhe për ështjen kruciale të samitit, e që ka të bëjë me rritjen e buxheteve të mbrojtjes së shteteve anëtare nga 2.5 në një shifër marramendëse prej 5% të PBV-së dhe marrjen e përgjegjësisë për sigurinë e tyre mbi supet e veta, pa logaritur supet amerikane.
Nikoqiri I taimit, kreu i aleancës ushtarake, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në këtë samit të parë që e kryesonte, u pa se ishte i përqëndruar ta neutralizonte çfardo veprimi irracional të Donald Trump-it, siç kishte ndodhur në takimin e Brukselit të vitit 2018, ku ai pothuajse i nxori Shtetet e Bashkuara nga Aleanca.
A kishim të bënim kësaj radhe me të ashtuquajturin fenomen të “unitetin në diversitet”, siç jemi mësuar t’i kualifikojmë përdallimet brenda BE-së edhe për çështje që cenojnë rëndë unitetin e BE-së, siç është rasti me diversitetin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, që po reflekton edhe me mosnjohjen e Republikës së Kosovës nga pesshja europiane [Spanja, Greqia. Qipro, Rumania dhe Sllovakia]?
Sjellja e pesshes në fjalë brenda BE-së me gjuhën e diplomacisë është cilësuar me eufemizëm si “unitetin në diversitet”, pabvarësisht se ajo i ka shërbyer dhe po i shërben më shumë axhendës politike të Rusisë për Ballkanin Perendimor!
Takimi në funksion të ruajtjes së Aleancës
Gjuha e përzgjedhur e lidershipit të NATOs në raport me Donald Trumpin dhe çdo gjë që kishte të bënte me paraqitjet para publikut ishin në funksion të ruajtjes së imazhit të Aleancës si bllok funksional. Madje edhe premtimet ishin në këtë linjë.
Duke e njohur psikologjinë dhe natyrën e funksionimit të Donald Trumpit, Rute vuri në përdorim edhe artin e tij të komunikimit, pa kursyer edhe lavdratat në adresë të tij për konkluzat e takimit. “Udhëheqja juaj në këtë drejtim ka prodhuar tashmë një trilion dollarë shpenzime shtesë nga aleatët evropianë që nga viti 2016,” i tha ai Trumpit. “Dhe vendimet e sotme do të prodhojnë triliona të tjera për mbrojtjen tonë të përbashkët.”2
Ky skenar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, funksionoi si është më së miri. Deklarata përfundimtare e samitit u nënshkrua pa burbujë dhe kishte mesazhe të forta në adresë të Rusisë.
I vetmi vend që shpresonte për një përjashtim këtë herë në raport me obligimet financiare ishte Spanja, kryeministri i së cilës Pedro Sanchez kundërshtoi fuqimisht vendosjen e detyrimit të lartpërmendur prej 5 përqind për shpenzimet e mbrojtjes.
Ja çfarë shkruan një ditë më pas POLITICO i informuar mirë për të gjitha këto zhvillime rreth të gjitha intrigave.
Gurthemeli mbi të cilin qëndron aleanca ushtarake verio-atlantike është Neni 5, i cili thotë se një sulm ndaj njërit prej 32 aleatëve të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve.
Ky pozicionim përshpejtoi aderimin e dy prej shteteve baltike të njohura për përkushtimin e tyre tradicional në raport me neutralitetin ushtarak – Suedia dhe Finlanda.
Neni 5 i NATO-s dhe pozicioni i vendeve Baltike në Samitin e Hagës (2024)
Neni 5 i Traktatit të NATO-s (“një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”) mbetet tutje thelbësor për sigurinë e aleancës, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës. Në Samitin e Hagës (korrik 2024), ky parim u përforcua me masa konkrete për të mbrojtur anëtarët, duke përfshirë vendet Baltike (Estonia, Letonia, Lituania) dhe Suedinë si anëtare e re e aleancës që do ët pasohej më pas nga Finlanda.
Historikisht këto dy vende ishin neutrale (p.sh., Suedia deri në 2024), por ishte pikërisht pushtimi rus i Ukrainës ai bëri të ndryshojnë qëndrimin. Rreziku rus u shndërrua në kambanë alarmi, meqë nuk munguan as kërcnimet e hapura ndaj vendeve baltike (p.sh., deklarata se “Narva e Estonisë është historikisht ruse”).
Krahas kësaj ushtria ruse është e vendosur në Kaliningrad dhe në kufirin me Letoninë dhe Lituaninë. Rrjedhimisht Neni 5 i NATO-s u bë garancia e tyre e vetme kundër një agresioni rus të mundshëm si në Ukrainë.
Brenda këtyre dy samiteve të NATOs në terren ndryshoi shumëçka. U bë me urgjencë përforcimi i Mbrojtjes së Anëtarëve të krahut Lindorë të Aleancës, duke shtuar ndjeshëm prezencën e trupave të NATO-s në Baltikë, si:
- Grupet e luftës së NATO- (të përfaqësuar kryesisht nga SHBA, Gjermania, Britania) janë zgjeruar në Estoni, Letoni dhe Lituani.
- Vendosja e sistemeve antiraketore në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur kundër sulmeve ruse.
Krahas kësaj u prshpejtua realizimi i planeve për “Forward Defense”. Me këtë akt NATO po përgatitet për një përgjigje të shpejtë nëse Rusia provon të sulmojë një anëtare (si Baltikët ose Poloninë).
Suedia u anëtarësua zyrtarisht në NATO në mars 2024, duke mbyllur “brezin e ashpër” të Baltikut. Ndërkaq Finlanda tashmë është anëtare që nga 2023, duke bërë Detin Baltik de facto një “liqen NATO-je”.
Kjo i mbyll Rusisë mundësitë për sulme të shpejta (si “blitzkrieg” që bëri në Ukrainë).
Neni 5 i NATO-s dhe reflektimi i tij në Samitin e Hagës (26 Qershor 2025)
Neni 5 i NATO-s, ishte sërish në qendër të diskutimeve në samitin e fundit në Hagë, veçanërisht në kontekstin e zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqeve të destabilizimit nga Rusia dhe Serbia.
Për sigurimin edhe të krahut jugor të Aleancës, në Ballkanin Perendimor, NATO urgjentisht do të duhej të aprovonte të njejtën strategji si ka vepruar në Baltik. Ajo duhet të përshpejtojë hapat për pranimin e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës në gjirin e Aleancës edhe de jure, meqë prezenca e saj de facto në Kosovë përfaqësohet nga trupat e KFOR-it dhe Baza ushtarake amerikane Bonstillit.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ishin vënë në prioritet për anëtarësim, por pa një datë konkrete për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë dhe Turqisë (për shkak të çështjes së Kosovës).
Deklarata e Donald Trump-it në samit për parandalimin nga ana e tij të një lufte të re mes Serbi-Kosovë, gjatë madatit të parë të tij, e ripërsëritur edhe në këtë samit, sidoqoftë nuk mund të cilësohet si një garancë për parandalimin e saj ndërkohë!
“Nuk do të lejojmë një konflikt të ndezë Ballkanin. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një marrëveshje pa dhunë, dhe NATO do të garantojë qëndrueshmërinë.”
Çfarë nënkupton kjo deklaratë?
- Trump preferon një qasje diplomatike, por me presion ekonomik ndaj Serbisë (sanksione të mundshme nëse Beogradi nxit trazira).
- Ai nuk përmendi një garanci të drejtpërdrejtë të NATO-s për Kosovën, gjë që tregon se SHBA-të mund të mos dëshirojë t’u përgjigjen menjëherë nëse Serbia nxit konflikt.
- Fokusi i tij është të shmangë një krizë të re, jo domosdoshmërisht t’i imponojë Serbisë Marrëveshjen e Paqes dhe hapjen e rrugës për aderim të Kosovës në NATO.
E vërteta e hidhur e Trump-it dhe “kalorësit e lirë”
Trump në komunikim edhe në nivele të larta nuk përdorë gjuhën e diplomacisë; ai është I drejtpërdrejt, flet shqeto. Fakti që Trump tani po negocion hapur, për çështje të cilat presidentët pararendës të SHBA-së e bënin me mirësjellje, do të duhej kuptuar në thelb se paraqet vetëm majën e ajsbergut në raportet transatlantike. Zhvendosja e vëmendjes së SHBA-ve drejt rajonit Indo-Paqësor dhe presioni në rritje nga Kina, pra konform interesave gjeopolitke të SHBA-ve për këtë shekull, janë arsyet themelore që “po e gërryejnë durimin e Uashingtonit me “kalorësit e lirë” të politikës evropiane të sigurisë.”3
Objektivi prej pesë përqind i shpenzimeve për mbrojtje nga aleatët i kërkuar nga Trumpi duhet të konsiderohet ashtu si është de fakto: më pak realist sesa në funksion të negociatave. Në këtë samit ky fakt u verifikua katërcipërisht. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, natyrisht në emër të europerendimorëve, propozoi një objektiv të diferencuar prej 3.5 përqind për shpenzimet tradicionale të mbrojtjes dhe 1.5 përqind për investimet që lidhen me mbrojtjen deri në vitin 2035, më së voni, për të “mbuluar kërkesat kryesore të mbrojtjes dhe për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s”.4
Pavarësisht kësaj strategjie të ndjekur nga europianët, Trumpi këmbënguli për kërkesën maksimaliste që në thelb është e natyërs politike. Donald Trump me këtë akt përcolli mesazhin e qartë për aleatët e deritashëm: Nuk bëhet më fjalë për përpjekje simbolike, por për një projektligj të vështirë.
Kur Trump tani thotë diçka si, “Doni mbrojtje? Atëherë paguani vetë për të ose rrezikoni sigurinë tuaj”, kjo është brutale, por është tejet realiste.
Evropianët edhe mund të vazhdojnë me reflektimet polemizuese që në esencë bazohen e frymëzohen nga një frymë e heshtur antiamerikane, por pastaj do të mund të përballen me imazhin aspak të favorshëm që Trumpi ua pat shpërfaqur atyre në takimin me Zelenskyn në Zyrën Ovale.
Takimi i Volodymyr Zelensky me Donald Trump në Zyrën Ovale (korrik 2025) dhe deklaratat e mëvonshme të tij, nuk duhet të harrojmë, patën shkaktuar një krizë të dukshme besimi midis SHBA-së dhe aleatëve europian.
Prandaj ata e trajtojnë kështu si e trajtojnë Donald Trumpin duke besuar se vetëm kështu mund ta mbijetojnë periudhën sa ai është në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Le të rikjtojmë se çfarë ndodhi në atë takim “hstorik” të Trumpit me Zelenskyn.
Zelensky arriti në Washington duke kërkuar mbështetje të re ushtarake për Ukrainën, veçanërisht raketat e gjata ATACMS dhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Trump e priti me një ton më të ftohtë se Biden-i, duke theksuar se: “Evropa duhet të paguajë më shumë” për mbrojtjen e Ukrainës. Se “SHBA-të nuk mund të jenë banka e pafund e Ukrainës” dhe se “Lufta duhet të përfundojë me negociata, jo me vite të tjera luftimi”.
Pasoi reagimi i pritur në Europë: “Aleanca drejt shkërmoçjes”?
Franca dhe Gjermania u shprehën të shqetësuara, duke thënë se “besimi në SHBA-në po trandet”. Ndërkaq Polonia dhe vendet Baltike u trembën edhe më shumë, duke e parë këtë si shenjë se Trumpi mund të lë Ukrainën në duart e Rusisë.
Pas krejt kësaj erdhi si epilog i këtij dëshprimi deklarata e Ursula von der Leyen (KE): “Evropa duhet të përgatitet të mbajë frontin vetë”.5
Çfarë mund të presim nga kjo “trandje” raportesh transatlantike që nuk i fshehu dot as Samiti i Hagës?
Evropa do të përpiqet të rrisë prodhimin e armëve, por kjo do të marrë vite. Vetëm Polonia e kishte kuptuar me kohë këtë pozicionim të ri gjeopolitik që po impononte lufta në Ukrainë.
Trumpi mund të kërkojë një “marrëveshje të shpejtë” mes Rusisë e Ukrainës, disi ngjashëm me këtë që ndali luftën 12 ditore Izrael-Iran, e që favorizon Rusinë, duke e quajtur atë “fitore paqësore”.
Nëse Ukraina reziston, lufta mund të zgjasë, por gjithnjë e më pak do të ketë municione nga SHBA-të.
Strategjia e munguar e Kontinentit të Vjetër
Samiti i NATO-s në Hagë nuk u shfrytëzau dot si e kërkon momentumi politik, që d.t.th të hapte idenë e formimit të një shtyllë të besueshme evropiane brenda aleancës. Kjo do të ishte emundur të bëhej nëse Europa do të fliste me një zë. Disonanca e hapur e Spanjës dhe deklaratat skandaloze të ministrit italina të mbrojtjes, flasin më shumë për faktin se Evropa vazhdon të mbetet një “mozaik egoizmash kombëtare dhe justifikimesh financiare.”
Por derisa shtetet baltike e kanë kuptuar prej kohësh faktin se siguria nuk vjen falas, Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja po diskutojnë kryesisht kostot e mundësive sociale dhe përballueshmërinë politike, ndërkaq shtet e Ballkanit vazhdojnë të ushqehen me iluzione për perspektivën e tyre euroatlantike!
Pa përfshirjen e Ballkanit Perendimor si tërësi, qoftë edhe pa Serbinë, por në afate të shkurtëra, arkitektura evropiane e sigurisë mbetet e papërfunduar dhe si e tillë paraqet vakum ku mund të penetrojë Rusia dhe Kina.
Përfundim
Që nga përfundimi I Luftës së Dytë Botërore, Evropa është mbështetur në sigurinë që I garantonte të qenunit nën obrellën e NATOs si instrument real në duar të SHB-ve. Donald Trumpi edhe në këtë Samit e konfirmoi pikëpamjen se interesat e fuqive të mëdha janë të lëvizshme, pra jo statike e të përjetshme.
Interesat e SHBA-ve në vigjilie të Rendit të Ri multipolar kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë ndjeshëm. Luft në Ukrainë e përshpejtoi këtë ndryshim kursi gjeopolitik, që në realitet duhet të kuptohet ashtu si është: thellësisht strukturor. Shih për këtë, Europa ka pak zgjedhje, ajo duhet të promovojë sa më shpejt krahun e saj ushtarak ose të pranojë me vetëdije rrezikun e sigurisë.
Në këtë kuadër, Ballkani me urgjencë duhet të ndjek modelin e vendeve baltike. Marrëveshja ushtarake mes Tiranës-Prishtinës dhe Zagrebit është rruga më e mirë e mundshme që duhet t’i bashkohet edhe Bullgaria.
______________________________
1. Dr. Alexander Dubowy: https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/geopolitik/donald-trump-hat-recht-europa-muss-erwachsen-werden-li.2336581
2. https://www.geopolitika.news/razgovori/toptema/sto-se-kuha-u-nato-u-trump-doveo-u-pitanje-cl-5-saveza-a-talijanski-ministar-obrane-sokirao-europu/
3. Dr. Alexander Dubowy: https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/geopolitik/donald-trump-hat-recht-europa-muss-erwachsen-werden-li.2336581
4. https://www.focus.de/politik/ausland/trump-macht-auf-nato-gipfel-kaum-bemerkte-putin-ansagen-und-zeigt-selbsterkenntnis_55e33102-1984-4c37-8ea9-a54bc704932d.html
5. https://www.deutschlandfunk.de/von-der-leyen-europa-muss-selbst-ueber-seine-zukunft-entscheiden-108.html