Rikthimi tek ideja për blerjen e ishujve të Grenlandës vije edhe si rezultat i zhvillimeve të pritshme pikërisht tani, kur po bëhen pikëtimet e para të rindarjes së zonave të interesit strategjik dhe kontrollit të zonave qenësore në tabelën gjeopolitike të shahut.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
1. Dinamika e ndryshimit të rendit global
Rendi global ka pësuar ndryshime të rëndësishme në dekadat e fundit, të cilat janë intensifikuar nga faktorë të veçantë.
Shfaqja e fuqive të reja globale si Kina dhe India po konsolidon rolet e tyre si superfuqi të reja ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Konkurrenca mes SHBA-së dhe Kinës ka riformatuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka nxitur tensione tregtare, politike dhe teknologjike.
Në këto rrethana na shpërfaqet dobësimi i multilateralizmit në trajta e formë esenciale.
Organizatat ndërkombëtare si OKB-ja dhe NATO-ja kanë hasur sfida për të adresuar konfliktet e reja dhe ndryshimet klimatike. Po ashtu, disa vende po përpiqen të minimizojnë ndikimin e tyre mbi politikat kombëtare.
Në këtë dinamikë zhvillimesh politike, pozicionimii lëvizjeve neofashiste merrë përmasa shqetësuese. Në shumë vende, lëvizjet populiste kanë fituar terren, duke sfiduar rendin tradicional liberal. Ato në fakt janë më shumë si lëvizje neofashiste me kostume të populizmit dhe nazionalizmit ekstrem. Këto lëvizje kanë ndikuar në marrëveshjet globale për tregtinë, emigracionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Krizat si ajo e energjisë, shkaktuar nga lufta në Ukrainë, dhe sfidat për tranzicionin drejt burimeve të qëndrueshme, i kanë krijuar terren të mirë lëvizjeve neofashiste.
Dalja në skenë e neofashizmit sikur na kujton se sa pak kemi mësuar si Civilizim Perendimor nga historia moderne. Duket se droja që kishte Madeleine Albrigt për rikthim të mundshëmnë vitet njëzetë e tridhjtë të shekullt njëzetë.[1]
Në pranverën e vitit 1974, në kohën kur Italia po përballej me neofashizmin, Primo Levi, shkrimtari italian me origjinë hebreje, përjetues i Holokaustit, shkroi një ese në faqet e Corriere della Sera-s me titull “Një e kaluar që menduam se nuk do të kthehej kurrë”.
“Çdo epokë ka fashizmin e vet dhe ne i shohim shenjat paralajmëruese kudo ku përqendrimi i pushtetit ua mohon qytetarëve mundësinë dhe mjetet për t’u shprehur dhe për të vepruar me vullnetin e tyre të lirë. Ka shumë mënyra për të arritur këtë pikë, dhe jo vetëm nëpërmjet terrorit të frikësimit të policisë, por duke mohuar dhe shtrembëruar informacionin, duke minuar sistemet e drejtësisë, duke paralizuar sistemin arsimor dhe duke përhapur në një mori mënyrash delikate nostalgjinë për një botë. ku mbretëronte rendi dhe ku siguria e një pakice të privilegjuar varet nga puna e detyruar dhe heshtja e detyruar e të shumtëve.”.[2] A është kjo një e kaluar që besuam se nuk do të kthehej kurrë?! Lufta në Ukrainë dhe rikthimi i fashizmit modern në përmasa shqetësuese edhe në një varg shtetesh perendimore, ku demokracia ishte etabluar mirë, do të duhej që të ringjallnin “heronjtë e demokracisë”[3] gjithandej në Europë dhe gjetkë, do të thoshte filozofi gjerman Dieter Thomae.
1.2 Rikthimi i Donald Trump-it
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ketë pasoja thelbësore jo vetëm për demokracinë në Shtetet e Bashkuara, por për të gjitha fushat e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. “Trump 2.0” do të ketë një ndikim të veçantë në Jugun Global.
Për rrjedhojë riorganizimi i ekonomisë globale është në lëvizje të plotë. Konflikti në perspektivë me Kinn që tashti mund të thuhet se ka trandur gjeoekonominë. Bashkë me luftën në Ukrainë, kjo trandje e “pllakave tektonike” përshpejtoi themelimin e BRICS-it.
Kur pllakat tektonike zhvendosen, toka dridhet. Tsunami dërgon valë shokuese në mbarë globin. Ekonomia globale ka përjetuar një varg tërmetesh ndërkohë vështirë të përbllueshëm edhe për ekonomitë e mëdha, si ajo gjermane etj. Rrjedhimisht, studjuesit e fushës [ekonomisë dhe trendeve të saj për vitin 2025] me të drejtë presin që “tendenca e përgjithshme në vitin 2025 të jetë drejt recesionit botëror.”[4]
Krijimi i BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) dhe roli i tij në transformimin e rendit global është një temë që ka ngjallur shumë debat dhe analizë. Përshpejtimi i krijimit të një rendi të ri botëror lidhet shpesh me aspiratat e vendeve në zhvillim për të rishikuar strukturat aktuale të pushtetit ekonomik dhe politik, të dominuara prej kohësh nga vendet perëndimore.
BRICS-i përfaqëson ekonomitë më të mëdha në zhvillim, që synojnë të krijojnë një ekuilibër ndaj institucioneve tradicionale si FMN dhe Banka Botërore, të cilat historikisht janë dominuar nga SHBA dhe vendet e BE-së.
Vendet anëtare të BRICS-it shpesh theksojnë nevojën për një rend botëror multipolar, ku fuqia dhe vendimmarrja të jenë të shpërndara më gjerësisht.BRICS-i megjithatë nuk është thjesht një platformë ekonomike, por gjithashtu një forum për të ndikuar në çështjet globale, nga ndryshimet klimatike te siguria ndërkombëtare.
Nëse BRICS-i vazhdon të zgjerohet dhe të forcojë strukturat e veta, mund të ndihmojë në krijimin e një rendi ku fuqia dhe resurset shpërndahen më proporcionalisht në mënyrë më të barabartë midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Sidoqoftë, sfidat si divergjencat politike dhe ekonomike midis vendeve anëtare mund të ndikojnë në suksesin e kësaj nisme.
Ashtu si Evropa, shumica e vendeve aziatike janë të varura nga dinamizmi i Kinës për zhvillimin e tyre ekonomik dhe nga garancitë e SHBA për sigurinë e tyre. Ky fakt potencohet sidomos nga studjues gjerman. Prandaj, në shkallë të ndryshme, ata i rezistojnë presionit për të zgjedhur një anë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të jetë e mundur t’i shpëtojmë tërheqjes së bipolarizimit gjeoekonomik në terma afatgjatë.[5]
Donald Trump ndërkohë ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe pret të inaugurohet sërish në cilësinë e presidentit të SHBA-ve më 20 janar 2025. Kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë pritet të sjellë disa ndryshime të rëndësishme në rendin global:
Politika e jashtme “America First”: Trump ka promovuar një qasje unilaterale dhe ka minimizuar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleancave tradicionale si NATO-ja. Rikthimi i tij mund të forcojë izolacionizmin amerikan.
Rimarrja e qëndrimeve të ashpra ndaj Kinës: Trump pritet të vazhdojë politikat tregtare dhe teknologjike ndaj Kinës, duke thelluar ndarjen ekonomike mes dy vendeve dhe ndikimin e saj global.
Ndryshimi i qasjeve ndaj klimës dhe tregtisë: Me një histori tërheqjeje nga marrëveshje si ajo e Parisit për klimën, një rikthim i tij mund të frenojë përpjekjet globale për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Rimodelimi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Qasja e Trump-it ndaj partnerëve strategjikë dhe kundërshtarëve mund të ndryshojë balancën e fuqisë, duke rritur paqëndrueshmërinë në disa rajone.
Sidoqoftë, ndryshimi i rendit global është një proces i ndërlikuar, i nxitur nga forca të shumëfishta, ndërsa rikthimi i Trump-it potencialisht mund të intensifikojë këto dinamika. Ndërsa disa vende mund të përfitojnë nga një rend më i decentralizuar dhe i bazuar në interesa kombëtare, të tjerët mund të vuajnë pasojat e një politike më të fragmentuar dhe të polarizuar. Një gjë është e sigurt: politika globale do të vazhdojë të jetë në tranzicion, dhe vendimet e ardhshme do të kenë ndikime afatgjata mbi stabilitetin ndërkombëtar.
2. Grenllanda dhe pozicionimi gjeopolitik
Me deklaratat e fundit të Donald Trump-it rreth mundësisë së aneksimit të ishullit të Grenllandës dhe “Anschlussit” të Kanadasë, hemisfera perendimore po rrëshqet gradualisht drejt periudhës së rikalibrimit dhe rishikimit të marrëdhënieve transatlantike. Presidenca e Trump-it nuk do t’ia arrijë dot ta thyejë në boshtin e saj aleancën perëndimore, por do t’i tendosë raportet qenësore dhe do të shkaktojë një lloj test-stresi për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe të marrëdhënive, në plan të gjerë, mes Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian.
Në këto rrethana, strategëve perendimor ju mbetet të mbarështrojnë hapat për menaxhimin e ndërvartësisë reciproke.
Kërkesa e Donald Trump-it për të blerë Grenlandën nga Danimarka ishte bërë edhe në vitin 2019, me ç’rast pati ndezur një debat ndërkombëtar, duke pasqyruar ndërthurjen e gjeopolitikës, ekonomisë dhe çështjeve klimatike. Edhe pse ideja u refuzua menjëherë nga autoritetet daneze dhe grenlandeze, ajo ka rëndësi të madhe për të kuptuar ndryshimet në hartën gjeopolitike globale.
Në të dy anët e Atlantikut, duket se qëllimet, përkufizimet e interesave dhe sistemet e vlerave po ndryshojnë aq drastikisht sa që “hendeku midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës […], ka të ngjarë të zgjerohet me kalimin e kohës.[6]
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në deklaratën e tij, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”,[7] tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump.
Ripërsëritja e asaj ideje tani pothuajse tetëdhjetë vjet prapa [dhjetor 1946], kur Shtetet e Bashkuara shestonin për mundsitë për blerjen e ishullit të Grenlandës nga Danimarka për 100 milionë dollarë ar – zgjidhja “më e pastër”, siç cilësohej atëbotë. Logjika që i paraprinte këtij vullneti politik, mund të ketë qenë krejt tjetër para tetë dekadave, por gjykimi strategjik në sferën e interesave ekonomike dhe pozicionimit gjeopolitik, është krejt i njejtë me këtë të Trump-it sot.
“Paratë janë të shumta, Grenlanda është krejtësisht e pavlerë për Danimarkën dhe kontrolli i Grenlandës është thelbësor për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”,[8] thuhej atëbotë në një memorandum të brendshëm të Departamenti i Shtetit.
Trump me këtë deklaratë publike po ndjek gjurmët e Harry Truman-it. Por, nëse ish presidenti Truman e kishte bërë propozimin në diskrecion të thellë, në komunikim të fshehtë, në një takim të ministrave të jashtëm të të dy vendeve në Nju Jork, Trump-i këtë e bën në stilin e tij. Atëbotë oferta amerikane ishte ishte 100 milionë dollarë në ar, ekuivalente me rreth 1.6 miliardë dollarë sot. Siç dihet , kjo ofertë qe bërë publike vetëm kur gazeta daneze Jyllands-Posten hasi në dokumente historike dhe raportoi për të 45 vjet më vonë.
Presidenti amerikan në ardhje [rikthim] Donald Trump ka shkaktuar turbulencë të jashtëzakonshme me publikimin e idesë për një “Anschluss” të mundshëm të Grenlandës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për qëllimet e sigurisë kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën”, është një domosdoshmëri absolute që Grenlanda të bëhet pronë e Shteteve të Bashkuara, shkroi Trump-i në stilin më patetik të mundshëm pak para Krishtlindjeve. Ai e përsëriti këtë qëndrim ndërkohë, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës imponuese, duke kërcnuar hapur Danimarkën, brenda integritetit territorial të të cilës është ky ishull në Arktik.
Grenlanda shikuar nga prizmi gjeografik është pjesë e Amerikës së Veriut; ajo u kolonizua nga Danimarka në shekullin e 18-të dhe ka pasur një status autonom që nga viti 1979, i cili u zgjerua në 2009. Territori është i pasur me burime natyrore. Këtu përfshihen nafta, gazi, ari, diamante, uraniumi, zinku dhe plumbi.
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, ka një vendndodhje strategjike në Arktik.
Për SHBA-në, Grenlanda ka rëndësi strategjike ushtarake për shkak të bazës ajrore Thule, një qendër për monitorimin dhe mbrojtjen raketore.
Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”,[9] por para së gjithash për interesimin që ka shprehur për këtë rrugë transporti Rusia dhe Kina e që ndërlidhet pjesërisht edhe për shkak të ndryshimeve klimatike.
Interesi i SHBA-së për Grenlandën pasqyron edhe shqetësimin për rritjen e pranisë së Rusisë dhe Kinës në Arktik. Këto vende po konkurrojnë për aksesin në rrugët detare dhe burimet e pasura të rajonit.
Kremlini njoftoi të enjten se po ndjek “shumë nga afër” retorikën “dramatike” të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka kërcënuar të aneksojë Grenlandën, një zonë më e gjerë ku Rusia ka vënë dorë në pjesën e sipërme të saj. “Arktiku është një zonë e interesave tona kombëtare (…), ne po ndjekim nga afër zhvillimin mjaft dramatik të situatës, e cila, falë Zotit, deri më tani ka mbetur në nivelin e deklaratave,” tha zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov, duke shtuar se Rusia dëshiron të ruajë paqen dhe stabilitetin atje.[10]
I menjëherëshëm ishte reagimi i Shtetet e Bashkuara ndaj kësaj deklarate.
SHBA-të nuk kanë plane të menjëhershme për të rritur praninë e tyre ushtarake në Grenlandë, tha të enjten ambasada amerikane në Kopenhagë, pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Trump rinovoi interesin e tij për të marrë nën kontroll ishullin Arktik.
Deklarata e Donald Trump-it shkaktoj ndërkohë një val reagimesh edhe në kryeqendrat europiane.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas ambicieve ekspansioniste të Donald Trump në territorin danez, tha se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Grenlandës. “Grenlanda është pjesë e Danimarkës (…) ne duhet të respektojmë integritetin territorial dhe sovranitetin e Grenlandës,” theksoi Kallas të enjten.
Ndërkaq Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha të enjten se ishte i sigurt se për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Grenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, megjithëse ai gjithashtu tha se retorika e Trump-it mund të jetë destabilizuese.
“Ne e dimë që nga mandati i parë i Donald Trump se intensiteti i retorikës së tij dhe ndonjëherë paparashikueshmëria e asaj që ai thotë mund të jetë një faktor destabilizues”, [11] tha Lammy për Radio BBC, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me synimet e Trump për ta bërë Grenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Duket se presidenti në ardhje Donald Trump, nuk ka konsideratë për porosinë e Presidentit Theodore Roosevelt, kur ai kishte këshilluar liderët që të “flasin butësisht dhe të mbajnë një shkop të madh”.[12] Me këtë rast Trump-i bëri të kundërtën: ai paralajmron aneksimin e Grenllandes dhe detyron diplomacinë amerikane të korrektoj gafat e tij.
Pas kësaj deklarate, duket qartë se askush në Europë nuk ka më iluzione për përmasat e asaj që e pret Evropën. Ndërkaq ajo që mund të pritet për Amerikën nuk është vetëm një rikthim në nacionalizëm dhe izolacionizëm, por edhe një hyrje në paparashikueshmëri. Shih për këtë, gjithnjë e më shumë zë vend shqetësimi se si do të duhej të planifikonin aleatët politikën e jashtme në këto kushte?
Deklarata e Donald Trump-it për Grenllandën ka më shumë gjasa që ta armatizojë varësinë e sigurisë së Evropës. Nëdrkaq, siç dihet, dobësia krijon potencial shantazhi. Koncesionet në politikën tregtare, për shembull, mund të arrihen lehtësisht duke vënë në dukje asimetrinë në politikën e mbrojtjes. Ky është mësimi nga mandati i parë i Trumpit në detyrë.[13]
Në qarqet akademike gjermane ka qenë prej kohësh e qartë se Evropa dhe Gjermania do të duhej të përlogaritnin më pak në mbështetjen amerikane dhe të qëndrojnë më shumë në këmbët e tyre. Por pyetja ishte gjithmonë nëse ky proces do të ishte harmonik dhe i bazuar në solidaritet apo përçarës dhe antagonist. Kjo çështje në qarqet akademike e të politikës shqiptare nuk është trajtuar asnjëherë me seriozitetin që meriton.
2.1 Ndikimi në hartën gjeopolitike
Polarizimi në Arktik: Rajoni Arktik po bëhet një arenë përballjesh midis fuqive të mëdha. SHBA, Rusia, dhe Kina po e shohin rajonin si një mundësi për dominim strategjik dhe ekonomik.
Ngritja e Çështjeve të Sovranitetit: Përpjekja për të blerë Grenlandën ka theksuar rëndësinë e vetëvendosjes së popujve autoktonë, duke forcuar kërkesat e grenlandezëve për më shumë autonomi nga Danimarka.
Ndryshimet Klimatike dhe Ekonomia Globale: Ngrohja globale po transformon Arktikun, duke e kthyer në një rajon kryesor për burimet natyrore dhe transportin ndërkombëtar.
Edhe pse kërkesa e Trump-it dështoi, ajo krijoi një precedent që fuqitë e mëdha mund të përpiqen të
rinegociojnë kufijtë dhe sovranitetin nëpërmjet ofertave ekonomike. Për më tepër, ajo rihapi debatin për kontrollin e resurseve dhe rrugëve strategjike në një botë me konkurrencë të shtuar globale.
Në këtë kontekst, mbikëqyrja e vazhdueshme e zhvillimeve në Arktik është jetike për të kuptuar se si ndryshimet klimatike dhe interesat gjeopolitike do të ndikojnë në rendin global të shekullit XXI.
2.2 Përgjegjia daneze e njejtë – si në vitin 1946
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, pa humbur kohë ka kërkuar të ulet dhe të bisedojë me presidentin e ardhshëm të SHBA, Donald Trump, pas komenteve të tij mbi aneksimin e mundshëm të Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara. Zyra e saj ka kontaktuar Trump-in, u tha Frederiksen gazetarëve të enjten pas një takimi me liderët e partive të përfaqësuara në parlamentin danez.
Frederiksen përsëriti gjithashtu se ajo nuk beson se Trump-i do të përpiqet të aneksojë Grenlandën me forcë. “Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se kjo do të ndodhë”[14], tha ajo.
Dallimi në këtë kuadër ballafaqimesh amerikano-daneze është tek qëndrimi amerikan dje dhe sot. Refuzimit të rreptë të Danimarkës në dhjetor të vitit 1946, SHBA-të i përgjigjen me tonet e diplomacisë së matur. Administrata e Truman-it qe përmbajtur nga çfardo kërcnimi i mundshëm.
Trump-i ndërkohë nuk hodhi dorashkën me të dëgjuar refuzimin danez. Përkundrazi, ai vuri në dilemë nëse ishulli i takon Danimarkës sipas ligjit ndërkombëtar, duke minuar hapur parimin themelor të rendit botëror – të drejtën e paprekshmërisë territoriale të një shteti. E qartë, ky pozicionim është në përputhje me përplasjet në sferën gjeopolitike dhe pozicionimin e pritshëm në kuadër të krijimit të rendit të ri botëror. Ky mesazh më shumë se me Danimarkën, ka të bëjë me Kinën dhe Rusinë. Ju mund të bëni atë që pretendoni me Tajvanin, Ukrainën… ndërkaq unë kam këto qëllime strategjike që i konsideroj si sferë të interesit strategjik amerikan.
Posedimi i një terreni, duket qartë në mesazhin në fjalë, është në funksion të strategjisë së mbrojtjes kombëtare. Këtë qsje, njëri nga gjeopolitologët më të njohur të kohës, Peter Zeihan, në blogun e tij, e clëson pa ekuvok si imperializëm i ri amerikan.[15]
Rikthimi tek ideja për blerjen e ishujve të Grenlandës, që qe diskutuar në vitin 1946 në prag të ndarjes së botës në dy blloqe të fuqishme politiko-ushtarake [NATO vs Pakti i Varshavës], kur po zinte fill Lufta e Ftohtë, na sjell para zhvillimeve të pritshme pikërisht tani, kur po bëhen piketimet e para të rindarjes së zonave të interesit strategjik dhe kontrollit të zonave qensore në tabelën gjeopolitike të shahut.
Administrata Truman-it atbotë përfundimisht e kishte braktisur idenë e blerjes së ishullit sepse u pa si e mundshme të arrihen qëllimet e njejta në një rrugë tjetër.
Kjo strategji që ndoqi Trumani e bëri të mundur marrëveshjen e vitit 1951, përmes ës cilës Danimarka i dha të drejtën SHBA-ve për të ndërtuar bazën ajrore Thule në Grenlandën veriperëndimore. Ajo bazë qe përdorur dhe përdoret edhe sot, ndër të tjera, për zbulimin e hershëm të lëshimeve të raketave armike. Ajo bazë ekziston edhe sot dhe që prej vitit të kaluar quhet Baza Hapësinore Pituffik. Ndërkaq fakti që ndërkohë Danimarka ishte anëtaërsuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut [NATO], duke u bërë edhe ishulli si pjeës integrale e strukturës së mbrojtjes nga çfardo sulmi i mundshëm nga ana e Moskës, e bënte idenë e blerjes së ishullit të pa qenë.
Por cilat janë arsyet reale përse Trump-i e rikthen këtë ide në debat sot? Duket se kjo ide përveç piketimit të tabelave gjeopolitike të shahut, kishte edhe një qëllim tjetër – atë të tronditjes së danezve dhe europianëve në përgjithësi, e që ndërlidhet me idenë për ta garantuar bashkëpunimin në garën e ashpër të ndarjes së interesave që po imponon krijimi i rendit të ri.
Evropa, me shpërthimin e luftës në Ukrainë, me hapa të përshpejtuar ka hy në terrenin që imponon trilema e deindustrializimit të pashmangshëm, dekarbonizimit të lëkundur dhe tensioneve gjeopolitike të përkeqësimit. Rrjedhimisht Europa mbështetjen e saj tek Uashingtoni e ka të imponuar, meqë nuk ka alternativë tjetër.
Retorika dhe diplomacia transaksionale e Trump-it mund ta dtyrojë Europën që të bëjë më shumë për vetveten në rrafshin e mbrojtjes, duke hulumtuar rrugë për rishikimin e përgjegjësive të saj në lëmin e mbrojtjes, por pa cënuar garancitë që ofron Uashingtoni si ofrues I sigurisë dhe partner I saj si në rrafshin e kooperimit industrial edhe në atë të furnizimit me energji. Shih për këtë, kjo dinamikë “do ta detyronte Evropën të adoptonte një qasje më pragmatike, duke balancuar aspiratat e saj për autonomi strategjike me njohjen e varësisë së saj nga aftësitë e SHBA-së.”[16]
Ndërsa qeveritë e Evropës po bëjnë thirrje për unitet përballë presidencës së Trump, në realitet tashmë po shfaqen të çarat e para. Të paktën tre kampe të ndryshme po shfaqen në Evropë: konformistët, sovranistët dhe popullistët e krahut të djathtë.
Grupi i konformistëve drejtohet nga polakët. Ata ka të ngjarë të pranojnë vullnetin e Trump-it për t’i riparë nga këndvështrimi bilateral marrëdhëniet me Evropën.
Grupi i sovranistëve udhëhiqet nga Franca. Ata nuk duan vetëm të forcojnë Evropën; Kjo vlen edhe për montuesit. Por sovranistët duan të shkojnë më tej. Ata duan të distancojnë Evropën nga Amerika dhe të krijojnë kontinentin si një pol politikisht të pavarur në atë që ata e shohin si një rend botëror shumëpolar. Ata besojnë se Amerika jo e besueshme nuk mund të konsiderohet më spiranca e sigurisë së Evropës. Ky grup është ende i vogël. Ka të ngjarë të rritet sapo Trump të jetë në detyrë dhe të ndërmarrë veprime.[17]
Hungaria është në ballë të popullistëve të krahut të djathtë. Kryeministri Viktor Orbán beson se koha e tij për të udhëhequr Evropën po afron sepse zgjedhja e Trump do të shkaktojë një efekt domino në Evropë, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore. Edhe pse ata janë ideologjikisht të afërt, ky nuk ka gjasa të jetë një bashkim pa tensione.
3. Pozicioni më optimal i Kombit shqiptar
Pozicioni më i mirë për Shqipërinë dhe Kosovën në një përplasje të mundshme transatlantike do të ishte ruajtja e një balancimi të kujdesshëm dhe një qasje diplomatike pragmatike.
Shqipëria dhe Kosova janë shtete të vogla që mbështeten shumë tek aleancat strategjike për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. NATO dhe BE mbeten shtylla të rëndësishme për të dy vendet.
Duhet të theksohet vazhdimisht rëndësia e NATO-s për sigurinë rajonale dhe të mbështetet çdo përpjekje për ruajtjen e unitetit brenda aleancës.
Disa pika kyçe për një pozicion optimal do të përfshinin:
Rreshtimi me Aleancën Perëndimore: Shqipëria dhe Kosova janë shtete të vogla që mbështeten shumë tek aleancat strategjike për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. NATO dhe BE mbeten shtylla të rëndësishme për të dy vendet.
Duhet të theksohet vazhdimisht rëndësia e NATO-s për sigurinë rajonale dhe të mbështetet çdo përpjekje për ruajtjen e unitetit brenda aleancës.
Përforcimi i Marrëdhënieve me SHBA-të: SHBA-të kanë qenë një mbështetëse kryesore e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe një partner strategjik i Shqipërisë. Shqipëria dhe Kosova si trup i vetëm reprezentativ i Kombit shqiptar duhet të mbajnë marrëdhënie të forta me SHBA-të, duke ruajtur besueshmërinë dhe bashkëpunimin e ngushtë në çështjet ushtarake, politike dhe ekonomike.
Integrimi Evropian si Prioritet Strategjik: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe aspiratat e Kosovës për integrim evropian duhet të mbeten prioritet. Bashkëpunimi me BE-në në çështjet e sundimit të ligjit, reformave demokratike dhe zhvillimit ekonomik është jetik.
Në rast të tensioneve midis BE-së dhe SHBA-së, duhet të shmanget marrja e një pozicioni që mund të dëmtojë perspektivat e integrimit.
Promovimi i Stabilitetit Rajonal: Shqipëria dhe Kosova mund të shfrytëzojnë pozicionin e tyre për të vepruar si faktor stabiliteti në Ballkan. Qasja proaktive në dialog dhe bashkëpunim rajonal mund të ndihmojë në rritjen e peshës diplomatike.
Neutralitet Aktiv dhe Diplomaci e Mençur: Nëse tensionet përshkallëzohen, mbajtja e një pozicioni neutral por aktiv, që inkurajon dialogun midis BE-së dhe SHBA-së, do të ishte më e mençura. Mund të theksohet rëndësia e unitetit transatlantik për përballimin e sfidave globale, si siguria, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi ekonomik.
Në përgjithësi, Shqipëria dhe Kosova duhet të luajnë rolin e partnerëve të besueshëm, duke shmangur polarizimet dhe duke promovuar unitetin brenda aleancës perëndimore.
Përfundim
Sistemi dhe rendi botëror ndodhet në një udhëkryq. Lufta në Ukrainë dhe tendencat e hapura të Kinës për “anschlussin” e Tajvanit kanë shpërfaqur paradokset në rritje, ku rregullat që kishte imponuar rendi botëror i krijuat pas Luftës së Dytë Botërore, po përsojnë shkërmoçje reale. Sidomos intenca e riktimit të gjeopolitikës përmes pushtimit të Ukrainës e me këtë edhe të ristrukturimit të Rusisë si superfuqi botërore, ka gjasa reale të jap rezultate që sfidojnë pritshmëritë tradicionale. “Kjo dikotomi pasqyron një botë në fluks, ku gjeopolitika i ngjan një kubi të Rubikonit – çdo përpjekje për të zgjidhur një dimension në mënyrë të pashmangshme prish të tjerët”,[18] konkludon me të drejtë strategia e gjeopolitkës Velina Tchakarova nga Observer Research Foundation.
Në këto rrethana, kur pasiguria po bëhet karakteristikë përcaktuese e epokës, shtetet duhet të kalojnë nga strategjitë e dominimit në ato të përshtatshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke theksuar elasticitetin mbi ngurtësinë.
___________________________
1. Madeleine Albrigt, Faschismus – Eine Warnung, Koeln 2018, f. 262
2. Primo Levi, cituar nga Stanislao Pugliese, “A Specter Haunting America: Trump and Italian Fascismus”, La Voce di New Zork, 20. November 2016
https://lavocedinewyork.com/en/2016/11/20/a-specter-haunting-america-trump-and-italian-fascism/
3. Dieter Thomae, Warum Demokratien Helden brauchen, Berlin, 2019
4. https://ourfiniteworld.com/2025/01/05/an-energy-and-the-economy-forecast-for-2025/
5. https://www.ipg-journal.de/regionen/global/artikel/geooekonomischer-tsunami-6499/
6. https://internationalepolitik.de/de/wie-soll-europa-mit-trump-umgehen
7. https://www.zeriamerikes.com/a/7929551.html
9. https://www.zeriamerikes.com/a/7929551.html
11. Po aty
12. https://www.foreignaffairs.com/united-states/strange-triumph-broken-america-michael-beckley
13. https://internationalepolitik.de/de/wie-soll-europa-mit-trump-umgehen
17. https://internationalepolitik.de/de/wie-soll-europa-mit-trump-umgehen