Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Përmes deklaratës politike zyrtarizohet “Bota Serbe” që, de fakto, nuk është asgjë tjetër, përveç tumirje e strategjisë ekspansioniste me një gjuhë më të “civilizuar”.
Nga Naçertania e Garashaninit [1844], e hartuar nga një oficer polak i shërbimit intelegjent dhe e përvetësuar nga ish kryeministri serb, e deri tek Deklarata e Kuvendit panserb [8 qershor 2024], autor të të cilës fare lehtë mund të jenë oficer rus të kabinetit të Garasimovit të shërbimit intelegjent, në qendër të të gjithë programeve serbe ishte ekspansioni herë në perendim e heër në jug. Nëse në vitin 1878 Kongresi i Berlinit dhe ekspansioni i Perandorisë Austrohungareze me qëllime të qarta për zbarkim drejt Adriatikut, nuk kishte lejuar ekspansionin serb në perendim [në Bosnjë], ata do të mirrnin dritën e gjelbërt për pushtim të Toplicës dhe Pusta Rekës me gjithësejt 8 qytete me shumicë absolute shqiptarë dhe plot 998 katunde, gjithashtu me shumicë absolute shqiptarë, që marrë së bashku kishte një hapësirë pothuajse sa Kosova e sotme.
Histoira thuhet se, zakonisht, nuk përsëritet. Sidoqoftë rirreshtimet gjeopolitike pas shkërmoçjes së BRSS dhe simotres së saj Jugosllavisë Federale, ka gjasa të hyjë në qerthullin e ripërsëritjes në trajtën e saj tragji-komike.
Programi I ri nacional serb, sado që është cilësuar me efufemizëm si deklaratë politike, në esencë është një kopje e programeve nacionalshoviniste të nohur.
Ky program shpërfaq në mënyrën më plastike të mundshme dështimin e plotë 25 vjeçar të diplomacisë perendimore. Perednimi më kot kishte investuar aq shumë në përfitimin e Serbisë, madje edhe duke ia mundësuar që de fakto ta përmbushte formalisht strategjinë serbe të shekullit 19-të për zgjerim në perendim, duke tumirë krijimin e Republikës Serbe si entitet federal në Bosnjë, ndërkaq pas luftrave që shkaktoi Beogradi, për më se një çerek shekulli, miliarda të tërë ishin investuar në Serbi, duke shpresuar se kështu do ta shkëpusnin atë nga sfera e intreresit rus. Ky është dështimi spektakular i Perendimit, që gjithësesi do t’i kushtojë shumë Europës.
Organizimi I kuvendit panserb duket se ka enë në akordancë të plotë me leximin real të zhvillimeve politike në nivel europian. Zgjdhjet e së dielës për Parlamentin Europian dhe pasojat e tyre me theks për jetën politike në Francë, dëshmojnë se kontinenti I vjetër po I rikthehet frymës nacional-konservatore. Në këtë linjë pritet të shkojë edhe Serbia në dekadën që pason. Deklarata politike e Kuvnedit panserb është produkt pikërisht I kësaj fryme politike që ish sekretarja e Shtetit, M.Olbrit e kishte cilësuar si fashizëm modern dhe paralajmronte për rrezikun që pret demokraciët liberale nëse do të tolerohet tutje rrita e saj.
E djathta ekstreme gjithandej në Europë ka korrë një rezultat historik, me theks në Francë dhe Gjermani. Në Francë në zgjedhjet europiane, partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN), e udhëhequr nga 28-vjeçari Jordan Bardella (dishepulli i Marine Le Pen), pritet të marrë 33-34% të votave. Hera e parë që një parti franceze ka fituar më shumë se 30% në zgjedhjet evropiane që nga viti 1984. Ndërkaq në Gjermani, AfD [Aleanca për Gjermaninë], gjithashtu përfaqësuese e të djathtës ekstreme, ka rezultuar si forca e dytë gjermane me përfaqësim në Parlamentin Europian.
Evropa po rrëshet drejt së djathtës ekstreme. Ky trend ishte parashikuar për Bashkimin Evropian, të cilit i është dashur të përballet me një sërë krizash të rënda vitet e fundit. Prandaj, sipas rezultateve paraprake për PE, partitë konservatore dhe të djathta në veçanti po fitojnë terren në të gjithë Evropën, duke u fokusuar te siguria, politika ekonomike e më pak tek çështjet që kanë të bëjnë me mirëqenien e jeëtn sociale.
Deklarata ka gjithësejt 49 pika. Në njërën sosh, në pikën 4, ndër të tjera thuhet se, populli serb përfaqëson një entitet të vetëm, se emri i kombit është një dhe se është e pamundur të ndryshohet.
Në këtë deklaratë të Parlamentit Gjithëserb, këtij instrumenti themeltar të “Botës Serbe”, potencohet me forcë se “Kosova dhe Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë dhe insiston që të përdoret emri i plotë i provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija.” […]
Vuçiqi e ka të qartë se nuk mund të përballojë tri frontet njëkohësisht – në perednim – për aneksimin e Republikës Serbe dhe veriperendim për gllabrimin e Malit të Zi, mos të flasim në jug – për aneksimin e veriut të Kosovës.
Përmes kësaj deklarate prandaj ai duket qartë se është orjentuar që përmes “pushtimit të butë” ta bëjë akt të kryer aneksimin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe pjeësrisht edhe atë ët Malit të Zi. Ndërkaq shpalljen e kësaj deklarate e shet si një lloj armëpushimi me Kosovën, respektivisht shndërrim të saj në konflikt të ngritë, për aq kohë sa “ka punë” në Bosnjë e Mal të Zi.