Nga Hyzri Salihu
Një udhërrëfyes për marrëveshjen e ndërgjegjes kombëtare dhe gatishmërisë për mbrojtjen e atdheut.
1. TË JEMI MIRËNJOHËS NDAJ HISTORISË SONË
Historia jonë është dëshmi e sakrificave të mëdha dhe të luftës së pandërprerë për mbijetesën, lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj brezave të kaluar që mbajtën gjallë gjuhën, kulturën dhe aspiratat tona për liri.
• Kujtimi i heronjve dhe dëshmorëve të kombit nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por fjalë konkrete për mbrojtjen dhe mbrojtjen e Shqipërisë.
• Të gjithë shqiptarët kanë detyrim moral dhe kombëtar të mbajnë gjallë dhe të mësojnë të vërtetën e saj, pa lejuar deformimin nga armiqtë tanë.
2. TË MBROJMË GJUHËN, KULTURËN DHE TRASHËGIMINË
Gjuha shqipe është pasuria jonë më e çmuar dhe elementi që ka mbajtur të bashkuar si komb ndër shekuj.
• Ne duhet të flasim dhe të shkruajmë gjuhën tonë me krenari dhe ta përcjellim atë tek brezat e rinjtë pa ndikim të huaja që e varfërojnë atë.
• Duhet të ruajmë dhe të promovojmë botën tonë kulturore, nga këngët e vjetra deri te monumentet historike, duke mos lejuar që ato të harrohen apo të shkatërrohen nga moskujdesi.
• Çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton, ka obligim të ruajë identitetin e tij dhe të mos asimilohet nga kulturat e huaja.
3. TË NDEROJMË DËSHMORËT DHE HERONJTË E KOMBIT
Liria dhe ekzistenca jonë si komb nuk do të ishin të suksesshme pa gjakun e derdhur nga dëshmorët ndër shekuj.
• Duhet të nderojmë luftën heroike të UÇK-së të gjithë; ajo me sakrificën e saj solli lirinë në Kosovë dhe i hapi rrugë shtetformimit.
• Lufta që tregoi vendosmëria e UÇK-së për lirinë e popullin shqiptar, ajo duhet të jetë një nga simbolet tona të shenjta.
• Respekti për heronjtë duhet të jetë përtej përkujtimoreve; ai duhet të na shërbejë për të reflektuar rreth idealeve të të rënëve për liri.
4. TË JEMI TË BASHKUAR SI KOMBITET E FORTA
Ndarjet brenda kombit tonë kanë qenë dhe mbeten dhimbje e lloit të vet; ato si fenomen ishin një nga sfidat më të mëdha që kanë dobësuar Shqipërinë dhe trojet shqiptare.
• Nuk duhet të kemi tutje përçarje mbi baza politike, fetare apo krahinore. Shqipëria Etnike është një dhe duhet të qëndrojë e tillë.
• Forcimi i unitetit kombëtar është çelësi për mbijetesën dhe suksesin tonë si popull. Një komb i ndarë është një komb i dobët.
• Interesi kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes personal apo partiak. Ata që e dëmtojnë Shqipërinë për çështje personale, nuk mund të konsiderohen patriotë.
5. TË EDUKOJMË GJENERATAT E REJA ME NDJENJË ATDHEDASHURIE
Një komb që nuk i mëson fëmijët dhe të rinjtë e tij për histori dhe sakrificat e të parëve është një komb i destinuar për të humbur.
• Sistemi arsimor duhet të përmbajë histori të vërtetë kombëtare, jo të manipuluar nga interesat e huaja.
• Rinia duhet të frymëzohet nga figura kombëtare dhe të ndërgjegjësohet për fillimin që ka për të ardhmen e atdheut.
• Çdo shqiptar duhet ta selisë dashurinë për atdheun jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete, gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e Atdheut.
6. TË JEMI TË GATSHËM PËR MBROJTJEN E ATDHEUT
Një komb i fortë është ai që ka qytetarë të ndërgjegjshëm dhe të fortë për të mbrojtur veten dhe atdheun.
• Duhet të kemi një ushtri moderne dhe të gjithë për çdo gjë të jemi të gashtëm për ta mbrojtur lirinë dhe Atdheun.
• Çdo shqiptar duhet të ketë një pikë ushtarake ku duhet të trajnohet e paraitet në rast nevoje; të njohë teknikat e doktrinat ushtarake dhe të jetë i gatshëm për mbrojtjen e Atdheut në raste rreziku.
7. TË MBROJMË INTERESAT KOMBëTARE NË ÇDO ARENË
Shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet të gjithë të shërbejnë si ambasadorë të kombit dhe të mbrojnë interesat shqiptare në çdo fushë.
• Në politikën e jashtme, duhet të jetë një qëndrim i fortë për çështjen shqiptare.
• Në ekonomi, të mbështesim bizneset dhe prodhimet shqiptare, duke forcuar ekonominë tonë kombëtare.
• Në mediat dhe rrjetet sociale, duhet të kundërshtojmë dezinformimin dhe propagandën që synon dëmtimin e imazhit të shqiptarëve.
8. TË JEMI MIKPRITËS DHE SOLIDARË ME SHQIPTARËT KUDO
Një komb i fortë është ai që qëndron pranë vëllezërve të tij në çdo situatë.
• Diaspora shqiptare ka një rol të madh në lidhjen e kombit dhe ajo duhet të mbështetet, jo të përdoret.
• Nuk duhet të ketë shqiptarë të braktisur; secili prej nesh ka nevojë për shoqërinë në rast nevoje.
9. TË MOS HARROJMË ASNJË PJESË TË TROJEVE SHQIPTARE
Shqiptarë nuk janë vetëm ata brenda kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, por në trojet tona historike që edhe janë shkëputur nga trungu kombëtar.
• Çështja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës [Preshevë, Bujanoc e Medokë] dhe Çamëri nuk duhet të harrohet.
• Duhet të punojmë për të drejtat e shqiptarëve kudo dhe të mos lejojmë asimilimin e tyre.
10. TË PUNOJME PËR NJË TË ARDHME, KU SHQIPËRIA ETNIKE TË JETË REALITET
Bashkimi kombëtar nuk është vetëm një aspiratë historike, por një domosdoshmëri për zhvillimin e kombit shqiptar.
• Përmes diplomacisë, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të shteteve shqiptare, ne duhet të punojmë për Shqipërinë Etnike.
• Vetëm një Shqipëri e bashkuar mund të garantojë sigurinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ky Dekalog le të jetë një udhëzues për çdo shqiptar që dëshiron të mbrojë kombin, lirinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët!